Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Dhuna në familje e shkolla (2)

| E merkure, 16.04.2014, 06:40 PM |


ARSIM

Shkëpusim ca pjesë dikutimi nga seminari i arsimit në Prishtinë, kushtuar shkollës    shqipe,në Kosovë.

Nevoja për trajtim më të mirë institucional në shkollat tona

Përgatiti për shtyp: Ramiz DËRMAKU

Dhuna në shkolla i përketë të gjithëve. Në kuptimin përfshirjes së shumë akterëve qoftë përfshirë të drejt për drejt qoftë indirekt, madje edhe atyre që fare nuk janë të përfshirë në këto fenomene, por që kontributi i tyre mund të ndikojë shumë në ndryshimin e gjendjes dhe përmirësimin e saj. Jo vetëm nga faktet e prezantuara dhe në këtë raport të cilat janë marrur nga vend burimet origjinale (nxënsëit), dhe jo vetëm nga fakti që në vendet tjera ekziston nje përkushtim shumë më i madh, i shumë akterëve, ku disa materiale, madje edhe shkencore i kemi konsultuar edhe ne, por për një arye të vetme se kjo dukuri po shfaqet çdo ditë në shkollat tona. Raste të dhunës në shkolla mund të hasen për çdo ditë, mund të vëresh edhe raportime mediale të shpeshta. Kjo është dukuri që na përketë neve si shoqëri, e krijuar nga vet “ne”, dhe duhet që përkushtimi të jetë i yni. Mund të analizojmë raste të ndryshme nga vende të ndryshme, mund të hulumtojmë dokumente dhe strategji të ndryshme që vendet e ndryshme kan praktikuar dhe rezultatet e arritura nga këto aktivitete. Ajo që vlen në këtë rast është një përkushtim shumë më këmbëngulës nga institucionet relevante, por edhe nga akterë të tjerë.

Në kuptimin e përdorimit të mjeteve të ndryshme komunikuese (internetit), mund të ndodhë që kjo qasje aktuale të jetë dikur e vonuar ose madje edhe jo adekuate. Andaj në bëjmë thirrje që të krijohet një qasje e përgjegjshme institucionale dhe joinstitucionale, në mënyrë që gjendja të jetë nën kontroll të vazhdueshëm, nën monitorim profesional, dhe nën përkujdesje të mirëfilltë në aspektin e krijimit të sigurisë shkollore.

 

Si duhet të luftohet dhuna në shkollat tona në Kosovë e Diasporë!

 

Në bazë të rezultateve të deritanishme dhe gjatë takimeve në teren, si dhe disa konsultime me literaturën relavante në raport me trajtimin dhe luftimin e dhunës në shkolla, tani do të përmbledhim disa nga rekomandimet që vlejnë të përfillen në trajtimin pozitiv të zvogëlimit të sjelljeve agresive dhe të dhunshme në ambientet shkollore nga nxënësit dhe të tjerët. Duke prezantuar Trekëndëshin e bashkëpunimit në mes tre akterëve shumë të rëndësishëm në krijimin e gjendjeve shumë më të kënaqshme në relacionin e trajtimit dhe pakësimit të akteve të dhunshme brenda dhe jashtë shkollave. Ky trekëndësh tregon figurativisht nevojen e funksionalizimit të raporteve në mes këtyre tre akterëve të rendësishëm. Mbase për mes këtij Trekëndëshi manifestohet edhe gjendja ekzistuese.

Bashkëpunim më i mirë Profesor-Prindër

Takim njoftues në fillim vitin shkollor Prindër –Kujdestar klase

Në çdo fillim viti shkollor, veçanarisht kur nxënësit vijnë nga niveli i arsimit të mësëm të ulët, në nivelin e arsimit të mesëm të lartë, duhet që kujdestarët e klasëve të cilët marrin nën përdujdesje një klasë të caktuar, të organizojnë një takim informues (njohtues) me prindërit ë tyre nxënësve, në mënyrë që të lidhin kontakte te rrgullta me ta për çdo nevojë eventuale.

Kujdestarët e klasëve të organizojnë mbledhje të rregullta me Prindërit, nëse nuk ekzistojnë, forma të tjera të mundëshme më efektive (psh, kontakte te rregullta përmes formave elektronike të postës). Pra që për çdo detal të procesit të mirësjelljes, mësim-nxënjes dhe të tjera Prindërit të jenë të informuar me kohë.

Përkushtim dhe përkujdesje me e madhe e Prindërve

Për më tepër ky përkushtim duhet të vijë, posaçësrisht nga vetiniciativat e prindërve. Kjo për faktin se femijët janë të tyre dhe një arsimim cilësorë iu shpërblehet para së gjithash Prindërve. Sikur që edhe mos krijimi i ambienteve të përshtatshme, paqësore, dhe cilësore, do të sjellë pasoja për fëmijtë e tyre që njëherit do të pësojnë edhe vet prindërit.

Të krijohet personeli i sigurisë në shkolla.

Në mënyrë që shkollat të ofrojnë një ambient më të sigurt, duhet që shkollat të krijojnë Trupa profesionale të sigurisë të cilat do të angazhoheshin për të ofruar siguri për nxënësit në shkolla. Këto trupa do të funksiononin si personel shkollor. Do të punonin gjatë gjithë kohës sa zgjatë procesi mësimorë mbrenda ditës së punës.

Personel i trajnuar dhe profesional

Trupat e sigurisë do duhej të trajnoheshin për ofrimin e sigurisë së nxënësve mbranda objekteve shkollore. Në mënyrë që të dinin se si të trajtonin rastet e nxënësve që shkaktojnë akte të dhunëshme, që shfaqin sjellje kërcnuese dhe agresive etj.

Mbikqyrje rigoroze e profesionale e arsimtarit,prindërve dhe personelit.

Ky Trup i sigurisë do të duhej të bënte një mbikqyrje shumë të rrept dhe rigoroze.

 

Rregullorja shkollore duhet që të jetë prezente gjatë tërë vitit shkollorë mbrenda klasës. Në mënyrë që nxënësit të jenë të familjarizuar gjatë tërë vitit shkollorë me efektet dhe pasojat që rrjedhin nga ajo rregullore.

Nxënësit të njihen me të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë

 

Të rrespektohet për të gjithë njësoj dhe nga të gjithë

Kriteret që dalin nga kjo rregullore duhen të jenë të zabtuara, në mënyrë të paanëshme, të drejtë, në mënyrë rigoroze dhe në mënyrë racionale. Pasi nëse ndodhë që ajo të mos rrespektohet për të gjitha rastet njejtë në varësi të veprës mos rrespekues, ndikon që të tjerët të most a përfillin atë.

Punësimi i psikologëve

Disa shkolla vetëm e kan të punësuar personelin për këshilla psikologjike, ndaj nxënësve. Kjo sigurisht që ka efekt shumë të mirëpritur. Andaj edhe në bazë të disa përparësive që kan dhënë rezultate në shkollat që tashmë kan këtë personel, është mase e domosdoshme që edhe shkollat tjera të cilat nuk e kan bërë këtë, të punësojnë psikologët në shkolla.

Takime të shpeshta me nxënësit ngucakeqë

Psikologët do ta përcjellin cdo nxënës. Përmes fromave të vazhdueshme të kaontaktit dhe këshillimit psikologjik, psikologët do të ndikonin që nxënësi të përmirësohet në kuptimin e heqjes dorë nga ato sjellje. Sikur që në të njejtën do të nfohtoheshin edhe prindërit për gjendjen reale në aspektin psikik të fëmijëve të tyre, në mënyrë që edhe ata të ndikonin në përmirësimin e atyre sjelljeve.

Trajtim psikologjik profesional dhe adekuat

Këshillim pedagogjik për personelin

Pedagogët janë mase të domosdoshëm që të jenë personel I rregullt I shkollës. Për faktin që edhe nga ana e mësimdhënësve ka raste kur sjellen në mënyrë jo pedagogjike. Qoftë në aspektin e mësimdhënies, qoftë në nxitjen e sjelljeve të agresive nga ana e nxënësve, duke I trajtuar ata në mënyrë ofendues, jo të barabartë etj.

 

Trajnime për Personelin

Trajnime profesionale për personelin për trajtim të nxënësve agresiv

Personeli I mësimdhënies dhe personeli udhëheqës, duhet që të trajnohen vazhdimisht për tu pajisur me dije shtesë për trajtim adekuatë të nxënësve me prirje për sjellje aggressive. Në mënyrë që ata të jenë cdo herë në mbiqyrje.

Trajnime për zgjidhje të konflikteve

Trajnime për Nxënësit Trajnime për vetëdijësimin e nxënësve për luftimin e dukurive negative si

Po njejtë dhe nxënësit duhet të jenë pjesë e trajinimeve të vazhdueshme, në fusha të ndryshme në mënyrë që të jënë cdo herë koherent me nevojat për trajtim te vacant të sjelljeve devijante në shkolla.

ballafaqohen me sjelljet negative.

Dhunën në Shkolla

Nxënsit duhen që po ashtu të jenë të njohur shumë shpësh orë mësimore për pasojat që mud të sjellë dhuna në shkolla në përcaktimet vendimtare të të ardhmes së tyre.

Sjelljet agresive dhe jo Sociale, Alkooli, lëndët Narkotike etj.

Këto janë po ashtu disa nga fushat shumë të ndieshme ku nxënësit kan nevojë të këshillohen vazhdimisht për pasojat e që sjellin përdorimi I lëndëve narkotike, alkoolit dhe së bashku me të shoqërohen edhe shumë sjellje aggressive. Andaj ata duhen të jenë të njohtuar dhe informuar vazhdimisht me këto pasoja. Kjo edhe për faktin që kjo dukuri është prezente dhe ndoshta në rritje, kështu që kjo duhet nën kontroll dhe në funksion të luftimit edhe nga nxënësit.

Funksionaliteti I Këshillave të Nxënësve

Këshillat e nxënësve më funksionale

Aktivitete më të shumta shkollore

P.S. Pjesë diskutimi nga seminari në Prishtinë