| E marte, 15.04.2014, 06:52 PM |
Përkujtim dëshmorit të kombit
Jusuf H. Pollomi
Sa vite kaluan dhe shpejtë gjurmët e historisë na kthejnë në bëmat dhe kontributin që dhanë luftëtarët e UÇK për çlirimin e Kosovës në mesin e tyre dhe Jusuf Hajër Pollomi.
Një drit e bukur po shkëlqen në fshatin malor të Podujevës me emrin Herticë një vend ku rriten dardano-ilir dhe një popullatë që me kohra i ka rezistuar çdo pushtuesi dhe sëfundmi dhe atij sllav.Ata të cilët nuk duan historinë e vendit të vet dhe të heronjve të rënë për atë vend,do të ndëshkohën në kohra si shkak i harrimit të sakrificës që bënë këta baballar të ndershëm në mesin e tyre dhe Jusuf Pollomi.
Ta kujtojmë këtë gjenerat të artë që u ngrit në mbrojtje të nderit,pasurisë,familjes,tokës dhe vendit ku ka lindur që të mos i merret padrejtësisht.Vërtet dëshmorët janë të gjallë ata nuk vdesin,ata janë shpirti i një populli shpirti i një shteti-kombi.Lufta për drejtësi është për burra sypatrembur sidomos lufta për vendin tënd. Jusufi lindi me 20 janar 1963 në fshatin Herticë komuna Podujevës.
Asokohe kur sistemi i Rankoviqit me shokë kishte shtrirë zullumin e tij të pabesë deri në fundit e regjimit të tij më 1966.Mund dhe përpjekje nga Kroacia në Kosovë, derisa filloi zullumi i Millosheviçit i cili po cenonte pasurin dhe pronën e çdo Shqiptari Kosovar nga Hertica e dej në Koshare, anë e kënd Kosovës u ngritën trima luajë të pavdekshëm që kurrë historia nuk do i harrojë. Kalaja e fortë e ndërtuar nga këta burra të herticës kundër shovinizmit serb,do shkruhet me germa të arta sesi një popullat e vogël por me zemër të madhe di ta mbroj vendin e vet me pak mjete përball forcave dhe ushtrive shum të organizuara.
Të mirët
jetojnë gjatë dhe nuk harrohen kurrë,ata lënë gjurmë në çdo vend ku
Sot data 15-prill u bënë plot 15 vite sa shpejt koha kalon por brezat stë harrojnë aq më shumë vitet shkojnë aq më shumë ngritesh dhe ndriçon si mësim për brezat e ri që ta duan më shum vendin e tyre dhe ta ndërtojnë atë me dashuri,dituri dhe mjeshtri.
Arma jote ishte mendja por dhe pushka që ishte tmerr për armikun e pabesë,për armiqt e jashtëm dhe të brendshëm,pra dhe për serbët e bashkpuntorët e tyre që përfunduan të turpëruar në gremina.
Lumturia nuk blehet me para ajo jetsohet nga ju që u patëm dhe u kemi nder dhe mburoj,ju ndërtuat këtë vend dhe treguat se këtu jeton dikush që din ta mbroj shtëpin e vet nga armiqët e pabesë.Lulet pranverore dhe kurorat në përmendoren tënde vezullojnë o shpirt babai o luftëtar i patrembur o lavdi e kombit stë harron Hertica,Podujeva,Kosova as mbar shqiptaria do mbetesh i gjallë dhe në shkrimet tona me veprat e tua të mira dhe humane.
Familja jote fisi yt të kujton me mallë të kujtojnë bashkluftëtarët e tu,ti nuk vdiqe por jeton mes nesh ti je i gjallë. Beteja jote u njoh në livadhet e muçollëve dhe aty ti luftove si mbret duke ruajtur kështjellën të cilën e fitove, sot atë ne e gëzojmë në liri. Ah liria nuk ka çmim nuk mund të paguhet fal teje dhe shum trimave që sakrifikuat,ajo erdhi,andaj sju harrojmë asnjëher.
Trupi yt i gjat,mendja jote e hollë,afërsia jote dhe dashuria për tokën tënde të cilën sot e gëzojnë bij e tu në liri flasin dhë tregojnë me krenari luftën tënde të pashoqe ndaj armikut serb.Burrat e vërtetë jetojnë ata kurrë nuk vdesin,ti je dhe do jesh në mesin tonë mësues se si duhet mbrojtur vatani.Fjala “Shehid” ka peshë të madhe duke mbrojtur atdheun u godite pabesisht,pasi vrave shum të pabesë e armiq pushtues.I dobët është ai që i robërohet pushtuesit të ligë që tejkalon çdo limit,Ju treguat se kurr nuk dini të robëroheni e as nënshtroheni nga të pabesët por ua kthyet armën dhe i goditët armiqt dhe goditja ishte aq e madhe sa solli pavarsinë e Kosovës.
Zahir Pajaziti shoqni po i ban Jusuf Pollomit po i thot armët a mi ke ba gati të vrajmë armiqt e dushmanat e pabesë e të jeton kjo Kosovë më burra të lirisë e drejtësisë dhe ti gëzohet ky vend paqes dhe dashurisë. Zani tu ndje arma stu ndal,syt e tu shikojnë përtej horizonteve nuk lejojnë që tokën e Kosovës ta prek më shkau i zi.Sllavët vranë e bën shum barabri e pabesi po ju nuk i lejuat u vendosët atyre kufij.Nga Kroacia e në tër Llap u mbush toka plot me shkije gjak,frik u ba dora e Jusufit për sllavët e jugit.Përmendorja sa hije të ka je i shkëlqyer prind i ndershëm baba.Të çmojmë shumë në çdo hap që ti ke ecë në çdo tregim që tregoje në odat e burrave,por dhe për çdo lëvizje që ndërmore kundër armiqve serb.Mengjesi vjen poashtu dhe mbrëmja, ti qëndron i palëkundur në diell,bor,shi,në malet e larta në fushat e gjëra lufton e lufton për çlirim dhe ja arrite më në fund ja dole tër kombi ngrihet në këmbë për ty lavdi,lavdi.
Shqiponja në krahë bashkë me armët dhe veshjen ushtarake përcjellin një mesazh se ti je dhe do mbetesh hero i pamposhtur në kohra dhe pse ndrrove jet duke luftuar arma që të ka plaguar ajo ështe harruar.Ti përgjithmon ke për të jetuar për ty shum kanë për të kujtuar shumë kanë për të shkruar.Ju na keni ngritur ne dhe ne lutemi tju ngrisim ju dhe tju kujtojmë e kurr mos tju harrojmë ju preft shpirti në paqen e amshuar në parajsë. Amin.
Përgatiti: Mr. Arber Berisha