| E marte, 15.04.2014, 07:35 PM |
MAQEDONIZIMI I BDI-së
NGA SKËNDER BUÇPAPAJ
E di që as vetë maqedonët nuk e mbajnë veten kurrkundngat aq të maqedonizuar. E di që përcaktimin tim partia BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) do ta marrë për lëvdatë.
Maqedonizimi i BDI-së nuk do të ishte temë e shkrimeve të mia nëse këto ditë nuk do ta dëgjoja në mediat njërin nga krerët e saj të deklaronte, madje me krenari të dukshme, se kjo parti është e vetmja në Maqedoni që është shtrirë tashmë në të gjithë territorin e vendit, përkatësisht në elektoratin e të gjithë vendit. Këtë mëtim, pra, nuk e kanë as dy partitë më të mëdha të Republikës së Maqedonisë, Lidhja Socialdemokrate apo VMRO-DPMNE.
Pjesë e pushtetit në Shkup, kjo parti iu bëri thirrje shqiptarëve t'i bojkotojnë votimet presidenciale që u zhvilluan të dielën, ngaqë, sipas liderit të saj, kryeministri nuk e përfilli kërkesën e tij që të kandidojë një emër konsensual, pra të pranueshëm edhe për BDI-në. Nga ana tjetër, i akuzoi për përçarje partitë shqiptare në Maqedoni që nuk mbajtën të njëjtin qëndrim.
Tri ditë
para votimeve, kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare (
Është po kjo udhëheqësi e BDI-së që në Evropë kandidon person pa kredibilitet dhe kandidat që mori më 2011 vetëm 400 vota."
Vesel
Mehmedi, shef i Shtabit të
Është
tërësisht e kuptueshme se zgjerimi me anëtarësi maqedonase i ka kushtuar BDI-së
braktisjen dhe sakrifikimin e interesave të shqiptarëve. Sepse, ngat çdo
mendjeje, maqedonasit votojnë për interesat e veta para se të votojnë për
interesat e të tjerëve.
Siç dëshmojnë të lartcituarit, shmangiet e tilla e kanë cënuar rëndë në karakter BDI-në duke e vënë në pozita lutëse dhe përulëse ndaj maqedonëve, nga njëra anë, dhe në pozita revanshiste dhe arrogante ndaj atyre shqiptarëve që e kanë refuzuar, pra që nuk kanë pranuar t'i japin votën kësaj partie.
BDI i lutet kryeministrit për një kandidaturë konsensuale nga radhët e maqedonasve dhe të turqve dhe nuk këmbëngul që Maqedonisë i ka ardhur koha të ketë një president shqiptar. Në vitin 2001, kur përgatitej Marrëveshja e Ohrit, unë kam kërkuar nga pala shqiptare në bisedime të kërkojë që të sanksionohet në këtë marrëveshje, pastaj në kushtetutën e kësaj republike maqedono-shqiptare që presidenti të jetë shqiptar. Nëse jo, atëherë disa poste të tjera kyçe të jenë të përcaktuara me kushtetutë që t'iu përkasin shqiptarëve. Dhe për këtë iu sillja shembuj të ngjashëm ku, nëpërmjet zgjidhjeve të tilla, ishte garantuar qëndrueshmëria e mëtejshme e shteteve të caktuara, ishte krijuar konstitucioni i domosdoshëm dypalësh, mendësia e domosdoshme dypalëshe mbi të cilën do të bazohej perspektiva e një bashkëjetese në unitet qytetar dhe shtetëror.
Duke qenë në pushtet gjithë këto vite, i takonte BDI-së të ngulmonte në këtë drejtim, duke u bashkuar me krejt faktorin shqiptar dhe me faktorë të tjerë të mundshëm përkrahës ndaj këtij faktori, siç do të kishin qenë turqit, romët e tjerë. Vetëm sanksionimet në kushtetutë do të ishin detyruese dhe po ashtu do të garantonin qëndrueshmërinë e Maqedonisë, integrimin e shpejtë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian, për çka, jo pa të drejtë, dëshmojnë se janë shumë më të interesuar shqiptarët se maqedonët dhe të tjerët.
Duke u defaktorizuar çdo ditë e më tepër shqiptarët, siç ka ndodhur dhe po ndodh gjatë qeverisjes së BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Maqedonia vetëm sa do t'iu largohet përherë e më shumë integrimeve evropiane dhe veriatlantike. Dhe BDI do ta shohë veten gjithnjë e më pranë interesave maqedone e gjithnjë e më larg interesave të shqiptarëve. Natyrisht, kjo do t'i sjellë asaj ndëshkimet e pashmangshme nga ana e elektoratit shqiptar në Maqedoni.
Me kandidaturën e Iljaz Halimit për president të Maqedonisë, shqiptarët dëshmuan denjësisht se mund t'ia japin këtij vendi një president të denjë dhe dëshmuan dëshirën e tyre të çiltër e vizionare që Maqedonia, për të mirën e të gjithëve, pjesë të traditës së saj të sanksionuar shtetërore, ta ketë tash e tutje presidentin shqiptar.