| E diele, 13.04.2014, 05:00 PM |
ZËRI QË
JEHON NË SHEKUJ…
(Nderim për Vaçe Zelën, në 75-vjetorin e lindjes)
Nga: ERMIRA R. ISUFAJ -Vushtri, Kosovë
Nga njëri skaj i Atdheut,
Në skajin tjetër të largët,
Gjithandej fuqishëm,
Pa ndalur një zë përhapet.
Një zë plot me mall,
Atdheut ia shton krenarinë,
Kënga saj e lavdisë
shtrihet gjithandej Shqipërisë.
Vrulli i këngës merr flatra,
Kjo është tashmë e vërtetë,
Bota e kujton të pavdekshme,
Shpirtin e Vaçe Zelës përherë!
Kur dëgjohet ai zë,
Që jehon nëpër shekuj,
Zëri që ia shkon edhe bilbilit,
-Vaçe Zela nuk ka vdekur!
Këngën ngriti në maja të vlerave,
Se vlera ishte ajo vetë,
Zëri i saj shpërthen qiellin,
Legjendë mbetet përjetë!