| E diele, 13.04.2014, 06:57 PM |
Vahit Nasufi
FOSHNJAT E KURBETIT
Atdheu ynë qanë me lot -
Deri kur kështu, o Zot?
Shumë bijë m`ikën n`kurbet,
Rënkon atdheu, vaj me det?!
Shtëpitë mbyllur i kanë lanë,
Nëpër botë u shpërndanë,
Por, vendëlindjen n`shpirt e kanë,
U priftë fati, atje ku janë!
I humbë shpresat e lumturisë!
Por, kur t`falë Zoti një fëmijë -
Lumturija s`ka kufi!
Kur lind foshnja në kurbet -
Gëzim i madh për prind t`vet!
E rrit nëna dy - tre muaj,
Pastaj e le në dorë të huaj!
Fëmiju me punë nuk krahasohet,
Por, pa punë s`mund t`jetohet!
Fëmijët e kurbetit kanë ra n`hall,
Rriten si jetima, me prindër t`gjallë!
Një grua e huaj kurbetçare,
N`shumë raste jo shqiptare,
Për fëmijë t`huaj s`ka kujdes,
Nuk ka dhimbje, por interes!
S`pushon foshnja duke qar,
Ajo n`dorë me celular!
Edukohet pak më ndryshe.
Kur fillon t`flet me gojë -
Fjalë t`huaja do t`mësojë!
Fëmijët që lindin në kurbet -
Shumë pak flasin gjuhën e vet!
Vazhdon jeta ditë për ditë,
Dalë nga dalë vjen duke u rritë,
Traditat tona nuk i mëson,
Mëson kulturën ku jeton!
Kur fillon t`shkojë në shkollë,
Inteligjent dhe mendjehollë,
Me qejf shkon n`këlasë t`parë,
Por, arsimtari s`është shqiptarë.
Me vëmendje e dëgjon,
Alfabetin kur ua mëson,
Por, jo n`gjuhën tonë amtare,
Jo, si n`atdhe me abetare.
S`do t`mësojë kurrë për atdheun,
Jo, aspak për Skënderbeun,
As për flamurin tonë kombëtarë,
Sikur s`është nxënës shqiptarë.
Ai fëmijë që lind n`kurbet,
Nuk pëlqen atdheun e vet!
Aty ku lind i ka lezet,
S`ka më t`mirë - thotë se ky shtet!
Sa herë shohin televizor -
S`duan program satelitor!
Për programet atdhetare,
Interes nuk kanë fare!
Vallet, këngët, pak i dëgjojnë -
Nuk i luajnë as i këndojnë!
Me përbuzje i shikojnë,
Më shumë t`huajën e adhurojnë!
Brengë e madhe është qe besa,
Kur t`vjen koha për martesa,
Si për meshkuj, ashtu për femra,
Marrin atë, që ua do zemra!
Shumë prej tyre aspak s`mendojnë,
Se n`martesë mund t`gabojnë,
Dashurohen n`shikim t`parë!
Nuk ka dert pse s`është shqiptarë!
Nga vendlindja e vet kush iku,
I kërcënohet shumë rreziku!
A ka kurbeti ndonjë meritë?
Ndoshta po, por, t`mira mos pritë!
Qoftë mallkuar ky kurbet,
Kombit tonë vrragë i mbet!
Pse dy shqipe, shqip nuk flasin?
Por, n`gjuhë t`huaj që s`i përkasin!
Schaffhausen, 09 prill 2014