| E shtune, 12.04.2014, 03:34 PM |
Rrustem Geci
MENDJA DHE MENDIMI
Jemi fëmijë që lodhemi shpejt
fëmijë që edhe na zë gjumi
fëmijë të habitur në ekstazë
fëmijë çlirimtarë të harresës
Kjo dritë e përzier me hije
më nxitë të hyjë thëllimave
nuk jam i kënaqur me dritën e
dhënë, dua dritën e panjohur
Pyes, ku treti ajo jetë e jetuar
dhe shekujt tanë të njerëzimit
dallgët e jetës si numëroj dot
guri e
Në këtë botë mjaft të gjerë
unë s´di si ta shpjegoj. Farën
që s´gjen vend për të mbirë
dhe pemën që s´di të zë rrënjë!..
Poezi nga libri " Mielli dhe uji"