| E shtune, 12.04.2014, 05:55 PM |
KRITIKË PËR KRITIKËN
NGA NEBI DRAGOTI
Të qahesh për kritikën, se të mungon, patjetër gabon, sepse kjo nuk gjen terren serioz botimi inkurajimi për të shprehur vlerën e kritikës në shërbim të letërsisë.Dhe aq më keq, të qahesh edhe kur nuk jep, është akoma më keq dhe , shkurt, kjo është shfaqe fallsiteti, që kultivon vetëm qarje dhe nuk jep rezultatin konkret, që kërkon kjo fushë.Në një gazetë (që mbahet për letrare dhe që letërsinë e sheh vetëm si mjet komercializmi) një autor shkrimi shprehet , se nuk ka kritikë, pra mungon kritika.Këtë autor s’mund ta quaj as kritik e sa kritizer pasi në shkrim nuk merret me kritikë dhe as që jep ndonjë mendim vizionar për të.Pra kemi të bëjmë me një qëndrim euforik e kapriçioz që nuk sugjeron asgjë për kritikën, por mbetet vetëm me frymën mohuese;kështuqë, shkrimi është vetëm sensacional, vetëm zë vend në gazetë dhe mbetet pa vlerë.Me këtë qëndrim nuk ndihmohet asgjë.Kritika profesioniste e formuar, ka për bazë shijen e shëndosh, që është parimsht njerëzore;pra e pranuar nga njerëzimi, sepse vihet e tëra në shërbim të njeriut në gjithë kuptimin filozofik të jetës së tij, duke ndihmuar, në këtë mënyrë, krijuesit e letërsisë për të rrokur standarte të kënaqshme..Kritika nuk e pranon subjektivizmin, ashtu siç nuk pranon të jetë formale apo tangentale..Ajo duhet të jetë si pema që vilet, kur ka arritur pikën e pjekurisë;pas kësaj të botohet.Krijuesi prej kritikës merr mësime dhe nxjerr detyra.Kritika ka për parësi objektivitetin dhe qartësinë ideore që shpreh, jo hallakatjen për të përfunduar shkrimin “kritikë për kritikë”.Për këtë , herë-herë shikon botime që etiketohen si kritikë, por që, faktikisht, nuk janë të tilla.Po të analizosh e gjykosh saktë mbi këtë nocion, kostaton: ka ngatërresë saqë quhet e barazvlevshme dhe esse-ja me kritikën.Edhe reçensa s’duhet njehësuar si e tillë, sepse ka tjetër detyrë e nivel.Kritiku, në radhë të parë, duhet të dijë parimet e kritikës, detyrën që ka, vlerën që jep dhe pse dhe si bëhet ajo.Lexon “kritikë” të tillë dhe nuk kupton ç’do të thotë kritiku; nuk ke çfarë të mësosh , veçse shikon që mendimi i shtjelluar prej tij kalon degë më degë(e theksoj) mediokriteti…Madje, për mendimin tim, kritiku nuk bën edhe përzgjedhjen të asaj për të cilën do të shtjellojë mendimin e vet.Jo me çdo volum ia vlen të merret kritika. Në këtë aspekt, ka përsëritje dhe bëhen shumë shkrime për të njëjtën vepër, apo për të njëjtin autor.Ama, duhet veçuar dhe ndryshon puna, kur ke të bësh me një vepër që sjellë cilësi a risi lëndore a motive problemore, që ngjallin interes e kënaqësi estetike për një numër të madh lexuesish.Kjo bëhet, kur kostatohet një hop, një bum, një arritje në fushën e letrave shqipe ose dhe në atë botërore.Atëherë, parë kjo në këndvështrime të ndryshme, ia vlen të lakohet nga disa kritikë kjo apo ajo vepër për të reflektuar e konsumuar vlerësimin e merituar të saj.Konstatime të tilla janë detyrë e kritikës e cila vë në pah si anët pozitive ashtu edhe ato negative.Pa këto dy kahje vëzhgimi nuk mund të kemi kritikë të mirëfilltë;ndryshe, duke i parë veprës vetëm njërën faqe, kemi njëanshmëri vlerësimi dhe nuk bëjmë detyrën.Kështu, ajo e humbet sensin dhe fizionominë e vet, që është kultivuar e sprovuar në shekuj.Kundër kësaj tradite të konsoliduar për të krijuar, gjoja, “kritikë të re” nuk ka arsye, as boshllëk për ta bërë kushdo qoftë, sepse nuk gjen fuqi bindëse arsyetimi teorik a praktik.Dhe orvatje të tilla, gjoja, ”për rrjedhë të re kritike” në fushën e letrave shqipe apo botërore, do të jenë të dështuara, kalimtare, siç është dukuria e flluskave të sapunit, që, sapo formohen për të lozur, zhbëhen shpejt.Shkenca e kritikës është e lashtë sa Bota dhe tiparet e saja janë të formuara përballë rrymave të ndryshme letrare që janë praktikuar nga autorë më në zë.Bota letrare ka njohur rryma të ndryshme produktive e joproduktive.Joproduktivet janë harruar dhe ato produktivet vazhdojnë kalërimin nëpër kohëra.Duke mos i dhënë theksin e duhur kritikës së vërtetë , konstatoj rënie në nivelin artistik e ideor, gjë që e ka sjellë krijimtarinë poetike në dukurinë celebrale e më tej…Të rinjtë e letrave shqipe kanë më tepër nevojë për kritikën, sepse janë në formim e sipër si talente.Veç kritika duhet të jetë sa më konkrete.Kështu talenti ushqehet më mirë e orientohet më drejt nga kjo shkencë.Shkrimi kritik cilësor duhet të gëlojë e të pasqyrohet më mirë nëpër shtypin letrar.Marrja përsipër e kësaj barre kërkon seriozitet, profesionalizëm e ndërgjegjshmëri pasi letërsia është e të gjithëve dhe zë vend në thesarin e kulturës kombëtare.Veç kësaj etike që ka për veshje kritika, nuk kemi tjetër etikë ç’t’i veshim…pasi kjo është e konsoliduar dhe i ka dhënë provat e veta të padiskutueshme.Në këtë drejtim, jam i mendimit:s’kemi motiv për të bërë” shkencë për shkencë”në fushën e kritikës.Të shikojmë si mirëpritet nga lexuesi krijimtaria që japim dhe prej këndej të nxjerrim detyrat që duhen…Të qënit në një unison i krijimtarisë me shijen, me atë që kërkon lexuesi, atëherë, kështu kemi arritur objektivin.