| E shtune, 12.04.2014, 06:00 PM |
Burrat e kombit flakërojnë nëpër histori
Skicë nga Xhevahir Cirongu
Ishte
data 9 Prill 2014 kur unë takoj
shkrimtarin kosovar Bedri Tahiri. Ai shoqërohej nga Skënder Kapiti, një burrë
fisnik,atdhetar e shkrimtar. Me origjinë
Skënderi është nga kosova. Nga Vushtrrria për në Durrës, shkrimtari
Bedri Tahiri vjen shpesh për vizitë. Piktakimin e parë,sapo shkel në qytetin
bregdetar,shkon te ‘’Drenica e durrësit’’, te kjo vatër atdhetarie e kombit
tonë. Çdo vizitor i huaj apo
Këtë vit
Kosova feston 15 vjetorin e çlirimit nga okupatori serb. Ndonse është muaji
prill, me sa duket, edhe dielli ngroh e buzëqesh më shumë.
Atje, në
një kafene te rruga ‘’Egnatja’’ së bashku me
mua, Skënder Kapitin e mikun nga Vushtrria e Kosovës, pimë një kafe
miqësore. Dhurata më e bukur për mua ishte dhurimi i një libri, që Bedriu ia kushtonte përfaqësuesit të Drenicës
në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Ramadan Zymer Bajraktari. Ashtu, shpejt e
shpejt i hodha një sy duke lexuar librin. Shfletova një e nga një fletët e tij,
e vetja m’u dukë sikur shfletoja vitet e dekadave të historisë sonë. Ndjeva
emocione, sepse shkrimtari i palodhur ish ushtar i UÇK-së,(sot mban statusin e
veteranit të UÇK-së), lartëson figurat e atdhetare burra apo gra qofshin ata
duke shkruar libra, me qëllim që historia e popullit tonë të ngelet e shkruar
që t’ju tregojmë brezave nesër, se liria e pavarsia i ka rrënjët te sakrifica e gjaku i derdhur nëpër shekuj. Në
faqen 13, autori shkruan: ‘’…Sidoqoftë,
Drenica në historinë tonë kombëtare,mbetet territor i qëndresës shqiptare,që
secilit pushtues i rezistoi me armë në dorë.Që nga beteja e Kosovës(1389) e
deri më sot, nga kjo trevë dolën njerëz që me pushkë e me penë luftuan për
çlirim, pavarësi e bashkim kombëtar………
Millosh Nikollë Kopiliqi(nga Kopiliqi i Skënderajt) do të plagosë për
vdekje sulltan
Nga çanta nxjerr librin e shkruar prej tij e ma dhuron me dedikim mua! Por, edhe unë e ‘’kap’’ në befasi duke i dhuruar librin me titull ‘’Mançllarët’’. E merr librin në dorë, dhe në shenjë respekti e mirënjohje, por e me dhimbje, ledhaton foton e atdhetarit e ish veteranin e LANÇ Qemal Mançe. Heshtim që të tre:Skënderi,Bedriu e unë! …Në ato dy libra ishin shkruar copëza historie të popullit tonë. Dhe sërisht rilexoj fletët e librit. Kryebiseda jonë u përqëndrua te Ushtria Çlirimtare e Kosovës me në krye Komandantin legjendar, ADEM JASHARI,te dita e bardhë e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.
Atje, te ai lokal në rrugën ‘’Egnantja’’ të qytetit bregdetar të Durrësit bëmë edhe një fotokujtim për të fiksuar kohën tonë.Por,këtë radhë një foto me aromë Lirie! 12 qërshori i 2014 po afron. Kosova, 15 vjet në Liri! Kështu do të jesh mot e jetë e lirë, Kosova ime!
Burrat e kombit flakërojnë nëpër padeksinë e historisë!