| E premte, 11.04.2014, 06:57 PM |
Bejtullah Sadiku
FSHATI IM
Atje lartë mbi Mal të Thatë,
bjeshkë guri e bregore.
Frynë një erë me purpuri,
oh! Për shpirtin sa kënaqesi.
Anë e mbanë, kumbonat cingërojnë,
barinjtë fyellit, këngës ia thojnë.
Bujku n´pranverë arat lavron,
edhe në këte pjesë traktorat buçojnë.
Dikur me parmendë, sot me traktor,
kënaqesi për qetë e kuajt tonë.
Fshatarët e lumtur e të gëzuar,
për të parin që çeli rrugën, duhet uruar.
U përhap rruga që ishte e parë,
por ajo ishte shumë e mbarë!
Me punë e djersë, metër e kilometër,
arrijti në tri fshatrat, lartë e sipër.
Të gëzuar fshatarët për së tepërmi,
se i bëjnë lehtë takimet ndërmjet vehti.
Më të gëzuar se kurdoherë,
se traktorat fluturimth, arrijnë menjëherë.
Këto tri fshatra të Malit Thatë,
disi të veçuar, atje shumë lartë.
Por shumë të ofruar, me doke e zakone,
me gjuhë të pastër e veshje autoktone.
Për rahati, mrekulli e pastërti,
njerit fshat i mungonte edhe uji për të pi.
Akcionet u filluan, pa ndalë u vazhduan
Me të madhe gurbetqarët shumë u angazhuan.
Me vetëkontribut, deviza grumbulluan,
për në pranverë puna të nisë e filloj
që në fshat uji për pije të gurgulloj.
Kënaqësi, gëzim e plot harre
begati e uratë nga gjithë ne.
Tani bisedohet e këndohet,
si fshati më tutje të ndërtohet.
U ndërtu e zhvillu, plane të reja duke skicu
shtëpi e kulla të reja duke lulëzu, dhe
po si në Evropë me jetu.
----------------------
Vargjet ia kushtoj fshatit tim të lindjes – Gurguricë
Fshati Gurgurice,dikur shtepite e mbuluara me kashte dhe rrasa guri, me vone me qeramide mbulohen por me stilt e vjeter, kurse sot ja si duket si nje qyteze e modernizuar evropiane, ku duken shtepi te reja shumekateshe. Per ma shume lexo ne Wikipedia.
Per nje te ardhme me te shpejte,fshati mund te shendrohet edhe ne nje vend turistik, gje te cilen do ia mundeson edhe liqeni i Treskes (Ilirides) i quajtur sipas vendit Kozjak. Ja si duket me nje bukuri mahnitese.