Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lush Palokaj: ''Gjergj Kastrioti - Kryqtari i Fundit''

| E premte, 11.04.2014, 08:03 PM |


GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU - KRYQTARI I FUNDIT

(Veper origjinale në mënyrën e vet)

Nga Lush Palokaj

Një shok nga Detroiti me thirri dhe me tregoi se shkon për të marre pjesë në promovimin e një libri pa e ditur as titullin as autorin. Posa kishte perfunduar ai tubim prap mu lajmruar dhe me tergoi se fjala është për " Gjergj Kastriotin - Skenderbeun Kryqtari i Fundit" ku autor është Vigjil Kule. Me tregoi se promovimin e bënë edhe në Manhattan të New Yorkut. Nga kurreshtja bëra pyetje, kush është ai që merr guxim të shkruaj për Skenderbeun, a din ai më mirë se Marin Barleti i kohës se tij? Sepse për të shkruar për Gjergj Kastriotin duhet kontrolluar arkivat të tëra në bregun e detit raguzian apo në ato të Vatikanit për ndonjë shenim që nuk është shkruar deri tani për ta bërë veprën të vlefshme.

Kaluan dy tri ditë derisa u bë promovimi në New York dhe shoku nga Detroidi kishte arritur të lexoi 170 faqe, bazë e mirë për mua për t'u njoftuar pak me brendinë e veprës dhe për të marrë pjesë në promovim. Jo shumë pjesmarrës sepse pak kush e mori vesh në mungesë të informimit. Foli njeri për përmbajtjën pasi që e kishte lexuar dhe pos tjerash tha se është e mirë për gjenerata të reja të njifen me epopenë e trimit tonë më të madh që ka dhënë kombi. Ka shenime të reja sa i perket të bëmave të tij - theksoi zotriu dhe plotësisht pajtohem me mendimin e tij. Pas tij e mori fjalën autori Virgjil Kule për të cilin kurrë nuk kisha degjuar më parë. Me profesion gazetar por edhe poet, pos tjerash tha se e ka çmitizuar Gjergjin që do të thot se e ka sjellur në një rrafsh më konkret në mesin tonë. Pas përfundimit të fjalimit tha se mund të bëjmë pyetje. Kur fillova ta pyes nuk e tregova emrin por pyeta se pse është bazuar në të dhënat e Oliver Schmitt-it dhe në një autor serb të quajtur J. Radoniq. Mu pergjegj fort mirë kur tha se vetem për ta marrë mendimin e tyre aty ku mendoj se nuk janë te njëanshëm. Kur e pyeta se ku ka lindur Skenderbeu me tha se nuk din dhe mu tani e arsyetoj per atë pergjegjeje sepse nuk jemi shumë të sigurtë por me erdhi të qesh kur një pjesëmarrës me pyeti nëse jam nga Mati.

Katër ditë pas aprovimit arrita ta lexoj me kënaqësine më të madhe atë vepër 546 faqesh dhe arsya pse nuk e ka ditur vendlinjen ishte se nuk është marrë me gjnenezën e tij por me mençurinë e tij diplomatike dhe artin luftarak të trimit më të famshëm të asaj kohe për t'i dalë zot jo vetem vendlindjës dhe racës të cilës i takonte por edhe shumë popujve tjerë në truallin europian. Duke u bazuar në shkrimin e tij z. Virgjil Kule para meje del si gazetar me pervojë, bukur e kishte thurur kronologjinë e ngjarjëve duke u bazuar kryesisht në Marin Barletin por edhe në disa të dhëna të autorëve tjerë ashtu që me mençuri e kishte bërë zberthimin e atyre ngjarjeve duke krahasuar të dhënat e tij me të dhënat e të tjerëve që dilnin se "Gjeja që historia kërkon më të madhe, është e verteta," siç ka thënë vet Barleti. Vetem e verteta është e shprehur në këtë vepër madheshtore nga Barleti, nga të tjerët edhe nga vet z. Kule dhe, ja çka thot: "Ishte kjo mënyra e zgjedhur instiktivisht prej meje që, duke mbetur "rob" i dokumentit, t'ju rrefej me pasion, dhe shpresoj, me objektivitet, shqiptarin e mençur Skenderbe".

Sic duket ka kohë që autorit i kishte hyrë në shpirtë shembelltyra e Gjergj Kastrioti e Marin Barletit, jo aq i "kenaqur" me rrefimet e tij, merr përsiper që edhe vet të derdhë tërë mjeshtrinë e artit prozatik, ndoshta për të shprehë mllefin e "mangësive" të autorit duke e paraqitur në një këdveshtrim me real që njëhere e mirë të bindet lexuesi se aty nuk ka asgje të trilluar por çdo gjë e vertetë por e pakapshme nga mendja njerëzore. Jep mendimin e vet, vështron ngjarjët me një diapazon të gjërë njohurishë të një bote të tërë avanturash të artit luftarak të legjendës tonë kombëtare, vertetë kënaqësi e madhe kur lexhot. "Bashk me ambiciet, aftësitë, talentët dhe, ndoshta imperfeksionët e veta si qenje njerëzore, Skenderbeu kishte aftësitë jo vetem për të parë më larg se të tjerët, por edhe për ti deshiruar gjërat më fort se të tjerët ..." thekson Z. Kule.

Pra, kemi të bëjmë këtu me trimeritë dhe aftësitë diplomatike të Gjergjit tonë të madh, të pabesueshme dhe të pa arritshme për trimat tjerë të kohës se tij, para lexuesit del i madh dhe mitik, me një aftësi mbinjërëzore. Sipas bindjës time të plotë autori bie në kunderthënje me atë çka e ka shkruar dhe atë të cilën e mendon, gjeja se e ka çmitizuar Gjergj Kostriotin. Ai i cili e lexon këtë veper të thurur me mjeshtri ndalët e bënë pyetje : a është e mundshme që një pëllembë shtet, me një grusht trimash nën udheheqjën e përsonazhit të cilin e ka "zgjedhur" z. Kule të mposht përbindëshin e madh aziatik duke luajtur si maca me minjë me ushtrinë e tij? Shtete shumë më të fiqishme ushtarakisht deshtojnë para kulshedrës osmane, ndonëse me plot rreziqe, ndër trimat e rrallë i cili vdes nga një semundje e natyrshme e jo nga dora e armikut, Skenderbeu i Z. Kule me artin e tij luftarak qendron i pathyeshem. Ato shka janë të shkruara, janë të verteta por kush u beson shkathtësive të tij?

Pasi ikjës nga jeniqerllaku dhe marrjës në dorëzim Krujën me 28 nentor te vitit 1443 shpresa më e madhe e sulltanit, Murati egersohet dhe vendos t'a ndeshkoi duke e derguar Ali Pashën në fushatë kundër tij në qershor të vitit 1444 me 10 mijijë kalorës dhe 15 mijë këmbësorë. Atleti i Krishtit, mjeshtri më i madh i artit luftarak me kënaqësi i del para me 10 mijë ushtarë më pak, me 9 mijë kalorës dhe 6 mijë kembesore. Ja cka thot Barleti për këtë betejë: "22 mijë te vrarë nga ana e otomanëve, dy mijë u kapen të gjallë. U zunë 24 flamurë ushtarake". A është e mundshme kjo, pos atij që ka aftësi mbinjrezore? Pak kush e beson. Pashë pas pashe dergohën në fushatë për ta asgjasuar Kryqtarin e fundit dhe pas Aliut shume keq pësoi Firuz Pasha, pak me vonë edhe më keq Mustafa Pasha me 6 mijë ushtare me shume. Kjo shkathtësi luftarake e vuri në krye të Lidhjës dhe u dha zemër racës arbrore se fitorja është e mundshme kur populli është i një mendje të atij synimi për të shtrenjtën liri.

Duhët theksuar se para këtyre sulmëve ai madje kishte arritur ta bëjë konvertimin e atyre të kthyer në islam në fenë e mëpershme katolike, me deshirë e pa deshirë, vetem për të mos pasë tradhti në mesin e ushtarëve të tij. Kurse me 2 mars të vitit 1444 në katedralën e Shen Kollit në Lezhë bënë bahkimin e princave shqiptarë kundër Perandorisë osmane. Aty ishin: Gjergj Araniti, Andrea Topia, Gjergj Strazimir - Balsha, Teodor Muzaka, Pal dhe Nikolle Dukagjini, Pjeter Spani, Lekë Dushmani dhe Stefan Gojçini (Crnojeviqi). Kuvendi vendos për një beslidhje dhe Gjergji caktohet komandant i përgjithshem i ushtrisë, çka edhe ishte deshira e tij dhe kurrë nuk ka pasë qellim që të jetë në krye te të gjthve por vetem për ta udhehequr luftën. Princat e arbërit kishin lidhje me shtetet e ndryshme italiane, dikush me Venedikun, dikush me Napolin e kështu me radhë dhe fillojnë të gjelozojnë dhe ta tradhtojnë udhëheqësin e tyre mu për shkak te zgjuarsisë dhe shkathtësisë se tij që do të shofim në vijim.

Te gjitha shtetët tjera italjane e ndihmonin ngapak Gjergjin pos Venedikut i cila ishte ngusht i lidhur me turqit në mardhanje tregtare dhe as një lek ndihmë për Skenderbeun. Sa u përket udhëheqësve arbëror shumë në mënyrë të brishtë ishin të lidhur pikërisht nga gjelozia që ekzistonte në mes tyre, më se shumti në Kryqtarin e fundit synim i të cilit ishte e mira për të gjithë dhe asgje tjeter. Kurre ne jeten time nuk kam lexuar për një udhëheqës lufte me të mençur dhe më të arsyeshem sa u perket vendimëve të marra si për luftë ashtu edhe për mardhënjet ndërnjerëzore. Gjithmonë i urtë e i qetë në kohëra më të vështira por shumë i vendosur për të zbatuar atë që e kishte ndermend dhe gjithmonë fitimtar. Kam lexuar për Aleksandrin e Madh dhe Timurlengun, Spartakun, por jo në detale sa u përket luftrave, për Napolonin, por të asnjëri nuk i kam gjetë shkathtësitë e Gjergjit tonë të mdh si në artin luftarak ashtu edhe në diplomaci. Z. Virgjil Kule e bënë kronologjinë e ngjarjeve në mënyrë të mrekullueshme, një vit një kapitull, vepër shumë terheqëse per ta lexuar, arigjinale në menyrën e vet dhe mungesë e madhe për secili nëse nuk gjendet në mesin e librave të tij.

Venediku filloi me përqarjën e arbrorëve për ta dobesuar Lidhjën. Pal Dukagjini e vret Lekë Zaharinë për ta marrë qytetin e Danjës."Situata u nderlikua se tepermi për Kastriotin. Viheshin në lojë shumë gjera, por mbi të gjitha, reputacioni i tij për të ardhmen si lider potencial i frontit të ballkanit prendimore kunder osmanëve", thot Kule. Por c'dodhi? Shembelltyra e Kules e pathyeshme plot 25 vite dhe perçudi thot se e ka çmitizue. E kush pajtohet me këtë?

Me bindjën time të plotë se ai nuk ishte si të gjithe tjerët por me një aftësi mbinjerëzore dhe e marrim rastin kur Sulltan Murati egersohët nga humbjët e pashallerëve të tij dhe vendos përsonalisht të merr pjesë me 120 mije ushtarë që vet ta asgjasoj nga faqja e dheut. Kryqtari i fundit e priste me 8 mijë kalorsit e pathyeshëm të tij, por duke llogaritur edhe në shtyllën tjetër të tij të pamposhtur, shokun më besnik Vrana Kontin i cili me 1500 luftëtarë e mbronte Kështjellën e Krujes. Madje i kishin dy armiq. Edhe Venedikun në anën tjetër duke i furnizuar ushtarët turq me bukë. Fillon duke i sulmuar tregtarët venedikas dhe tani Venediku frigohet se do t'ja merr edhe tokat dhe e detyron të i nënshtrohët. Ushtarët e pathyeshëm arbërorë godasin natë e ditë pa u ndalur forcat turke dhe Sulltan Murati i II-të terhiqet bashk me të birin, i turpëruar e i nënçmuar, arbërori me 8 mije kurse sulltani me 120 mijë, e çka i thonë kesaj? "Beteja për mbrojtjen e Krujës mund të shënohët në histori si prova më madhështore dhe vendimtare që dha strategjia ushtarake e diplomatike e gjeniut arbëror... I përfshirë nga entuziazmi i fitorës, Barleti kalon në ekstazë numrash, por kjo ekstazë është krejtësisht e justifikueshme. Vlerat kolosale strategjike dhe politike të kësaj fitoreje ai nuk mund t'i shprehë ndryshe, veçse me simbolikë shifrash: 160 mije turq kundër 10 mijë shqiptarëve! Vështirë të besohët këto shifra, por simbolika që ato shprehin është më së e saktë. ... Në perplasje me Skenderbeun dështoi jo vetëm ushtria e Sulltanit por një politikë e tërë izolimi që iu bë atij nga një pjesë e mirë e krerëve të Lidhjës dhe Venediku. Edhe në kushtet më ekstreme ai kishte mundur të krijonte kapacitetet njerëzore dhe materiale për të bërë një qëndresë madheshtore", thot z. Kule dhe e mitizon më shumë se unë. Nuk është mitizim në kuptimin e plotë të fjalës por në mendjën e lexuasit plotësisht.

Arrijnë pergëzime, lavdata, ndihma dhe njohje diplomatike për Kruqtarin e Fundit dhe dalngadalë ngjitet sukseseve më të larta në artin e tij luftarak duke e quajtur "zot i qytetit të lartpërmendur të Krujës dhe farë-e fisi i tij, baronë në Shipëri"dhe bëhët aleat me Alfonsin i cili dallohej sa i perket organizimit të kryqzatës por flitët edhe për vasalitetin e tij ndaj këtij mbreti dhe në shumë debatë televizive kur është folur për Skenderbeun sa për ta nënçmuar e marrin si pikë të dobët pa e analizuar në hollësi situatën e mundësive të tij për të qendruar i pamposhtur nga Perandoria Otomane.

Dihet se nuk i kishite maredhënjët të mira me të tjerët shqiptarë të Lidhjës se Lezhë e sidomos me Dukagjinet të cilët ishin të lidhur me turqit njësoj si Venediku, madje edhe më të poshtër vetëm per shkak të gjelozisë ndaj shkathtësisë dhë mendjës se mpreht të tij sa i përket mardhënjëve diplomatike e sigurishte edhe ndaj respektit që tregonte Papa ndaj tij. E dinte fort mirë se lufta nuk ka përfunduar dhe nuk kishte mundësi as ekonomike e as ushtarake për të i mbajtur të gjitha kështjellat. Me bindjën time të plotë fort mirë bënë kur lidhët ngusht me Alfonsin sepse mirren vesh që të mbrohët jo vetëm Kruja por edhe të gjitha kështjellat tjera që i kishte, duke i furnizuar me armë e ushqim. Dhe menjëhere pas marveshjës arijnë ushtarë dhe ushqim dhe ndihma financiare.

Fort mirë e dinte se i biri i Sulltanit, Mehmet Pushtuesi i II nuk do t'ja falte humbjët që kishin pësuar babai dhe pashallarët e tij dhe për t'ja parë turrin e dergon Ibrahim Beun i cili shumë keq deshtoj me Skenderbeun në një betejë të pergjakshme. Por nga ana tjetër ra Konstatinopoja nën sudimin e tij dhe lajm i hidhur për terë shtetët europiane e sipas mendimit tim mjaft mirë pasi që europianët nuk ishin të bashkuar në organizimin e luftrave kundër kësaj kulshedre dhe një nga një binin nën sundimin e saj. Por ndodhë edhe një gje e papritur, Moisi Golemi ndër prijesit më të njohur kalon në anën e osmanëve befasi e pakëndshme për Gjergjin. Pas një kohe të shkurtë dergohët ne fushatë kundër udhëheqësit të tij të më parshëm te të njejtin gjak. Ja çka thot Z. Kule lidhur me këtë betejë: "Beteja fitimtare me ushtrinë e Moisiut tregoi se vetëm 9 muaj mbas katastrofës se Beratit, Skenderbeu kishte në këmbë një ushtri aq dinamike sa arriti të thyejë edhe një komandant legjendar që e njihte më mirë se kushdo si terrenin ashtu edhe pikat e dobëta e të forta të ushtrisë arbërore. Moisiu ju dorëzua vetë Kastriotit. Po fillonte akti i dytë i dramës Golemi, por çuditërisht me "happy end". Kurse për Barletin, Skenderbeu demonstron "një bujari të pazakontë dhe një shpirtbutësi hyjnore më fort se sa njerëzore... Me këtë maturi, atij dhe vetes i solli lavdi shumë të madhe".

Tradhti pas tradhtie. "Nipi, Gjergj Stres Balsha, në bashkëpunim me të vëllanë, Gjokën, ia dorzuan Modriçin osmanlive përkundrejt një shpërblimi, siç e përcakton Biemmi, prej 30 mijë dukatësh të argjendta". Pastaj nipi tjetër më kopil, Hamzai hidhët në anën e turqve i bindur  në fitore kundër dajës, duke menduar ti shpall provincat arbërore nën botën e mykët të kulshedrës osmane. Një fushatë 80 mijë ushtarësh kryesohej nga i famshmi Isak Bej Evrenozi i cili njifej me fitorën e Beratit. Krah tij gjendej edhe Hamzai i bindur në fitore. Por ç'dodhi? Me të gjitha këto tradhti më shumë se 30 mijë ushtarë i la të vdekur në Ujëbardhë dhe hyri në analët e kruqtarëve më të famshëm të botës se krishtërë. E demaskoi Hamzain para popullit.

Një ngjarje pak më e dhimbshme. Ballabani, shqiptari i islamizuar nisët për një fushatë kundër Gjergjit. E njifte mirë taktikën lutarake të arbërorëve. Në Velikardhë u bë kërdia. U zunë rob Moisi Golemi, Vladan Gjurica, Muzaka i Angjelinës, Nikollë Berisha, Gjon Perlati, Gjergj Kuka, Gjin Muzaka dhe Gjin Maneshi. U derguan në Konstantinopojë dhe i repen per se gjalli pasi që nuk deshten të ilamizohën. Situatë e rendë per Gjergjin, shumica e aleatëv ishin në paqë me turkun. Dhe Ballabani nuk ndalet dhe pasojnë tri fushata tjera plus edhe një tjetër më vonë:

E dyta, një fushatë tjetëre pergjakshme e Gjergjit me Ballabanin me 1965. I egersuar Gjergji, terësisht e shkatrron dhe kampin e tij e shtin në dorë por jo pa pasoja edhe në ushtrinë e tij.

E treta, nje betejë tjetër me Ballabanin me 20 mijë ushtarë. Gjergji kësaj radhe mirë i pergaditur. "Kalorësinë e ndau në katër pjesë, të komanduara me radhë nga Gjokë Stres Balsha(i rehabilituar), Tanush Dukagjini e kapedan Muzaka. Pjesën e katërt e udhëhoqi vetë si një njësi levizëse që do të ndihmonte në fronte të ndryshme sipas nevojës. Trupat këmbësore komandoheshin nga Pal Maneshi, Pejku i Emanuelit, Dhimiter Berisha dhe Rajan Kuka". Jo luftë por ngjante në art të vertetë luftarak, terësisht e shkatrrohët ushtria e tij kurse Ballabani me veshtersi shpetoi me pak ushtarë.

E katerta, Ballabani nuk kishte të ndalur, niset në një betejë tjetër me 24 mijë ushtarë e me te kishte ardhur edhe një shqiptar tjetër, Jakup Beu me 16 mijë ushtarë, e krejt se bashku 40 mijë ushtarë. Gjergji në anën tjetër, ja çka thoshte: "Kapedani apo komandanti që nuk di ta thyej armikun me tete mijë ushtarë ose me dymbëdhijetë e shumta, ai s'ka si t'ia arrijë në asnjë mënyrë fitorës me forca shumë më të mëdha, sepse moria e forcave dhe mizeria e ushtarëve kanë qenë me të shumën e herës shkak rrëmuje dhe pengesë për fitore".

Kjo betejë u zhvillua në vendin ku ishin zenë Moisiu me shokë në Velikardhë. Me meçuri Gjrgji nxitoi dhe i doli para Ballabanit pa mberrij Jakupi. Tersisht u asgjasua ushtria e Ballabanit. Jakup Beu (Arrnauti) arriti pak më vonë në fushën e Tiranës se Vogel. Masaker në ushtrinë e tij, vetë Arnauti gjeti vdekjën.

Madje, disa kështjella që më parë kishin rënë nën sundimin e osmanëve dhe qellimisht Gjergji nuk angazhohej që t'i këther nën pronsinë e tij vetëm per të kërkuar ndihmë nga shtetet italiane dhe të tjerat perrreth saj, duke e ditur se e ka një betejë më të veshtirë për t'u dëshmuar si hero i vertetë. Vete shkoi të Papa dhe në Napoli më shumë për të kërkuar ndihmë dhe merre me mend, vasali i ndihmon Ferdinandin për tu çliruar nga disa kundershtarë të tij. E arriti qellimin dhe u kthye ne Shqiperi. Vertetë arritën të gjitha ndihmat që ja kishin premtuar si në ushtarë, ushqim dhe financiarisht. Tani dinte se q'te bënte. Se pari nuk kisht harruar që ti dilte perpara Balaban Pashës për t'ja nxjerre shpirtin për se gjalli i cili sillej rreth këshjellave ende duke menduar në fitore. Fati, deshti që t'i delte në ndihmë Keshtjellës se Krujës me 1500 kalorsit e tij sepse ishte e rrethuar nga forcat turke të udhëhequra nga Ballaban Pasha duke menduar se do ta dorëzonin. "I pari që reagoi ishte vëllai i Ballaban Baderës, Jonima i nisur për t'i ardhur në ndihmë të vëllait". Sulmin që e bëri Gjergji kundër tij e zuri të gjallë Jonimën bashk me të birin, Hajdarin. Ballabani e kishte rrethuar Kruajën me 10 mijë ushtarë me 23 prill 1467 duke menduar se do ta pushtonte pa arritur Gjergji. Për fat të keq nuk pat nevojë për Gjergj Kastriotin sepse një njësi ushtarake doli nga kështjella dhe një ushtar e hedhi thuprën e shigjetës dhe e rroki Ballabanin mu në rranzë të fytit dhe e la të vdekur, por me bindjën time të plotë se Kryqtari Fundit jo i kënaqur pa i dalë shpirti nga dora e tij.

Betejë për të cilën Gjergji fort mirë e dinte. Tani kemi të bejmë me Davidin e Goliatin. Mehmeti i II Pushtuesi ishte ofruar me ushtrinë e tij. Kërkonte për t'ja marrë shpirtin të birit më të madh të races arbërore. Për t'u hakmarrë sepse nuk kishte harruar kur se bashk me babai i tij ishin këthyer prapa të turperuar. Tani situata dukej ndryshe. Me një ushtri mirë të përgaditur ishte e vetmja shprese për ta mposhtë përbindeshin e madh aziatik. Venediku dikur armik i qitur i tij, kësaj radhe përkulët para këmbëve të tij duke e ditur se po të fitojnë turqit as shtetët italiane nuk kishin shpetim. E vetmja shpresë në fitore kishte mbetur të jetë Gjergj Kastrioti - Skenderbeu - Kryqtar i Fundit, vepër e titulluar nga Virgjil Kule. Fati edhe arbërorët e Lidhjës i kishte me vete. Të gjithë të friksuar, i vetmi Kolosi shqiptar plotësisht i bindur në fitore por lexuesi nga frika jo i bindur e kjo eshte mitizim i tij. Flitej për një fushatë të Mehmetit të II, Pushtuesit i përkrahur nga 300 mijë ushtarët e tij. "Relaciont e ndryshme përcaktojnë numrin e ushtarëve osman nga 100 mijë deri në 300 mijë, madje në ndonjë rast edhe 400 mijë". Tani Venediku kishte mbetur vertete i vetmi aleat serioz për Skenderbeun. Kruja ishte rrethuar nga osmanlitë. Pa nderpre Gjergji me venedikasit asgjasonin rrethuesit e Krujës por numer shumë i madh ushtarësh osman. Lekë Dukagjini i rezistoi në mënyrë të mrekullueshme një ushtrie 60 mijë vetesh që isistonin të hynin përmes Danjës në Shkodër. Nga një betejë e furishme Shkodra nuk u mposht. Sulm pas sulmi e ushtrisë arberore dhe Mehmeti i II Pushtuesi i pa shpresë në fitor, siç dukej kësaj beteje po i vie fundi. " Kruja mbeti avanpost i krishterimit në Ballkan. Për here të tretë Skenderbeu kishte dalë fitues..."

Duke u bazuar në analizën e permbajtjës dhe veshtrimët e autorit bie në sy fjala "apsolutist", plotësisht e pa arsyeshme. Verehet se ka ardhë të fitorja në bazë të urtisë dhe mençurisë se tij dhe po të mos ishte sjellë në atë menyrë e kishin hangër për se gjalli mu aleatët e Lidhjës e bashk me ta edhe Venediku por e mbronte frika, trimeria dhe burreria e tij i . Fort mirë e ka njohur shpirtin e secilit veç e veç.

Antonio Sebilko shkruan: " Pas vdekjës se tij thonë se popujt, të habitur nga trimeria, zunë të shihnin tek ai diçka që kalonte pertej aftësive njerëzore dhe të kujtonte princin e dashur me këngë madheshtore. Burra të denjë për t'u besuar me kanë treguar se mu në mes të zjarrit të luftës, kur gjithshka shungullonte nga armët e barbarëve, grumbuj vajzash (shqiptare) e kishin zakon të mblidheshin çdo ditë në sheshe, ku ai kishte sunduar dhe të këndonin lavdinë e princit të tyre të vdekur ashtu siç bënin edhe të moçmit me kremtime mortore të heronjëve të mëdhenjë".

Orvatjët për ta denigruar si si nga anëtarët e Lidhjës ashtu edhe nga Venediku si i vetmi meritor për suksesët e arritura në luftë kundër Përandorisë Turke kanë qenë të kota. Rojtar e kishte Papën, udhëheqësin e kryqzatës i pa anshëm për ta vu në ballë jo vetëmtë të arbërorëv por hero i vetem europian i pamposhtur nga Perandoria Osmane.  Ne shkrime e debate lidhur me Gjergj Kastriotin disa studjues apo pseostudjues mundohën pa kurrfar fakti ta hedhin në një rrafsh tjetër këndveshtrimi. Ben Blushi, në pamfletin e tij e paraqet ndryshe Gjergjin dhe sipas meje e humb karakterin e tij si shkrimtar dhe del sheshazi si perkrahës i gënjeshtrave ashtu siç ai e paraftyronte te dukej Gjergji dhe i injoron të vertetën. Sa i mire ai libër(Te jetosh në ishull), edhe pse e kam lexuar, e kam falë që të mos gjendët në mesin e librave të mija. Ardian Klosi tani i ndjere, del edhe më injorant e qesharak duke e perkrahur Oliver Schmittin. Thoshte se baba i tij paska qenë serb me religjion ortodoks, terësisht duke e mohuar Barletin e kohës se Skenderbeut. Sabri Godo thoshte se familja e Gjergjit, Gjoni qenka turqizue për një kohë. Ku e ka marrë kete gënjeshtër, një zot e di. Por ç'te bejmë me ata që kanë problem me vetvetën, të tipit të Ballaban Pashës e Jakup Beut. Po ta lexojnë këtë vepër i rrok infrakti.

Bronx, me 09-04-2014