| E marte, 08.04.2014, 07:18 PM |
Demir KRASNIQI :
PREJ SE DOLI INTERNETI (parodi )
Prej Prishtine deri n’ Bajgorë –
S’i sheh kujt ma gazetë n’ dorë !
Prej Gjilani deri n’ Prelep –
S’i sheh kujt ma gazetë n’ xhep !
Prej Morave e deri n’ Ibër –
Nuk sheh kënd që blen një libër !
Prej Pogragje e n’ Miradi –
Nuk dëgjon ma kush radi !
Prej Vardari e deri n’ Zetë –
Nuk blen kush audio kasetë !
Prej Goleshi e n’ Debëllde –
Nuk po blen ma kush CD- e !
Prej se doli interneti –
Libra , gazeta i mori xheneti !
Interneti e mori dheun –
CD , kaseta morën muzeun !
Prej se doli n’ shitje Ajfoni –
Nuk shikohet televizioni !
Prej se doli n’ shitje Viberi –
Telefon fiksit i ra kanceri !
Gjilan, më 27.03.2014.