| E marte, 08.04.2014, 07:49 PM |
KU KOLORADO…KU LAZARATI…KU
SHTETI?...
NGA NEBI DRAGOTI
Çdo
qeveri, para se të veprojë, duhet të pyesi veten, se çfarë po bën, si do ta
bëjë, pse do ta bëjë, çfarë fiton shoqëria, pastaj…a është dobiprurëse dhe, në
fund, çfarë përfiton shteti.Ndryshe, të
hedhësh ide, që ngjallin konflikt debatesh dhe revoltime, se shkatërrojnë
shoqërinë dhe janë në dëm të saj, kjo tregon paaftësi politike dhe, njëkohësisht,
vullnet të dobët për të punuar efektivisht, gjersa gjen, kështu, rrugën më të
shkurtër dhe të gabuar.Jepet lajmi, se legalizohet përdorimi i drogës në
Kolorado të SHBA-ës.Madje , legalizohet jo vetëm droga si hashashi, por edhe
kanabis sativa e llojet e pijeve të rrezikshme.Këto pije shkatërrojnë psiqikën
e njeriut dhe e tjetërsojnë atë.Shtet modern apo shtet djall?Shteti priret nga
e mira apo për t’i bërë të keqen shoqërisë?Nëqoftëse koloradasit do të jenë
përdorues të drogës(u kërkoj ndjesë për shprehjen), atje nuk kemi më shoqëri
njerëzore, por shoqëri drogaxhinjësh pa ide, pa ideale e personalitet për
jetën.Pra, shkurt, do të kemi turma gjallesash, që do të jenë ujk për
njëri-tjetrin.Në e këtë aspekt, ka një shprehje shqip në kuptimin, këtu, për të keqen:”Sheh rrushi rrushin e piqet”.Një
përdorues droge nuk është për familjen, nuk është për punë, se dembelizohet dhe
në mëndjen e tij të çmendur nuk ka ide për progres, ka ide për regres dhe
mendja i punon për të shkatërruar.Kush do të punojë për të prodhuar të mira
materiale produktesh ushqimore apo
industriale, për të cilat njeriu ka
nevojë dhe pa to nuk jeton do?Po të ishte e mirë lënda e drogës, (droga të
ishte jetë e mjaltë)nuk do kishte përse të mbilleshin kultura bujqësore , nuk
kishte përse përdoruesi i drogës të penalizohej me privim lirie duke u dënuar
me vite burgimi kapital.Të droguarit janë parazitë dhe armiq të shoqërisë.Përdoruesit
këtu në Shqipëri izolohen nga shoqëria dhe një numër i konsideruar vuajnë për
krimin që kanë bërë. Ky numër nuk dihet sa është , dhe shteti nuk jep
statistika të tilla.Ky qëndrim shtetëror është i drejtë vetëm në drejtim të
zbatimit të ligjshmërisë që ka vendi, por e keqja mbetet, se shteti nuk ka
forcë ta parandalojë dhe, se kjo nuk është forca e shtetit që duhet treguar, që për shkelje të kësaj ligjshmëria të dënojë
sa më shumë qytetarë.Kjo është politika më e keqe e një shteti, cilido qoftë ai edhe në mbarë botën, sepse
edhe bota grryhet përbrenda nga kjo sëmundje.Pse politika shtetërore mos t’i
japi prioritet shtimit të produkteve të ndryshme bujqësore, blektorale, frutikulturës,
duke rritur , kështu, edhe numrin e të punësuarve që edhe një numë i mirë të
rinjësh mos të sorollaten rrugëve duke përqafuar vese nga më të këqijat, që
dëmtojnë mbarë shoqërinë.Kjo dukuri negative shikohet më shumë në qytet dhe
disi në fshat ku janë të lidhur me tokën.Ne e pranuam këtë system dhe nuk kemi
përse të kujtojmë me nostalgji sistemin e komunizmit për rendin dhe qetësinë
publike, që ka pasë.Pra, në këtë fokusim duhet analizuar, se cili është shkaku
i kësaj gjëndje shoqërore ku jemi dhe, për të mirën tonë, me bisturi duhet
operuar kjo plagë kanceroze, që rrezikon edhe vetë këtë sistem.Pra, shteti, qeveria
e çdo rrotacioni politik duhet të jetë në lartësinë e duhur për të rrokur prej
brirësh problematikën shqetësuese duke e qetësuar atë drejt një jete sa më
njerëzore.Secili duhet t’i bëjë vetes pyetjen për të gjitha këto prapësi:”Pse
në sistemin totalitar nuk njihej dhe kultivohej droga?Përgjigja ime është e
thjeshtë:nuk punohet.Konkretisht, nuk punon qendra, nuk punon edhe baza, edhe
shoqëria.Nuk duhet harruar shprehja:”Me punë arrihet çdo gjë!”.Sa mirë do të
ishte, që në filozofinë e këtij shkrimi për jetën, të shprehte mendimin një
përfaqësues i ambasadave të huaja për Koloradon, edhe për “kolorado”të tjerë, se
çfarë ndjen ai dhe cila do të jetë e ardhmja e shoqërisë njerëzore, cila është
politika më e mençur që duhet të ndjeki çdo shtet për problemin në fjalë?Gjatë
gjithë tranzicionit përsëritet:Lazarat…Lazarat…Lazarat…dhe deklarohet ideja e
këtyre kultivuesëve, se me këtë tregti të pistë ushqehen dhe jetojnë, por…ama
duke dëmtuar të tjerët, përdorusit e çmendur, që nuk kanë dashuri për familjen
dhe njeriun.Sa krime edhe brenda familjes janë kryer nga të droguarit.Edhe në
Itali(nga lajmet televizive)i biri rreh të atin, se donte lekë për të blerë
drogë.Shteti nuk analizon pse-në, nuk jep evidencë për parcelat e mbjella, se
si duhen zhdukur, se ka gjetur rrugën më të shkurtër:”Kape dhe përplase në
qeli!”.