Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Erida Çela Perlala: Letër e hapur

| E hene, 07.04.2014, 08:03 PM |


Nga Aktiviste Shqiptare për Ruajtjen dhe Forcimin e Identitetit Kombëtar - Shqiptaria

11-03-2014, Itali

Kryeministrit të Shqipërisë dhe të Kosovës,

Ministrive të Kulturës Kombëtare Shqiptare dhe Partive Politike në

Shqipëri dhe Kosovë!

Letër e hapur “Për rivlerësimin e rëndësisë

së investimeve në histori dhe kulturë”

Nga Erida Çela Perlala

•?I nderuar Kryeministër i Shqipërisë z. Edi Rama dhe i Kosovës, z. Hashim

Thaçi,

•?të nderuar Ministra te Kulturës Shqiptare në Shqipëri znj. Mirela Kumbaro

dhe Kosovë, Memli Krasniqi, Ministër e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri,

Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Ramë Buja

dhe Ministër i Diasporës z. Ibrahim Makolli në Kosove,

•?të nderuar punonjës te Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, të Akademisë së

Shkencave, të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve si dhe të Shoqatave

Studentore në Itali, Angli, SHBA etj., dhe kudo në Diasporë,

•?të nderuar Drejtues të Partive Politike Shqiptare,

Duke ndjekur me vëmendje çdo hap pozitiv bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë,

- Ju ftojmë që të bashkoheni me këtë letër te hapur!

Shqipëria dhe Kosova po kërkojnë te dalin nga gjendja e vështirë ekonomike në të

cilën ndodhen dhe kjo nuk është aspak e lehtë. Për ketë mendojmë se një ndihmesë

e madhe do të ishte rifokusimi tek kultura e lashtë shqiptare, e cila ka mbetur e

harruar dhe e palëvruar ...Jo vetëm që nuk janë bërë hapa përpara, por nuk është

sistemuar dija e mbledhur nga shumë institucione duke përfshirë Institutin e

Folklorit, Institutet Albanologjike në Shqipëri dhe në botë si dhe shumë burime të

tjera të cilat janë bërë të arritshme pas hapjes së vendit.

Shumë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi , Greqi që jetojnë

në tokat e stërgjyshërve të tyre si edhe shqiptarët në Diasporë po ndjejnë nevojën e

mbrojtjes së identitetit kombëtar rrezikuar që në ditët e para të formimit të shtetit

shqiptar, por që tani po rrezikohet nga disa faktorë shtesë. Emigrimi masiv, trysnitë

asimiluese në mërgim, qasjet globaliste, por kryesisht tendencat kozmopolite të te

një pjesë të parisë së Tiranës përbëjnë një rrezik të shtuar kundër identitetit tonë

kombëtar. Nuk mund të ketë përparim, integrim, dhe zhvillim pa kultivimin e

vazhdueshëm të identitetit tonë kombëtar dhe pa vetëdijesimin se shqiptaria është

më e madhe se sa pushteti, partitë, anëtarësitë në klane, grupe, shoqata e organizata

Nga Aktiviste Shqiptare për Ruajtjen dhe Forcimin e Identitetit Kombëtar - Shqiptaria

11-03-2014, Itali

të tjera.

Shqiptaria është identiteti ynë kombëtar, është bashkësia e vlerave që na

veçon nga popujt e tjerë, por mbi të gjitha duhet të jetë platforma për të cilën duhet

të kontribuojnë vazhdimisht qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, mediat, politika dhe

mërgata. Duket sikur ne ndodhemi në te njëjtat pozita të rilindësve tanë që ndjenë

nevojën të mbronin me penën e tyre të artë këto vlera.

Përpjekjet antishqiptare te shteteve që na kanë shkëputur me dhunë tokat

shqiptare te stërgjyshërve nuk kanë ndalur në këto 200 vjet. Ne ndeshemi përditë

me të tilla përpjekje të shtrembërimit të çdo të vërtete historike lidhur me identitetin

kombëtar shqiptar. Në aspektin e brendshëm duhet punuar që shqiptaria të

kultivohet midis vetë shqiptarëve, dhe po kështu të punohet dhe në aspektin e

jashtëm - evropian dhe botëror, që identiteti dhe imazhi i Shqipërisë antike të ruhet

me çdo kusht dhe të vlerësohet drejt!

Ndodhemi vazhdimisht para një presioni te vjetër Grek për zonën detare dhe

atë tokësore, si p.sh insistimi mbi marrëveshjen detare antikushtetuese me Greqinë

dhe pretendimet e ekstremisteve Grekë për Vorio Epirin. Ndodhemi përpara

propozimeve të reja për një rikthim të Jugosllavisë a thua se dështimi dy herë i një

projekti të tillë anti shqiptar nuk mjafton për të na provuar kotësinë e përpjekjeve të

tilla.

Ne e dimë se Historia e një kombi dhe njohja e saj fillimisht në vend dhe në

publikun ndërkombëtar do të ndihmonte ne qartësimin e pozicionit gjeo – politik

dhe ekonomik të Shqipërisë Etnike.. Njohja e kësaj historie të lashtë edhe në vendet

Evropiane, ku është konstatuar dhe verifikuar një mosnjohje e kësaj historie në

sistemin shkollor është një dëm, që i bëhet zhvillimit të vendit tonë. Dhënia e

rëndësisë së duhur duke investuar nga të dy shtetet e një kombi në ketë fushë do

t’u njihte shqiptarëve kontributin e dhënë shumëshekullor në historinë

Evropiane! Vendin që i takon në Evropë!

Njohja e historisë sonë e pasuruar me fakte të reja nga studiues të ndryshëm, për

më tepër vullnetarë, është një hap i nevojshëm për mbrojtjen dhe zhvillimin e

shoqërisë shqiptare. Lëvrimet, analizat, dëshmitë, studimet e historianëve te huaj

dhe vendas në lidhje me historinë e lashtë të këtij populli të gjuhëtarëve që e kanë

njohur dhe studiuar gjuhën shqipe, duke e vlerësuar atë si një thesar te paçmuar, na

bëjnë të mendojmë se nuk duhet ta nënvleftësojmë akoma ketë pasuri kulturore,

nuk duhet të nënvleftësojmë edhe pse jemi në kushte të vështira ekonomike

rivlerësimin dhe pasurimin e një historie shqiptare zyrtare nën dritën e dëshmive

dhe dokumenteve të panumërta te mbledhura nga njerëz, që sot interesohen me

pasion për ketë histori.

Nga Aktiviste Shqiptare për Ruajtjen dhe Forcimin e Identitetit Kombëtar - Shqiptaria

11-03-2014, Itali

Shkas për këtë letër të hapur u bë biseda e drejtpërdrejtë në San Zenone degli

Ezzelini të Trevizos, në Itali, ku shoqata “Lidhja e Prizrenit” me rastin e 570 vjetorit

të Kuvendit të Lezhës kishte organizuar një mbasdite kulturore-historike dhe e ftuar

nderi ishte profesoresha veneciane Lucia Nadin. Studiuesja italiane në studimet e

saj vë në dukje marrëdhëniet dhe lidhjet midis popujve që lageshin nga ujërat e

detit.

Adriatik, sidomos ato mes shqiptarëve dhe Republikës së Venedikut. Dokumente e

fakte të rëndësishme këto, që hedhin dritë mbi një Shqipëri mesjetare (vitet 1400) me

një nivel të lartë zhvillimi ekonomik, kulturor, tregtar e shoqëror për kohën.

Në Konferencën në San Zenone të Italisë, Lucia Nadin theksoi: “Në vizitën që

Napoletano bëri në Shqipëri, ndërsa fliste që duhej të ndihmohej Shqipëria për t’u

integruar ne Evropë - duhej të kishte një politikan shqiptar që t’i përgjigjej, me këto

fjalë: ‘Ne shqiptarët, që VII shekuj më parë, mbështetur në dokumente që i përkasin

mesjetës, jemi të integruar ne Evropë dhe kemi luajtur një rol të rëndësishëm për

Mesdheun’”. Ajo vë në dukje se një dokument shumë i rëndësishëm i lidhjes dhe

zhvillimit te hershëm te Shqipërisë është “Statuti i Shkodrës” që ne sot duhet ta

njohim në shkolla duke e vënë si një material te detyrueshëm për studim. Në lidhje

me ketë dokument ajo thekson, se është dokument shumë i rëndësishëm për

kulturën shqiptare! Po ne shqiptarët çfarë bëjmë ??

Si mundet te mos i mbështesim dijetarë dhe studiues kaq me zë, që i

dedikojnë jetën e tyre studimeve mbi dokumente historike kaq të rëndësishme?!

Punimet dhe studimet e bëra këto vitet e fundit si nga studjues shqiptare shumë të

njohur dhe ata të huaj i shtohen dhe pasurojnë kulturën shqiptare.

Këta historianë dhe studiues vendas dhe të huaj kanë vënë “alarmin “ me kohë në

shoqërinë Shqiptare, për mbrojtjen e identitetit kulturor të kombit tone të lashtë!

Shtetit Shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë ne i kërkojmë:

1. të mos mbështeten thjesht vetëm në pasionin dhe vullnetin individual të

këtyre studjuesve, por të marrin masa urgjente dhe të financojnë projekte

dhe studime të tilla,

2. të nxisin punën e palodhur për zbulimin dhe botimin e punimeve me vlera

të mëdha shkencore dhe historike për të sotmen dhe të ardhmen e popullit

tonë.

3. t’u japin mbështetje edhe shoqatave kulturore dhe studentore kudo ne

diasporë , që kanë bërë hapa te lavdërueshme, mbështetur vetëm në

mundësi të vogla vullnetare, për njohjen e kulturës shqiptare në vëndet ku

Nga Aktiviste Shqiptare për Ruajtjen dhe Forcimin e Identitetit Kombëtar - Shqiptaria

11-03-2014, Itali

këto shoqata funksionojnë!

Çdo hap i tillë do të ndihmonte në forcimin e identitetit kulturor, te

themeleve te shtetit shqiptar, do të rriste interesin e botës ndaj nesh, e cila e ka

sakrifikuar ketë komb, duke u sjellë padrejtësisht me të, për shekuj me radhë..

NE Shqiptarët, që në një pjesë jo të vogël të popullatës e dimë se jemi një

popull i lashtë dhe me kulturë, jemi vënë shpesh para dyshimeve të ngritura ne

mënyre sistematike, nga një politike antishqiptare, që e mban Shqipërinë te izoluar,

jo vetëm në aspektin ekonomik, që është shumë e dëmshme për nevojat e

drejtpërdrejta te popullatës shqiptare, por çfarë është më e rëndësishme te kuptohet

është dëmi i madh, që kjo politike ka krijuar psikollogjikisht në një shoqëri, së cilës

duhen energji për të mbijetuar në një krize kaq te gjatë ekonomike! Sot brezat e rinj

shqiptar te rritur ne emigrim, pothuaj nuk dinë asgjë për historinë dhe kulturën

tone në përgjithësi. Një boshllëk të tillë po mundohen ta plotësojnë shoqatat

shqiptare në mërgim me anë të kurseve vullnetare në gjuhën shqipe, gjë që nuk

mjafton, sepse duhen bërë pjesë e vëmendjes së shteteve tona me qëllim kthimi

në shkolla të mirëfillta të shqipes ..

Është detyrë e gjithë shoqërisë shqiptare te drejtuar nga shteti ynë te bëjnë

hapa për te krijuar kushte qe historia e Shqipërisë te njihet mbi fakte historike

te vërteta ne te gjithë Evropën dhe ne Bote!

Kjo është një Letër e Hapur e shoqatave shqiptare te krijuara për ruajtjen e identitetit

kombëtar, ne Shqipëri dhe diasporë

Duke Ju falënderuar për mirëkuptimin shprehim besimin tonë se kjo kërkesë do

të konkretizohet me përgjigje pozitive prej Jush.

Shkruar nga Erida Çela Perlala, Itali, më 11-03 -2014

Redaktuar nga Grid Rroji, SHBA dhe Hedie Xhyherri, Itali

____________

Nga Aktiviste Shqiptare për Ruajtjen dhe Forcimin e Identitetit Kombëtar - Shqiptaria
11-03-2014, Itali

Mbështetur nga shoqatat e mëposhtme :
1. UNIKOMB Diaspore - Kryetar Gani
Abazi
2. Besëlidhja e Re Shqiptare,- Kryetar
Fatos Ashiku
3. Ora e Bashkimit – Kryetar Ridvan
Muslija
4. Fondacionin e Gruas “ Nermin Vlora
Falaschi”- Kryetare Zenepe Luka
5. Shoqata “Lidhja e Prizrenit” Trevizo-
Kryetare Hedie Xhyheri
6. Forumi Shqiptaro Amerikan për
Demokraci – Kryetare Valbona
Karanxha
7. Dritarja Informative Bleta Shqiptare..
8. Federata Shqiptare e shoqatave
Shqiptare si “Albania Kulturale
Europea”, te “Lidhjes Kulturale
Shqiptaret ne Bote”, “Associazione
Immigrati Multietnica la Realtà”,
kryetar Gjergj Deda
9. Shoqata Skanderbeg Fermo, Itali,
Kryetar Nebi Mucaj
10. Shoqata Iliria, Trevizo, Itali,Kryetare
Emira Zhuri
11. Shoqata kulturore "Iliria e.V" ne
Aschaffenburg/ Gjerman- Kryetare
Alma Papamihali
12. Qendra Vullnetare e Emergjencave
Civile & Sherbimi Social Shendetsor
Shqiperi – kryetar Nebi Mucaj
13. Shoqata Atdhetare-Kulturore KOMBI,
ne Worcester USA, Kryetar Artur
Vrekaj
14. Shoqata "Forumi i Avokateve Per
Drejtesi", Kryetar Av. Idajet Beqiri,
Shqiperi
15. Lidhja e Krijuesve "Pegasi" Kryetar
Perikli Shuli, Shqiperi
16. ShoqataThemeluese Selamine, Greqi
Kryetar Petrit Hoxha
17. Shoqata Dispora Cameria, Itali – Adem
Aliu
18. Shoqates "Pro-Youth" Shqiperi,
Kryetar Taulant Capa
19. Shoqata:"Familja dhe Media" kryetare
Kozeta Zavalani
20. Keshilli i Paqes per Tiranen.. kryetare
Kozeta Zavalani
21. Levizja Ekonomike Mbareshqiptare
"Shqiponja e Lire", Slloveni, kryetar
Mersel Ismaili
22. Shoqata Shqiponja, Itali , Kryetar
Klodian Çami
23. Shoqata Shqipëria Greqi, kryetar
Ilirjan Dhima
Nga Aktiviste Shqiptare për Ruajtjen dhe Forcimin e Identitetit Kombëtar - Shqiptaria
11-03-2014, Itali
Mbështetur nga Historiane, Arkeologe, Studiues, Publicistë dhe Aktivistë:
1. Mathieu Aref – Historian, France
2. Myslim Pashaj –Kolonel, kandidat
Shkencash, Shqiperi
3. Altin Kocaqi – Studies,Shqiperi
4. Fahri Xharra –Studiues,
Publicist,Kosove
5. Marin Mema- Top Channel,
Shqiperi
6. Arben Llalla,Historian, Maqedoni
7. Odise Çaçi, Docent,Historian
Shqiperi
8. Gjergji Anastasi, Arkeolog, Itali
9. Sheradin Berisha, Historian,
Publicist,Gjermani
10. Grid Rroji Docent,Publicist, ShBA
11. Etnor Canaj, Arkeolog, Itali
12. Lytfi Alia, mjek e Profesor ne
mjeksi, Itali
13. Donika Zonja, Gjermani
14. Vjollca Kaciu, Gjermani
15. Petrit Aliaj, Itali
16. Durim Lika, Itali
17. Selim Musaj, Itali
18. Irma Kurti,Gazetare , Shkrimtare,
Itali
19. Florenca Sherifaj,Itali
20. Xhemal Lytfiu , Zvicer
21. Ahmet Sadiku , Gjermani
22. Januz Veliqi, Gjermani
23. Isuf Bytyci, Gjermani
24. Dhimiter Rrera,gazetar
Kryeredaktor i TV ILIRIA,
Arizona, USA
25. Gezim Osmani, Gjermani
26. Agim Mulosmani, Itali
27. Ilir Hoxhaj, Itali
28. Xhelal Ferizi , Gjermani
29. Agim Curri, Gjermani
30. Bedri Zenel Islami, Shqiperi
31. Makfire Maqedonci- Canolli
U.S.A
32. Shpetim Zinxhiria, Drejtuesi i
gazetes "FocusNews.al", Greqi
33. Murat Huli, Itali
34. Luan Rukaj, Greqi
35. Gezim Hadribeaj, Shqiperi
36. Tahir Veliu, Kanada
37. Alfred Gjikolaj, Itali
38. Vetima Krasniqi , Kosove
39. Faik Xh. Krasniqi, Shqiperi
40. Hekuran Iljazi, Shqiperi
41. Amarildo Pregapuca, Angli
42. Shpetim Zinxhiria, Greqi
43. Xhevat Murseli, Francë
44. Urim A. Gjata, Shqiperi
45. Arban Bislimi, France
46. Luigj Beltoja, Shqiperi
47. Mersel Ismaili, Slloveni
48. Arben Agolli , Shqiperi
49. Hasije Ramadani, Maqedoni
50. Laudin Sulejmani-Gjermani,
51. Albert Kokoshari, Gjermani,
52. Fatbardha Presheva-Presheve,
53. Aishe Mulliqi Gashi,Shqiperi,
54. Albulena Krasniqi Rrafshi,Kanada
55. Sylejman Krasniqi ,
Kosove/Shqiperi
56. Qendrim Krasniqi, Angli
57. Fatmire Kamberaj, Kosove
58. Valentina Berisha Gjermani
59. Rita Hoxha, Itali
60. Anila Dahriu, Itali
61. Amaraldo Deda, Zvicer
62. Rina Kadriu, Kosove
63. Dorjan Deda, Zvicer
64. Klaudio Deda, Itali
65. Lek Gjoka, Amerike
66. Leonard Carcani ,Shqiperi
67. Albert Zholi,shkrimtar-gazetar,
Shqiperi