Dramaticiteti i Henry Moore-it
Vlerësim për ekspozitën personale
të krijuesit Henry Moore që u hap në Galerinë kombëtare të Kosovës
Nga Dr. Ilir Muharremi
E bukura
është e bukur pothuajse për të gjithë e njësuar, me të duhet të jetohet aspak
të imagjinohet. Bukuria ka forcë të ngulmoj tek individi pamëshirshëm duke e
rrëmbyer më të dyja duart. Nëse morali zgjedh reformën, atëherë dëbon të
bukurën, e në art morali shkelmohet dhe zëvendësohet me të bukurën. Skulptura
si më e madhja me plot ambicie e të gjitha arteve, fiksohet në tri dimensione
që ka figurën e njeriut, mashkullit apo femrës të cilat i kthen në rrëmujë
gjestesh të unifikimit dhe stilit. Ajo eksploron gjestin, shprehjen e fytyrës,
apo shikimin e zbraztë. Albert Kamy shënon: “Qëllimi i saj nuk është të imitoj,
por të stilizojë dhe të mbajë ngushtë në një shprehje domethënëse”. (Albert Kamy, Njeriu i revoltuar, Aikd,
Prishtinë 2010, fq:250.) Nga kjo del se ajo zbutë ethen e pandalshme
të njerëzve.
Nga ana
praktike, skulptori krijon me mundin fizik dhe me forcën e krahëve mposhtë fortësinë e mermerit, dhe çfarëdo
guri tjetër, madje edhe nëse ato pjesë nuk hyjnë fare në punë. Por, kur sheh
skulptorin të mbuluar në pluhur, s’thua
dot që ke parë artistin, por furrxhiun. Duhet besuar skulptorit britanik
Henry Moore të cilit para disa ditësh u ekspozuan grafika dhe skulptura në
Galerinë Kombëtare të Kosovës. Ekspozita titullohej : “Grafika dhe skulptura të
përzgjedhura” e organizuar në bashkëpunim ndërmjet Galerisë së Arteve dhe
Këshillit Britanik. Sa më shumë vështrojmë skulpturat aq më tepër kuptojmë
thellimet ndërmjet muskujve, të lënë në vendet e fryra, më pastaj kishte dhënë
vendeve formën e duhur. Kjo punë është mendore e skulptorit në veçanti atij Moore. Në skulptura vërejmë përkuljen,
ngritjen e drejtë të tij me qëllim për ta parë madhësinë, lartësinë apo
thellimin e duhur. Ai është marrë vazhdimisht me korrigjimin e skulpturës, mendorja dhe fizikja veprojnë të njëjtën
kohë. Mendja në profil korrigjon konturet e pjesëve të trupit, aty ku muskujt
theksohen. Moore përpiqej tu jepte imazh femrave
të shtrira dhe rikrijonte trupat e tyre , gjithë dashurinë apo zhgënjimet e një
jete që ato kishin treguar në takime , apo të grave të tjera që kishte njohur
dikur. “Dua të jem krejt i lirë për të pasur një arsye për të bërë figurat e
gjysmështrira dhe akoma më i lirë për të gjetur “kuptim” në to.” Shënonte
Moore. Këtu nxjerrim se çdo grua ka një histori brenda trupit të saj, distanca
liria për ta kapur esencën, dominon me heshtje të skulptorit. Qartazi vërejmë
se atij nuk i intereson për kufijtë e figurës së trupit, por për gjendjen e
saj, kjo gjendje në raport me figurinën, arrihet duke u gdhendur nga vizioni individual
i mjeshtrit. Kjo është e vërtetë. Gratë, e Moore janë delikate të ndryshme,
unifikuara, të stërmbushura me emocion, detaj me forma të përçudnuara,
unikolore, fatkeqe plot dramaticitet. Shpesh ato paraqiten në poza çlodhëse, të
lodhura nga jeta, të kaluara në një ekstazë, dehje, fazë konsumimi, ku çdo gjë
nëse i sulmon pranohet ashtu me lehtësi. Këtu dukshëm artisti loz sinqeritetin
përfiton ndjenja të njëjta nga femrat. Ai është gjykim i së bukurës, një artist
që nga dramaticiteti ka përfituar plotshmërinë
e forcës së grumbulluar duke e shprehur në gjykimin e së bukurës.
Instinkti i tij estetik shikon nga lart rrjedhojat më të largëta, por edhe nga
afër shikon rrjedhën, bëhet i
gjithanshëm vetëm për tu unifikuar. Gjendjen e fuqisë kafshore, Moore na rikujton me kafshët e krijuara
në grafikë. “Unë shoh shumë ngjashmëri në mes të kafshëve dhe mund të përfitoj
ndjenja të njëjta si nga kafsha ashtu dhe nga njeriu.” Thekson Moore. Nga njëra anë është një vërshim me tepri të
lulëzimit të njeriut në botën e dëshirave, aspak të qëndrueshme nëse e kapim në
thelb ekzistencën, nga ana tjetër shihet si një nxitje e funksioneve kafshore,
dëshirave të jetës më të fortë, barasvlerës, stimulues , ndjenjë e shndërruar
në një.
Duhet
përmendur edhe thënien e famshme të Moore. “Dallimi në mes modelimit dhe
gdhendjes, është se modelimi është një gjë e shpejtë dhe kështu ai bëhet një
shans për të hequr qafe idetë e ndonjë tjetri". Mjeshtri ruhet nga ky
tundim dhe bënë gdhendje të drejtpërdrejtë bazuar në masat e gjatësive,
trashësive, gjerësive të pjesëve përbërëse dhe i përmbahet kësaj duke mos hequr
asnjëherë copëza tjera. Qëllimi i ideve të shpejta të cilat në esencë përpiqen
të trashëgojnë atë që gjithherë ekziston,
ndërtohet mbi afshin kalimtar të trupit ose vërtitjeve të pafund dhe
qëndrimeve. I fiksuar pas idesë, por prapë nuk qe ajo ide e cila mendohet, Moore zgjedh modelin, tipin ,
perfeksionin e lëvizshëm, të çuditshëm, ekzagjeruar në formë, proporcion,
qëllimshëm disproporcion dhe përnjëherë zbutë ethen e pandalshme të njerëzve.
Atëherë, dashuria për modernen nuk mungon, ai nuk zgjedh përmasën, por gjendjen
e njeriut, dhe asnjëherë momentin real të njeriut, kjo është individuale. “Nëna
dhe fëmija”, sipas tij, është temë e përjetshme e pafund, një formë e vogël në
relacion me të madhën për ta mbrojtur të voglën. Këtu arti realizon me
përpjekje të dukshme lidhjen e veçantë universale, të cilën asnjëherë nuk mund
ta shkëpusim, përse ta shkëpusim kur kështu rritet përjetësia në univers. Edhe
këtu ai qartazi prek kontaktin,
gjendjen, e jo formën, forma vetëm rrëshqet mbi gjendjen. Arti
përpiqet
ta konteston realen, por nuk ik prej saj. Ndjenjat që i paraqet artisti janë të
pakapshme për zemrën, bëhet fjalë për kontaktin e pangopur që me miliarda vjet
do të jetë ky kontakt. Ky është art jo vetëm i të jetuarit, por i ta
vazhduarit, i krijuar mbi vazhdimin dhe zgjerimin e përjetësisë. Kjo temë,
ngjan me “Madonen dhe fëmijën”, art i së kaluarës, ndikim nga mjeshtrit e
vjetër, me një natyrë morale e cila na mëson pafundësinë e lindjes të pa bazë
dhe vazhdimit drejt të panjohurës. Me qëllim se duhet vazhduar. Ai nuk trajton
thelbin e absurdit para lindjes se ku ishte ky fëmijë para se të shfaqej në
realitet, por ka do të vazhdoj më tutje. Ndihet qartë se po përkufizoj një metodë
analitike sepse përmban metafizikë dhe na tradhton pa dashje, ky pafund i pa
zgjidhur na detyron të lindim duke u ngritur shkallë shkallë, pa mohuar veten.
Kjo më shumë i ngjan një dashurie dhe komedie të përjetshme. Nëse e kapim më në
thelb, ky fëmijë do gjendet i habitur kur vëren se bota është e papërshkrueshme
dhe të gjitha forcat e natyrës janë të huaja për të, por mund të na tundojnë.
Kjo është një nostalgji që ilustron lëvizjen thelbësore të dramës njerëzore.
Kjo e kënaq menjëherë dhe dominon nga shtrëngimi i nënës së tij.
Moore i jepte rëndësi temës dhe e
konsideronte si gjënë më vitale nga e cila mund të provon shumë ide formale,
nga mosdija për to, ai mund të eksperimentojë. Eksperimentimi ndodh në formë që
kërkon ndriçim të posaçëm, dritën dhe hijen, natyrën e relievit që lind vetë
dritëhijen. Perspektivat nuk duken aspak të vërteta, ngaqë nuk vërehen trupat e
tejdukshëm, me ata ndriçues. Veçori kryesore e skulpturave të tij është aftësia
për t’i qëndruar kohës. Nëse ai do thotë: E bëra gabimin, prapë mund ta
korrigjoj krahas me mjeshtrit e renesancës. Mendja është ajo që korrigjohet,
por edhe vepra nëse nuk dëmtohet në
thellësi.