| E hene, 07.04.2014, 04:09 PM |
Rrustem Geci
EPOPEA E SHPIRTIT
Në të përgjithshmen e shpirtit
shpirti do të kujdesemi për të
që të mos qahet i përmalluar
ta veshim mirë e ta mbathim
Në jetën tonë të përditshme
shpirti i do lëngjet e firmave
do ta qërasim me dashnore
me yje të filmit e të bukurisë
Shpirti është fëmijë me teka
ai s´beson në zot abstrakt
dëshpërimin e ka fëminor
dhe zemërimin e ka të ashpër
Shpirti është fëmijë tragjik
dhe më qerratai i kraharorit
ai i do qejfet dhe dashuritë
dehjen e më të çmendurit!..
poezi nga libri "Ajri dhe koha"