| E hene, 07.04.2014, 07:13 PM |
RAMIZ LUSHAJ
MBRETËRESHA TEUTA KALTËRON LOTË...
Loti i Mbretëreshës Teuta u ba Atlantik,
Shpata e saj djep e urë për brezat
Duart i mban si Hark Triumfi
Nga Ulqini... në Rozhajë ... Uashington.
Loti i syve të saj kaltron dhimbjen Nane
?an gurin e kufinit të Tokës Tonë të ndame...
Dy gjinjtë e saj si liqenet Shkodër e Plavë
Ujvarë mbi Xhubletë e mbi Plisin e bardhë.
Gjaku i saj në Lim,Valbonë, Zetë, Mora?ë...
Zemrën shkijet po don me ia plasë...!
Shqipëri Etnike, prill 2014
MBRETI
?ohu Mbreti Gent,
Mjaft ke pirë venë...
I shterre tana kupat e dhimbjes,
Nga sulmet e romakëve, nga pabesitë e aleatëve,
Nga dhimbjet e tokës ardiane, autariate, dardane...
Kanë ikë romakët...Erdhën sllavët
Prapë të pabesë të Mëdhenjtë e Kohnave
Na i ndanë tokat, liqenet, varret...
Malësisë nga bregdeti tek Alpet
Si lumenjtë, sa malet.
?ohu Mbreti Gent,
Ishe i zoti, diplomat i rrallë,
Luftove me penë, me shpatë, me fjalë.
Si prijës luftëtar, si dijetar.
As shpikja jote: Gentiana, ila?i i zemrës,
Nuk po na i pushon dhëmbjet...
Mjaft ke pi venë...në dy anët e Adriatikut.
Se kupat e dhëmbjeve na u banë liqene, dete, oqean.
Hajde, mbi dy anët e Atlantikut,
Hajde Sot. Nesër është Vonë...
Je Krushk i Parë i Karvanit të Lirisë Tonë.
Malësia Malësi ka për të mbetë
Kur kemi Ty, Mbreti Gent!
Shqipëri Etnike, prill 2014