| E premte, 04.04.2014, 07:28 PM |
Fatos Lubonja hedh valle në gojën
e “Oktapodit” për të cilin flet, i akomoduar në tentakulën e tij
Nga Kastriot Myftaraj
Gjëja e parë që të shkon ndërmend kur përfundon së lexuari artikullin e Fatos Lubonjës “Ilir Meta si shtyllë e sistemit” (botuar në 29 mars 2014 te gazeta “Panorama”) është se, meqënëse Lubonja flet edhe për pushtet mediatik të “Oktapodit”, pra edhe për tentakula mediatike të tij, a mund të besohet që gazeta “Panorama” ku shkruan Lubonja, dhe që është më e madhja në vend, nuk është një e tillë? A thua vërtet televizioni “Klan”, ku Lubonja flet në emisionin “Opinion” të Fevziut nuk është një prej tentakulave mediatike të “Oktapodit”? Pra, çështja është se a kemi të bëjmë në rastin e artikullit të Lubonjës me të vërtetën, apo me atë lëngun që lëshon “Oktapodi” për të errësuar ujin përreth tij, kur gjendet në një betejë për jetë a vdekje. Në të vërtetë edhe gazeta ku është botuar shkrimi i Lubonjës, edhe Televizioni “Klan” nga i cili i flet Lubonja publikut janë tentakula të “Oktapodit” për të cilin flet ai. Edhe “Panorama”, edhe “Klani” nuk janë mediume (që ta mësojnë shqiptarët duhet thënë “medium” në numrin njëjës dhe “media” në numrin shumës), por “tentakula”, madje “tentakula” të fuqishme të “Oktapodit”. Pronarët e tyre janë të përzier në të gjitha aferat e pista për të cilat flet Lubonja dhe janë të lidhur organikisht me tentakulat e tjera të “Oktapodit”, ato politike, gjyqësore, bankare, madje edhe ato të krimit të organizuar. Nuk ka punë të pista në Shqipëri, të kryera nga secila prej “tentakulave” të “Oktapodit” ku të mos jenë përzier pronarët e gazetës dhe të televizionit nga ku lëshon “rrufetë” e veta Lubonja. Le të fillojmë që nga ndërtimet pa leje një temë kjo për të cilën e ka aq për zemër të flasë Lubonja. Ndërtesa madhështore ku gjendet televizioni “Klan”, në ish-Kinostudio, është rasti më flagrant i një ndërtimi pa leje që mund të imagjinohet në Shqipëri. Pronari i Tv Klanit mori me qera nga qeveria, një sipërfaqe të madhe toke në ish-Kinostudio, dhe në tokën me qera bëri ndërtesat e mëdha për Televizionin e tij. A mund të jetë i besueshëm Lubonja kur ai shkon e iu flet shqiptarëve nga studioja e emisionit të Fevziut, që gjendet në mes të kësaj ndërtese pa leje? Lubonja është në dijeni për atë pallatin famëkeq që ka ndërtuar pronari i gazetës “Panorama” dhe që është lartësuar aq shumë në kate pa leje saqë i bën hije edhe Burgut 313 dhe që ka nja dhjetë kate pa leje. Lubonja i di këto dhe shumë gjëra të tjera që kanë bërë dhe bëjnë pronarët e gazetës dhe televizionit ku shkruan dhe flet ai.
Atëherë si qëndron e vërteta me Lubonjën? A thua me të vërtetë e lejon “Oktapodi” Lubonjën që të përdorë si të dojë, në dëm të tij dy tentakula që janë gazeta “Panorama” dhe Tv Klan, dhe Lubonja sillet si në atë këngën ideologjik të kohës së Enver Hoxhës “Ne në gojë të ujkut hedhim valle/lum moj Shqipëri që na ke!” Në rastin e Lubonjës, a ka ai të drejtë që të mburret: “Unë në gojë të Oktapodit hedh valle…”
Nëse
Lubonja do të kishte pasur si qëllim që të shkruante një artikull ku të thoshte
të vërtetën për sistemin dhe “oktapodin”, ai nuk mund ta bënte aspak këtë në
tentakulën e “Oktapodit” që është gazeta “Panorama”. Ai nuk do të kishte se ku
ta publikonte tjetër këtë artikull përveç faqes së tij në Facebook. Prandaj, në
të vërtetë, kur Lubonja, kërkon të duket si një gjigand që lufton kundër
“Oktapodit”, në fakt ai është një “liliput”, të cilit ia kanë kapur duart dhe
qafën dy nga “tentakulat” e “Oktapodit”, pronarët e “Panoramës” dhe pronari i
Tv Klanit. Asgjë nga ato që shkruan Lubonja në gazetën “Panorama” dhe që thotë
në Tv Klan, nuk do të mund ta vazhdonte ta bënte nëse nuk do të ishte në
interesin e pronarëve. Ndryshe Lubonjës do t’ ia kishin mbyllur derën si në
gazetë, ashtu dhe në Tv Klan. Dhe artikulli i djeshëm i Lubonjës është
shembulli më i mirë për këtë, siç do të shpjegoj më poshtë. Paradoksi më i madh
i artikullit të Lubonjës kundër Metës është se nëse do të ishte e vërtetë që
Ilir Meta është njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë, atëherë gazeta “Panorama” nuk
do të guxonte që ta botonte artikullin e Lubonjës. Nëse Ilir Meta do të ishte
vërtet njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë, atëherë sot, pas këtij artikulli Ilir
Meta do të kishte vënë në lëvizje shtetin për ta shkrirë Familjen Hysenbelliu
në atë mënyrë që të luteshin të kishin fatin e Vehbi Alimuçës. Dhe Ilir Meta do
ta kishte pasur fare të thjeshtë këtë gjë se gjendja e bizneseve të pronarëve
të “Panoramës” është e tillë ata mund të shkrihen ligjërisht. Krejt ashtu siç
bëri Edi Rama me Artur Çanin. Nëse Ilir Meta do të dërgonte rruspat e INUK te
pallatet e Familjes Hysenbelliu askush nuk mund të pretendonte se ato pallate
nuk duhen të shemben, duke nisur që nga ai që i bën hije Burgut 313 në Tiranë.
Nuk mund
ta botonte atë artikull Lubonja në gazetën “Panorama”, që është pronë e
Familjes Hysenbelliu, dhe kjo jo thjesht për shkaqe morale se kjo familje i
detyrohet Metës për gjithçka që ka arritur deri kur falë atyre që siguroi nga
Meta, arriti në pozitën që mund t’ i shërbente dhe Berishës e Bashës, duke
siguruar përfitime prej tyre, nëse Familja Hysenbelliu nuk do të kishte interes
për botimin e këtij artikull. Se sulmi që i bëhet këtë herë Metës është shumë
përtej limitit kur Kryeredaktori i gazetës, ish-spiuni i Shik-ut të Gazidedes
dhe të Fatos Klosit, Robert Rakipllari, me të cilin do të merrem një ditë
posaçërisht, mund t’ ia lejonte vetes ta botonte pa vënë në dijeni pronarin.
Një artikull i tillë nuk mund të botohej vetëm i vlerësuar nga mendja e ndritur
e shef Kasëmit. Por artikulli i Lubonjës nuk është thjesht sulm i pronarëve të
gazetës ndaj Metës, të cilët mendojnë se sa herë që
Lubonja ka shënjestruar Ilir Metën si shtyllën e sistemit, të cilin sistem Lubonja e përshkruan si “mënyrën se si funksionon oktapodi shumëkëmbësh i pushtetit politik, ekonomik, gjyqësor në Shqipëri dhe elitën që lëviz tentakulat e këtij oktapodi”. Të dy figuracionet e përzgjedhur nga Lubonja për të përshkruar rolin e Metës janë kontradiktore dhe janë simptomë e një mendjeje të çartur. Kur flitet për një sistem, i cili qëndron falë një shtylle që e mban, imagjinohet një ngrehinë, fjala vjen një çati të cilën e mban një shtyllë. Ky në fakt është figuracioni klasik për të përshkruar pushtetin. Por Lubonja na thotë se me sistem kupton “Oktapodin” shumëkëmbësh të pushtetit politik, ekonomik, mediatik, gjyqësor në Shqipëri. Tani dreqi e mori, ose sistem me një shtyllë mbajtëse, ose oktapod, se ky i fundit nuk ka as shtyllë kurrizore, madje asnjë lloj skeleti, qoftë edhe halor.
Lubonja,
si një njeri djallëzisht i zgjuar që është, e kupton se ku është pika e dobët e
artikullit të tij, dhe kjo është pikërisht teza qendrore e tij, se njeriu më i
fuqishëm i Shqipërisë sot është Ilir Meta, domethënë se ky është edhe njeriu që
bën më së shumti dëme në Shqipëri. Por nëse Lubonja do të ishte i sinqertë, ai
do të thoshte se Ilir Meta ka mbetur njeriu i dytë më i fuqishëm i Shqipërisë,
si me Berishën, ashtu dhe me Ramën. Ilir Meta nuk ka qenë kurrë shtylla e
sistemit për të cilin flet Lubonja. Shtylla e sistemit kanë qenë Berisha dhe
pas tij Rama. Duke ndjekur logjikën e krahasimit të Lubonjës, mund të thuhet se
Mund të
duket paradoksale por sot
Një
llogari e thjeshtë provon se
Duke e
kuptuar pikën e dobët të arsyetimit të tij, Lubonja bën kinse i shan të gjithë
të mëdhenjtë e politikës, Kryeministrin Rama, Kryetarin e PD, Basha, Berishën
gjithashtu. Lubonja pretendon se “Oktapodi” është sistemi pjesë e të cilit janë
Rama,
Por Lubonja duhet gjykuar në fakt për aq sa i kritikon dy pushtetmbajtësit e mëdhenj, Ramën dhe Metën. Dhe këtu Lubonja dridhet e përdridhet, bën sikur i shan të dy, por Ramës i bie me “saçme” për harabela, ndërsa Metës i bie me “sacme” për derra të egër. Nënkuptimi i titullit të shkrimit të Lubonjës “Ilir Meta si shtyllë e sistemit” është “Edi Rama nuk është shtylla e sistemit”. Lubonja bën sikur e shan Ramën në artikull, por vini re: Për Lubonjën Rama nuk është njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë, nuk është shtylla e sistemit, pra nuk është njeriu më i dëmshëm i politikës shqiptare. Kryeministri Rama na del në njëfarë mënyre si viktimë e Metës. Pra, “Oktapodi” i vërtetë i cili i ka kapur të gjithë është Meta.
Mitin e
rritjes së fuqisë së Metës e kanë krijuar me djallëzi ata që duan të bëjnë
alibinë e Qeverisë “Rama”. Ky mit ka dalë nga kuzhina e ideve të Koço
Kokëdhimës. Synimi i këtij miti është që të shfajësojë Kryeministrin Rama për
gjithçka ndodh në këtë mandat të parë të tij, duke u pëshpëritur lart e poshtë
se vërtet Rama është Kryeministër, po pushtetari më i fuqishëm në vend është
një tjetër, Meta. Pra, Rama do ta tregojë veten kur të largohet Meta nga
pushteti dhe për këtë po punon Kryeministri, por Meta ende i duhet, se kemi
zgjedhjet vendore para. Pastaj të shohim. Ndoshta mund të bëhen kombinime të
tjera politike dhe të ndërtohet një mazhorancë e re parlamentare, me në krye
PS, por pa
Edi Rama nuk duron dot Metën as si njeriun e dytë më të fuqishëm në vend, se e tillë është natyra e Edi Ramës. Njeriu më i alarmuar nga pozita që ka siguruar Meta në politikë sot është Edi Rama. Kjo për faktin se Rama do që ta zëvendësojë modelin e “Oktapodit” shumëtentakulësh, me modelin putinian të “Peshkaqenit”, që do të jetë vetë ai, Edi Rama.
Në rrethanat kur përballë Edi Ramës është një kryetar i PD-së, si Basha, i cili ngjan si një balerin, të cilin ia kanë nxjerrë përballë në ring një boksieri të peshave të rënda, dhe kuptohet se ky “balerin” nuk ka asnjë shpresë për fitore, ndonëse ka pas shpine një trainer plak, “ish-boksier” fitues si Berisha, largimi i Metës nga politika do të thotë që të shumëfishohet pesha dhe pushteti i Edi Ramës, deri në përmasa putiniane. Në politikë zgjedhja nuk është mes të mirës dhe së keqes, por mes më së keqes dhe më pak të keqes. Vetë demokracia, sistemi i synuar pra, shihet si alternativa më pak e keqe. Ne jemi në një realitet ku Meta është pengesa e fundit për t’ u shndrruar Rama në një Putin shqiptar. A e kupton Lubonja se ekziston rreziku që të krijohet një regjim putinian në Shqipër me Ramën si Kryeministër që do të vendosë “Medvedevin” e tij si President kukull, sapo të ketë mundësi ta bëjë këtë gjë? Lubonja natyrisht që e kupton këtë gjë. Por Lubonjën nuk e preokupon fort ky rrezik, se tekefundit Lubonja jeton në Itali dhe në Shqipëri vjen vetëm si turist, ose për të folur në studion televizive të Fevziut.
Lubonja
thotë se ai ka marrë shkas për të bërë këtë artikull për Metën nga pritja me
600 të ftuar që ai dha me rastin e ditëlindjes së tij. Dhe këtu Lubonja
Kur Enver Hoxha pa karamelet “Zana” ai mendoi se e zbuloi enigmën e dasmës së madhe të Fatosit. Todi dhe Fadili janë pjesë e një komploti (konspiracioni) të madh, mendoi ai, që ka për qëllim të sjellë në pushtet një kastë të re aristokratike. Karamelet me emrin e nuses qenë një gjë që ndodhte vetëm me rastin e martesave mbretërore. Kur u lirua Todi nga burgu në 1987, ai i shkroi letër Ramiz Alisë dhe i kërkoi që t’ i lironte të birin. Ramizi natyrisht e pyeti Nexhmijen nëse ajo kishte kundërshtim që të falej djali i Todit. Nexhmija, siç tregojnë dëshmitarët, gati kërceu përpjetë duke thënë: “Kush, ai princi për dasmën e të cilit dolën karamele firmato me emrin e nuses së tij? Jo, atë jo!” Kështu që Fatosi për shkak të karameleve me emrin e gruas qëndroi në burg deri në mars 1991.
Në rastin e pritjes së ditëlindjes së Metës, Lubonja nuk gjen diçka të ngjashme me karamelet, domethënë që Meta të kishte shërbyer për të ftuarit biftekë ku të ishte shkruar me mustardë emri i Metës. Por Lubonja bën hipoteza dhe le të kuptohet se për shkak të ambicjes që i atribuon Metës për t’ u bërë President, pritja që dha ai kinse për datëlindjen ishte në fakt promovimi i kandidaturës presidenciale të tij.
Në fakt, Lubonja është i tmerruar jo aq nga ideja se Meta mund të bëhet President i Shqipërisë, por nga fakti se kryetar i shtetit të Shqipërisë do të bëhet një njeri me emrin “Ilir”. Dy gjëra ka obsesion Lubonja si kauza të tij, të luftojë kundër Skënderbeut dhe kundër vazhdimësisë iliro-shqiptare, pra që shqiptarët e kanë origjinën nga ilirët. Meqënëse Meta e ka emrin “Ilir” ai është a priori e keqja më e madhe e Shqipërisë për Lubonjën, e aq më tepër si President. Një kryetar shteti në Shqipëri me emrin “ilir”? Kjo është e padurueshme për Lubonjën. A nuk është me Kushtetutë kryetari i shtetit simbol i unitetit të popullit? Kështu për Lubonjën Meta do të bëhet edhe simbol i unitetit dhe vazhdimësisë të popullit ilir dhe të popullit shqiptar. Prandaj, Ilir Meta Delenda Est! (“duhet shkatërruar”, si Kartagjena).
Në artikullin e Lubonjës, ka shumë më tepër mesazhe midis rreshtave se në çdo artikull të mëparshëm të Lubonjës. Dhe jo të gjitha këto mesazhe janë nga mendja e Lubonjës. Kur Lubonja flet për ambicjen presidenciale të Metës, ai këtu thotë me nënkuptim se Meta President do të jetë Putini shqiptar. Se ç’ kuptim tjetër mund të ketë ajo që thotë Lubonja se Meta që sot është njeriu më i fuqishëm në Shqipëri, duke qenë vetëm kryetar i Kuvendit, nesër kur të jetë President, do të bëhet akoma më i fuqishëm? Sot që Meta ka drejtpërdrejt në dorë vetëm zilen e parlamentit ai qenka njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë! Por nesër si President, kur do të ketë në dorë SHISH, Prokurorin e Përgjithshëm, Gjykatat, kur do të jetë Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, mund ta merrni me mend se sa i fuqishëm do të jetë. Pra, do të bëhet Putini shqiptar. Por për rolin e Putinit shqiptar aspiron në rradhë të parë Edi Rama. Prandaj ai nuk e duron dot Metën pavarësisht se e ka aleat të domosdoshëm.
Fatos
Lubonja është bërë sot shprehësi më elokuent dhe më i sofistikuar i mendimeve
të fshehta të Edi Ramës. Për këtë mjafton të lexoni atë shkruan Lubonja në
artikullin e ditës së djeshme, ku thotë se Ilir Meta është vërtet njeriu më i
fuqishëm në Shqipëri, por është edhe më i dobëti, dhe pastaj kërkon leje për ta
shpjeguar gjatë këtë paradoks. Dhe në vazhdim Lubonja thotë se dobësia e Metës
është se Rama nuk mund ta pranojë gjatë bashkëqeverisjen me të, pasi kjo
aleancë është vetëshkatërruese për Ramën. Pra na
Pastaj, edhe për nder të Lubonjës dhe gazetës nga ku buroi drita që na cliroi nga e keqja, duhet të ketë një festë me rastin e rrëzimit të shtyllës së urryer të sistemit. Edhe për këtë mund të ketë parapërgatitje të cilat ne ende nuk i kemi kuptuar. Por meqënëse na bëri të vëmendshëm Lubonja mund të pyesim. Kështu, mund të jetë e arsyeshme që të bëhen hipoteza për të ashtuquajturën Festë të Birrës që bëjnë në Korçë pronarët e gazetës “Panorama” dhe që korçarët e quajnë Festa e Shurrbirrës, se ashtu është Birra “Korça” e prodhuar tani. A nuk është me vend të pyetet, siç bën Lubonja për festën e ditëlindjes së Metës, se përse organizohet kjo festë në Korçë, me ç’ qëllime? A mos ndoshta është një parapërgatitje për organizimin e Festës Kombëtare të Shurrbirrës “Korça” që do t’ u jepet falas shqiptarëve ditën që do të çlirohet Shqipëria nga Ilir Meta, ashtu siç u bë kur u vra Mehmet Shehu, me ç’ rast iu dha ushtarëve dhe aksionistëve nga një racion çaj shtesë?
Artikulli i Lubonjës, për atë lexues që nuk i di prapaskenat e politikës dhe të biznesit në Shqipëri është kulmi i pastërtisë morale që duhet të ketë një opinionist i shtypit. Në të vërtetë Fatos Lubonja nuk është gjë tjetër vecse arma djallëzore e “Oktapodit” të cilin bën sikur e denoncon ai, është si ai lëngu turbullues, errësues, që lëshon oktapodi kur gjendet ngushtë, për të errësuar ujërat përreth tij, në mënyrë që qëniet që gjenden përreth tij të mos mund të shohin qartë. Lubonja pra është më i keq se tentakulat e oktapodit për të cilin flet. Prandaj ai e meriton që t’ i flasësh në gjuhën fyese në të cilën ai i lejon vetes jo rrallë t’ u flasë të ftuarve në debatet televizive në konakun televiziv të Fevzos, duke thene se artikulli i Lubonjës ka jo më tepër vlerë morale se ç’ mund të ketë vlerë letra fshirëse e përdorur atë ditë në banjo nga pronarët e “Panoramës”. I kam dhënë fjalën një mikut të përbashkët me Lubonjën se do t’ i adresoj këtij 63 pyetje me rastin e 63 vjetorit të lindjes, që është në 27 prill. Nuk e kam harruar këtë gjë. Një pyetje mund ta zbuloj paraprakisht: A bëri një kombinacion në Gjirokastër SHIK-u i Gazidedes që Lubonja të merrte vlerën e plotë në lekë për letrat me vlerë që mori nga diktatura e Berishës së Parë, për vitet e burgut politik?