| E premte, 04.04.2014, 07:02 PM |
Të
" Sulova e Poshtme në shekuj!"
(esse)
Nga Përparim Hysi
* * *
Kurrë
librave që më dhurojnë shokët nuk u rri skiç. Përkundrazi, pasi i lexoj, në
kufijtë e dijeve të mia modeste, qoft dhe si lexues, dua të them fjalën time.
Libri i Pëllumbit është i një lloji të veçantë: ky libër është si një
"anamnezë" e madhe e autorit për një krahinë si Sulova e Gramshit.
Ajo që të çuditë në këtë "anamnezë" është pasioni i madh i autorit; këmbëngulja për të lëvruar
në shekuj dhe në gjithë këtë libër me vlerë, është derdhur djersa për rrreth
15-vjet, ku autori del si një diturak disapalanësh: edhe historian,edhe
arkeolog, edhe agronom, edhe pedolog; edhe zoolog,edhe hidrolog, edhe
anatomist,edhe botanist, edhe njeri i artit,edhe i arsimit,edhe i kulturës.
Edhe njohës i traditës në të gjitha fushat. Natyrisht, të gjitha këto atribute
nuk janë "favore" që po ia bëj unë, por e tregon puna pasionante e
tij. Libri i tij ka aq vlera, sa e them pa frikë: sikur çdo krahinë e madhe (
se e madhe është dhe Sulova e Poshtme)
të kishte të tillë si Pëllumb Gorica,
historia nuk do
Se sa vlera ka libri i Pëllumb Goricës (ende pa dhënë ato mendimet e mia për të) ju them se parathënien,sado konçize të librit, e ka bërë një njeri me emër në analet diturake mbarëshqiptare që quhet, Moikom Zeqo. Unë nuk kam njohje personale me Dr. Moikom Zeqon, por në vizionin dhe mendimin tim personal, DR. Moikom Zeqo është një nga Njerëzit e Ditur të mbarë Kombit. Jo vetëm në fushën e letërsisë, por dhe në fusha të tjera,deri në arkeologji ( ai njeh dhe arkeologjinë nënujore) dhe, po të ishte për mua, jo vetëm duhet të ishte Drejtor i Muzeumit Historik Kombëtar, por të "klonohej" për së gjalli atje. E solla si "pikëreferimi" për t'i dhënë lexuesit vlerat reale të një libri të tillë. Kur flas për vlerën e këtij libri, nuk nisem vetëm nga faqet (rreth 400 faqe), por nisem nga ato relikte historike që ka sjellë autori. Veç vullnetit e pasionit, kemi të bëjmë me një diturak skrupuloz. Bukuria dhe vlera e librit qëndron dhe në faktin tjetër shumë domethënës: autori nuk di të rrahë gjoksin dhe ta bëjë vrimë atë, duke thurur poezi për veten e tij (siç ndodh rëndomë në krijues e paloshkencëtarë), por tregon gjithë referencat dhe burimet ku ka "kullotur". Pse është i tillë , ai të bën që jo vetëm ta duash, por edhe ta përgëzosh për atë punë aq pasionante, po se po, por dhe me vlera historiko-shkencore dhe më tej. Çdo njeri tjetër që do bënte një punë të tillë ( që të arrihet kjo që ka arritur Pëlllumb Gorica do jo vetëm durim, por dhe kohë e harxhim vlerash financiare), padyshim që do u binte " borive" të kohës (sidomos në masmedia) dhe do tentonte për të fituar jo vetëm lavdi, por dhe shpërblime a titull shkencor. Jo. Pëllumb Gorica nuk është i tillë. Ai, autoktoni i "Sulovës së Poshteme", sado që ka gati 16-vjet në Tiranë (ndoshta më shumë?!), e ngriti në apogje dhe e vendosi përjetësisht, në analet e Historisë së Shqipërisë, me gjithë integritetin e saj Sulovën e Poshtme. Lexon librin e tij dhe,pa qenë kurrë në ato anë, zë dhe u "tregon arat vëndasve". Se Pëllumb Gorica e ka shkruar me aq dashuri e pasion sa ta jep në dorë gjithë hisorinë e kësaj treve të madhe. Ty, si lexues, nuk të mbetem asnjë grimë vështirësi, në se do të duhet të vizitosh një trevë të tillë.
* * *
Libri
është i ndarë në kapituj dhe shërben si një guidë disaplanshe për zonën. Aty ke
të shkruar e zezë mbi të bardhë: vështrim gjeografik, historik; toponimet,
gjenealogjinë. Ke përshtypjet e të huajëve; ke njerëzit me emër që kanë bërë
historinë e këtij vëndi. Ke doket e zakonet. Dinamika e arsimit e kulturës.
Natyrisht, të gjitha këto nuk janë në
kuadrin fjalë, por me referenca shoqëruar me data historike; shoqëruar me
dokumente dhe ajo që ia rritë dhe ca më shumë vlerën librit, ka fotografi
"blice" të kohës si një dëshmi e pakontestueshme. Shoqërimi me
fotografi është prezente, pothuajse, për çdo periudhë historike, se Pëllumb
Gorica, nuk ka lënë muzeum apo dokument të kohës pa shfrytëzuar. Kur fola lart
për ato "atributet" e Pëllumb Goricës, mos ma merrni si njëanshmëri timen, por jam bazuar vetëm tek
libri i tij. Ky libër është "ura e njohjes" me
Pëllumbin. Duke e lexuar me kërshëri, nuk kisha mundësi që mos çuditesha. Ai di mirë gjithë burimet hidrike të krahinës; di gjithë sipërfaqet e gjithë pyjeve ( emërton çdu dru,frutor apo jo frutor"; di drithërat dhe bimët industriale të trevës; di gjithë florën e trevës dhe jo vetëm kaq: duke folur për faunën (të butë apo të egër) ai nuk është vetëm blegtor,por një zoolog i dorës së parë. Syrit të tij prej vëzhguesi skrupuloz nuk i shpëtojnë as insektet e zonës. Ai është jo vetëm agronomi i shkolluar, por dhe bujku i traditës që, di se kur është bërë ugari gati për mbjellje. Ai është ai zootekniku që di se
çfarë
kali apo demi mbarshtrohet në Sulovë. Di peshën dhe të dhëna antropemtrike si
një shkenctar që flet me gjuhën e shkencës. Folur troç e me një gjuhë
popullore: mjafton ta lexosh librin dhe
"... je nga Sulova e Poshtme". Provon ta lexoni dhe do më
jepni të drejtë. Unë e kam fituar atë "status". Në se do më lipset të
bëj ndonjë udhëtim atyre anëve, kam për t'i treguar "arat babait". Do
t'i vë gjithë sulovarët poshtë. Se kam zbuluar "magjinë" Pëllumb
Gorica. Pa superlativa: ka një këngë popullore të Shqipërisë së mesme ( unë i
dua të gjitha këngët popullore të të gjitha trevave) që titullohet "Çohi
djem shaloni atin". Tek kjo këngë e bukur trimërie ka dy vargje që thonë:
"... të kisha pasë nji djalë si Rema/ paçë me i hy Vezirit brena/. Unë po
bëj pak "plagjiaturë" dhe po
them: "Të