| E enjte, 03.04.2014, 06:31 PM |
MUHARREM KURTI
ME THOSHTE
Rremë, më thoshte Din Mehmeti
Kur të shkoj unë ti mos harro
Eja në Gjocaj me një tufë lule
Te varri i babës tim e më kujto
Mos u trishto me Gjocajn e braktisur
Me gjurmët e femërisë sime bisedo
Shko tek lisi i krye fshatit dhe shiko
Emrin tim në lëkur te tij a është fshirë
Me bukurinë e vendlindjes sime
Kënaqu, se mua me merr malli edhe në Had
Për tingujt e çiftelisë ne odë të burrave
Për zërin :Mirë se te ka pru Zoti o mik!”
Ma kryej këtë amanet lum miku
Je i ri dhe mos u trishto me Gjocajn
E frutave të mollëve të braktisura
Me vetminë e heshtur mbi Junik
UDHËS QË NUK E SHKEL ASKUSH
Ne te ecte vasha e rrezuar nga dielli
I vihej pas djali i dashuruar në bukuri
Te lulëzuar ne atë dashuri te artë
Mrekullohej edhe bilbili ne rreme
Edhe hëna ua kishte lakmi kur putheshin
Ne fund te udhës ku nuk ec askush
U takua Rrushe Regjja me Zekën Azgan
Edhe
Kur binte ne shpine shtatëperria
Rrezet e diellit prej qiellit
Ia lmonin ballin hënor kur thoshte
Zeke te paste dada dëgjoi gjethet ne pyll
Mos me le vetëm o yll!
Ne udhën e braktisur që nuk e shkel askush
Vallëzon vetmia si bishe e uritur
Nëpër lotin tim...