| E marte, 01.04.2014, 08:02 PM |
Vangjush SARO
Fabula
Përplasja
Anija e vogël, e pafaj,
mbi Molin e vjetër u përplas;
dhe kaq mjaftoi që paskëtaj,
të zbrazeshin shtëmbat plot maraz.
Dhe ndërsa zhurmonin dallgët e sherrit,
(të gjenin shkaqet, së paku një,)
mbrëmjes së ftohtë dhe të errët,
Mjegulla qeshte nën zë…
E mbytur…
Lopatat po e binin rrotull varkën,
(mes dallgëve që s’kishin sy për paqe)
ia linin njëra-tjetrës radhën
dhe grindeshin si budallaqe.
E në një çast që fjalën s’po e gjenin,
njëra voziti gjithë marraz dhe shpejt,
kështu që varka e mjerë gjeti vendin
në detin e heshtur dhe indiferent.
Dhe s’ishte për të qenë as moti.
Dikur
dikush pyeti: “
I treti
Ndërkohë që mbrëmja e ëmbël troket
dhe Era e Bredhi po sqarojnë diçka,
një Korb i vonuar trazohet ndër fletë
dhe çirret si dreqi:
Krra-krra! Krra-krra!
Tani Erë e Bredh e humbasin fillin,
a thua se nuk janë më ata;
dhe s’ka dialog dhe shuhet idili;
dëgjohet veç Korbi:
Krra-krra! Krra-krra!…
Djerrina dhe Traktori
Djerrina diellit përvëlohej furrë;
dhe veç gjinkalla i këndonte me nge.
Heshtja ndehej përmbi shkurre e gurë
dhe mërzia, si të ishte e ve.
Kur Traktori zuri të plugonte,
ajo thirri:
“Ej!
Por ai ia preu: “Mjaft u kote,
se do flasim ndryshe kohë më vonë;
kur të gjelbërojë mërzia jote.”