| E merkure, 02.04.2014, 07:40 PM |
KOMBI KA AT’DHE
-…!
S'ka "Shqiperi të Madhe"
Pse luani me terma koti,
E Madhe dhe e Vogel,
Aq sa e ka falë Zoti.
…! -
Poemë nga: Gjon Markokaj
"Bijte e Shqipës",
Me kufirin:
"Shqiptaro - Shqiptar"
- U sakatuen....,
Evropianet
Ketë - s' po e thonë!
Ne s'mund, t'heshtim
Kete e kemi thene: dje
E themi sot e njëmijë vjet!
Atdhetarët e Arbnise:
Jane: "Bijte e Shqipes"!
S'munden t'i percajne
Me "granica të përgjakura"
Ne i mbajten gjallë:
Katerqind e pesdhjete vjet
- Gjuhe dhe kulturë
Tradita, doke e zakonet...,
"Bijte e Shqipes",
Vazhdimisht, janë ankue
Per "Akordin e Londrës"
N' Konferencen e Ambasadorëve
Percaktimin e Kufirit,
Te nëndëqind e trembëdhjetës....,
Shqiptaret, s' janë kurrë dakort
Zërin do e ngritin tërë jetes!!
Përgjakja e tokës
Nga martirët e renë
Eshte amaneti:
.... I grykëhollës.
Per nji - Shqiperi Etnike,
Gjikund ku shqipfolet
- Kombi ka At’dhe;
Gjithkund neper Alpet
Shqipet kanë foletë
"Shkembi eshte
Djepi që i rriti"
- "Bijte e Shqipes",
Te forte, si veten
Pushka n' dorë;
Syri ne shenjester
Gishti ne kembez
Gjaku i derdhur
Në shtizë Shqiponja...,
Gjithnji vigjëlon
S' u ndalet, "Bijve të Shqipes"
- Fjala kultura as liria!
Sot kerkohet: "perbashkësi"
Unitet - gjithëkombëtare...
O, Evropë e re!
Këte vendim t'pa drejtë
- Mos e mbani - sternojeni
E verteta është e idhtë…,
S'ndahen Shqiptarët
As vullkani s'i copton!
S' ndahen, as shqiponjat;
Mbi Alpe nga dy fluturojnë ...,
Shqiptaret s'janë pa At’dhe
- Kemi nji gjuhë e nji kulturë,
Me identitet doke e zakone
Nder me te vjeterit ne Ballkan
Eshte Komb qe, na bashkon
Eshte Shqiponja,
Ne shtize te Flamurit,
Trojet, perherë, i vigjelon
Ata kufinjë shume t'pa drejtë
- Shqiponja, si respekton!
N' Atdheun e tyre,
Shqipet, bredhin;
Pa pyetur njeri: at'herë,
S' pyesin sot as mot!
Evropa është:
E t'gjithe evropianëvet
Shqipeve, u takon,
Pjesa e Tokë-Qiellit të Vet...,
Vendi, n'
Na, takon prej t'parvet
Kemi Atdheun tonë;
Gjithkund Shqipflitet
Shqipet, presin
Të drejten si të tjerët:
Të ndertojnë folen....
Në vendin e vet !
Edhe ato deshirojne
Te fluturojnë n' marës!!
S' me rrihet,
Gjallë... as i vdekur
Shkoj te me plasë,
Si kripa n'zjarr...
"Fol e rruaj vezë", apo
"Grije uje, ne havanë"
A me ndigjoni o burra?
Si njana, si tjetra, janë
Une them: s' kemi gjë
- Nese rrimë e flëjmë
Edhe "ne djall", po t' vemi
Do te flasim e kerkojmë!
Kështu gjithe sa jemi
Ne duhet te kerkojme!
Dikush varrin na don në Azi...
Armiqtë, s' kanë pushue
Ka "qarqe" armiqësore
Te mos na zene fjetë...
Se s'durohen duke brejt!
Ne me pushkë, kemi qendrue
Gjithmonë në rolin e Kombit
Tani e
Të na terheqin, prej Azijet?
Terheqja e disave prej Azijet.....,
Eshte nji "shovinizem i ri"
Me Azinë, s'kemi gje te perbashket
Gjithnji kujtojme prej tyre:
"Pushtimin; zgjedhen e roberine
Luftrat, gjakun e te renvet"
Pushtetar e dipllomat,
Historian, artist, poet e shkrimtarë:
S' ka loje me "identitetin shqiptar"!
Ngritni zerin e zbardhni historine
Kombi po rrezikon
S'transportohen
- Idetë tona kombëtare!
Me Evropën na perpjek:
- Identiteti e toka....
Sa po përmendet:
"Bashkimi - Shqiptar
Mëvetësisht"!
Disa qarqe keqëdashse
Hidhen si, "çakajt"...,
"Shqiperinë e Madhe"
Ne u themi atyre:
S' kemi qënë, kurre grabitqarë!
S'ka "Shqiperi të Madhe"
Pse luani me terma koti,
Aq sa e ka falë Zoti.
- Vetem me shqiptar....
S' ka "Perëndori Shqiptare"!
S'paskemi të drejta
Ne si popujt e tjerë?
Te kerkojmë trojet tona
-Kombi ka Atdhe!
…!
S'ka "Shqiperi të Madhe"
Pse luani me terma koti,
Aq sa e ka falë Zoti.
--------------
-Per ZemraShqiptare, nga Washington State USA, Prill, 2014-