| E merkure, 02.04.2014, 06:39 PM |
Trish në prozën e një shkrimtari
"Porterte, komente dhe përshkrime" të Luan Çipit
Nga Përparim Hysi
Befasi e bukur. Luan Çipi që ka çelur si "Agavita" , * ja tek vjen me një libër të ri: "Portrete, komente, përshkrime". Një "Trish" tepër mbresëlënës. Për të bërë të qartë për shumë lexues, Agavita, është një lule e shkretëtirës (lulëzon në vise të thata,në teren shkëmbor dhe duron 25-vjet që të çeli). NJë çerek shekulli nuk është pak. Analogjia ime e Agavitës me Luan Çipin, si çdo analogji, është pjesërisht e qëlluar. Luan Çipi duroi gati 50-vjet që të çeli. Kjo ndodhi jo se Luani ka qenë banor i shkretëtirës dhe as për faktin tjetër se i mungonte dhuntia e krijmtarisë, por qe i kondicionuar nga faktorë të tjerë, që, parë me një sy të kthiellët e gjakftohëtsi, sot duken shumë qesharakë e të tejkaluar. Sa për të shuar kurreshtjen e atyre që nuk e njohin nga afër, dua t'u them lexuesëve: e ndiqte pas hija e biografisë. Ka qenë një ekonomist i lartë i kompletuar, por i nëpërkëmbur. Me fjalë të pakta, më kujton atë thënien: po nuk të qasën për prift, nuk ke se si bëhesh dhespot...
* * *
Sidoqoftë, në këtë shkrim timin, nuk marrë përsipër të bëj biografinë e autorit, por të shkruaj përshtypjet e mia për librin e porsanxjerrë. Dhe, para se ta them fjalën time modeste (aq sa gjykoj unë,de), ma merrr mëndja që nuk e teproj, po t'ju them se ky është libri i tetë i këtij autori. Pra, sado që "vallen e krijimtarisë artistike"- në mund të shprehem kështu?- e filloi veç kur erdhi demokracia, ai ka zërin e tij edhe si poet, po edhe prozator. Por si një intelektual vital, pa aderuar në asnjë parti, ai nuk hesht dhe ngre zërin (përmjet penës, sigurisht) edhe si publicist. Bukuria - dhe kjo të mbreson dhe më tepër,- qëndron në faktin shumë domethënës: Luan Çipi "vallen e krijimtarisë" e ka filluar në moshën e paspensionit:sot ai është gati 83-vjeç dhe nuk ka ditë që mos krijoi: o në prozë o në poezi dhe, ca më shumë, në mesazhe të gjata që shkëmben me miqtë krijues në të katër anët e globit. Karakteristika më e theksuar e këtij burri kaq të urtë e të ditur, është njerëzillëku. Bëhet copë për njerëzit dhe nuk ka njeri që mos e ketë ndjerë këtë altruizëm prej një njeriu fisnik që quhet Luan Çipi. Ka kënduar për njerëzit, pa i paragjykuar për bindjet e tyre. Tek libri që tentoj të analizoj, ai vjen si një portretist i veçantë: ka staturën e një piktori që e bën portretin të flasë. Aq shumë portrete ka përjetësuar, sa, po të qe piktor, Luan Çipi, duheshin pavijone të tërë për t'i afishuar. Ai mbushet me emocione ( më vinë mornica,-shkruan Poeti Agim Shehu në një poezi për Selam Musanë) dhe i ngrihet mishi kokërr, kur hasë përmjet masmedias se ka një çupë vlonjate që quhet LAURA NEXHAT MERSINI që ka bërë emër në Amerikë si doktore në fizikë e kozmologji qysh nga viti 2004. Duke portretizuar këtë shkenctare me emër, njerëzor siç është, ndaj e hap librin me këtë shqiptare kaq të nderuar. Në Amerikë Luan Çipi ka dhe djalin e tij, edhe djali i Luanit, Kaman Çipi është doktor me zë që duhej portretizuar, por Luani as që ndalet. E bën si Cezari i Romës së lashtë: "Cezari në fund i sheh punët e tij". Galeria e portreteve ( e këtij Pikasoje që pikturon në prozë) vazhdon me matematikanin e ndjerë: Nexhat Mersini,një nga aplikatët më në zë të mathematikës në ekonomi. Me një elektro-mekanik që çfarë i shihte syri, ia bënin duarët si , Petraq Pina. Me një grua që ka bërë emër si kapitene e ekipti të voleibollit për femra që quhet Gjinovefa Liço. Me Petraq Karajn, me të ndjerin dr.Pëllumb Çipi, i famshëm sidomos si"doktor" i pemtarisë dhe pemës më vitale që ka vëndi ynë; doktori i ullirit. Është më tepër si një mesazh i dhibmshëm, si një nekrologji, jo vetëm si i afërm i autorit,por dhe si një intelektual me vlerë. Natyrisht, as që do ia dalë dot të qëndroj tek të gjithë portretet të "vizatuara" nga Luani, por, sidoqoftë, nuk mund të rri pa shkruar edhe për disa prej tyre.
* * *
Që po qëndroj tek Akademiku i nderuar, Profesor Bardhyl Golemi, kam dhe arsye vetiake. E kam patur zvëndësministër të arsimit dhe, me që për 4 dekada kam punuar në arsim, kam se ç'shtoj mbi ato merita që aq bukur i ka lakuar Luani. Bengruadi i Profesorit të nderuar, nuk ka seç fiton nga ky shkrim imi. Ai e ka të varur në ballë edhe dafinën e lavdisë,edhe degën e ullirit. Sinjifikativ tek ky portret,është ai nderim që i bëjnë ishstudentët e Prishtinës ( profesori atje ka mbajtur leksione prej vitesh), por dhe titujt si "Qytetar nderi i qarkut Vlorë" dhe... e ku mbarohen ato për Profesorin. Veç kësaj, unë kam dhe një qëndrim vetiak: Profesor Bardhyl Golemi, sado me një detyrë shtetërore që ia kufizonte mundësitë, ka treguar me fakte se për të vlerësuar të aftin, të diturin, i ka "shkelur piketat e kohës" dhe është bërë mburojë e ndonjërit që kanë dashur ta përkëmbin. Në portertin e Profesor Bardhylit është në sinkron dituria dhe burrëria. Në flas me superlativa, kjo "burrëri" nuk ka të bëj fare me mua, por me një ishkoleg timin që sot nuk rron më. Qe dora e ngrohtë e Porfesor Bardhylit që çupa e kolegut tim shkoi në univeristet,kur nga rrethi u "dogj". Të bëje kaq atëherë, nuk ishte pak. Më tepër se sa trim. Ishe si të lozje me zjarrin.
* * *
Në galerinë e portreteve, ka një portret që e veçoj. Është portreti i Feinea Banit. Them se nuk ka portret më të bukur. Kjo gjyshe e bukur, më kujton Hanko Hallën e Ali Asllanit. I kthehem dhe i rikthehem, për shumë arsye:
Së pari,
Luan Çipi, është i pari portretist që bën portretin e vjerrës. Natyrisht, një
njeri që do gjithë botën, si mos doj vjerrën? Dhe, tek e lexoj për së dyti apo
së treti, bëj dhe korregjime: jo,- them me vete,- e ndjera, nëna e zonjës së
respektuar të Luanit, Hanëme, nuk është Hanko Halla, por nga ato Hankot që nga anët tona quhen: Hanko Zonja! Jam aq i obsesuar me këtë Hanko Zonjë,sa më
duket,që, tek më sheh,që po kaloj andej pari, mos më bën zë e më thërret:-
Hajde djegim nga një kafe apo dredhim ndonjë duhan armeni? Aty, me këtë
portret, gjen atë model të gjysheve tona të denja për të drejtuar familje
patriakale, "republika të vërteta autonome", made Ali Bani e
Ku ka të tilla sot? Nuk dua që të ndahem nga një grua zonjë me mizurën aq me vlerë.
Është mirë që këtë "portret në prozë" ta kenë si model, si një pasqyrë, gjithë gratë e sotme: që nga nuset e deri të moshuara.
Natyrisht,
ndjen dhimbje kur lexon për poetin, porzatorin përkthyesin, për mikun e
"kurbatëve", për nëkolonelin pilot, të mirin Riza Lahi. Mbeti Xheladin
Rumiu përgjysëm. Përlotet autori dhe kushdo që lexon.
Ose për një të persekutar tjetër, i një mizure pak të veçantë: për Vehap Xhindolen. Ky Mjeshtër në ngritjen e peshave,sado i shkëlqyer në mësime, u çua të thyente gurë në guroren e Elbasanit. Sot Vehap Xhindole vjen si një vlerë e vçantë: poliglot dhe autor librash. I shkëlqyer në shkollë ka qenë dhe Reshat Kripa, por qysh 15-vjec provoi burgun. Sot është autor i disa romaneve dhe librave me publicistikë. Një kapitull më vete zënë shkrimet për shkrimtarin nga Qeparoi: Petraq Pali. Petraq Palin e lakon nga "a-ja" tek "zhëja". Në ka qëndruar pak më gjatë tek Petraqi, them se ka arsye të mjafta. Edhe Petraqi "vallen e krijimtarisë" e ka filluar pas viteve nëntëdhjetë" dhe është aq prodhimtarë, sa nuk mund t'ia bësh portretin kollaj. Veç tjerash, Luan Çipi, është ndalur edhe tek i ati i Petraqit, Janko Pali, një Perosnalitet në Arsimin Shqiptar.
* * *
Në
mbyllje të librit, janë përshkrime të autorit në vëndet që ka vizituar. Aq të
gjalla janë përshkrimet e tij, që, sado që ti si lexues nuk ke shkelur kurrë në
ato vënde, të bëhen të njohura. Për mos
u zgjatur (ai ka qenë në Holandë, Amerikë, Kanada, në Greqi, Maqedoni), unë po
ju them vetëm kaq. Një lexues që