| E hene, 31.03.2014, 06:24 PM |
Poet i vargut që ndriçon si gur Xhevahiri!
Skicë nga Xhevahir Cirongu
Ashtu, si
petalet e luleve të pranverës, atë ditë mbi tavolinën e punës po shfletoja nga
galeria e albumeve fotografitë e pozuara në vite.Një e nga një, ato kalonin
nëpër duart e mija si gurë të çmuar.I shikoja dhe i rishikoja me kujdes.Sa më
shumë që t’i vështroja ato,aq më shumë meditoja për vitet që kisha lënë pas.Ato
më zgjonin kujtime.Në fotot gjeja veten, por edhe shokët e shoqet,miqtë e të
afërm. Mendimet u rrokullisën si gurë që shkëputen nga
Gusht 2008.Nga e majta në të djathtë:Xhevahir Spahiu,Xhevahir Cirongu dhe Sako Rama.
Atë vit ishim në dasmën e një mikut tonë në Tiranë. Edhe Xhevahiri, si dashamirës i këngës popullore, e sidomas i trevës së skraparit, këndoi e hodhi vallen si një shqiponjë tomorri.Vallja e ‘’Pianecit’’që e shoqëroi aq bukur Asim Veçani nga fshati Skënderbegas të rrethit Gramsh, ndezi edhe më shumë atmosferën e dasmës. Të gjithë pjesmarrsit duartrokitën fortë, sepse poeti me zërin dhe fjalën e tij ndriçuan si gur xehori.Por, ai recitoi edhe poezinë ‘’Fleta e lisit’’.
‘’ Në dorën time
një gjethe diçka pëshpërit.
Jeta
si fleta?
Si fleta e lisit
do të iki dhe unë
një ditë. ‘
-Sa
bukur!,- thash me vete.Kënga e vallja e asaj nate, me siguri do ta ketë dëgjuar
edhe
–Alo!,
jam Agimi, më tha.Flas nga Tirana.Jemi te nëntë katshet.
-Me gjithë qejf, pse jo.Kam kënaqësi të bisedoj, por unë nuk e dija se me kë do flisja.Pastaj dikush fliste në anën tjetër të telefonit,por jo rrjedhshëm. Alo,o o o!
E njoha nga zëri. Ishte poeti ynë kombëtar akademiku Xhevahir Spahiu.Ishte një telefonat e papritur,por ja poetët kujtohen për poetët.Nuk vonova dhe e urova për 7 Marsin, festën e mësuesit.Me gjysëm fjale, por që dilnin nga shpirti më falnderoi edhe ai. Unë u entuziazmova, por ndjeva e dhimbje, sepse Xhevua s’mund të fliste si dikur. Vështrova edhe një herë foton që mbaja në dorë. Aty ‘’dëgjova’’ zërin e këngës e të valles, por edhe vargjet që recitoi poet Xhevua në vitin 2008.
Pastaj meditova me veten time: Sëmundja e tradhëtoi Xhevahir Spahiun duke i merrë zërin,por vargun e poezisë që gugëllon nga shpirti s’mund t’ja ndali dot, sepse ajo ka forcën e Baba Tomorrit!