| E hene, 31.03.2014, 06:10 PM |
Shahin Ibrahimi
Qielli rrjedh lot të menduar
Në shpirtin tim gjysëm të hapur,
Ndjej realitetin shumë i frikësuar
Endem pa torua të ardhmen me e kapur.
Kujtesa jonë është shembur
Brënda mëndjes së trishtuar,
Ku hallet lëvizin si re e dendur
Në këtë kohë me shi ngarkuar.
Portat e së ardhmes të hapura ndrijnë
Ku gojërat thithin aromë malli,
Fushat i japin begati lirisë
Dëshira
rrinë e fshehur nder faqe
Asnjëherë gotat nuk mbushen me shpresë
E kaluara i jep hijeshi lavdisë,
Fati i jonë gjithmonë vjen shterpë
Se mushkritë tona ushqehen prej mërisë.
Do shkri akulli
Nuk kam dëgjuar për mbretërinë tuaj
Për ju repekt dhe dashuri dua të ndjej,
Unë se ndjej veten shumë të huaj
Se në të ardhmen pranë jush do jem.
Ndonëse shokët që më mungojnë
Diçka për ju duan të m'ë tregojnë,
Por jo këto mrekullira që shoh këtu
Dhe në përjetësi zemat si keni varfëru.
Në vatanin tim çdo gjë është e jona
Por asgjë nuk më përket mua,
Veç ajri i ndotur mbush zemrat tona
Dhe asnjëherë s'kam atë që dua.
Idetë me fanatizëm na i kanë ushqyer
Kemi ecur gjithmonë në gjurmët e devesë,
Këmbë dhe gjoks në gozhda mbërthyer
Dhe asnjëherë s'përqafuam të renë.
Në përjetësi do mbetemi të rreshtuar
Se zgjebja që na ha gjithmonë e kruajmë,
Shohim njëri tjetrin rrimë të menduar
Se zjarrin që na djeg s'mund ta shuajmë.
Kalojnë vitet malli për ndryshim digjet
Me fanatizëm ka ruajtur natyra çdo gjë,
Mëngjeset e vrara nga mëndja s'më hiqen
Të shkri akulli që pranvera të vi e qetë.
Durrësit tim
Të shoh në ëndërr Durrsi im
Ka kohë që s'jam pranë teje,
Plagët e tua më shqetësojnë pa pushim
Si dielli që ndrron ngjyrë prej reve.
Koha na ndau, s'mundëm të të shijojmë
Në shpirtin tim përtyp mallin tënd,
Varfëria na shtyu të të harrojmë
Por ne jemi gatuar nga ai vënd.
Kur plazhi keqardhje mërmëriste
Klithmonte deti si këmbanë,
Dikë kjo pamje po e zbaviste
Unë si mbajta dot lotët më ranë.
I përgjumur zgjohesh mëngjesesh qyteti im
Me gjuhën tënde të përkëdhelim ndjenjat,
Ëndërra të afron tek mua në mërgim
Currilat dhe plazhi shkëlqejnë si perlat.
Ndarja e gjatë lotët për ty si shteroi
Mallin tënd llava e vullkanit se dogji,
Zemrat e mërguara mërzia i vetflijoi
Nderin dhe krenarin në zemrat tona poqi.
Durrsak jam e thom kudo me krenari
Se ti më rrite më dhe dashuri,
Zemra më pikon kur të shoh lot në sy
Gjakun do t'dhurojmë të ndjejsh lumturi.
Zemër që rënkon
Shiu i lotëve pengon trokitjen e agimit
Veç në ëndërr kam shijuar jetën,
Vargu që bëj mban zi prej dëshpërimit
Me zemër të vrarë, kam parë të vërtetën.
Të kujtojsh të kaluarën, s'është çmenduri
Por jo ta përkundësh me aromë pagjumësie,
Të rendësh pas të ardhmes është lumturi
Por jo lakmitar, se është shënjë marrëzie.
Ushqehem çdo ditë me mashtrime e beton
Me rrezet e diellit të ardhmen ledhatoj
I trishtuar ndjej zemrën që rënkon
Për jetë më të mirë shtigje kërkoj.
Jetën që bëjmë veç dashuria e ëmbëlson
E skalit për të që quhet e ardhme,
Si forcë manjetike fëmijën dhuron
Shqetësohemi kur i ndalon pranë dhe reja.
Luftë me veten e të tjerët është jeta
Të mirat e saj shumë pak i shijojmë,
Me mund e durim lumturinë gjeta
Tani që thinjat kokën ma zbardhojnë.
Lundrova mbi vesën e dëshpërimit
Në gjurmët e vdekjes për jetë më të mirë,
Shijova jetën pa dashuri prej mjeriit
Dhe pres, pres të largohet kjo errësirë.
Yjet smë quajnë më mik të tyren
Se eci mbi hapat e humbura të vetvetes,
Të përbashkët kemi imagjinatën, hapësirën
Për ndryshim më formojnë shkumë lotët e pritjes.