Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: ZSH - zëdhënësja e mërgimtarëve

| E diele, 30.03.2014, 07:03 PM |


“ZEMRA  SHQIPTARE” - ZËDHËNSJA MË E   MIRË  E  MËRGIMTARËVE TANË

Shkruan: Ramiz Dërmaku

Portali informativ “Zemra Shqiptare” është një dritare informative që ka filluar punën mbi 10- vite (nga 9 tetor 2004), për të nxjerrë të vërtetën në shesh, dhe për të mbrojtur integritetin kombëtar të popullit shqiptar në trojet etnike shqiptare e diasporë. ”Zemra Shqipëtare” është një dritare informative që me seriozitetin më të madh iu ka përkushtuar  çështjes  kombëtare dhe zgjidhjes saj të drejtë. Dhe, si e tillë është përkrahur nga intelektuali, poeti, gazetari, shkrimtari, mësuesi, nxënësi, prindi e bashkathetarët tanë anekënd diasporës. Numri i parë i portalit informative ”Zemra Shqiptare” u botua në tetor të vitit 2004…,, në një kohë ku po bëhej qëndresë e një populli të shtypur, për të mbyllur kaptinën e fjalës së lirë, të drejtë e të guximshme.

Veprimtari Gëzim Marku, mori një nismë të guximshme, por edhe mjaft të vështirë, mori mbi supet e veta një detyrë me peshë të madhe kombëtare. Ky veprimtar duke e parë se si zhvillohej jeta në mërgim, dhe duke e parë se si po shkatrrohej populli i tij në Shqipëri; nga socialistët, leninistët,   marksistët, enveristët, etj,. bisedoi me disa shokë e miqë, orë e ditë të tëra, dhe më në fund morrën vendim unanim që ta nxjerrin një portal informative. Unë  nuk kisha informacione se në diasporë ka filluar punën portali informativë “ Zemra Shqiptare”. Isha duke biseduar me kolegun e gazetarin Çerkin Bytyqi, për disa shkrime të cilat më parë ishin vlerësuar lartë nga lexuesit. Para se ta përfundonim  bisedën ai më bëri këtë pyetje?! Ramiz, a e keni parë një partal informativë shqipëtarë i cili po botohet në diasporë? Jo ?! Hape kompjuterin dhe shëno “Zemra Shqiptare” në ekran do të ju paraqitet “Zemra shqiptare” .., dhe veprova ashtu siq më tha z. Qerkin Bytyqi. Më besoni lexues të nderuar të portalit informative ”Zemra shqiptare”, 4 orë e shfletova këtë  portal dhe thënë të drejtën  më pëlqeu portali dhe rradhitja e temave, përmbajtja e saj. Kërkova të vë kontakte me njërin nga anëtarët e stafit drejtues por më mungonin numrat e telefonave. Kështu kohë të gjatë hulumtova adresën ku mund të komunikoj kuptohet përmes Emajl Adresës.  Pasë një kohe 2 apo 3 orësh , më këtheu përgjegjen Drejtori  i portalit informativë” Zemra shqiptare”, z.  Gëzim Marku. Pasi më përshëndeti përzemërsishtë mua dhe mbarë familjen time, shtoi; Dëshironi të bashkëpunoni me ne.., I thashë pa hezitim .. Po, Ju lutëm shënoni biografinë tuaj dhe e dërgoni në adresen time. Doni të bëheni bashkëpunëtorë i Portalit informative ”Zemra Shqiptare”. Më  shkrou E-majl adresën. Gëzim Marku më shkruante; Që nga ky moment, ju z. Dërmaku, jeni gazetar i  rreguillt i portalit tone ”Zemra Shqiptare”. Nuk mund ta fsheh gëzimin që ndjeva kur drejtori më informoi  se që nga sot jeni bashkëpunëtor i yni. Në numrin e parë kur e shfletova këtë portalë, mendova gjatë e gjatë dhe thashë: Ky portal informativë do ti rezistojë çdo gjëje, çdo stuhije dhe çdo armiku. Shumë shpejtë do të bëhet miku më i mirë i shqiptarëve-sidomos i mërgimtarëve.  Dhe ashtu më doli. “Zemra shqipëtare”, me të vërtetë u bë zemër shqiptare, ajo eci, eci dhe i gjeti çdo kund shqiptarët, kudo që ishin ata si në; Europë, Amerikë, në Australi, Egjipt , etj, thënë shkurtë kjo shkoi ( dhe është akoma ) aty ku flitet e bisedohet shqip rrugëtoi shumë, hulumtoi dhe i gjeti shqiptarët në çdo skutë të Evropës, I ftoi të gjithë shqiptarët që së bashku ta ruajnë e ta mësojnë gjuhën, historinë, traditën e kulturën kombëtare…..Por kudo që shkoi kurrë nuk harroi t’ua përkujtojë mërgimtarëve  se të huaj janë në këto vende dhe se atdheu i tyre gjendet në themelet e Ilirisë. Sot jam aq shumë i gëzuar dhe i mallëngjyar, kur arrita të shfletoi numrin e fundit të”Zemrës Shqiptare”, portalin më të mirë, për të rritur dhe më të lexueshëm në trojet etnike shqiptare dhe diasporë. Këtë portal informativë  më të mirin dhe më të lexuarin, në të  cilin po kultivohet një kulturë  e pastër  shqiptare për gjeneratat e reja, familjen, shoqërinë dhe kombin.

“Zemra shqitare”( është e lidhur ngushtë ) – edhe  me (shkollat shqipe në diasporë) janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën, por portal “ Zemra shqiptare” është një mësuesë  i mire. Këtë nuk po e them vetëm unë, këtë e kanë thënë shumë intelektualë, profesorë, gazetarë, historian, poet, shkrimtare etj , Disa koka të vjtera këtë portal e qunin revistë e kanë quajtur, Abetare, lektyrë shkollore, histori, enciklopedi, dritare e hapur e atdheut etj,…por edhe thesar që mund ta ruash e ta lexosh kurdoherë.

Duhet pranuar deshëm apo nuk deshëm, se rritën e “Zemres shqiptare”. Padyshim ana tjetër pozitive nuk mund të lihet në harresë. Puna e mishëruar e drejtorit Gëzim Marku, materialet e seleksionuara të zgjedhura, ashtu si e kërkonte shpirti i trazuar i mërgimtarit,  si duket artitekti i këtij portali e njeh fort mirë dhe e di se çfarë kërkojnë ata. Portalit informative “Zemra shqiptare”, i uroj shënimin e përvjetorëve dhe veprimtarinë e saj të suksesshme,e ftojmë të shtegëtojë në rrugën e më tejme të diturisë, duke i dëshiruar një punë të mbarë. Apelojmë te lexuesit e sidomos te mësuesit tanë në diasporë, që ta përkrahin edhe më me forcë, në mënyrë që ky portal- të kryej pa probleme misionin e tij kombëtar që ia ka shtruar vetes. Duke mbështetur këtë portalë, ne ndihmojmë çështjen tonë madhore, ndihmojmë fëmijët tanë që gjenden ballëpërballë me një epidemie të zezë, siç është asimilimi.

Nëse përkrahim”Zemra shqiptare”, ne do të shpërblehemi, sepse po ndihmojmë ardhëmërinë e kombit, shtetit dhe të fëmijëve tanë diasporë. Por, a po e bëjmë ne këtë ? Them me dhimbjen më të madhe se nuk e bëmë seriozisht as në fillim dhe as sot.  Po si e bëri Gëzim Marku këtë dhe përse e bëri? Athua për ndonjë interes material ? Asesi. Ky atdhetar  ky veprimtar i devotshëm i kombit, i larguar nga vendlindja si shumë shqiptar tjerë në Angli. Ai nuk mundi të rri duarkryq. Po e mundonte ajo se në çdo qytet e shtet prania e fëmijëve shqiptar të cilët si shqiptar në mesvete po flisnin në gjuhë të huaja, në rrugë, në shkollë, besa disa edhe në familje. edhe vepra të krijuesve tanë në mërgim. Gëzim Marku (me shokët e tij) punonte për të mbajtur familjen, por pas punës nuk kishte pushim, po ndante nga ndihmat e familjes mjete materiale, po ia kushtonte tërë kohën punës në një kompjutor, me gjitha forcat i shkriu për të bërë një portal për mërgimtarët. Gëzim Marku, të vetmin shok kishte vetëm vullnetin për punë, dashurinë për fëmijët, e atdheun, po punonte err dhe terr orë të tërë, që në mbremje të jetë portal i gatshëm për botim.