| E shtune, 29.03.2014, 06:56 PM |
SERBIA
Nga Xhelal Zejneli
Më 22
mars 2014 në orën 18-19, RTS transmetoi një emision ku flitej për “serbët” e
Fierit. Në një klasë të improvizuar ishin tubuar rreth 20 fëmijë “serbë” të
Fierit dhe mbanin orë të mësimit të gjuhës serbe dhe të shkrimit serb, me
alfabetin cirilik. Në ballë të klasës ndodheshin të varura në mur tri
fotografi, njëra prej të cilave ishte ajo vrasësit S. Millosheviq. “Nxënësit” e
kënduan edhe himnin serb. “Mësuesi” i tyre nuk kishte as edhe njohuri themelore
për gjuhën serbe. Fëmijët ishin të moshës shtatë deri dhjetë vjeç. Në mesin e
tyre e kishin ulur edhe një vajzë 13 vjeçare. Gazetari ishte nga
Gazetari i pyeti: Ju shkoni në kishë apo në xhami? Plaku u përgjigj: Shkojmë edhe në kishë edhe në xhami.
I festoni festat krishtere apo ato të fesë islame? I festojmë që të gjitha.- u përgjigj ai. Kurrë s’ka ndodhur në historinë e botës që një pjesëtarë i fesë islame të shkojë të lutet e të falet në kishë dhe vice versa: kurrë s’ka ndodhur në historinë e njerëzimit që një i krishterë të shkojë në xhami të fal namaz. Ka shumë myslimanë që shkojnë në kishë, por vetëm si vizitues, njashtu sikundër ka dhe të krishterë që shkojnë nëpër xhami, po ashtu vetëm si vizitues. Por jo edhe të falen dhe të luten. Çdo besimtar, lutjet i kryen në tempullin fetar të fesë së cilës i përket.
Bijtë e plakut u ankuan se Aleanca Kuq e Zi paska ushtruar trysni mbi ta për ta mbyllur “shkollën” serbe. Ata njëherazi shprehnin indinjatën e tyre se autoritetet shqiptare e kishin refuzuar një kërkesë të tyre për ta financuar shkollën serbe në atë rajon, duke u thënë se “nxënësit” për të cilët bëhet fjalë nuk kanë kurrfarë lidhjeje me identitetin serb, por janë boshnjakë.
Përpos tjerash u tha se disa “serbë” të Fierit kishin vajtur për studime në Serbi dhe se atje paskëshin trajtim të mirë.
Emisioni televiziv përfundoi me këngën serbe Atje larg (Tamo daleko). Kjo këngë i takon periudhës së luftërave ballkanike dhe periudhës së Luftës së Parë Botërore dhe ndërlidhet me aspiratat e serbomëdhenjve për të dalë në det, duke pushtuar një pjesë të bregdetit shqiptar. Gjatë jogurt-revolucionit të madh serb të vitit 1990 (revolucioni i kosit), nëpër mitingjet e Millosheviqit dhe të Shesheljit, mitinguesit mbanin parulla edhe me këtë përmbajtje: “Shko përpara Sllobodan, nëse duhet gjer n’Tiranë” (Idi napred Slobodane, ako treba do Tirane).
***
Shqiptarët
e dinë mirë se serbët janë mashtrues planetarë. Janë i vetmi popull i rruzullit
tokësor që të bardhën e shet si të zezë dhe anasjelltas. Në Sanxhak, nga thanë
se paskan ardhur në Fier, nuk ka serbë, por myslimanë, të cilët veten e quajnë
boshnjakë. Edhe myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës veten e quajnë boshnjakë.
Gjuhën e tyre e quajnë gjuhë boshnjake.
Me këto
veprime,
Uashingtoni duhet ta ketë parasysh faktin se politikanët serbë në krye me Vuçiqin, bashkë me Llukashenkon e Bjellorusisë, janë të vetmit në botë, që nuk e kanë dënuar, përkatësisht që e kanë njohur pushtimin e Krimesë nga Rusia e Putinit.
Ka ose jo komb boshnjak dhe gjuhë boshnjake, për këtë u bë luftë. Çmimi i kësaj lufte të shkaktuar nga çetnikët serbë është mbi 100.000 të vrarë,
kryesisht në anën e muslimanëve të BH-së. Nga luftërat që i shkaktoi Beogradi në Slloveni, në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, u vranë 200 mijë njerëz, u zhdukë 40 mijë dhe u shpërngulën brenda Jugosllavisë dhe jashtë saj 4 milionë e 500 mijë vetë.
Serbia po të gjente në Shqipëri nja 100 romë të cilët do t’i bindte të deklarohen serbë, do të bënte çmos që këta t’i përdorë për tregti politike satanike dhe demonike. Do të thoshin: Ne do të hiqnim dorë prej serbëve tanë në Fier, me kusht që edhe ju të hiqni dorë prej shqiptarëve të luginës së Preshevës. Duket e pabesueshme.
***
Qeveria e Tiranës nuk duhet të lejojë që personat të cilët vijnë nga Serbia, gjoja për të bërë hulumtime dhe investigime të caktuara, e pas të cilës fshihen shërbimet luftënxitëse serbe, të hyjnë në Shqipëri dhe të zhvillojnë veprime destruktive.