| E enjte, 27.03.2014, 09:24 PM |
Rexhep Goçi
Nga Bedri Blloshmi
Rexhep Uk Goçi ka lindur në vitin 1937 në fshatin ?erem të rrethit Tropojë. Rexhepi ka qenë i martuar me Bora Goçaj dhe kanë lindur 7 fëmijë: Perlatin (më i madhi), Esatin, Luanin dhe motrat Sadete, Valdete, Valbona dhe Servete. Rexhepi kishte arsim fillor dhe ka punuar në ndërmarrjen e gjeologjisë në Tropojë. Më 14.2.1975 arrestohet nga Sigurimi për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor, parashikuar nga Neni 73/1 KP. Më 30.5.1975 Gjykata e Tropojës e dënon me 10 vjet heqje lirie. Më pas e dërgojnë për të vuajtur dënimin në kampin e Spaçit të Mirditës. Në vitin 1982 në muajin nëntor qeveria komuniste bën një amnisti për të burgosurit politikë. Në burgun e Spaçit përfitonin 373 apo 375 të dënuar, të cilët u liruan më 15 nëntor 1982. Të nesërmen, më 16 nëntor Rexhep Goçi do të jepte shpirt tek galeria 15/1 nga breshëritë e kallashnikovit. Ishte “rregull” i komandës që mbasi të vrisnin dhe të groposnin për rastin në fjalë, vendgroposja ishte në Shpal të Mirditës. Pas vitit 1990 familjarët e Rexhepit interesohen dhe e zbulojnë vendgroposjen, e marrin dhe e varrosin në vendin e lindjes ku pushon përjetësisht pranë të parëve të tij.
Kujtesë
Çfarë ndodhi më 16 nëntor 1982 në Spaç
Rreth viteve 70-të, në kupolën e krimit në Tiranë, diktatori po vazhdonte krimet e radhës. Në burgun e Spaçit vinin lloj-lloj informacionesh, ndoshta për t’i pasur ne si ushqim të shpresës. Në vitin 1982, natën e shtatëmbëdhjetë duke u gdhirë 18 dhjetori, në televizion u dha një lajm i gëzueshëm për ne: “Nga një krizë nervore, kryeministri i Shqipërisë, shoku Mehmet Shehu, vrau veten”. Të gjithë të burgosurit përfshi dhe unë, u gëzuam shumë. Bisedonim nga dy e nga tre të gjithë të dënuarit, se komunizmi po e çonte drejt fundit ngrënien e pjellës së vet. Qeveria komuniste shpalli një amnisti për të burgosurit politikë dhe më 15 dhjetor 1982, në burgun e Spaçit, u liruan mbi treqindeshtatëdhjetë të dënuar. Në bazë të përllogaritjeve një i dënuar nga rrethi i Tropojës, Rexhep Uk Goçi, nuk përfitonte nga kjo amnisti, sepse kishte njëmbëdhjetë ditë më shumë sipas përllogaritjes së kartelistit të komandës.
Këta që u liruan ishin në brigada të ndryshme nga të pesë zonat e minierës, ku nën peshën e kamzhikut dhe torturave të tjera, si lidhje me hekura pranë shtyllës së betonit dhe shumë herë me duart e lidhura mbrapa, të lidhnin dhe një rrotë vagoni që peshonte vetëm në duart e lidhura. Kjo rrotë vagoni nuk takonte në tokë. Problem i padiskutueshëm ishte zona e dytë, ku nxirrej minerali i piritit nën temperaturën 40° - 45° nxehtësi. E plotësuan brigadën aq sa duheshin për vagonat e piritit.
Unë në
atë kohë punoja në zonën e pestë dhe më kaluan në zonën e dytë bashkë me disa
armatorë (punëtorët e mirëmbajtjes së galerisë quheshin armatorë). Kështu që midis
disa të tjerëve ishte dhe Rexhep Goçi. Në kohën që do futeshim brenda në galeri
dhe saktësisht në galerinë 15/1, e vjetër thërriteshe. Rexhepi do të punonte në
këtë galeri siç thashë më sipër, armator dhe merr një mjet që quhej
“karrotrupe” për të marrë disa trupa betoni jo shumë larg grykës së galerisë
15/1. Në të djathtë të kësaj galerie, gati 200-300 metra larg, ishte rrethimi
dhe një karakoll nga jashtë tre rrethimeve me tela me gjëmba, që vigjëlonte
natë-ditë ushtari me automatik në dorë. Duhet të sqaroj një gjë për lexuesin që
nuk ka dëgjuar për këto që po rrëfej. Në qoftë se ushtari vriste një “armik”
(të burgosur politik), shpërblimi i parë ishte pesëmbëdhjetë ditë leje dhe
patjetër dhe një dekoratë dhe kur do mbaronte ushtrinë, komanda i vishte policë
po në kamp. Në brendësi të hapësirës nga rrethimet e 20-25 metra larg galerisë,
ishin vendosur disa tabela në formë trekëndëshash (prej hekuri), që i dënuari
nuk duhet të kalonte dhe as të afroheshe. Rexhepi, disa metra larg këtyre
tabelave, po ngarkonte trupat e betonit për t’u futur në galeri. Në këtë kohë u
dëgjua ulërima e automatikut, ne shtangëm të gjithë sa ishim nga frika. Sapo u
dëgjua zhurma vdekjeprurëse, polici doli e i thërret ushtarit: “Ç’bëre more,
ndaloje zjarrin”. Ndërkohë Rexhepi ra në një brinjë me trupin e betonit në
prehër dhe me një zë gati në fikje foli: “Ç’më bëre more ushtar, më vrave, m’i
le fëmijët rrugëve, kam një qerre me fëmijë. Oh Zot, pse, pse kështu me mua,
mirë që s’më liruat, po pse më vratë? Ah, fëmijët mbetën jetimë”. Gjaku
dalngadalë po skuqte rrobat e pista nga piriti, vari kokën mënjanë dhe nuk u
ndje më. Polici qëndronte në këmbë, pranë kufomës duke na ulëritur neve:
“Futuni brenda, futuni brenda”. Për tetë orë rresht, ulur në cepin e galerisë e
pa folur asnjë fjalë me njëri - tjetrin, të ndriçuar nga llamba karbitit e cila
lëshonte një flakë të verdhë, duke lëvizur sa majtas djathtas. Mbas disa orësh
mbërriti prokuroria e Rrëshenit për të bërë formalitetet e për ta lejuar
komandën të bënte groposjen e radhës në një buzë përroi që thërriteshe Shpal… .
Aty ku e prisnin shokët, të vrarë e groposur më parë. Ndërsa fëmijët u rritën jetimë nën praninë e dhimbjes e urisë. U rritën e u martuan e mbas vitit 1990, Perlati dhe gjashtë fëmijët e tjerë bashkë me fëmijët e tyre (nipërit e mbesat e të ndjerit Rexhep), nisën ashtu me kokë mënjanë, të heshtur drejt luginës së shkretë e majave të rrjepura nga erozioni, të Spaçit. Drejt kësaj skëterre që mbante të fshehur në barkun e tokës së djegur babanë e tyre. Gjithsesi ata e prisnin të kthehej i gjallë, më i plakur e i thinjur, i dërmuarr nga jeta dhe fati që e ndëshkoi aq rëndë. Megjithatë dhe ato pak eshtra që kanë mbetur pa u tretur po udhëtojnë të pushojnë në vendlindje. Edhe pse po të shohësh mbrapa sheh vetëm trishtim, jeta vazhdon… .
Pushofsh në paqe, o miku im i halleve e vuajtjeve!
E megjithatë unë u ktheva i gjallë. Qetësi, qetësi e mjerim.
_________
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË
GJYKATA E RRETHIT TROPOJË
NR.I REGJ. THEMELTAR _64
NR. I VENDIMIT _65
VENDIM
“NË EMËR TË POPULLIT”
Gjykata e Rrethit të Tropojës e përbëre nga:
Shefqet Muci Kryetar
Imer Sokoli anëtar
Kadire Ismailaj anëtar
me sekretare Vera Doçin dhe pjesmarrjen e prokurorit Kristaq Ngjela, shqyrtoi në seancë të hapur gjyqësore të datës 29 e 30 maj 1975 në ?erem çështjen penale Nr.69, që u përket të pandehurve;
1 – REXHEP GO?I, i biri i Ukës dhe i Fatimes, i datëlindjes 1937, lindur e banues në ?erem, me origjinë shoqërore fshatar i mesëm, dhe me gjendje punëtor, me arësim fillor, pa imunitet, pa parti, i padënuar më parë, i arrestuar më 14.2.1975.
Gjykata, pasi përfundoi hetimin gjyqësor, pasi dëgjoi prokurorin që kërkoi deklarimin e të pandehurve fajtorë sipas akuzës dhe të dënohet i pandehuri Rexhep Goçi me 10 vjet heqje të lirisë, ndërsa i pandehuri ?elë Goçi me 7 vjet heqje të lirisë, pasi dëgjoi edhe fjalën e mbrojtjes dhe të fundit të të pandehurve në të cilën kërkuan; i pandehuri Rexhep të dënohet sipas ligjes dhe i pandehuri ?elë drejtësi,
VEREN:
I pandehuri Rexhep Goçi që në rini të tij ka ushqyer urrejtje për pushtetin popullor, pasi rrjedh nga një familje me qëndrim tëkeq politik. I ati është dënuar për krim kundër shtetit tonë të demokracisë popullore. Këtë urrejtje i pandehuri Rexhep ja ka ushqyer e mbajtur të gjallë edhe të kushëririt, të pandehurit ?elë Goçi.
Të predispozuar për t’iu kundërvënë fitoreve madhështore të revolucionit socialist në RPSH, vijës marksiste-leniniste të Partisë sonë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E RRETHIT TROPOJË
SHKURTIM VENDIMI
Me vendimin Nr.65 datë 30.5.1975 të gjykatës rrethit Tropojë Rexhep Ukë Goçi është dënuar me 10-dhjetë vjet heqje lirie për krimin e agjitacionit e propagandës kunder pushtetit popullor.
KRYETARI I GJYKATËS
/ Besim Trezhnjeva/
Vulë Firmë
Drejtimi Perlat Goci
Qerem Administrata e P.T.
TELEGRAM
Lokali Nr. 7
Marrë data 19-11-82
Prej zyrës B Curri
Marrësi
Cilësi Për Prej Nr. Fjalë Data Ora Shënime
Shërbimit
363 43 18 12.50
Me lotë në sy me hidhrim ne zemer marrim pjes në vdekjen e parakoshme te Rexhepit tone të Dashun. Majuni si burrat duejni dhe ndihmoni njeri tjetrin
Tuajt për jete Sadri Sokoli Fetulla Gashi
Ky është telegrami i kobshëm që tre ditë më vonë, u bëjnë familjes së Rexhep Goçit dy miqtë e burgut. Dymbëdhjetë vjet më vonë, njëri nga këta dy miq të burgut, Sadri Sokoli, do pësonte të njëjtin fat në revoltën e Qafë-Barit, më 22 maj 1984.
REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E RENDIT PUBLIK
DREJTORIA E ADMINISTRATES BURGJEVE Tiranë, më 9 . 5 . 1992.
V E R T E T I M
Me anën e të cilit vërtetojmë se z.Rexhep Uk Goçi
i vitlindjes 1937 është arrestuar më 14.2.1975
dhe është vrarë më 16.11.1982.
Lëshohet ky vërtetim sipas kërkesës së tij.
D R E J T O R I
N/KOLONEL EDMOND CAJA
Firmë Vulë
Rexhep Uk Gaci
Varrosur
te varrezat e Shpalit me Nr. 42