| E merkure, 26.03.2014, 09:05 PM |
INTERVISTË ME POETIN ILMI TAHIRI
EKSKLUZIVE NGA GANI I. MEHMETI
Ilmi
Tahiri u lind më 24.06.1972 në fshatin
Zhiti të Podujevës. Rrjedh nga një familje e varfër dhe kushtet e shkollimit
për të ishin tepër të vështira. Shkollën fillorë e kreu në vendlindje ndërsa,
Shkollën e Mesme Ekonomike në Podujevë më 1991. Pastaj filloi studimet në
Fakultetin Ekonomik në Prishtinë dhe ishte gjenerata e parë e studentëve që
vazhduan studimet jashtë objekteve universitare, objektet e të cilave ishin
mbyllur nga masat e dhunshme të regjimit serb. Kështu vazhdoi dy vitet e para
në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, i cili vazhdonte të
punonte sipas planprogrameve arsimore të Republikës së Kosovës. Për shkak të
ndjekjes të tij si aktivist i shquar i LDK-së, ishte i ndjekur nga regjimi
serb, detyrohet të ndërpres studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të
Prishtinës, pas një viti të plotë ndjekjesh nga regjimi i atëhershëm serb ai
nuk dorëzohej por vazhdonte jetën e tij në malet e fshatit të tij, ku gjen
strehë për një vit të plotë. Kjo ishte periudha më e rëndë në jetën e tij. Duke
parë se jeta e tij po rrezikohej nga çasti në çast nga ndjekja, ai po
përjetonte goditjen më të rëndë në jetën e tij studentore. Nga pamundësia që të
përballet edhe më tej me ndjekje, ai detyrohet të largohet nga Kosova në tetor
të vitit 1994, duke shkuar në Tetovë të Maqedonisë edhe atje ai vazhdon të
ndiej thellë në shpirtin e tij largimin nga Kosova. Pas dy vitesh, nga dëshira
e zjarrtë për arsim, regjistrohet në Fakultetin Juridik të Tetovës, ku vazhdon
jetën studentorë për tre vite rresht. Krahas studimeve, ai merrej më aktivitete
letrare në Universitetin e Tetovës, sidomos me poezi, si dhe me aktivitete
studentore, duke u bërë edhe udhëheqës i emisionit “Ora Studentorë” në Radio
Fati në Tetovë, emision që i kushtohej tërësisht Universitetit të Tetovës dhe
jetës studentorë.
Njëri që
vjen nga familje e varfër, njëri që vjen nga viset më veriperëndimore të
Llapit, që vjen nga një fshat i humbur i Malësisë së Llapit me aq vuajtje e
peripeci në jetën e tij, ku deri dje ishte edhe pa rrugë dhe mezi shkohej andej
e këndej, që, duke parë gjithë ato përroska e përroje, ato lugje e shpatije,
ato kodrina e bjeshkë të ngritura deri në qiell, njëri që dikur ishte bari dhe
po ushqente bagëtinë, njëri që kishte shijuar natyrën e bukur të livadheve e
kullosave në fshat dhe ajrin e pastër të llojeve të ndryshme të drunjve dhe
ujit të ftohtë që del nga rrënjët e ahut
qindravjeçar, i frymëzuar në këtë natyrë të qetë po të ashpër, ku forcë
e kondicion i jep banorit të vet, u bë një zë, një bilbil, një këngëtar, për ta
bërë edhe fshatin e tij të lindjes të njohur, sepse, njeriu, ngado që të
shkojë, mbi supet e tij ka dheun e tij, që nuk i shkoqet fare nga mendja dhe
trupi, duke e treguar kudo që fati ia qet të qëndrojë.
Pra, kësaj radhe e kemi fjalën pikërisht për Ilmi Tahirin, njeriun e qëndresave të shumta e të vështira, por që i theu ato dhe triumfoi, duke mposhtur ato. Thonë se, njeriu sa më i vuajtur të jetë, më i fortë do të bëhet. I këtillë është edhe poeti Ilmi Tahiri, të cilit mund t’ia kemi lakminë në krijimtarinë e tij poetike.
Nga
Fakulteti Ekonomik në Prishtinë, i ndjekur nga regjimi serb vazhdon Fakultetin
Juridik në Tetovë, nga Tetova ilegalisht viziton vendlindjen dhe familjen e
tij, për të cilët njeriu si njeri nuk mund të jetë me askë më shumë i lidhur.
Ne, morëm këtë intervistë prej tij kësaj radhe:
Pyetje: Zotëri Ilmi, kur ke filluar të shkruash?
Përgjigje: Unë kam filluar të shkruaj që në bankat e shkollës fillore, atje i kam shkruar vargjet e para poetike .
Pyetje: A të kujtohet poezia e parë, cila është ajo dhe për çka flet?
Përgjigje: Poezia e parë ishte “Shtatori” dhe ajo poezi fliste për fillimin e vitit të ri shkollor, për nxënësit të cilët me padurim prisnin fillimin e mësimit në shtator, sidomos ata fatosat e ri që për herë të parë uleshin në bankat shkollore .
Pyetje: Çka të shtyri të shkruash?
Përgjigje: Ishin frymëzimet dhe inspirimet që ndjeja dhe dashuria për mësimin dhe shkollën , për dijen dhe diturinë. Dhe unë, këto frymëzime i hodha në vargje .
Pyetje: Përse shkruan, e ke për hobi, do të paraqitësh ndjenjat e tua, apo për ta pasuruar letërsinë shqipe me poezitë Tua?
Përgjigje: Unë në vazhdimësi shkruaj dhe e them se pa poezinë s’mund të jetoj. Poezia është përditshmëria dhe jeta ime. Normalisht, autori kur shkruan, paraqet ndjenjat e tij, frymëzimet e tij krahas këtyre që poezia shqipe pasurohet edhe me anë të poezive të mia.
Pyetje: Kur t’ është botuar poezia e parë dhe në cilën gazetë?
Përgjigje: Poezia e parë më është botuar në revistën “Studenti” në Universitetin Shtetëror të Tetovës në viti 1996.
Pyetje: Sa të ka motivuar botimi i poezisë së parë në gazetë apo revistë?
Përgjigje: Natyrisht, botimi i poezisë së parë në këtë revistë më ka motivuar edhe më shumë sa që m’ i ka hapur portat edhe me tej për një paraqitje edhe më të lartë dhe ka shtuar edhe frymëzime me cikle te tjera të poezisë dhe janë mirëpritur shumë tek lexuesit .
Pyetje: Si do të ishte sot Poeti Ilmi Tahiri, sikur të mos i botoheshin poezitë e tij nëpër gazeta e revista të ndryshme? Do të vazhdonte të shkruante, apo do të hiqte dorë nga krijimtaria poetike?
Përgjigje: Thënë realisht, publikimi nëpër revista dhe gazeta i poezisë sime ka nxitur dhe ka shtuar performancën time si poet para një opinioni të gjerë, si brenda por më shumë jashtë Kosovës njihem si autor. Unë do të thosha sinqerisht se edhe pa publikimin e poezisë sime nëpër gazeta dhe revista të ndryshme kam shkruar dhe do te vazhdoja te shkruaja, sepse nuk mund të ndali frymëzimet dhe ndjenjat e shpirtit. Emocionet shpeshherë janë të fuqishme dhe nuk do mund t’ i mbaja në brendi, ato do të shpërthenin si një vullkan .
Pyetje: Në cilat revista e gazeta të janë botuar deri sot poezitë?
Përgjigje:
Poezitë e mia deri me sot janë botuar disa herë në revistën ‘’STUDENTI’’ të
Universitetit Shtetëror të Tetovës sa isha student, në gazetën “Koha
ditore”, në gazetën “Zëri i Kosoves” .
Mandej në gazetën “Zëri” shtojca e Diasporës, në gazetën “’Bota sot “, në
“Nacional“ në Tiranë, pastaj për të 24 herë në gazetën e komunitetit Shqiptaro
– Amerikane “
Pyetje: Poezitë e botuara nëpër gazeta e revista të shkruara, i ke dërguar vetë në to, t’i kanë kërkuar, apo i kanë marrë nga interneti, ku ia ofroni lexuesit?
Përgjigje:
Poezitë e botuara nëpër gazeta dhe revista disa i kam dërguar vet por një pjesë
sinqerisht them se ka qenë kërkesë e disa gazetave, sidomos gazeta “
Pyetje: Diçka rreth krijimtarisë Suaj. Poezitë Tuaja disi duket sikur i krijon lehtë, lehtë, pa mundime të mëdha, mbasi ato paraqiten tërësisht në vargje të lira, përkundër asaj që shpesh kemi edhe rimë. Sa ke vështirësi në këtë lloj krijimtarie poetike?
Përgjigje: Të them sinqerisht, një njoftim për të gjithë lexuesit dhe opinionin tuaj se unë krijimtarinë time letrare pos botimit nëpër gazeta dhe revista e kam përmbledhur në tre libra me poezi, të cilët janë të redaktuar dhe lekturuar dhe të cilët janë të gatshëm për botim libri i parë “Sytë kah atdheu” , libri i dytë “U ktheva atdhe“ dhe libri i tretë “Për ty Kosovë”, të cilët në pamundësi financiare nuk po arrijnë dritën e botimit por shpresojmë në ndonjë mbështetje institucionale apo edhe sponsor të ndryshëm në mënyrë që sa më shpejt ta dalin këto tri përmbledhje me poezi, këto libra me vlera atdhetare. Natyrisht, vargu rrjedh i lirë, frymëzimet janë ato që rrjedhin lehtë dhe siç e cekët edhe ju janë të shoqëruara plot rimë. Do të thoja se nuk e kam fare rëndë apo vështirë këtë lloj të krijimtarisë poetike, sepse vargu duhet të rrjedhë i lirë nga shpirti i poetit dhe nuk guxon të dhunohet shpirti që të nxjerrë atë që nuk e ndjen atë që nuk është frymëzim sepse poezia atëherë nuk është poezi e çiltër e bukur nuk shpreh art dhe muzikalitet që e bëjnë të kompletuar dhe të mirëpritur lexuesit.
Pyetje: Poezitë Tuaja duket se kanë një origjinalitet dhe veçanti nga poezia e autorëve të tjerë, me një ngjasim të vargut të Lasgush Poradecit, natyrisht, tek disa poezi.
Përgjigje: Unë nëpërmes poezisë sime shprehi tërë origjinalitetin dhe çiltërsinë e shpirtit poetik, por do ta thosha se poezia ime i ngjan sado pak vargut të poetit tonë të madh Lasgush Poradecit tek disa poezi këtë ma ka shprehur edhe stafi i gazetës “Neë life”, duke më krahasuar se kam një të shkruar shumë interesant dhe më quajnë si Lasgushi i Dytë, ky vlerësim është i madh për mua, Unë e pëlqej poezinë e poetit tonë të madh Lasgush Poradecit, por une jam në hapat e parë në këtë rrugë të gjatë ku duhet punë dhe përkushtim, natyrisht edhe eksplorim të shpirtit poetik.
Pyetje: Ilmiu poet, ka ndryshuar raportet me shokët e kolegët e punës, apo është po ai i mëparshmi?
Përgjigje: E them me sinqeritetin më të madh, unë jam i dashur, i respektuar me të gjithë kolegët e punës kam raporte të shkëlqyera, jam tepër modest, por normalisht që punën e dua dhe e çmoj shumë, i përkushtohem me tërë potencialin dhe energjinë time që të jem sa me i përgjegjshëm ndaj detyrave që më janë besuar.
Zotëri poet, ju dëshirojmë shumë suksese, nga që, suksesi Juaj na nderon edhe ne dhe poezinë shqipe. Ju faleminderit! Suksese...