| E hene, 24.03.2014, 09:36 PM |
Nderohet Zef Mirdita me librin "Poeta
nascitur, historicus fit – ad honorem Zef Mirdita“ nga shumë autorë të botës
Ekskluzive nga Dodë Ndrecaj
Në botën perëndimore praktikohet në shumicën e rasteve që shkencëtarëve me nam që kur të erimitohen apo arrijnë një kohë të caktuar të jetës së tyre, botohet një vepër me disa apo shumë autorë e që i kushtohet autorit të caktuar ku edhe i botohet biografia e bibliografia e autorit. Jubilari i rradhës ishte Zef Mirdita, me libri "Poetanascitur, historicusfit – adhonorem Zef Mirdita" Albert Ramaj (editor), kurse bashkeditorë Gordan Ravan?i?, Zef Ahmeti, Aleksandar Stip?evi?, Nuri Bexheti, botuar në St. Gallen & Zagreb (ISBN: 978-3-9524201-0-2 & ISBN: 978-953-7840-23-5) Libri qe është botuar nga Albanisches Institut (Instituti Shqiptar) St. Gallen &Hrvatski institut za povijest (Instituti kroat për histori) Zagreb. Në këtë botim morrën pjesë shumë autorë prej shumë vendeve të botës duke e nderuar Zef Mirditën me shkrime të tyre e që janë botuar në 6 gjuhë: shqip, kroatisht, gjermanisht, anglisht, italisht e sllovenisht me 67 autorë. Autorët që kanë marrë pjesë me punime të caktuara: Isak Ahmeti, Nuridin Ahmeti, Zef Ahmeti, Pirro Arapi, Robert C. Austin, Ndue Ballabani, Peter Bartl, Martin Berishaj, Nuri Bexheti, Rafael Biermann, Femi Cakolli, Neritan Ceka, Konrad Clewing, Krisztian Csaplar-Degovics, Lovorka ?orali?, Bardhyl Demiraj, Italo Costante Fortino, Mehmet Elezi, Robert Elsie, Wilfried Fiedler, Skënder Gashi, Eleonora Erzsebet Gera, Lush Gjergji, Kurt Gostentschnigg, Andreas Gottsmann, Romeo Gurakuqi, Robert Holjevac, Zoran Janjetovi?, Titos Jochalas, Thomas Kacza, Damir Karbi?, Marija Karbi?, MijoKorade, Muzafer Korkuti, Frrok Kristaj, Kopi Kyçyku, Hans-Joachim Lanksch, Cristian Luca, Izer Maksuti, Noel Malcolm, Luan Malltezi, Matteo Mandala, Kastriot Marku, Odette Marquet, Dedier Norberto Marquiegui, Sadik Mehmeti, AleksanderMeksi, Roberto Morozzo Della Rocca, Mary Motes, Jadranka Nerali?, Alexander Novik, Aton Panchev, Nikola Pano, Aurel Plasari, Remzi Pernaska, Luan Rama, Albert Ramaj, Gordan Ravan?i?, Michael Schmidt-Neke, Oliver Jens Schmitt, Aleksandar Stip?evi?, Jasna Turkalj, Pellumb Xhufi, Frok Zefiq, Izmi Zeka, Olga Zirojevi? dhe temat ishin nga historia (Antica: f. 57 – 96); Mesjeta dhe koha moderne (Medium Aevum & Novum Aevum: f. 97 – 362; Modernus: f. 363 – 770). Gjuhësia dhe letërsia shqiptare (Lingua & Litterae: f. 771 – 882) dhe diaspora shqitpare (Diaspora: f. 883 – 1244). Por duhet cekur se jetëshkrimi i Zef Mirditës (f. 33 – 57) dhe parafjala e shkruar nga Aleksandar Stip?evi?, Nuri Bexheti, Jasna Turkalj, Gordan Ravan?i?, Albert Ramaj (f. 39-56) janë të shkruara në tri gjuhë, shqip, kroatisht e gjermanisht. Kurse bibliografia e plotë e Zef Mirditës është poashtu e publikuar në ktë libër (f. 39 – 56).
Korpusit të punimeve i prin një jetëshkrim i shkurtër i autorit në shqip, kroatisht dhe gjermanisht (f. 33 – 57) si edhe bibliografia e vëllimshme e jubilarit (f. 39 – 56) me thuajse 200 tituj në gjashtë gjuhë. Fjalët hyrëse, të parashikuara gjithashtu në tri gjuhë (f. 11 – 32)
Më 19.12.1913 u prezantua në
U mbajtën fjalimet për nderë të këtij libri, nga drejtoresha e institutit JasnjaTurkaj, AleksandarStipcevic, Martin Berishaj, Gordan Ravancic dhe në fund foli edhe vet Zef Mirdita.
Këtu i kemi përkthyer nga kroatishtja dhe po i
sjellim pjesë nga fjalimet e mbajtura në
Fjalimi i drejtoreshës së Institutit kroat për histori Jasna Turkalj
Të nderuar zonja e zotërinj, kolegë dhe kolege miq të Dr. Zef Mirditës, ju përshëndesim përzemërsisht në emër të Institutit të Historisë së Kroacisë, faleminderit që keni ardhur në ketë numër në promovimin e Përmbledhjes së teksteve të shkruara "Poeta nascitur, historicus fit - ad honorem Zef Mirdita" të cilën e ka botuar Instituti Albanologjik në St.Gallen në krye me Albert Ramaj dhe Zef Ahmeti. Pikërisht Albert Ramaj dhe Zef Ahmeti janë ‘‘fajtor’’ që ky libër gjendet para jush, ngase ata kanë iniciuar botimin e kësaj Përmbledhje kushtuar të dashurit tonë Zef Mirdita. Natyrisht se Instituti kroat i është përgjigjur kërkesës dhe ka përkrahur ketë iniciativë për Përmbledhjen të cilën sot po ua prezantojmë e që i kushtohet kolegut dhe mikut tonë të nderuar Zef Mirdita. Në ketë mënyrë dëshirojmë që ta falënderojmë për punën e frytshme për afro 50 vite të punës shkencore pas atyre ditëve që ka kaluar dhe akoma kalon me ne në Institutin e Historisë së Kroacisë nga viti 1993 e deri me sot. Ngase edhe pse dr. Zef Mirdita në vitin 2004 është pensionuar,Bashkësia Shkencore e Institutit Kroat të Historisë gjithmonë dr. Mirditën do ta konsideroj si anëtarin e vet të dalluar, rezultatet hulumtuese të të cilit janë pjesë e pa kontestueshme jo vetëm të historiografisë kroate por edhe të asaj evropiane. Se kush është Dr. Zef Mirdita për qarqet shkencore jo vetëm të Kroacisë por edhe ato evropiane e botërore, më së miri dëshmon kjo Përmbledhje të cilën ne sot po ua prezantojmë dhe në të cilën janë botuar 67 punime te 71 autorëve nga 20 vende të botes në 6 gjuhë .Rruga jetësore dhe shkencore e dr. Mirditës gjithmonë shpije në mes të Kroacisë dhe Kosovës. Pas pak më shumë se 20 viteve, për arsye të rrethanave jetësore ne vitin 1993 studentin Zef Mirdita kjo rrugë përsëri,kësaj here përgjithmonë e sjell në Zagreb në qytetin në të cilin ka absolvuar filozofinë në Fakultetin Teologjik, pastaj në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit ka diplomuar në Departamentin e lëndëve historike. Kurse me 1972 ka mbrojtur tezen e Doktoraturës me titull “Dardanet dhe Dardania ne Antikë.
Dr. Zef Mirdita kthehet në
Prof. Dr. Zef Mirdita deri tani ka botuar 8 libra shkencore, dhe se i ka përfunduar punët edhe në librin e nëntë me te cilin serish i kthehet temës se Dardanëve dhe Dardanisë duke u përpjekur që të përmbledh rezultatet e punës së tij shumëvjeçare për këtë çështje dhe të hedh dritë të re në disa prej këtyre çështjeve. Përveç librave të përmendur ai ka publikuar një numër të madh studimesh,diskutimesh,artikujsh dhe me dhjetëra vlerësime dhe vështrime letrare qoftë në revistat shkencore vendore apo të huaja. Kurse rezultatet e hulumtimeve të tija shkencore i ka prezantuar në tubimet e shumta shkencore të vendit dhe në Boten e jashtme. Përveç hulumtimeve te përmendura shkencore, Dr. Mirdita është marrë edhe me tema tjera historike e posaçërisht me tema historike kroate dhe shqiptare. Me krenari mund të themi se ka dhjet punime shkencore, ku pesë nga tetë librat e botuara deri me tani nga Prof. Dr. Mirdita kanë pa dritë mu kur ai u bë punëtor i Institucionit më të lart të Historiografisë, me te cilin Institucion edhe sot e këaj dite pas daljes në pension bashkëpunon ,kuptohet me kënaqësi të dyanshme. Tekefundit neve në Institutin e Historisë, vërtet kemi nderin dhe kënaqësinë se për më shumë se dy decenie bashkëpunojmë me një punëtor shkencor serioz,me një historian tepër të talentuar dhe të dijshëm , me një opus impozant shkencor, siç është Zef Mirdita. Si përfundim do të dëshiroja të ju falënderoja të gjithëve të cilët në një mënyrë keni kontribuar për daljen e këtij libri e posaçërisht redaktorin Dr.Ramaj, pastaj autoret e punimeve, recensuesit, prezantuesit e sotëm, Ministrin e Shkencave Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Kroacisë e cila edhe e ka financuar botimin e këtij libri dhe natyrisht falënderoj gjithë të tjerët që nuk i përmenda por që në ndonjë mënyrë kanë kontribuar që sot të promovojmë këtë Përmbledhje vërtet madhështore të punimeve shkencore.
Fjalimi i Aleksandër Stipcevic
Zonja e zotërinj me lejoni që me disa fjalë të flas
për këtë libër e që me të vërtet është një libër impozant dhe që me përkujton
shkrimtarin grek Kalimah ( Kallimachos)dhe punën e tij shkencore derisa ishte
drejtor i Bibliotekës së Aleksandrisë. Ai atje kishte përgatitur dhe
përmbledhur të gjitha dorëshkrimet dhe i
kishte radhitur në trajtën që ne i njohim sot, e kam fjalën për veprat e
shkrimtarëve antik. Ai me përvojën e tij të madhe që kishte për librat e vogla
dhe voluminoze shkruante se, libri i
madh-fatkeqësia e madhe. Dua të them se nuk është fjala për fatkeqësi në kuptimin
negativ por për atë që kishte marrë librin e të cilin duhej ta lexonte në
tërësi dhe se vërtet do të jete shumë e mundimshme për të lexuar një libër aq
voluminoz. Për këtë arsye sot njerëzit nuk shkruajnë libra të trash ngase
askush nuk ka kohë t’i lexoi. Tani më lejoni që me disa fjalë të flas për këtë
libër dhe për laureatin. Është fjala për një përmbledhje apo siç do të thoshin
gjermanet ‘Festschrift’/festëshkrim/ këtë term edhe ne e përdorim sot e kësaj
dite e i cili ka domethënien e një shkrimi solemn e që i kushtohet dikujt. Ky është kuptimi
fjalë për fjalë mendoj unë dhe se në një
mënyrë është fjala për përmbajtjen e asaj që gjermanet e quajnë Festchrift. Ky
Festëshkrim ka 1200 faqe një hata e vërtet
për shkakun se sa shumë ka për t’u lexuar. Por ajo çka është me rendësi
të themi se nuk është e nevojshme të lexohet e tëra nga fillimi deri në fund.
Në këtë publikim kemi të bëjmë me
artikuj të ndryshëm, dhe se të interesuarit për çështje të caktuara mund të
lexojnë vetëm çka atyre u intereson,e
artikujt tjerë mund t’i kapërcejnë, ngase njeriu mahnitet kur ta sheh
një libër të tillë të madh. Ata të cilët do të
shprehnin interesimin për jetën dhe veprën e kolegut tonë, Zef Mirdita,
kur të marrin në duar këtë libër do të mësojnë shumë më shumë se sa unë tani
jam në gjendje dhe guxoj të flas me këtë rast, ngase koha është e kufizuar.
Prandaj unë do të përqendrohem vetëm në atë që mund ta them brenda kësaj kohe
të shkurtër. Mund të thuhet se Dr. Mirdita
me këtë libër ka treguar atë çka Festchrift-et paraqesin. Në të vërtet
sipas numrit dhe emrave që përfaqësohen në këtë libër shihet se çfarë rëndësie
ka Dr. Mirdita në qarqet shkencore jo vetëm në ato tonat këtu në Kroaci, por
edhe qarqet evropiane dhe botërore. Ai në të vërtet ka krijuar një opus që do
ta shihni në bibliografinë e librit, bibliografi e cila mahnit me
lloj-llojshmërinë dhe sasinë e saj. Posaçërisht ngase gjithmonë duhet të kemi
parasysh se Dr. Mirdita ka pas një jetë shumë të komplikuar, ka jetuar në
Kosovë në një periudhë shumë të stuhishme dhe se atje ka krijuar një bibliotekë
shtëpiake dhe se shumicën e saj e ka lënë të shkapërderdhur atje në Kosovë,e ju
e dini se ata qe merren me shkencë krijojnë bibliotekën e vet gjatë gjithë
jetës, prandaj biblioteka ishte ajo që i mungoi ngase atij ju deshtë të
shpërngulej në Zagreb e prej Zagrebit gjetiu dhe pastaj nga Kosova këtu. Kjo
ishte ajo që ja nxiu jetën ngase i është
dashur të bëj përpjekje të mëdha që të siguroj literaturën e nevojshme për
t’u shkruar gjithë ajo që është shkruar.
Me këtë rast nuk pretendoj të flas për gjithë atë që është shkruar, por vetëm
se për të përkujtuar se Dr. Mirdita ishte profesor në Prishtinë, atje filloi të
merrej me historinë antike e posaçërisht me Dardanët si një punim historik
arkeologjik me të cilin punim doktoroi këtu në