Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: ''Drenica e Durrësit''

| E premte, 21.03.2014, 08:49 PM |


‘’Drenica e Durrësit’’ ,- djepi i historisë dhe e lirisë së Kosovës

Skicë nga Xhevahir Cirongu

Sapo kanë çelur lulet e marsit të vitit 2014!Dielli buzëqesh,por edhe të ‘’puthë’’ me rreze të ngrohta. Flladi i erës  shpërndan aromën e luleve në atmosferë. Edhe pemët janë ngarkuar me bisqet e reja të cilat mbajnë mbi shpatullat e tyre kurorat e gonxheve të luleve. Lulet e marsit te ne shqiptarët janë të veçanta. Ato na sollën   shkollën e parë shqipe në 1887. Eshtë marsi i luleve të pranverës që i gëzohemi shumë fakteve historike. Marsi i këtij viti 2014, vjen  edhe më i bukur.Ai na zgjon kujtimet tona në dekada. Pikërisht, është marsi i luleve që solli lirinë e Kosovës, - na thotë Edmond Agolli,njeriu që punoi me përkushtim në ato moment historike për fatin dhe lirinë e Kosovës. Ai kujton ditët e stuhishme të atij viti, ku vëllezrit ‘’Kapiti’’  në durrës u bënë mbrojtësit e flaktë e ambasadorë për çështjen kombëtare. Ndërsa poeti Agim Bajrami lexon vargje të shkëputura nga libri ‘’Atdhetarizmi jeton në përjetësi’’ me  autor Bedri Tahiri, nga Vushtrria e Kosovës.

‘’Ja te ndrin atje

Në ngjyrë të flamurit,

Si një krahë shqiponje

Dalë nga palc e gurit’’.

……………………………………

‘’Shtëpia e lirisë

Me lule dhe det,

Si një krahë shqiponje

Historisë i flet’’.

Lexon  librin me titull’’Atdhetarizmi jeton në përjetësi’’, shumëkush sot ndjen ndjenjën e krenarisë, sepse  aty  pulson historia e popullit tonë në shekuj.

Për këtë,Xhevahir Spahiu, poet e akademik shprehet kështu:

‘’Dernica’’ e Durrësit është qendra kryesore e frymëzimeve atdhetare këtu buzë detit, është Tempull atdhetarie.Më vjen mirë që kjo shtëpi lirie dhe tempull i atdhetarisë, pikërisht u pagëzua nga poetët dhe artistët.Ajo e ndërshqiptarizoi këtë vend, nga i cili buroi jetësimi i çështjes sonë madhore,çlirimi kombëtar.’’

‘’Derenica’’ e Durrësit është djepi i historisë dhe i atdhedashurisë, por edhe e kulturës së kombit tonë. Një thesar që duhet vlerësuar nga të gjithë, sepse ajo është e të gjithëve.  Vetiu del pyetja:Kur do legalizohet Shtëpi Muze? Kjo pyetje na mundon të gjthëve prej vitesh. Lulet e  lirisë së Kosovës çelin në çdo stinë atje te ‘’Dernica’’ e Durrësit, sepse ujiten nga gjaku i 2400 dëshmorëve të UÇK-së.

Shpresojmë se qeveria e ‘’Rilindjes’’në Shqipëri dhe ajo e Kosovës, do e thonë fjalën e tyre në këtë 15 vjetor të çlirimit të Kosovës.

Foto nga e majta në të djathtë: Xhevahir Cirongu,ish kryetari i Këshillit Bashkiak Durrës z. Edmond Agolli,poeti Agim Bajrami, para Monomentit të Ushtarit të Panjohur të UÇK-së te Drenica në Durrës.

…Një kafe me petagog Astritin

Ishte  shtator i 2013, atje te pallatet me shigjeta në Tiranë kur unë takohem me petagog Astritin. Para se të shkoja atje, atij i telefonava që nga Durrësi. Edhe ai         më kishte bërë shumë telefonata më parë, bisedonim gjatë, më dërgonte  edhe të falura me të njojtur të ndryshëm, por mallin s’e shuanim dot në këtë mënyrë.   Një herë që nga telefoni  si me shaka më tha:

-More Xhevo, kur do e pimë s’bashku një kafe!? Kam kohë pa të parë…jemi nga një fshat, e mbi të gjitha edhe të një gjaku!

-E pse jo, unë kam kërkuar nga juve disa të dhëna për shkrimin që do bëj për Bexhetin, majorin e fshatit tonë!  Koha e ka lënë këtë ish ushtarak  shëmbullor që dha jetën për atdheun pothuajse të harruar! Të kam dërguar edhe një E-mail, por nuk e di a e ke marrë! Po pres përgjigjen nga ju.

-Eja e bisedojmë këtu në Tiranë, më tha ai.

- Aty do vimë e takohemi, por dërgomi me E-mail ato çfar ju kam shkruar, e pastaj takohemi kur të duash. ..Dhe ato çfar kërkova unë më erdhën me postën elektronike. Nuk kaloj shumë kohë dhe shkrimin e botova në disa gazeta.  Unë u ndjeva i entuziazmuar, sepse shkrova për një dëshmor të pa shpallur.Falnderimet vinin gjithandej. Ishte fillimshtatori i vitit 2013, atje në një lokal afër pallateve me shigjeta unë takohem me petagog Astritin. Më shumë se një kafe, bisedat tona shuan mallin e viteve të kujtimeve të fëmijërisë atje në fshatin e lindjes Leskovë të Skraparit. Astriti fliste e lexonte shkrimin, por edhe lotonte për të atin që e la jetim së bashku me motrën Lume.

- Që nga ajo kohë kanë kaluar 54 vite, kur babai im ra në krye të detyrës atje në Seman të Fierit,por sot kur lexoj rreshta kujtimesh që juve si gazetar keni shkruar në gazetën ‘’Republika’’ më duket sikur bisedoj me babain tim!,- na thotë Astriti.

Dikur të rinjë, sot  që të dy me thinja të bardha. Aty te ai lokal bëmë  së bashku edhe një foto. Le të mbetet edhe kjo foto një kujtim që t’u flasi nesër të tjerëve.

Foto nga e majta në të djathtë:Astrit Shatro e Xhevahir Cirongu(Shtator 2013)

Durrës, 16 Mars 2014