| E hene, 17.03.2014, 08:23 PM |
KUR ZOTI SJELLË DHURATË
Nga Ryzhdi Baloku
Derisa po zbriste shkallëve brenda shtëpisë, e dëgjoi një zë që thërriste, por jo aq kthjellët sa të kuptonte se kush ishte. Me të arritur te mesi i oborrit, serish e dëgjoi atë zë, por kësaj here e dalloi qartë edhe shqiptimin e fjalëve kur thirri:
- O Sokol Malësori, a je aty?!
Iu duk zë i njohshëm dhe fill iu përgjigj:
- Po-po, këtu jam, vetëm ule dorezën e shtyje derën se s’është e mbyllur.
Me t’u hapur dera, u pa figura e Micit, ndërsa mbrapa tij Elezi, një shok nga Drenica, me të cilin Sokoli e kishte kryer shërbimin ushtarak në të njëjtën kazermë.
Sapo hynë në oborr, Mici ia priti:
- A je gjallë o Sokol Malësori?
- Besa,
gjallë e i fortë, - iu përgjigj dhe vazhdoi: -
- Ta solla një shok që se ke parë prej kohësh, - foli Mici sa për t’ia nisur bisedës.
-
Pasi u takuan me shtrirje e shtrëngim duarsh dhe marrje ngryk, Sokoli iu vuri pëllëmbët e duarve përmbi supe të dyve përnjëherë, si shenjë dashamirësie për ardhjen e tyre.
Derisa po
ecnin oborrit në drejtim të shtëpisë, Sokoli i pyeti:
- Mirë Sokol mirë, - ia ktheu nxitimthi Mici, ndërkaq Elezi heshti duke e marrë një qëndrim si në kujtesë.
-
- Ka dashtë Zoti familja është mirë, por edhe unë s’jam keq, - iu përgjigj ai.
- Shyqyr Elez, shyqyr. Shëndeti është dhuratë e Zotit, - ia ktheu Sokoli dhe vazhdoi: - ejani të hyjmë brenda, se atje do të bëjmë bisedë për së çlirëti.
Gjatë kësaj kohe, e reja Tringa, vajti te vjehrra, Zoja, që posa e kishte përgatitur hallvën, por ende nuk e kishte zbrazur në pjata. Kur Tringa i pa mysafirët nga dritarja në oborr, ia solli vjehrrës edhe dy pjata për ta. Zoja e shpërndau hallvën në pesë pjesë të barabarta, secilës prej tyre ia vuri përsipër nga disa thelpinj arrash të çara përgjysmë.
Meqë Zoja dhe reja duhej të takoheshin me mysafirë, shfrytëzuan rastin që në të njëjtën kohë edhe t’i shërbenin, që pastaj t’i linin vetëm për të biseduar lirshëm.
Si u larguan ato, muhabeti mes shokëve të vjetër nisi menjëherë.
Sa për t’ia filluar bisedës, Sokoli pyeti:
- Elez Dreni, a hoqe keq rrugës?
- Thënë të drejtën jo, - iu përgjigj ai, mandej u mendua pak dhe vazhdoi: - Erdha me tren, për ca punë të kushëriri këtu. Mbasi mbarova punët që i kisha, shikova orën. Deri në kohën e nisjes së trenit për andej më kishte ngelur aq kohë sa për t’iu vizituar juve. Shkova te Mici për ta ftuar që së bashku të vinim te ti. Përkundër lutjeve që m’i bëri, s’hyra brenda në shtëpinë e tij, doja që ta shfrytëzoja kohën për t’iu vizituar të dyve.
- Mos na korit o burri dheut, konakun sonte do ta bësh këtu, - ia priti Sokoli.
- Jo miku im, më duhet të kthehem, madje derisa po ecnim rrugës i tregova Micit se nuk e kam punën të rri më gjatë.
Për ta ndërruar kahen e bisedës që koha mos t’u shkonte kot, ndërhyri Mici:
- O Sokol Malësori, a mos po feston rënien e Rankoviçit nga pushteti, që na sollët hallvë.
- Pikërisht kjo është arsyeja. Si e dëgjova këtë lajm në radio, i thash Zojës që për këtë sihariq, duhet festuar patjetër me hallvë.
Posa i dëgjoi këto fjalë, Elezi brofi në këmbë, dhe me një zë hareje iu tha:
- Ngrihuni njëherë në këmbë o burra, t’ju përqafoj për këtë lajm kaq të gëzueshëm.
Pasi u morën ngryk e u përqafuan që të tretë mes vete, serish u ulën përballë njeri tjetrit. Bisedën e rifilloi Sokoli:
- “
-
-
Pajtohem me ty miku im i shtrenjtë. Është një e vërtetë e pamohueshme kjo që e
the, por një sentencë e lashtë thotë: “Nëse Zoti të sjellë dhuratë është
fat, por nëse di ta përdorësh është zotësi”. Kjo që tashmë ka ndodhur,
për ne është një “dhuratë nga Zoti”, të cilën duhet ta shfrytëzojmë me mençuri
në dobi të aspiratave tona. Mendoj se në këto rrethana, koniunktura e tanishme
jugosllave, për ta ruajtur stabilitetin e brendshëm, do të detyrohet ta
ndërrojë këtë politikë dhune me një klimë paksa më të butë ndaj shqiptarëve, që
t’i tregojë botës se qeveria e këtij shteti, qytetarët e vet i trajton në
mënyrë të barabartë.
- Mirë e
ke Sokol, - ndërhyri Mici. – Por, sa kam mundur deri tash të shoh, mund të them
lirisht se udhëheqësit tanë shqiptarë nuk kanë ditur të bëjnë politikë, e as
t’i shfrytëzojnë momentet për të cilat ti po flet. Lirisht mund të them se këta
në asnjë çast nuk e kanë mbrojtur këtë popullatë martire nga dhuna shtetërore.
Derisa në njërën anë popullata shqiptare detyrohej të shpërngulej përditë për
t’i ikur zullumit, në anën tjetër ky vend mbushej me kolonë që vinin nga
Sokoli për një çast heshti, saqë u duk si të ishte zënë ngushtë nga faktet që i prezantoi Mici, por pas një kujtese të shkurtër iu përgjigj:
- Pajtohem
shoku im i nderuar, por mos harro se edhe udhëheqësit tanë shqiptarë
Kur Sokoli përfundoi rrëfimin, ndërhyri Elezi:
- O Sokol Malësori, ju ardhsha gjithmonë për të mirë. E kam kohën për të ikur, sepse së paku gjysmë ore më duhet të eci këmbë për të arritur te stacioni hekurudhor.
- Rri sonte se s’bëhet nami, – tha Sokoli.
- Mos më ngushto miku im, se nuk e kam punën të rri, - iu përgjigj Elezi pasi u ngrit në këmbë për të dalë jashtë.