| E diele, 16.03.2014, 08:28 PM |
Ekstremiteti në art
Nga Dr. Ilir Muharremi
Efektet
dramatike të personazheve nga mitologjia, përditshmëria, heronjve, legjendave
qenë të pranishme në kohën e artit Barok. Ky art më shumë i drejtohej zemrës
sesa mendjes dhe ishte i mbushur më dramë dhe lëvizje. Nëse nisemi nga
standardet e sotme, mund të na duket i ekzagjeruar, por për kohën, ai ishte një
ndryshim i madh nga stili klasik. Artistët nuk mund t’i iknin efekteve
dramatike dhe ekstazës artistike dhe kjo më së miri dëshmon Shën Terezën e bërë
për një kishë në Romë, e cila sheh vizionin e një engjëlli. Pamja ka në thelb
zgjuarsinë, çudinë dhe magjepsjen. Këta krijues shpesh paraqisnin pamjet nga
afër që gjithçka të dukej sikur ndodh pranë syve tanë. “Perseu duke kthyer në
gur Phineas-in dhe pasuesit e tij” krijuar nga Luca Giordano (1680). Pamja i ngjan një skene teatri,
teatri mizor, ku mbretëron frika, vuajtja dhe ankthi. Karakteret rrëfejnë për mitologjinë greke rreth heroit
Perseus, janë vënë në qëndrime teatrale, ndërkaq godina në sfond duket si dekor
skene. Heshtat, krahët dhe rrezet e dritës, të gjitha ta drejtojnë vështrimin
drejt kokës së prerë, që Perseu mban në dorë. Koka është një përbindësh që
quhet Meduza dhe kthen në gur këdo që shikon, Perseu ua mban përpara fytyrës
armiqve të tij, i kujdesshëm të mos e shohë vetë derisa trupat e tyre marrin
ngjyrë gri të frikshme. Kjo ndjenjë mizorie e cila e kthjellë mendjen deri në
absurd përshkruan absurdin se jashtmi dhe ekstazën së brendshmi. Në realitet
bota është absurde dhe absurdi i kthehet tokës, teatrit dramatik dhe njeriut,
por absurdi nuk mund të ekziston pa njeriun, sikur të ekzistonte do të vdiste
në heshtje, këto raporte japin një teatër piktural të thellë të mizorisë
ekstreme, që edhe në ditët e sotme thjeshtëzohet përmes shumë efekteve të
gjetura në natyrë. Nuk mund të ndalem me kaq! Duhet të pranojmë se veprat më të
mëdha qenë ato ekstreme në gjendje të mpira të ekstazës, ku kontrolli
dirigjohet nga ndjenja, sepse aty ku fillon ndjenja përfundon mendimi. Duhet të
pranohet se absurdi në art është një pasion i dhembshëm, dhe artisti mund të
jetoj me këtë pasion, ligji i thellë i gjithë kësaj është ajo që djeg zemrën,
por në të njëjtën kohë thurë edhe lavde. Ndjesia dhe çasti dramatik ngjallen
nga gjestet ekstreme, imazhet absurde të cilat mjaftueshëm do të jetojnë pafundësisht
mbi realitetin artistik. Artisti zbukuron realitetin, realiteti është vetëm një
dokumentar i plotës në vete. Artistët barokë kënaqeshin me situata ekstreme të
krijuara nga betejat dhe përrallat mbinatyrore. Artisti Italian Luca Giordano
dhe ai holandez Rembrandt zgjidhnin skena me ngarkesa dramatike. Punimi i
Rembrandit “Festa e Belshazzarit” (1635), tregon mbretin Belshazzar i cili ka
bërë një festë të madhe ku u shërbye verë në kupa të arta të vjedhura nga një tempull në Jeruzalem. Papritur shfaqet
një dorë dhe shkruan, është e qartë këtu
ndjesia ekstreme që ngjitet tek absurdi? Ky teatër i arsyes ku çdo personazh,
çdo mimikë, çdo frymëmarrje do duhet të duket e arsyeshme në lidhshmëri me
partnerët skenik, të cilët kthejnë vështrimin kah mesazhi misterioz. Piktura
përndritet nga drita që buron prej shkronjave, e shkronjat janë kaligrafi
hebraike. Fuqia ekstreme e bënë veprën tërheqëse, por mendja arrin deri tek
absurdi i situatës, sipas Kamysë absurdi lind nga ballafaqimi midis kushtrimit
njerëzor dhe heshtjes së paarsyeshme të botës. Mendimi mistik tek Belshazar na
ka familjarizuar me këto veprime. Duket që unë shumë seriozisht e prek këtë
problem, pa ndonjë paragjykim për vlerën që posedon vepra dhe kjo mësimdhënie
figurative lartësohet me bagazhin absurd. Piktori italian Caravaggio tregoj
mungesë respekti, pasi bënte figurat e shenjta t’u ngjanin njerëzve të
zakonshëm. “Darka në Emmaus” (1601), realizuar nga mjeshtri Caravaggio, Jezusi
qëndron në mes të pikturës, që është edhe qendra e vëmendjes. Ai është rruar
pastër, megjithatë në atë kohë në shumicën e pikturave na shfaqet me mjekër.
Kjo e bënte më të vështirë për ta njohur, ndaj çdo kush që e sheh pikturën do
të hezitonte për ta identifikuar. Skena mund të vështrohet nga afër, sa të duke
sikur edhe ti je në tavolinë me ta. Jezui me dishepuj është aq afër saqë
përreth duket që po preken me krahë dhe në anën tjetër sikur dalin nga piktura.
Vjen një moment dhe në mëndje shfaqet ajo apo gjendesh i habitur, kur vëren se bota është e papërshkrueshme, çdo figurë mitike, apo reale është krejtësisht e huaj për ne, apo është një vizion i të shfaqurit egoist, që depërton deri në absurd, ky absurd nuk na shfaq ndonjë rrugë apo kthesë më tej për të vazhduar. Skena ekstreme është joshëse, dhe lojë ndërmjet jetës dhe vdekjes, absurdit dhe të pakuptimtës, e pakuptimta përmban diçka edhe çnjerëzore në thelb. Është e mirë kjo fjali se artistët sot punojnë me gjithçka, që nga bojërat e vajit tradicional e deri tek regjistrimet e videos, instilacioneve, përformansave..... Të gjitha këto janë të pazakonta, por prapë hulumtojnë mbi të njëjtën ide, tematikë njëlloj si pikturat.
Veprat
sot, qofshin nga autorët tanë Kosovar, nga të cilët mund të nisem të flas, por
në esencë nuk mund të bëjë një përmbledhje të fuqishme thelbësore, ekstreme apo
absurde, sepse imazhi mbetet vetëm në sipërfaqe dhe kjo arsyetohet me kohën
rrethin, regjimin të gjitha që ishin dhe janë. Në thellësi të çdo bukurie
gjendet diçka armiqësore për njeriun artist: kodrat, butësia e qiellit,
vizatime pemësh, përnjëherë mund të humbin përmbajtjen iluzore që vjen nga ne
dhe të duken si një parajsë e humbur, kjo parajsë realizohet përmes anës
ekstreme dhe absurde. Për një sekondë humbim besimin në rrjedhën e tyre, një
rrjedhë mijëvjeçare e botës, nuk kemi forcë të përdorim këtë sakrificë, dhe
bota ekstreme, absurde