Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bejtullah Sadiku: Atdhedashuri e çeliktë

| E diele, 16.03.2014, 12:12 PM |


Komenti im artikullit të Aurel Dasareti-t

Nga Prof. Bejtullah Sadiku

"Për mua është më e mirë një liri e rrezikshme, se sa një robëri e qetë" Jean Jacques Rousseau

Titull metaforik i Analizës: "A është gabim ta duash vendin dhe kombin tënd" . Aurel Dasareti

Kjo flet për një atdhedashuri të çeliktë, që s`ka fuqi që mund ta ndal atë që për aq sa e donë vendin e vet, për aq shumëfish është në gjendje edhe ta mbron. Andaj edhe me shumë qartësi metaforike ia bënë të qartë armikut dhe kundërshtarit se: "...Dhe, mos provo edhe njëherë të provokosh shqiptarët ta duan ose të mos e duan kombin dhe vendin e vet, përndryshe...unë do buzëqeshi gjithë rrugës për në funeral".

Kjo flet se: do mposhtesh, do humbësh, do zhdukesh. Pse? Sepse unë jam me moral më të fuqishëm, sepse mbroj pragun e shtëpisë, sepse i dal zot vendit tim, sepse padrejtësisht sulmon kombin tim, sepse...sepse e dua lirinë e vetit dhe të vendit tim. Andaj,ndryshe kjo flet se: sulmuesi është gjithmonë humbës, kurse mbrojtësi fitues.

Historitë luftarake, (për të cilat shpesh ka folur e shkruar ztr. Aurel Dasareti, që është edhe ekspert i këtyre fushave e lamive), kanë treguar se: liria asnjëherë nuk dhurohet, por ajo fitohet dhe mbrohet. Kur kanë qenë në pyetje të cenuarit e lirisë dhe të drejtat e kombit dhe vendit, populli shqiptarë gjithmonë ka qenë unik, i fortë dhe i pa thyeshëm. U ka bërë ballë të gjitha llojeve të luftërave, si ato guerile, frontale dhe speciale.

Kur të bëhemi unik në paqe sikurse edhe në luftë, atëherë vërtetë do ishim një popull i ndritur, si shembull edhe i civilizimit evropian, ngase ashtu e kështu, historikisht jo se veç jemi, por i kemi dhënë pjesën e civilizimit po kësaj Evrope që nga koha e Skënderbeut, ku e cila, nëpër etapat e ndryshme historike del PRO et CONTRA.

E keqja e një trashëgimisë së keqe tek shqiptarët është ajo se, luftën e paqes, të zhvillimit dhe ndërtimit të vendit, e bëjnë disi të çakorduar, të dezorientuar dhe të pa artikuluar e të mbushur me plot bajraktarizëm, nepotizëm, grupime fisnore etj., sa që dalin jashtë vetëdijes së shëndoshë, se vendi edhe me luftën e fituar del i shkatërruar, kurse në liri dhe paqen fituar duhet atë ndërtuar, zhvilluar e përparuar.

Një gjë e këtillë e shtrembërimeve historike, ndodhin edhe sot e kësaj dite nga historian e pseudo shkencëtarë të profileve e orientimeve të tyre të ndryshme, ku ndodh që të gjejnë mbështetje aty këtu edhe nga ndonjë X apo Y shqiptarë, duke shfrytëzuar naivitetin e tyre marionetë për interesa të ngushta personale. Por, falë shkencës së mirëfilltë kombëtare shqiptare të nivelit të shëndosh kombëtar, këto anomali kritikohen dhe llogariten si anti shkencore, duke ndryshuar më vonë qëndrimet dhe tezat e tyre me kundra librat që i shkruajnë edhe kundër librit të vet të parë për këtë çështje.

Kjo anomali do zhduket njëherë e përgjithmonë, vetëm atëherë kur edhe do arrihet zhvillimi ekonomik, punësimi, standardi jetësorë përafërsisht me atë evropian. Me këta të arritura do ndalet vjedhja, korrupsioni, nepotizmi, migrimi, asimilimi e tjetërsimi i kombit tonë, që për momentin e kemi të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Evropës, Amerikës, Australisë e shumë e shumë vendeve tjera në botë. Kështu ishte para njëqind vitesh, po kështu s´duhet mbetur edhe në shek. XXI.

Mbi të gjitha, ndaj kombit dhe çështjeve kombëtare duhet mbetur përgjegjësia kombëtare ndaj vendit dhe atdheut. Këtë përgjegjësi e kemi të gjithë, por në veçanti obligim e kanë prijësit udhëheqës, nën moton: të mendojnë, praktikojnë dhe zbatojnë reformat e projektuara të zhvillimit dhe ndërtimit në të mirë të vendit.

Ekzistenca, skamja, papunësia etj. etj. bëjnë trysni në masë, e dezorientojnë atë sa që të sillet edhe jashtë normave e rregullave shoqërore e ligjore, herë këndej e herë andej, dil nga një parti-lëvizje e hyrë në tjetrën, mbështet një udhëheqës e dil kundër. Kjo bëhet mu nga ajo që thuhet "skamje" e që "shërohet" në raport me ofertën dhe kërkesën e lekëve ma shumë e më pak, që kushtëzon dhe determinon sa lëvizjen po aq edhe vetë rejtingun individual e partiak, që ngrihet ose pikon kundruall tjetrës si diçka të pa pritur.

Këto janë raportet konstruktive e destruktive të shoqërisë edhe tonën shqiptare, që akoma vuan dhe ngec në këtë raport e aspekt, dëmi i së cilës më së shumti ndihet në shpinën e shumicës popull. Këto janë ato elementet e krenarisë dhe jo krenarisë të shqiptarëve, për të cilën flet imtësisht në analizë edhe vetë Aurel Dasareti. (lexo Analizën, ku e njëjta është botuar në shumë gazeta e mjete prestigjioze elektronike)

Në këtë Analizë, Aureli flet konkretisht edhe për "identitetin kolektiv" dhe "identitetin individual". Lidhur me këtë dëshiroj të them edhe këtë: se, ne për të ruajtur këtë identitet, duhet të jemi edhe më të përgjegjshëm ndaj ca kompetencave, sa kombëtare, po aq edhe shtetërore, sa shoqërore, po aq edhe ligjore, sa ekzistenciale, po aq edhe zhvillimore, sa evolutive, po aq edhe progresive etj. etj., ku me vetëdije të lartë dhe shumë parimore, të nderojmë dhe respektojmë në të mirë të të gjithëve.

Me koncepte të këtilla, jo vetëm se mund të mbrohen vlerat pozitive, por ato vlera mund edhe të ndryshohen, shtohen dhe zhvillohen. Leverdia, dobia dhe interesi do jetë dhe takoj gjithë neve, kombit, shoqërisë dhe vendit.

Në këtë analizë, Aureli flet edhe për raportet ndërpartiake, duke dhënë sqarime shumë konstruktive e në mënyrë shumë korrekte ku thotë: "shteti duhet të jetë mbi pushtetin"Qartë. Por deri më sot nga tranzicioni i pluralizmit demokratik, intencat dhe tendencat kanë qenë në anën e kundërt, me dëshirë që "luftën për pushtet ta ngrenë e rrisin mbi shtet" (vrj.ime) gjë e cila është vërtetuar brenda këtyre njëzetë vjetëve që është tentuar të bëhet kjo edhe përmes dhunës, vandalizmit e metodave tjera, vetëm e vetë me marr pushtetin e me dominuar mbi shtetin. Ky ndërrim pozicionesh u bë disa herë, me formulën humb-fito dhe fito-humb, duke harruar se janë pjesë përbërëse e të njëjtit shtet, o u bënë

të "parët e dytë o të dytët e parë" (vrj.ime)

Koha është që edhe kjo vetëdije negative të eliminohet e çrrënjoset nga truri ynë. Acarimi i mëtejshëm i raporteve të dhunshme e në veçanti mosrespektimi i njerëz kundrejt palës tjetër si shqiptarë, pasojat mund të na vazhdojnë si afatgjata, sa që vështirë do të sanohen, eliminohen e shërohen, ku vendin në vend ta çojmë një hap përpara, ne kthejmë dy hapa prapa. Shporta ekzistenciale, në vend të mbushet ajo na përgjysmohet e shprazët. Tani pasojnë revoltat e ndryshme sociale, sa që si pasojë hanë edhe koka të bijve të vet.. Kështu raste patëm dhe të përsëritura gati në të gjitha viset e trojeve shqiptare, ku për teke të interesave të ngushta u viktimizuan pa nevojë e arsye, duke harruar se edhe ata i takonin të njëjtit vend, komb e shtet, pos atij dallimit minimal partiak, i cili dallim ishte normë e rregullave demokratike, kush si donë edhe le të anon apo voton..

Sot nuk ka nevojë me u bërë marionet orthodoks partiak, por as makijavelist i përbetuar!

 

________________

 

A ËSHTË GABIM TË DUASH VENDIN DHE KOMBIN TËND?! 
Aurel Dasareti, USA (ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake) dasaretiaurel@yahooo.com.au
“Ti shumë mirë e din se unë nuk kam më frikë prej asgjëje e askujt. Kur njeriu me mijëra herë ka qenë aq afër vdekjes, frika zhduket. Dhe, mos e provo edhe njëherë të provokosh shqiptarët ta duan ose të mos e duan kombin dhe vendin e vet, përndryshe, nëse diçka ndodh me ty, unë do të buzëqeshi gjithë rrugës për në funeral.” 
Ata që duan të heqin dorë nga liritë thelbësore për të blerë një siguri të vogël të përkohshme nuk e meritojnë as lirinë dhe as sigurinë.

Të dy kemi qenë pjesëmarrjes aktiv të betejave të tmerrshme (vitet 1994-1995), por në formacione luftarake kundërshtare. Jemi takuar një herë gjatë një armëpushimit të përkohshëm(1995). Çuditej pse kam ardhur prej përtej oqeaneve deri aty ku nuk hanë pula gur, edhe atë për të luftuar për të huajt. I tregova se ushtrohem për betejat që do të zhvillohen më vonë në Kosovë…Para disa vitesh u takuam sërish në një kryeqytet evropian. Më sugjeroi të mos kontribuoj për çështjen shqiptare pasi unë as që jetoj në Evropë. I thash: “Ti shumë mirë e din se unë nuk kam më frikë prej asgjëje e askujt. Kur njeriu me mijëra herë ka qenë aq afër vdekjes, frika zhduket. Dhe, mos e provo edhe njëherë të provokosh shqiptarët ta duan ose të mos e duan kombin dhe vendin e vet, përndryshe, nëse diçka ndodh me ty, unë do të buzëqeshi gjithë rrugës për në funeral.”
A është gabim të duash vendin dhe kombin tënd? A është më e drejtë të jesh neutral ose të urren vendin tënd? Çfarë do të zgjidhje dhe cilat janë mendimet tuaja për këtë?
Ky është një problem i madh social vetëm në Shqipëri dhe gjithë botën shqiptare, se nuk ka mjaft njerëz që e duan vendin e tyre, as njerëzit e tyre. 
Kur do të përpiqemi ne për të ndaluar shkatërrimin e vazhdueshëm të vendit tonë? Pasi të braktisim vendin, asimilohemi dhe tjetërsohemi tërësisht?! Le të shpresojmë se turpi dhe tradhtia jonë ndaj Vendit dhe Kombit përfundon një herë dhe përgjithmonë .
Unë mendoj se ne në përgjithësi jemi shumë krenarë dhe patriotikë kur vjen puna për të qenë shqiptarë. Nuk vërehet se shqiptarët mendojnë dy herë para se të dalin rrugëve dhe të valëvitin flamurin - por, at të Greqisë, Arabisë, Serbisë, Turqisë e jo aq shumë të vetin. 
Në bazë të shkrimit tim, duket sikur ajo është një e dhënë, e natyrshme, që të gjithë ne duhet të jemi shumë krenar që jemi shqiptarë. Kjo është çështje personale nëse dikush është krenar për vlerat që kemi. Dhe cilat vlera dhe sjellje ua tregojmë pjesës tjetër të botës.
Personalisht, ka gjëra që më bëjnë krenar si dhe gjëra të tjera që më bëjnë të turpërohem pse jam shqiptar. Por kjo vetëm do të thotë se ne duhet të mësojmë për të dalluar impulset e mira nga të këqijat. 
Identiteti kolektiv të cilit të gjithë ne i takojmë, është diçka tjetër se identiteti personal. Ti sipas qejfit mund të ndryshosh kuptimin dhe mendimet tuaja, por unë nuk pajtohem që shteti në mënyrë aktive ndryshon mendimet e veta sipas qejfit të të huajve dashakeqës, këndvështrimeve të veta ideologjike. Këto njohje i kam përvetësuar nga hulumtimet e mia shumëvjeçare…
Shkenca është kurora e lavdisë së mendjes, por ajo mbështetet në parimin e gabueshmërisë. Kjo sepse sikur teoritë shkencore do të mishëronin të vërtetën absolute, përfundimtare, atëherë ato teori nuk do të kishte nevojë t`i verifikojmë praktikisht ndërkaq përparimi shkencor do të ndalej në vend. Shkenca ka një kriter të besueshëm në dispozicion - faktet. Ekonomia, artet, filozofia, politika nuk disponon me një proces kritik të verifikimit të këtij niveli. Po të shohim faktet, vërejmë se shoqëritë e hapura (demokratike) zakonisht janë të lidhura me begatinë dhe përparimin. Megjithatë, shoqëria e hapur vuan nga një e metë fatale. 
Njerëzit që jetojnë në shoqëri të hapura nuk e pranojnë konceptin e saj si një ideal për të cilin domosdoshmërish ia vlen të luftosh. Parashtrohet pyetja pse ndodhë kështu. Shoqëria e hapur u ofron liri për të zgjedhur. Nëse kjo liri mohohet, duhet të luftosh për të; por nëse e ke, atëherë nuk mjafton - sërish duhet zgjedhur. Vende të ndryshme kanë parti të ndryshme demokratike programet e të cilave dallojnë prandaj demokratët gjithmonë luftojnë mes veti, kurse idhtarët e shoqërisë së mbyllur (moniste) mbeten të disiplinuar dhe bashkuar. Sa kohë që shoqëria e hapur pranohet si vlerë e përbashkët, demokratët mund të luftojnë mes veti dhe prapë t`u bëjnë ballë armiqve të shoqërisë së hapët. Problemi është se shoqëria e hapur është armiku më i keq i vetvetes, sepse shoqëria e hapur nuk pranohet si vlerë e përbashkët. 

Tragjikomedia e shoqërisë “demokratike” të shqiptarëve qëndron në faktin se politikuajtë shqipfolës as që e kuptojnë se ç`është e as që u konvenon demokracia. Derisa partitë demokratike të vendeve Perëndimore luftojnë njëra tjetrën (me fakte) por edhe e përmbajnë njëra-tjetrën kur nuk ka çështje për të kritikuar, duke luftuar kështu s`bashku për atdheun e tyre të përbashkët - “demokratët” tonë luftojnë për pushtet e jo për shtet. Dhe, që të arrijnë te ose ta mbajnë pushtetin janë në gjendje me e shkatërruar gjithë shtetin. 
Sa më shumë individë të jenë të aftë të vërejnë me sy kritik dhe qetësi skenën dramatike shqiptare, aq më i vogël do të jetë rreziku i çmendurive të mëdha kolektive, dhe në radhë të parë, i luftës vëllavrasëse. Kur forcat e përçarjes dhe të urrejtjes kërcënojnë të fundosin krejt sistemin shoqëror, atëherë sahanlëpirësit, të korruptuarit, mafiozët dhe tradhtarët bëhen tepër të rrezikshëm - janë ata që digjen nga dëshira për t`i shërbyer armikut të jashtëm si agjentët e saj të ikjes së rinisë në perëndim, shtypjes, shfrytëzimit, diskriminimit, mashtrimit, manipulimit, persekutimeve politike, terrorizimit, mjerimit të popullsisë. 
Për të ndryshuar diçka me të vërtetë domosdoshmërish të përballemi me të se çfarë ishte me të vërtetë ajo.
Shqiptari është i paparashikueshëm, i befasishëm, i papritur. Vetëdija kombëtare e tyre nuk është e ngritur në nivel të duhur si te fqinjët dhe pjesës tjetër të popujve evropianë. Si rrjedhojë, nuk kemi prirje shtet-formuese. 
Mesazhi kryesor shqiptarëve është për të goditur korrupsionin publik, gjithashtu në aparatin qeveritar. 
Kur popullata nuk dëshiron më të qeveriset në të njëjtën mënyrë si më parë dhe ata që menaxhojnë nuk mund të kontrollojnë situatën si më parë, atëherë ndodh një situatë revolucionare. 
Sot arsyeja politike nuk është më pronë e pushtetit politik. Në mënyrë që katastrofat të parandalohen, duhet të shpërthejë një valë inteligjence dhe intuite nga qarqet jozyrtare. Zgjidhja për shoqërinë tonë do të ishte në qoftë se ne bëhemi më të zgjuar, më të mençur në dallimin në mes të neutrales, interesave të përbashkëta publike, aparatit shtetëror dhe të shprehjes së lirë të individit.
Ka privilegje të veçanta dhe diskriminime në institucionet e përbashkëta publike, që ne jemi të detyruar për të hequr, jo mendimet.
Ndërkaq, feja do të bëhet më pak stimul për betejën dhe luftën mbi definicionin e së drejtës - në qoftë se ne vendosim se ajo që është e përbashkët, shtetërore, publike, të mos i përkas një besimi të caktuar, praktikisht të respektojmë qëndrimet e programeve politike të Rilindësve për ndarjen e Kishës nga shteti dhe të shkollës nga feja. 
Në debatet tona duhet të përpiqemi për të bërë dallime mes shoqërisë dhe shtetit, midis një jete aktive, një jete të lirë fetare (rrugëve, shesheve, kishave/xhamive) - dhe institucioneve të përbashkëta publike.