| E diele, 16.03.2014, 11:53 AM |
RUPA E NIK MËGJËS
-Poemë-
Nga Gjon Markokaj
Shengjergjasitë, tash sa breza,
Një faqe të Kores së Mërturit,
E pagëzuan: "Rupa e Nik Mëgjës"
…Me emrin e të parit të katundit.
Rupa na percjell trimëri e urti…
Përcjell zgjuarsine e Nik Mëgjës
I ep zonës vazhdimësi
I qëndron "majave të kohës".
Ne rrjedhojë të shekujve
Zgjuarsia u lidhë me gurin
Urtia e Shëngjergjit
Vjen sëbashku me rupën.
Ajo është: "Kurora e Lavdisë”
- Mban gjallë Nik Mëgjën
Të skalitur në Malin e Kores
Historia lidhet me shkëmbin.
Në at’ Rupë madhështore
Kurrë nuk vdes emri i tijë
Mbeti "Permëndorja e Urtisë”
Në pamje të Nikaj – Merturit.
"Pasqyra" e Nik Mëgjës
- Perherë gjelbëron:
Rritet me "Urti Burrash"
E kurrë nuk shterron.
Ajo qendron lart
Në Malin e Kores
Me rrezet e diellit
“Puthet” me retë
Ndriçim i jep jetës.
Korja jeton me urtinë
"Mish e shpirte" janë
Si Rupa me Koren.
Rupa s'është e vogël
Është me vlera të medha
Gjelbëron e shkelqen
Në rrjedhoje të shekujve
Ajo me Nik Mëgjen:
Ka vlerë si diamandi
Qendron "Pllakatë dijesh"
Vllaznue me Koren...
Me Bijtë e Shengjergjit,
Ajo gjithnji mburret:
Ata shëndrisin në “urti”
Merturi e ka Oren çuet.
Shëngjergjasitë:
Dijen, trimerine e forcen,
I gjeten ne rrënjët e të parve
Të gëdhëndura me gurin
Në luftë më serbo - malazes
Në Qafen e Kolçit:
Ra Deshmor Prijesi i djelmnisë
Sadri Trimi i Trim Sokolit.
Mark Tunxhi e Zef Marku
Nacionalista, babë e djalë
Me komunizmin, s'u pajtuen
Jeten e dhane, në duar s'i ranë!
Shengjergji percoll në breza:
Burra të përmëndur per "urti"
U zuri vend - Fjala e Pleqnia
Tuxh Miftari e Murrec Sadria.
Vat Nika, mbajti Bajrakun
Tungj Miftari Bajraktar
Drejtoi Fisin e Merturit
“Rupa” e rriti mëndimtar.
Burra të zgjuar në vazhdim:
Shëngjergji pat: Ndue Sokolin
Beqir Nduen udheheqës në Çlirim
Rupes Madhështore i rriten zanin.
Metaforen dhe ironinë:
Që e përdorim në letersi
Ma bukur se çdo shkrimtar
Tahir Sheremeti e pati urti.
Vlera të mëdha, - na sjell libri
Tahir Sheremeti mahitet me njerëzit dhe kohen
Populli në atë kohe e ruajti Tahirin
"Mos u mahit" o Tahir Sheremeti!
Dedë Sokoli këndoi me lahutë
Ndue Marashi e Gjokë Mula
I kënduen Rupës me qifteli
Meloditë jau përcoll Korja.
Prof. Dok. Kol Tahir Pjeternikaj
Me grade shkëncore si Psikolog,
E studjuesi i zellshem Frrok Vukaj
I sollen Rupës, botime t'reja.
Rupa nxorr poetë e piktorë
Historian e drejtues të mirë
Mësues, doktorra e profesorë
Urtia e tyre, jeton me gurin…
Me ahat e Rahovës
Rupa e mbështjell Korën
Me shallen e Nik Mëgjës
Rupa ruan urtinë të mos ftohet.
Prejë lartesisë së majes
Rupa gjithnji shpërndanë:
Urtinë e Nik Mëgjës
Me burrave e Shengjergjit.
Ajo u shërben brezave
E therret për mirë
Për ta përsosur zgjuarsinë
Në shekujt që vijnë.
Rupa gurron… vit për vit
Lindë e rritë filiza të rinjë
Korja ushqen Bijtë e vet
Më Urti nga Nik Mëgja.
./.
-Art Vukaj, 206.459.9002-
(Botohet per herë të parë në ZSh, Mars 2014)