Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Adem Jashari shkëndijë e lirisë!

| E diele, 16.03.2014, 10:54 AM |


Adem Jashari shkëndijë  e  lirisë !

 

Nga Asllan Dibrani

 

Ai është një ikonë legjendare

Për shqiptarët i pa vdekshëm

Ai mbante kurorë  flamur e pushkë

Kryqëzatë   yjesh si të vdiset

Frymëzim i fuqishëm për  kombin

Gjurmë shkëndijash të lirisë

Ishte Simbol i heroizmit

Forcë kishte idealin

Fener i lirisë përgjithmonë

Për tokë e atdhe

Dinjiteti, synim,  fisnik  i lartësisë

Oqeanit për kombin  e robëruar

Gjëmon toka e dridhet  shkëmbi

Po lufton me t'bijtë  Shabani

Ademi,Hamza e  vëllezër  tjerë

S'duan te rrinë   kurrë të mjerë

Mjegulla  e  betejës kundër Serbisë

Lufton Ademi për liri

Trim e hero   Adem Jashari

Thotë  këtu  vend s'ka zënë as   Bizanti

Jo  po  zënë  turku  e  bullgari

As shkau  këtu nuk ka vend

Me vdekë, do të vdes

I poshtëruar s'do të   mbes

Gjaku dhe ankthi morri jetërat e familjes Jashari

Fusha e betejës ishte  kulla  e Jasharëve

E pavdekshme  për kombin shqiptar

Adem Jashari e  dha gjakun për liri,

Stuhitë e  luftës mbuluan qiellin

Një diell  po  lind  pas vdekjes së    tyre

Që mos të mbesim nën Serbi

Për të shtrenjtën Pavarësi.

Mos të rroj Kosova  nën   robëri

Vdekja e tij për jetë   simbol i lirisë

Bekimet  për  Ademin  në altarin  e lirisë

Adem Jashari   luftove me Serbinë

Për  t'i  nderuar  Kosovën e Shqipërinë

Shtutgard  Mars  2014