Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Krosi pranveror

| E premte, 14.03.2014, 08:55 PM |


Si sot e 50 vjet më parë

KROSI PRANVEROR

-Kujtime rinore, në Diten e Verës-

Nga: Zeqir Lushaj

-Nikolla Bujaj (në mes), Lefter Duraj (majtas) dhe Zeqiri. Tiranë, vitet ’80-

 

15 vjeçarë, në 1964,

Shkollarë ”Shejnaze Jukas”,

Me kostum sportiv,

Ishim –femijë.

 

Mësymë ta “pushtojmë”,

Kalanë e Rozafatit,

Që nuk e pushtoi

…Asnjë hordhi.

 

Turravrap, nga Qendra,

Me të parët isha atje-lart! *

Kapëm flamurin e Kështjellës,

“E rrokëm” nusen-Rozafat.

 

…!

Ju gëzuam lartësive në bedena,

Valvisnim flamurin dorëmëdorë,

Fëminj të ngazëllyer, mbi Kala,

Në shëndin e Krosit Pranveror.

./.

*Në ditën, për të cilën po shkruaj më lart, i pari, në Kalane e “Rozafatit”, është ngjitur dhe ka rrokur flamurin, shoku im i klasës, (dhe më pastaj i punës në dikasteret qendrore në Tiranë, dhe i tërë viteve në vazhdim), djaloshi simpatik nga bjeshkët e larta te Vermoshit, malsori shpirtbardhë-kristal, ish-oficeri emër-mirë dhe aktivisti i shquar politik e shoqror, Nikolla Bujaj.

-Per ZSh-në, nga USA, dita e parë e Verës, 14 Mars 2014-