| E premte, 14.03.2014, 08:59 PM |
Historitë e pavdekshme të Prekë
Pjetër
“I lumi ti o zogu i malit, që se dron Memin e Smajlit” shprehje malaziase
Nga Klajd Kapinova
Kanë kaluar
disa dekada nga dita e pushkatimit të trimit Prekë Calit, piramidës së gjallë
të sinorëve arbërore, u përbalt nga historia dhe fletushkat komuniste sot. Në
afërsi të Lezhës (jo larg Shkodrës), në katundin Kukël (
Këtu u lind tribuni i Malësisë, një nga udhëheqësit më të shquar të mbrojtjes së trojeve stërgjyshore ilire. Kjo Derë kreshnike e pamposhtur, ishte gjithnjë e mbrujtur me tradita patriotike e atdhetare, që kishin lënë gjurmë të thella, gjatë gjithë kohës, me kontributin në dobi të çështjes nacionale.
Familja
e re
Formimi i tij fillon natyrshëm në rrjedhen e jetës, nëpërmjet njohjes dhe respektimit të tabuve, të kodit moral të pashkruar të paraardhësve, që kishin krijuar atë traditë të mrekullueshme, në odat e burrave mes bjeshkëve të Malësisë.
Studiuesi Dr. Luigj Martini, në monografinë “Prek Cali, Kelmendi dhe kelmendasit” (Shkodër, 2005), ndër të tjera vlerëson: “Padyshim, ndikimi i odave të burrave qe vendimtare. Aty pleqnoheshin ngjarjet, gjykoheshin njerëzit, glorifikohej nderi, besa, burrnia, atdhedashuria, feja, fisnikëria dhe dënoheshin me shpërfillje të kundërtat. Aty, në prehërin e atyre burrave fisnikë Prek Cali, krijoi në vetvete një mendim të prerë për fenë si një e pandarë e jetës së malësorëve, e do të vijë duke e kristalizuar dhe përforcuar akoma më tepër gjatë jetës, sa në raste të veçanta do t’i përkushtohej. Qysh herët, u miqësua me normAtë e kanunit të malëve. Në mënyrë intuitive, dalloi që ato përmbajnë në vetvete, një farë paanësie dhe ishin të domosdoshme, për të patur një rregull relativ në mes të malësorëve. Dalloi, që ky kod i pashkruar, është në harmoni të përkthyer me ekzistencën e vetë malësorëve. E ndoshta nga kjo, më vonë spikati si një nga mbrojtësit më të flaktë të tij.”[2]
Prekë Cali, ka qenë fis i parë vojvodë në Selcë nga 12 lagjet e këtij vendi, duke pasur edhe kryet e vendit në Kelmend. Bjeshkët e fisit, duke qenë e kufizuar me Kuçin (trevë ilire) sot si pjesë e Malit të Zi, përherë u takonte barra më e rëndë në mbrojtje të tokave të të parëve.
Kësisoj, të parët e fisit, sikurse ishin trimat e anashkaluar në histori, si: Memi i Smajlit[3], Turk Isufi, Ujk Isufi, axha (ungji) i Prekë Calit Ucë Turku (vojvodë i Selcës), Dedë Shabani, Dul Doshi e djali i tij i pashëm Kir Duli, Nikë Turku, Gjokë Nikë Selmani, Marash Mark Selmani etj., gjithnjë janë përleshur flakë për flakë në istikame, kundër synimeve shoviniste të kuçasve malazias, duke qenë në vijën e parë të frontit në luftimet mbrojtëse.
Shovinistët grabiqarë malazias, me përkrahjen e këlyshëve (kryesisht diplomacisë franceze) të ulkonjës së Perandorisë Ruse, kërkonin të gllabëronin tokat arbërore Vermoshin, Vuklin e Nikçin, sëbashku me bjeshkët e tyre të përmendura…
Me sa kujtojnë të moçmit malësorë të Kelmendit, Memi i Smajlit, ka qenë një trim i vërtetë, i cili, ka arritur t’u kallë tmerrin shkjeve, sepse çdo veprim a plaçkitje, që ata bënin në trojet tona, ai u kundërpërgjigjej, duke i dëmtuar edhe më shumë. Kur shkjetë guxonin të punonin në tokat tona, të pushtuar nga ata kishin vertetë një frikë të madhe.
Në
një rast të tillë, Memi i Smajlit, kishte marrë me pushkën e vet në shenjë
shkjaun dhe sipër tij këndonte një zog. Në moment shkjau i thotë: “I lumi ti
o zogu i malit, që se dron Memin e Smajlit.” Në atë çast, Memi,
Prenka nga shtati ishte shumë i gjatë e i pashëm. Ata që e kanë njohur nga afër thonë, se kishte shpatulla shumë të gjëra, kraharor të zhvilluar, trup vigan plot enërgji, fisnik në shpirt, i matur në fjalë e veprime, gojëtar i pashoq, në kuvende e oda burrash.
Pushkën e kishte një shok të pandarë, që nuk e hiqte asnjëherë nga dora. I pëlqente të vishej me rrobat tradicionale të malësorit: çakshirë, xhamadan, jelek e kapic të bardhë mbi flokë, alltinë turke dhjetëshe të veshur me argjend në brez e një grumbull vargjesh me material argjendi.
Tek
ai, spikatën virtytet pozitive tradicionale të malësorëve, të cilat, i
reflektoi në marrëdhëniet e përditshme me miq e shokë. Deri në moshën 30 -
vjeçare, i urti kelmendas
Ishte zemërbutë e i afër për miq e dashmirë të vet dhe të atdheut. Luan i vërtetë në fushën e betejës. Gjithmonë i pari, aty ku ishte fronti më i vështirë, aty ku dërdhej gjaku i flamurit e trojeve të shenjta. Flamuri nacional, liria e trojet arbërore, ishin qëllimi i jetës së tij.
Ishin kohë të vështira e mbijetese për Atdheun. Grabiqarët e shteteve të Evropës, me harta ndër duar, vështronin të pangopshëm trupin e rrudhosur të vendit të shqiponjave. Mes bjeshkëve të thepisura, përpara u doli piramida e kufirit Prekë Cali.
Se kemi kufirin këtu me Malin e Zi, - foli rreptë ai.
Këtu, këtu - çirrej para Komisionit përfaqësuesi i Malit të Zi.
Këtu janë Bjeshkët e Kuçit, - këmbëngulte malaziasi.
Jooooo Bjeshkët e Kuçit, - ushtoi zëri i trimit të pamposhtur Prekë Calit. Ata janë Bjeshkët e Kuqe dhe duhet ta dini të gjithë, se emnin e morën nga gjaku ynë në luftrat mbrojtëse të malësorëve arbërorë.
Për të shuar tonet e nxehta të bisedës, ndërhyri me ironi njëri nga antarët e Komisionit Ndërnacional.
Lëvizni ju gurin, vendoseni atje ku mbaron toka e juaj, - iu drejtua me gishtin tregues përfaqsuesi i huaj.
Prekë Cali, vuri pushkën krahëqafë, u përkul pak para truallit të vet, rroku gurin e larë ndër shekuj me gjak trimash, dhe me duart e forta të një ariu, e ngjeshi pranë gjoksit e me një lëvizje rrufe e kaloi mbi shpatullat e gjëra. Si një dragua, nisi të ecë përgjatë kufirit, si ushtar besnik i atdheut të vet. Në ecjen e atij trimi arbëror, zgjerohej frymarrja e malësive tona, të plagosur rëndë nga padrejtësisë e Evropës. Tokat shqiptare në Malësi, sërisht folën gjuhën e arbërit, falë bijve të denjë të herojve mitik…
Pikërisht këtyre burrave të mëdhenj ua thurte poeti nacional Fishta, vargjet në kryeveprën “Lahuta e Malcis”:
“Jo, po a s’desht djalli Shqypni?
Jo, po a s’desht hasmi Shqyptar?
Qe pra sot po ka Shqypni,
Qe pra sot po ka shqyptar…”
Prekë Cali, ishte kundër copëtimit të trojeve, nuk pranoi të shitet për para në dëm të trojeve arbërore si disa të tjerë. Me këmnguljen e tij të padiskutueshme në mbrojtje të kufijve shqiptarë, ndikoi mjaft, që Shqipëria të mbetet në kufijt e sotëm. Komisioni i caktimit të kufijve ndërnacional, nuk u tregua i saktë në përcaktimin e trojeve arbërore.
Lidhur
me kufirin e Kelmendit nga Fuqitë e Mëdha, u përcaktua territori i Kelmendit.
Me këtë shprehje, shkruan publicisti kelmendas Rush Dragu (1961), në
librin “Kelmendi …dritë, hije…” (2001), lihej shteg për t’u abuzuar me
atë përcaktim të pasaktë, mbasi nuk përcaktohej saktë se nga kalohej vija e
kufirit, e sidomos në Vermosh. Vështirësia rritej akoma më shumë nga
konfiguracioni i thyer i relievit në këtë vend.[4] Pas këtij vendimi,
Bashkëkohësi
Marash
Ai, ishte i martuar dy herë, me gruan e parë Dranen jetoj shumë pak, sepse ajo vdiq e re, nga sëmundja më e përhapur e kohës në Malësi, që ishte tuberkolozi, duke i lënë një vajzë të vetme Agen në moshën 4 vjeç. Kurse nga martesa e dytë me Pashke Prekën, nuk pati fëmijë. Pashka, vinte nga dera e patriotit e luftëtarit të shquar Gjekë Selcës.
Mbas pushkatimit të kryetrimit kelmendas, u detyrua të braktisë kullën në Vermosh, të cilën e përvetësoi pa të drejtë regjimi, për nevoja të veta ushtarake. Pashka, mundi të gjente strehim në shtëpinë e malësorit Dak Lucit, gruaja e të cilit, Gjystja, ishte mbesa e Prekë Calit, ku, qëndroj për shumë vite deri sa mbylli sytë në vitet ’60.
Në
Konferencën e Londrës të vitit 1913, Fuqitë e Mëdha të Evropës, vendosën arbitrarisht
kufijtë mes pjesës veriore të Shqipërisë e shteteve kufitare:
Ishte koha që sapo kishte përfunduar Lufta Ballkanike e vitit 1912 - 1913. Shtatë konsullatat e huaja me përsonelin e tyre qëndruar dhe ndihmuan me sa mundën popullisinë vendase, që ishte në prag të katastrofës së zhdukjes nga topat, armët dhe uria. Këtu do të spikasë trimëria dhe vendosmëria e pashembullt e komandantit turk Hasan Riza Pashës[5] (General), sikurse shkruan Horstense von Zambaur (gruaja e Konsullit të Perandorisë Austro - Hyngarisë në Shkodër Adolf Ritter v. Zambaur), e cila në kujtimet e saj të botuar në Berlin në vitin 1914, shkruan për shpalljen e rëndëishme që kishte nxjerrë Valiu i Shkodrës, që u bë epiqendra e ngjarjeve e fatit të Shkodrës: “një shpallje e vendosur në mur, nënshkruar nga Hasan Riza Pasha…njofton banorët e Shkodrës, se ai që shprehet për dorëzimin e qytetit, do të varet…”[6]
Marash Mali (1921)[7], i moshuar me banim në Florida (USA), sërisht kujton vendosmërinë e Prekës për çështjen e kufijve, duke iu drejtuar Komisionit, që kishte dalë në terren e po verifikonte kufijtë: “…Shtetet e Mëdha dhe ambasadorët e tyne, Komisioni Qendror i Kufijve edhe deri Gjykata e Hagës, na i ka njoftë si toka shqiptare. Ju si amanetqarë të Misionit, që keni marrë përsipër verifikimin jeni tue e shpërdorue. Ato zhgarravina në hartë nuk i njofim. Me ne, nuk ka mujtë me luejtë as ushtria e Sulltanit turk. Këto troje i kemi larë me gjak, gjatë gjithë shekujve, kundra atyne që deshtën të na i marrin. Edhe sot luftarët e Kelmendit, janë gadi të vdesin për trojet e veta, ashtu si dikur të parët e tyne. Prandaj ndigjoni fjalët që po ju them: Mos kërkoni të luani me kufijtë tanë, që janë aprovue se është tokë shqiptare, përndryshe…Mendohuni mirë se atë majë nuk e kaloni lehtë!
Njeni nga të Komisionit tha:
“Zotni Cali, për pak çaste Komisioni don me bisedue mes vedi.”
Ata u larguan në nji anë dhe nuk qëndruan shumë. Meqenëse i kuptuan intrigat e përfaqësuesve malazias (jugosllavë), vendimin e morën shpejt. Kur u kthyen njeni prej delegatëve iu drejtue Prekës, duke i folur:
- “Zotni Cali, Komisioni, vendosi që ju bashkë me shokët që ju shoqërojnë t’i prini Komisionit, duke e shkel terrirorin tuej që keni mbas me fqinjët.”
Mjerisht Brada e Vezirit mbeti jashtë kufijve, se ishte tepër në thellësi të territorit malazias. Ajo ishte pronë e shkrelasit Gjon Nikë Sykut, njeni nga familjet e njohuna shkrelase me banim në Breg të Matës. Ai çdo verë dilte në atë bjeshkë me kopenë e madhe të bagëtive, me autorizim të autoriteteve malazeze.”
Duke
parë me kujdes dinamikën e ecurisë së ngjarjeve të ngjeshura historike, shohim
se asokohe, çështja e Kelmendit në tërësi e Vermoshit në veçanti, ishte një
problem themelor i qarqeve zyrtare të Shqipërisë. Kështu me datën 23 shtator
1923, në orën 16 e 30 minuta, populli i Shkodrës, mbas një mitingu të madh
proteste për Vermoshin, bëri edhe një shpresë drejtuar Shoqërisë së Nacioneve
në Gjenevë, Konferencës së Ambasadorëve në
Emri me veprën e tij mbushur me atdhedashuni, u bë simbol qëndrese, për malësorët, që e mbështetën dhe e deshtën me gjithë zemër. Popullariteti i Prekë Calit, ishte i padiskutueshëm. Ja disa pasazhe përshkrimi, të kryetrimit azgan:
“Bile, ai qe i vetmi malësor, që u bë i njohur deri në selitë e krajlive evropiane. Ndue Gjon Smajli, një plak shumë i vjetër kelmendas, i cili, në vitet shtatëdhjetë ishte akoma i gjallë, kishte qenë njeriu më i afërt i Prenkë Calit në veprimtarinë e tij për çështjen e kufijve veriorë.
Ai më pati folur edhe për një dokument identiteti të Prenkë Calit, të firmosur dhe vulosur nga shtatë krajla. Sipas dokumentit, Prenkë Cali konsiderohej njeriu i paprekshëm nga shtatë krajlitë. Një lloj imuniteti i veçantë, që zor ta ketë pasur ndonjë shqiptar tjetër. Mbase ishte pikërisht ky imunitet, tek i cili, besonte Prenkë Cali, që e shtyu të dorëzohej i gjallë, pas dështimit të Kryengritjes së Kelmendit.”[9]
Vendasit ndër shekuj, kanë shkruar historinë me gjak arbëror, me një betim solem të quajtur tabe, që do të thotë besëlidhje e qëndrueshme, me moton: “Besa e Zotit, është besa e burrave, për Nder – Atdhe - Besë e Fe”. “Lidhja e Shkodrës”, e organizuar mes maleve më 13 maj 1944, erdhi si imperativ i kohës, kundërpesh e çerdheve me gretha të frontit komunist, që ishin krijuar (si kërpudhat mbas shiut), për të ardhur në pushtet me krime e mashtrime ideologjike. E gjithë programi konkret nga fraza e parë deri tek e fundit, përshkruante vendosmërinë luftës ndaj komunizmit si terror i zi, nami i së cilës po përhapej si epidemi, tek synonte të trokiste drejt Veriut të Shqipërisë.
Pjetër Smajlaj, sjellë nga kujtesa episode me detaje interesante, që i ka rrëfyer babai Kolë me miq, që kanë bujtur shpesh në familjen bujare. Preka, gjithnjë ishte i veshur me kostumin popullor tradicional të Kelmendit, me ornamentet të qendisura me kujdes nga vendasit.
Ai, asnjëherë nuk e ndante nga brezi koburen e argjentë, që ia kishte dhuruar Mbreti Ahmet Zogu I. E pinte shumë duhanin e fortë të Sheldisë me çibuk. Mendimi i tij visar, përparimtarë e i guximshëm, dallohet për mprehtësi e logjikë të shëndosh në bashkëbisedimet me të huajt e bashkëatdhetarët e çdo krahine të Shqipërisë.
Ai me Malësi, ka zbatuar me ndërgjegje normAtë ligjore kanunore, që buronin mirëfilli nga kanuni i Lekë Dukagjinit (1446 - 1481). Kanuni, mori emrin e Lekës si Princ i Veriut të Shqipërisë. Ai ishte mik i Gjergj Kastriotit, rival dhe zot i zonave të kufizuara me Kryetrimin e Krujës, që mbas vdekjes së Gjergjit, për 10 vjet (1467 - 1477), rifilloj luftën kundër ushtrisë së Perandorisë turke. Ky ligj (kanun), është një kompleks parimesh, ligjesh, normash, zakonesh, me të cilat, rajoni malor, është vetëqeverisur gjatë, në epokën kur turqit zotëronin drejpërdrejt pjesën tjetër të Shqipërisë. Për zbatimin e tyre, ka vendosur populli i krahinës…
Preka, ishte e mbeti më i dëgjuari e i respektuari në kohën e vet në viset e Veriut. Për fat të mirë, sot flitet e shkruhet me respekt nga autorët e rinj, që me dokumente autentike po venisin helmin e historisë deformuesve të kohës së absurdit totalitar. Kjo për më tepër, duket në stimën e lartë, që shfaqin kelmendasit dhe në tërësi e gjithë Veriu i Shqipërisë, shqiptarët në Mal të Zi e Dardania martire etj.
Ai interesohej për ekonominë familjare të luftëtarëve të vet, i ndihmonte me gjithçka, ushqime, veshje, kafshë për të punuar tokën, duke patur një zemër të madhe, për ata njerëz në nevojë dhe shpirt të pastër fisniku për malësorët e pambrojtur. Me në krye vetë Prekë Calin, banorët kelmendas, ishin të detyruar të bënin roje në kufi, në bjeshkët e në stanet e verës, mbasi binin pre e vjedhjeve, plaçkitjeve dhe dhunimeve sllave.[11]
Kelmendi, shkruan studiuesi e publicisti malësor Ndue Bacaj, në gazetën nacionale “Shqipëria etnike” (Shkodër, 2004), nuk është shkelur nga asnjë këmbë italiani apo gjermani. Treva e lavdishme, nuk ka arritur të pushtohet asnjëherë nga ushtritë e huaja.
“Prenkë Cali, ka kundërshtuar vendimet e qeverive të mëdha, që kanë qenë në dëm të Shqipërisë e trojeve tona. Ishte Prenkë Cali, që në vazhdën e personaliteteve parandëse të shquara të Atdheut, siç ishin: Imz. Luigj Bumçi, Atë Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, që kishin apeluar zyrtarisht në Lidhjen e Kombeve, duke kundërshtuar vendimin e marrë prej tyre, që kufiri i vendosur nga Bishti i Krajës, Ura e Përroit të Thatë, Qafa e Grishajve, Thana Binoke në Shkrel, Qafa e Terthores të zhvendoset dhe fitoi kufirin e sotëm ekzistues me Malin e Zi. Prandaj, 820 partizanë sllavo - serb, sulmuan kështjellën e tij në Vermosh, tre muaj para se të “çlirohej” Shqipëria. Ai u tërhoq nga Vermoshi e u vendos me shtabin e tij në Vukël. Serbo-sllavët, u larguan pa kryet e Prenkë Calit, por të fituar nga ana e tjetër, sepse dy brigada shqiptare të shtetit amë luftonin gjoja për “çlirimin” e Kosovës.”[12]
Me ardhjen në pushtet të monarkistëve të Mbretit Ahmet Zogu, ai herë mbas here bënte kërkesa dhe proteston pranë Qeverisë, për të ngritur zërin për Vermoshin e tërë Malësinë, pranë organizatave ndërnacionale. Duhet pohuar, se Prekë Cali, asokohe ishte në krye të kelmendasve, për të ruajtur qetësinë dhe integritetin territorial të Kelmendit.
Sërisht, ai i bën presion sëbashku me patriotë të tjerë Ahmet Zogut, i cili, detyrohet t’a ndërnacionalizojë çështjen e Vermoshit dhe për këtë ka meritë të veçantë kryeprijësi i Kelmendit. Në janar të vitit 1925, Zogu iu drejtua Konferencës së Ambasadorëve, me kërkesën, që çështja e përcaktimit të kufijve arbëroro-jugosllav në Vermosh të zgjidhej pa vonesë, mbasi kështu mund të konsideroheshin të zbatuara praktikisht vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913.
Më 8 shkurt 1925 Qeveria Shqiptare, vendosi që në Vermosh të dërgohej një Komision i kryesuar nga zoti Mehdi Bej Frashëri, për të parë në vend problemin e kufirit shtetëror në fshatin Vermosh. Mbretëria Jugosllave, shtrojnë para arbërorëve, se çështja e Shën Naumit dhe e Vermoshit, mund të diskutohen e zgjidhen veç e veç, duke bërë ratifikim (njohje) të kufijve dhe kompensim të tokave në shkembim.
Një
gjë e tillë, të ndikuar dhe nga presioni
Në këtë situatë, përplaset Prekë Cali me Ahmet Zogun, mbasi ishte përkrahës i forcave të opozitës asokohe. Mbas rënies së qeverisë së Fan S. Nolit, qeveria monarkiste, selektoi kundërshtarët politikë, Prenkën me disa të tjerë, i internuan për 4 vjet, në burgun e kalasë së Gjirokastrës.
Duhet pohuar, se Prekë Cali, asokohe ishte në krye të kelmendasve, për të ruajtur qetësinë dhe integritetin territorial të Kelmendit. Sërisht, ai i bën presion sëbashku me patriotë të tjerë Ahmet Zogut, i cili detyrohet t’a ndërnacionalizojë çështjen e Vermoshit dhe për këtë ka meritë të veçantë kryeprijësi i Kelmendit.
“Lirimi i Prenkës, nuk ishte i rëndomtë. Qytetarët e Gjirokastrës, në sheshin e qytetit e përgëzuan me urime e ngrohtësi njerëzore, si të parakalonte një mbret. Preka, përmes gazetave, që e kishin intervistuar, falënderon për së tepërmi qytetarët e Gjirokastrës. Ai nuk u pajtua kurrë me pushtimin fashist dhe prej ditëve të para të pushtimit u vu në anën e forcave nacionaliste. Ishte kundërshtar dinjitoz edhe i komunizmit.” (Lajçaj, f. 70)
Kur situata u qetësua dhe gjakrAtë e urretjes midis shqiptarëve ranë në qetësi, Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu I (1895 - 1961), rishikoj përsonalisht me kujdes vendimin e dënimit ndaj figurës së shquar të Prekë Calit.
Ndonëse me vonesë, Mbreti e kuptoj, se nuk ishte ashtu sikurse i kishin thënë, mbasi kelmendasi me trima, kishte luftuar për çështjen nacionale të trojeve të Veriut. Mbreti u tregua fisnik, tek e liroi dhe ftoi në rezidencën e tij në Tiranë, për t’u takuar miqësisht. Qysh kur dy burrat e njohur i shtrenguan dorën njeri tjetrit, Mbreti Zogu I, i kërkoi ndjesë, duke i thënë se:
“ - Të kam internue, se kam pas të dhana, se ju jeni marrë me politikë dhe je kundër meje. A asht e vërtet kjo?
Jo, iu përgjigj Prenka, vetëm me politikë as nuk jam marrë as nuk merrem!
Vetë nuk jam kundër teje dhe nuk kam kenë kundër shqiptarëve. Unë kam luftue e do të vijoi me luftue vetëm kundër atyne, që duan të na marrin trojet tona. Vetë jam vetëm shqiptar e për Shqipnin nuk më dhimbset jeta.”
Mbas bisedës së përzemërt e me sinqeritet, në shej patriotizmi e miqësie të re, Mbreti i Shqiptarëve Zogu I, e bëri Prenkë Calin Kapiten Rezervë. Kreu i fronit mbretëror, i dhuroi heroit kelmendas nataganin me dorezë të bardhë me nënshkrimin: “Ahmet Zogu I”.
Mbreti i arbërorëve asokohe Ahmet Zogu, bëri amnisti (falje) dhe ofroi në oborrin e vet kundërshtarët politikë, duke u ofruar paqe dhe bashkëpunim me ta për çështje të larta ndaj Atdheut. Kësisoj Preka, deri më 7 prill 1939, kur trupat fashiste italiane të Benito Musolinit sulmuan vendin tonë, ka shërbyer në komandat e Mbretit, duke drejtuar xhardanmarinë për trevën e Malësisë. Gjatë pushtimit të Arbërisë, kjoftë nga Italia fashiste (1939 - 1942) apo Gjermania naziste (1943 - 1944), kelmendasi Cali, nuk ka bashkëpunuar me pushtuesin as nënshkruar pakte marrëveshje apo bashkëpunimi me ta.
Të gjithë akuzat të bëra në drejtim të tij, nga rregjimi i Enver Hoxhës (1941 - 1990) janë të pathemelta e pa argumenta. Dokumenti i vetëm, i nënshkruar nga ana e tij në këto vite, është ai që i përket vjeshtës së vitit 1924 nga krerët e Arbërisë së Veriut, në të cilin, thuhet për të bërë një rezistencë të armatosur, për mosvendosjen e rregjimit komunist, me të mbatuar Lufta e Dytë Botërore, të cilën, e ka nënshkruar dhe vetë Prekë Cali.
Ai tek komunizmi, shihte bashkëpunëtorin me armikun e përjetshëm të tij sllavizmin, me të cilin, nuk kishte bërë paqe kurrë, kishte humbur rininë e burrërinë në luftë me malazias e serb dhe tashti në pleqëri, nuk mund të bënte krushqi, me më të egrin armik kelmendas.[14]
Preka me kelmendas, kishin një motiv më shumë e arsye, pse kishin dalë në fushë të mejdanit, për jetë a vdekje, sepse nuk donin, që tokat e tyre, të ishin pjesë e Perandorisë Sllave; nuk donin, që fëmijët të merrnin emra sllav, zakone e tradita të pushtuesit; nuk donin, që të harronin varret e të parëve të larë me lumenj gjaku trimash.
Gjithsesi, shqiptarët etnik nuk donin asgjë, që ishte dhuratë e verbër e pushtuesve sllav. Përsonaliteti i tij imponues, ndikonte tek bashkëluftëtarët e tij dhe tek të gjithë malësorët e Kelmendit. Ai me zgjuarësi, arriti të kombinojë programin e Besëlidhjes së Malësisë me detyrën e tij shtetërore si komandant i vullnetarëve të Plavës, Gucisë dhe Kelmendit.
Edhe kur këta erdhën në pushtet, ai, nuk e ndërpret luftën në të mirë të popullit, duke iu kundërvu me armë në dorë satanait pa fe, atdhe, ide e shthurje morale, sa që shpesh thuhej, se gratë partizane ishin në përdorim kolektiv…
Prof. Sami Repishti, në librin “Nën hijen e Rozafës” (Narrative e jetueme), “Onufri”, Tiranë, 2004), mbasi përshkruan ekzekutimet kolektive në qytetin e Shkodrës, vijon:
“Po ngrinte kokën organizimi i ri shtetënor, i mbështetun mbi forcën e hekurt të zjarrit, ashtu sikurse kisha dyshue dy vjetët e fundit. Fjalime pambarim, parulla të përsërituna, arrestime masive, “djallëzimi” i kundërshtarit, që paraqitej dhe trajtohej si “anmik” e, kërkesa revolucionare për luftë pa mëshirë. Ekzekutimi publik ishte përfundimi logjik!
Nuk ishte vetëm akti i ekzekutimit të “bashkëpunëtorëve”, që tronditi qytetin. Ishte mënyra e këtij ekzekutimi, që tregonte nji mospërfillje për shtetin ligjor e që praktikisht, ishte edhe nji mospërfillje për ndjenjat e qytetarëve. Gjithçka ishte e llogaritun me krijue atmosferën e frikës, e me përgatit terrenin psikologjik për terrorin masiv që planifikohej. Kundërshtimet e vazhdueshme që ballafaqoi “pushteti i ri”, sidomos zonat malore, sëbashku me nji ftohje të popullsisë qytetare nga manifestimet publike e të organizueme prej qeveritarëve të rij, mjaftuen me bind udhëheqjen qendrore në Tiranë, që të deklarohet “gjendja e jashtëzakonshme” për qytetin e rrethet e Shkodrës. Çdo ditë, në shtyllat telefonike e ditoret e dyqaneve, vendoseshin lista të gjata burgu për “bashkëpunim” me “armiqtë e popullit”…
Çdo ditë përgatitej nji “shfaqje” publike, për diskreditimin e “anmiqve të popullit”. Nji ditë janari, kaloi me zhurmë, nji grup malësorësh të lidhun me pranga e litarë, krah për krah, ndërsa rreth e rrotull tyne, grupe të rijsh e gra histerike, përsëritshin në kor: “Plumbin ballit! Plumbin ballit! Vdekje trathtarëve! Vdekje trathtarëve!”
Të arrestuemt, burra të gjatë, përfaqsues të denjë të racës ilire, që u ruejt për shekuj në naltsin e Alpave të Veriut, shikojshin me çudi këtë komendi funebre, turmAtë e mbledhuna në të dy anët e bulevardit, të heshtuna, të habituna, të frikësueme. Frika e ushtrueme nga partizanët, po jepte frytet e saj të para: nji popullsi e tanë zhvishej nga guximi qytetar tradicional!
Sereniteti i fytyrës së viktimave, të lidhuna e të përbuzuna, që drejtoheshin kah vdekja e sigurt, nuk mund të ishte pasqyra e nji ndërgjegjje të keqe… Përkundrazi! Në zemër të tyne, ata duhet të kenë ndie vetën, si viktima të nji ndëshkimi të padrejtë. Vetëm ideja e viktizimit, e pafajnisë, lejon nji serinitet të këtillë.
Gjatë gjithë ekzistencës së tyne, këta malësorë të Kelmendit, kishin pranue si qëllim të jetës, ashtu si të parët e tyne, rolin e ruejtjes së kufijve të Vermoshit nga sulmet malazeze, për shekuj me radhë. Historia ishte dëshmitare! Çdo lëvizje e veprimtari politike, ishte shikue e përcaktue, në termAtë e këtij qëndrimi atdhetar të padiskutueshëm.”[15]
Studiuesi malësor Marash Kolë Mali, ish - burgosur politik në kohën e diktaturës në Shqipëri, në librin e fundit shkruar në Florida: “Ngjarje historike dhe figura të shquara shqiptare” (2003), rikujton:
“U ba nji Mbledhje e madhe me krenet e Malësisë së Madhe, nën drejtimin e Kolonel Mulo Bajraktarit, i cili, ishte komandant i vullnetarëve të Malësisë asokohe edhe për malet andej kufinit. I deleguem i ardhun prej Shkodre ishte Ndoc Çoba, ish politikan dhe n/Kryetar i parlamentit Shqiptar. I ftum ishte edhe i deleguemi i partizanve i quajtun Ramadan Reçi, të cilët, qendrën e tyne e kishin në Reç (mbi Koplik të Sipërm, shënimi im K. K.). Çun Junuzi (bashkëthemelues i P.K.Sh., më 8 nëntor 1941, shënimi im K. K.), asokohe si komunist punonte ilegalisht, e me qendër ishte në Aliaj të Kastratit.
Mbasi folën Mul Deli Bajraktari[16] e i deleguemi i Shkodrës Ndoc Çoba (Ministër i Financave më 1920, Delegatë në Kongresin e Durrësit, më 1918, të Lushnjës më 1920, shënimi im K. K.), fjalën e mori Ramadan Reçi: “Ju po e shifni se dy okupatorët italo - gjerman, pra Boshti (Berlin – Tokio - Romë, shënimi im K. K.) po e humb luftën. Ne nuk duhet të kemi tjetër mbështetje e as lidhje me ta, për arsye, se fituesit e tjerë aleat, nuk duhet të na gjejnë të mbështetun me të humbunit, mbasi vetëm pasoja të këqija do të kemi. A nuk do të ishte ma mirë që ne, për hirë të vendit e popullit tonë t’u mbështetemi që tani fituesve? Unë them se po!”[17].
Ndërsa Çun Jonuzi, tha: “Malësia e Madhe ka nji Besëlidhje, që asnji parti dhe as aktivitet politik të mos zhvillohet në këtë krahinë. E pse atëherë bahet kjo mbledhje këtu në territorin e Kastratit, për të na lanë ne sherrin tek dera e shtëpisë?!” Mul Delija, e kapi për krahu dhe e largoi Çunin nga mbledhja, e cila, po përfundonte pa asnji vendim.
I fundi, që e mori fjalën ishte Prenka, i cili, me nji za të naltë e të shqerrun tha: “Ai djaloshi i Reçit, foli e deshti me na tregue, se kush e humbi dhe kush e fitoi luftën. Ky tjetri kastratas, u ankue se me këtë mbledhje, i paskena prue sherrin te dera e shtëpisë.
Kjo nuk asht e vërtet, mbasi sherri i popullit tonë janë vetëm komunistët, që kanë zanë vend këtu afër. Mua më duket, se sikur po rrimë duarkryq ose në gjumë, pa marrë asnji vendim. Prandaj, po u baj thirrje të bashkohemi dhe të dëbojmë këta, sa nuk asht vonë prej andej, e nëqoftse ndonjenit nuk i pëlqen kështu, vetë me djemtë e Kelmendit, do t’ia tres farën, e do t’i dëboj prej Rranxave të Malësisë!…” (Mali, f. 340).
Preka, sëbashku me trimat, në të cilin bënte pjesë i riu 27 - vjeçar Mirash Fran Rrukaj (1918 - 1945), kur morën vesh, se një batalion me ushtarë partizanë, Natën e Krishtlindjes, më 24 dhjetor 1944, kishte kaluar Rapshën e Hotit, e po synonte të futej në drejtim të Lugjeve të Kelmendit, kryetrimi me parinë e vendit e luftëtarët, kishte zënë pritAtë në grykat e dy luginave mbi Urë të Tamarës.
Ai më parë, u çoi fjalë partizanëve, se: “Na nuk dona vllavrasje, shkoni ka keni ardh, se s’keni rrugë këtej.” Mirëpo komandanti nuk mori asgjë parasysh dhe filloi ofensiven. Për shumë kohë gjamët e pushkëve ushtonin. Kelmendasit me armë thyen ofensiven e madhe partizane. Komandanti, që kishte disa spijuna vendali, u mundue me çdo mjet trathtie t’i binde malsorët të dorzoheshin, por ata ishin në shtëpinë e tyne dhe kështu luftimet vijuan pandërpremje. Partizanët, në panik filluen me pa, se Kelmendi nuk u dorëzonte pa vdek të gjithë. Atëherë, ai kërcnonte partizanët, se kushdo që do të tërhiqet asht dezertor e dihej se çfarë e priste…”, kujton i arratisuri nga burgu i Tiranës (1952), shkodrani me banim në Florida Kolec Pikolini, në librin me kujtime: “Rregjimi i hienave”[18]
Kryepatrioti shqiptar, ishte informuar me saktësi nga rojet besnike të Major Llesh Marashit, të cilët kishin zbuluar batalionin partizan, duke marshuar nga Lugina e Shkrelit me armë e municion drejt Kelmendit. Atdhetari trim Major Llesh Marashi, urdhëron Kolë Nikë Prelën (Marçinaj) t’i bie kumbonëve të Kishës.
Sipas urdhërit (të firmosur nga
vrasësi profesionist “hero i popullit” Shefqet Peçi), që mori Komanda e
Brigadës I (nga Shtabi i Korparatës
Qendrestarët vendas kundërkomunistë sulmuan batalionin, e arritën t’a shpartallonin për disa orë, duke e çarmatosur. Armët dhe municionin e kapur i dërguan në shtabin e Prenkë Calit. Komunistët shumë të alarmuar nisin drejt Malësisë njësi të tjera partizane, duke bërë rrethimin e të gjithë krahinës.
Ndërkohë në Vermosh, kish hyrë si në tokën e vet “OZNA Brigada”, e cila edhe më parë shquhej për shovinizmin e pashoq, ndaj viseve shqiptare nën administrimin jugosllav. Qëllimi i saj kryesor, ishte të ngjallte armiqësi, përçarje e konflikte mes malësorëve. Në veprimtarinë e saj, spikAtë propaganda e egër ndaj Prenkë Calit, i cili, kishte fituar autoritetin e padiskutushëm të prijësit popullor, legjendar, patriot e të respektuar dhe të deklaruar si kundërsllav. (Dr. Martini, f. 212)
Prekë Cali, bashkë me 15 burra, u ngujuan në shpellën e famshme të katundit Vukël. Sigurisht, mbas prijësit të tyre shkuan shumë luftëtarë malësorë trima, që nuk e njihnin frikën e vdekje, e, kur, bëhej fjalë për mbrojtje të vatrave të tyre, vdekja iu duk si me le. Burrat e malit, ndonëse me diversitet mendimesh, dhanë fjalën për të luftuar e ruajtur trojet e tyre të pastra nga idetë komuniste, që me atë intuitën e tyre të hollë i konsideronin të papranueshme për moralin e tyre. Ata nuk ishin të vetëm, mbasi mbrojtja e nderit të Kelmendit, ishte dhe në gjakun e bijave të tij, se jo më të burrave, që nuk u tutej syri.
Prita e Calit, e kishte treguar vetën, se ishte e pathyeshme dhe e pamposhtun para trathtarëve partizanë, që luftonin për “ideale” boshe proletare të ideologjisë komuniste në Shqipëri dhe interesAtë e sllavëve megallomanë. Për partizanët, qëndresa e fortë e Prekës me shokë ishte e paramenduar.
Si gjithmonë nga komunistët, duhej kërkuar rruga e trathtisë. Dhe ajo u gjet. Askush nga drejtuesit e brigadave partizane, nuk e njihte rrugën e hyrjes në Kelmend nga tokat tona të Gusisë, ku, ishin përforcuar me forcat komuniste të J. B. Titos, i cili, me disa shovinistë sllav e malazias, që drejtonin disa brigada partizane të tyre.
Ato kishin mundur të hyjnë para partizanëve shqiptarë, për të siguruar pushtimin e tyre menjëherë mbas ikjes së forcave gjermane, mbasi gjatë gjithë asaj kohe, që nga viti 1941, ata shqiptarë, kishin fituar të drejtën të quhen “tokë shqiptare”[19], një diçka e papranushme nga Jugosllavia komuniste. Kjo rrugë e panjohur nga Mehmet Shehu (1913 - 1981), u tregua me përpikmëri asokohe nga ndonjë trathtar shqiptar, që koha do t’a zbuloj emrin dhe veprën e tij.
Forcat e Batalionit të Ndjekjes, bashkë me forcat e Poskomandës së Bajzës, që e kishin marrë informacionin, donin ta shtypnin kryengritjen pa filluar ajo, ndaj mësyne drejt Grishës, më 23 janar 1945, për të arrestuar Luket Marashin dhe krerët e tjerë të kryengritjes.
Malësorët, u sulmuan befasisht mbas shpine e u ndodhën papritmas para plumbit të forcave, që hynë nga Ura e Tamarës. U vranë shumë burra, u dogjën kulla, u plaçkitën bagëti e mall i pafarë nga partizanët e uritun për gjak e pasuni dhe, shumë djelmë të rinjë u mbajtën peng, të lidhur këmbësh e duarsh, për të mos u bashkuar me forcat e Prenkë Calit.
Gjoja për të shuar gjakderdhjen e vëllavrasjen, u kërkua ndihma e fratit Atë David Pici, që të ndërmerrte një takim me Prekë Calin, në shpellën, ku, ishte i ngujuar me trimtë e tij. Kjo bëhej mbas shtatë ditë përpjekjeje pa rezultat nga forcat partizane, për të thye trimërinë e Kelmendit. Frati shkoj tek Preka e i pritun si burrat i parashtroi kërkesAtë e komunistëve për dorëzim…
Megjithëse i priti të derguarit nga katundi i tij, qëndrimin kundërsllav e ka shprehur: “Unë nuk jam për t’u derdh gjak shqiptari. Unë nuk jam për t’u vra vllau me vlla. Ai qi ka marr kalanë ai sundon. Por, unë nuk lidhi besë me ata, qi bajn krushqi me anmikun tonë të perjetshëm, me serb e malazias, të cillët gjatë gjith kohnave, Native American kanë vra e plaçkit, e sot nuk mund të ulem në nji sofer me hanger buk e gja me ta.”[20]
Frati i tregoi Prekës për reprezaljet, që brigadat partizane po kryenin në popullsinë e pambrojtur të Kelmendit, por për Prekën fjala “dorëzim në duart e Serbit”, nuk zinte vend. Kur Preka kuptoj, se rruga e vetme me dalë nga shpella është “vdekja e të gjithëve” me armë në dorë, ai kërkoj nxjerrjen e një djali të ri 15 - vjeçar Maç Luca, që me vrasjen e tij (për Prekën) ishte shfarosja e atij fisi.
Ky kusht nuk u pranua nga komunistët. Preka pranoi “dorëzimin”, edhe pse e dinte se e pret vdekja, mbasi ai e njihte “besën e serbit”, por për bajraktarin shuarja e një fisi për shkakun e tij, i dukej paburrëri dhe poshtërsi. Kjo dhe vetëm kjo e detyroi atë me ra në dorën e trathtarëve të atdheut, Atdhe, për të cilin luftoi për dekada të tëra.
Vetësakrifikimi për hirë të mikut, malësori e ka pasë gjithmonë për nder. Pafajsia e 15 pasuesve të tij besnik, i jepte një shpresë të vogël për shpëtimin e ndonjerit prej atyre djemve të nënave kreshnike, që ishin të ngujuar me te dhe për te.
Nuk duhet harruar, se kjo nodhte, kur gjysma e Evropës vazhdonte luftën kundër nazizmit. Pra, për Veriun e Shqipërisë, ky ishte ballabaqimi i parë me “çlirimtarët komunistë”, mbasi Jugu , kishte kohë që e kishte provuar “besën e tyre”.
Rasti i Prekë Calit, u bë një mësim edhe për klerikët e tjerë, të cilët, me stoicizëm pranuan vdekjen me nder më parë se trathtinë me turp, si: Dom Nikollë Gazulli (1894 - 1946), Dom Luigj Pici (1907 - 1946), Dom Mark Xhani (1909 - 1945) etj. Një rrugë kësisoj Mehmet Shehu e kërkoj edhe për Dom Zef Oroshin, por, për fat të mirë Dom Zefi kishte kaluar kufirin tre ditë më parë, se të arrinte për t’u prerë në besë nga të shiturit tek komunistët…
Pseudoshkrimtarët e studiuesit shqiptarë të kohës komuniste dhe sot në gazetAtë “Zëri i Popullit” (Sh. Tomorri, “Vrasësit mizorë të popullit Preng Cali dhe Llesh Marashi, TV PD i paraqet si patriotë”, #286, dt. 12.10.1995, N. Mazini, “Prengë Cali ka vrarë 53 partizanë”, Tiranë, 9.12.1995), “Kushtrim Brezash” (Një grup ish - partizanësh të Brigadës I Sulmuese, Tiranë, dt. 23.2.1994, f. 6., po atje Y. Partizani, “Preng Cali dhe Llesh Marashi janë kriminelë me damkë, O Uran Butka!”, dt.12.10.1995, f. 4), duke ecur mbas idhullit të përbindshëm kriminelit mostër Enver Hoxha, janë përpjekur gjithnjë të përulin dinjitetin e dëshmorit të trojeve etnike shqiptare dhe vlerave të pastra të demokracisë perëndimore.
Ndër më të zellshmit, është vetë Enver Hoxha, i cili, në librin e tij “Vitet e Vegjelisë”, shkarkon fjalorin e tij me të pavërteta për Prekë Calin: “Në atë kohë në Gjirokastër, Zogu kishte internuar një bajraktar, që quhej Preng Cali, një burrë i dukur, i gjatë që rrinte kurdoherë i veshur me rroba kombëtare malësore të qëndisura, me kobure të argjenta me zinxhir të varur në qafë, me çibukë prej sermi etj. Këtë bajraktar reaksionar, që u lidh me fashizmin dhe ngriti pushkën në Kelmend kundër partizanëve, ne e kapëm dhe e pushkatuam. Kështu pra nga ky feudal trathtar s’ngelën veçse portretet e profesor Marshandit.”[21]
Përfaqësuesi e historishkruesi komunist, ushtaraku Ndriçim Plasari, në librin: “Shpresë për popullin, tmerr për armikun”, kushtuar luftës vëllavrasëse të Brigadës I - rë Sulmuese, duke i ndjekur luftimet nga shtëpia e vet, pranon rezistencën e fortë të malësorëve dhe dështimin e forcave “popullore”, kur shkruan:
“… Kolona i kishte kthyer shpinën Brojës dhe pararoja porsa kishte shkelur mbi Urën e Tamarës, kur plasi pushka dhe çfarë pushke. Qëllonin nga kodra mbi urë, qëllonin nga Broja, qëllonin edhe nga Bardhaj. Batalioni kishte hyrë në një kazan të zjarrtë.
Armiqtë qenë njoftuar për ardhjen e një reparti partizan në Kelmend, kishin llogaritur forcën e tij prej afro 300 vetësh, kishin llogaritur edhe rrethnat e tjera në dobi të tyre dhe qysh herët, në mëngjesin e 15 janarit kishin zënë pritë këndej dhe andej përroit, me qëllim të caktuar, ta godisnin dhe ta asgjësonin batalionin tonë.
Një goditje e tillë partizanëve u ra krejt papritur. U krijua një gjendje kaq e vështirë sa më s’bëhet. S’kishte tjetër rrugëdalje, veçse të qëndrohej me çdo mënyrë në vend, duke kundërvepruar me të gjitha forcat. Ndihmë e shpejtë s’mund të pritej as nga një anë. Forcat e tjera të brigadës ndodheshin dy ditë larg, në Shkodër. Batalioni s’kishte ndërlidhje me radio.
Reaksionarët kishin zënë vend nëpër shkëmbinjtë dhe që andej villnin zjarr kundër luftëtarëve tonë të rrethuar plotësisht. Partizanët përdornin për mbrojtje çdo send të rastit, shkëmb, gropë dru. Që andej qëllonin në drejtim të qerdheve të zjarrit armik. Sulmi për të çarë rrethimin ditën ishte i pamundur. Edhe lëvizja më e vogël kontrollohej nga reaksionarët… Ishin vrarë komandanti i batalionit, Fejzi Micoli, dhe një numër luftëtarësh…
Në të vërtetë bajraktarët trathtarë Preng Cali e Llesh Marashi me shokë kishin grumbulluar rreth vetes 300-400 burra të armatosur dhe përpiqeshin të shtonin gjithnjë e më shumë forcAtë e tyre. Ata kishin marrë lidhje me misionin ushtarak anglez në Shqipëri, i cili qe treguar i gatshëm t’u jepte çdo ndihmë dhe përkrahje. Aeroplanët anglezë i kishin furnizuar mbeturinat e reaksionit me armë, municione dhe veshmbathje. Me ndihmën e anglezëve trathtarët kishin hartuar planin e një kryengritjeje kundërrevolucionare. Do të sulmonin dhe të merrnin Shkodrën me Koplikun…”[22]
Në këto rrethana, plasi kushtrimi në Grishaj. Vullkan u bë shtëpia e Luket Marashit, që ishte një potencial i madh bese e burrërie në Malësi. Forcat kryengritëse, u gjenden përballë forcave ndëshkimore të Sigurimit e të Ushtrisë, që sulmonin në ballë të gjerë.
Praktikisht, lufta kishte filluar para kohe, pra, në mëngjesin e datës 24 janar. Në përpjekje u vra Pjetër Gjoka, i cili, në krye të 40 burrave të Shkrelit, zbriti si ortek bore në poskomandën e Dedajt, e mori ate dhe, duke kaluar nëpër Zagore, i drejtohet vertik Bajzës. Grishajt e kishin zmbrapsur sulmin e ishin hedhur në kundërsulm.
Në ballë printe oficeri i ri Zef Toma, që ra duke luftuar trimërisht. Atë natë luftimesh, do të binte edhe Lulash Cuku. Gjaku i tij do të shenjtërorente besën e do të nxirrte kushtrimin. U plagosën Pjetër Gjokë Hoti, që vdiq mbas disa ditësh. U plagos nga forcat komuniste toger Gjosh Nikaj.
Luftëtarët e rezistencës kundërkomuniste, me në krye Major Llesh Marashin, u mblodhën në oborrin e Kishës së Bajzës, ku, frati Atë Ciril Cani (1875 - 1953) rreh kumbonën e Kishës e i lutet Zotit, që bijtë e Malësisë, të fitojnë kundër pjellës së djallit bolshevik. Kryengritësit sulmuan drejt Koplikut, nën drejtimin e Llesh Marashit. Mbas luftimesh të ashpra, ata morën postkomandën dhe spitalin dhe më mbas krejt qytetin. Kontribut të veçantë dha familja e Shaban Binakut. Mësymja vazhdoi deri në Hanin e Dedë Zefit. Të ndaluarit, u liruan të gjithë, mbasi iu morën armët. (Butka, f. 19)
“Po në të njajtën kohë edhe me bekimin e famullitarit të Shkrelit, Dom Nikollë Gazullit, Kolë Nikë Prela Marçinaj (Çekdedaj - Bzhete), u bien kumbonve për me mobilizue Shkrelin për në luftë. Kështu burrat e Shkrelit, u nisën për t’u bashkue me forcat e kryengritjes në Koplik.”[23]
Partizanët nga ana e tjetër, nuk e mendonin, se do të hasnin në rezistencë aq të fortë, prandaj po vinin të qetë. Kur filloj pushka, këta nuk kishin nga të shkonin, sepse ishin të izoluar në shtigjet e ngritura dhe nuk kishte forcë ushtrie t’i shkatërronte pozicionet mbrojtëse të malësorëve, që ishin fortifikimet natyrore shumë të sigurta.
Nuk vonoi shumë, e në drejtim të Malësisë së Madhe, filluan veprimet ushtarake. Brigada e Parë Sulmuese, mori urdhërin luftarak, t’a spastronte atë nga reaksionarët e brendshëm. Të tillë konsideroheshin të gjithë ata, që kishin bindje të kundërta me komunistët. Në mëngjesin e datës 12 janar 1945, Komanda e Brigadës së Parë Sulmuese, nisi në drejtim të Kelmendit Batalionin e Parë.
Një batalion i sprovuar në përpjekje, i përbërë pothuajse tërësisht nga partizanë të ardhur nga jugu i Shqipërisë, që kësaj here nuk dinin ku shkonin. Nuk njihnin terrenin. Nuk njihnin psikologjinë e vendasve dhe, as me kë do të luftonin, sepse në Kelmend, nuk kishte pasur, as nuk kishte pushtues. (Dr. Martini, f. 224)
Malësorët, kishin epërsi ndaj partizanëve, sepse sëpari, bënin një luftë mbrojtëse dhe njihnin shumë mirë vendin e tyre, ku, gjatë luftimeve u vranë, plagosën dhe ranë në lumë shumë partizanë.
“Prenkë Cali bashkë me me 15 burra, u ngujuan në shpellën e famshme mbi fshatin Vukël, që u mbiquajt Shpella e Prenkë Calit, Mark Luka, dëshmon: “Na, ketë shpellë e zgjodhëm për me ba qëndresën e fundit, me e la vedin e me vdek per së mbari. Për shtatë ditë rresht, gryka e shpellës nuk ka pushue as natë as ditë prej plumbave e zjarrit të mitrolozave.
Komunistët vendosën me na marrë me uri e me pabesi. Na u dorëzuem me një kusht, që të mos dhunoheshim. Por komunistët nuk e mbajtën fjalën e dhanë dhe as besimin e Fratit. Kur na çuen në shtabin e Batalionit në Rrapsh të Hotit, Mehmet Shehu, u ndodh ballë për ballë me Prenkën:
- E, Prekë Cali, - i tha Mehmeti, - të pat ardhur dita t’a mbyllësh historinë tënde me shkronja ari, po të bëheshe me ne! Pse bëre kështu?
- Zotni, - iu përgjigj Prenkë Cali, - faji bie mbi ju, se ju u batë aleat me anmikun shekullor tonin, me Serbin.” (Butka, f. 16)
Ky ishte shpiegimi i vetëm i kundërshtimit të tyne (malësorëve) me armë, të “brigadave partizane” shqiptaro - malaziase, në vjetin 1944 - 1945. Ky ishte shpiegimi i vetëm, që ata iu “dorëzuen vllazënve tanë”, autoriteteve ushtarake shqiptare, si dhe naiviteti i përgjegjeve të tyne para Gjykatës Ushtarake, që nuk kuptonte, e si rrjedhim, i trajtonte si “trathtarë”!
Pse nuk kishin ndihmue “Lëvizjen Nacional - Çlirimtare?” Sepse ishte e lidhun me serbët e malaziasit, anmiqt tonë shekullorë. Pse kishin rrokë armët kundër “brigadave tona?” Sepse bashkëpunojshin me brigadAtë serbe e malaziase, e nuk u kishim besën. Pse i nënshtroheshin influencës së klerit katolik? Sepse ata kanë qenë gjithmonë me ne, në të mirë e në të keq…!
Madhështia e malsorit të çiltër shqiptar, ngrihej para Gjykatës, si monument, që dëshmonte vogëlsinë e mendjemëdhenjve komunistë, në pozitën e gjykatësit. Epërsia morale e qëndrimit të viktimës, ishte i qartë edhe para tragjedisë, që përgatitej pa turp, nga nji udhëheqje servile e interesave të huaja, nji udhëheqje e degjenerueme nga epshi për pushtet të pakufi.
E gjithë seanca e gjyqit, sidomos me ata të moshës së kalueme, u përshkue nga nji vijë kombëtare, parimore, e drejtë, e malësorëve të thjeshtë, në përleshje me vijën politike të lëvizjes internacionale, që imponohej me gjak mbi popullsinë që e përbuzte.
Pyetjet e egra kërcënuese merrshin përgjegjen e thjeshtë e të njerëzishme të malësorëve, të bindun në drejtësinë e kauzës së tyne. Edhe kur u dha dënimi me vdekje, ata nuk u tronditën, megjithëse nuk arrijshin me kuptue, si mund të dënohet nga shqiptari, nji shqiptar, që ka mbrojt tokën shqiptare brez mbas brezi.
Shikojshin rreth e rrotull, sikur pritshin që “populli i Shkodrës” të thonte diçka për ata, për të kaluemen e tyne, për pafajsinë e tyne. Shkodranët, që njihshin mirë historinë e tyne, u befasuen nga britmAtë histerike në sallë, të publikut të zgjedhun, që shpërthyen, si me urdhën, kundër “kriminelëve”, tue kërkue me kambëngulje ekzekutimin e tyne, sa ma parë.
Populli i Shkodrës ishte përçudnue… ose strukë në shtëpi, i frikësuem deri në palc. “Shkodrës i kishte vdekë ora!” Ishte pasqyra e nji përmbysjeje të plotë politike, si rrjedhim i ngurtëzimit të ngadalshëm moral, që kishte pësue shoqnia shqiptare, sidomos gjatë vjetve të luftës…!
Ekzekutimet, me gjyq e pa gjyq, bashkë me viktimën, vritshin edhe vetë idenë e “revolucionit çlirimtar”, idenë e lirisë dhe premtimin për nji botë ma të mirë, që do të sillte revolucioni. Ekzekutimet, e njollosën “revolucionin”, e nxinë imazhin e tij, e asgjesuen atë. Sepse, zemrat dhe shpirtët e shumicës së heshtun, filluen të kalbëzohen, bashkë me kufomat që shtriheshin pa jetë nëpër rrugët e katundit, në sheshet e qytetit, në poligonët e qitjes ushtarake e të ekzekutimit.
Kudo të shihte syni kufoma, të mbulueme e të pambulueme, gjithëherë aty para syve të të gjithëve, si përmendore kokëforta, për ata që ende jetojshin, e tregojshin sa i randë ishte çmimi i krimit e sa i boshatisun ishte koncepti i nji revolucioni pa mëshirë e pa zemërgjanësi! (Prof. Repishti, f. 105)
Prometeu i çështjes nacionale Prekë Cali dhe besniku deri në fund Mirash Fran Rrukaj (1818 - 1945), e dinin se mbas kësaj që ndodhi, brigadat partizane do të dyndeshin nga Rapsha e Hotit dhe Kelmendi, si dhe nga krahu tjetër i Gusisë, ku, kishin përkrahjen e vëllezërve siamez sllav. Në këto kushte, nacionalistët morën udhën e arratisë. Hienat e pangopshëm komunist, u lëshuan nga të dy krahët mbi krahinë.
Mehmet Shehu, me brigadën e vet ndeshkuese të inkuizicionit kundërmalësorë e kundërkatolikë, vendoset në fushim në fushën e Rapshës. Malësorët, prisnin gjëmen e madhe në shtëpitë e tyre. Nuk kishte informacion, se kush e kishte radhën: Kelmendi apo Kastrati.
Në natën e 1 janarit 1945, kryexhelati terrorist Mehmet Shehu një mbetje e kolonëve turq (që u vendosën në kohën e pushtimit të gjatë turk në disa vise të Shqipërisë, shënimi im K. K.), si bir kleriku muhamedan, e përgjaku Kelmendin. Me urretjen patologjike të trashëguar nga koha e pushtimit turk, sulmi i paramenduar prej hienave ishte i befasishëm.
Nga Gryka e Grabomit dy toga me ushtarë “druzhe Tito” (shoku J. B. Tito) sllavoserbo - malazias (në kohën kur u vendos komunizmi në Mal të Zi, president ishte miku i Enver Hoxhës malaziasi Blazho Jovanoviq, shënimi im K. K.), marshuan drejt Kelmendit. Ata hapën zjarr tek Ura e Tamarës mbi popullatën e pambrojtur, me synime të pastra spastruese pa mëshirë.
Brigadat e Ndjekjes, të drejtuar nga kriminelët Mehmet Shehu e Fejzi Micoli, e forcat e Sigurimit të stacionuar në 26 kampet e burgjeve, hetuesisë, torturave etj., në Qarkun e Shkodrës, të mbështetur nga Ushtria Jugosllave, më 15 janar 1945 përfundimisht pushtojnë Vuklin.
Sikurse pritej, menjëherë bishAtë
partizane, iu vërsulën luftëtarëve malësorë, i lidhën dhe ushtruan dhunë mbi
ta. Si në kohën e skllevërve, i lidhën me konop njëri mbas tjetrit, duke i
shtyrë. Ata mezi lëviznin, nga mundimet me ditët e tëra pa gjumë. Të gjithë mbas
i hypën në një kamion e shpejt i nisën për Shkodër. Njësitë partizane, që i
shoqëronin ishin të vogla, mbasi pjesa më e madhe qëndruan aty, për të filluar
terrorin në Kelmend.
Ata që janë dëshmitarë të kësaj mizorie të pashembullt, e kanë parë me sy e provuar mbi shpinën e vuajtur torturat, që asnjëherë s’mund t’i parashikonte mendja e njeriut. Të gjithë të plagosurit e arrestuar, i lidhën mbas kalit dhe ashtu nën torturë, ata pothuajse ishin në prag të vdekjes së sigurtë.
Prekë Cali, me 15 trima kelmendas kapen rob, duke i kaluar formalisht gjyqit ushtarak, i cili, i dënoi menjëherë me pushkatim. Brigadat e Ndjekjes bënë kërdi, duke derdhur gjak të pastër malësori shqiptar. Partizanët të uritur vranë e shkatërruan, dogjën dhe prenë, e sëfundi pushtuan Kelmendin e papushtuar në shekuj.
“Ishte mbasdite e unë po qëndroja me nji shok përbri zyrës së Posttelegrafës. Diku u dëgjuan të shtëna armësh. Njerëzit kishin marrë lajmin, se Preka asht dorëzu e pritet t’a binin para Postës. U shihnin grupe individësh. Dikush në heshtje, e të tjerë shakllabana që banin komente. Mbas disa kohe, u panë kamionat. Ato lëviznin ngadalë, saqë u afruan pak nga pak aty, ku, populli mund t’i shihte shumë mirë “reaksionarët”, që s’mundën t’i përballonin ushtrisë.
Ishin pikërisht këto komente, që banin njerëzit servila e katila, që asnjiherë nuk u ngopën me gjakun e sternipave ilirian. Binte në sy shtati i tyne si lisat e bjeshkëve të Kelmendit, ku, mes tyne dallohej trupi vigan i martirit Prek Cali. Disa fundrrina komunistë, filluan t’i pështynin e përbuznin ashtu të lidhun.
Kjo pamje e shemtum ma prekte shpirtin. Edhe unë, si kureshtarët, që erdhen duke u shtue rrinim të ngrim në heshtje me keqardhje, që vriste me logjikën e përbuzjes masakruesit e burrit vigan kelmendas, që shikonte se ku po shkonte qyteti i tyne i dashtun Shkodra, e cila, pretendonte, se ishte qyteti ma i zhvillum në Shqipni…
Grupi i Prekës, doli në gjyqin komunist. Ai u zhvillua në nji ndërtesë dykatëshe, diku në veriperëndim të Gjimnazit. Unë ndoqa tri seanca, si dëshmitarë okularë në atë se çfarë dëgjova e pash ndaj tij. Në fillim të seancës, nuk lejohej me marrë pjesë shumë popull, mbasi komunistët kërkonin që gjyqi të zhvillohej sa ma shpejt. Preka, nuk ishte vetëm i pushkës, besës, traditës etj., por edhe nji trim, që me gojën e vet nxirrte fjalë të matuna, i qetë, që mohonte pa frikë të gjithë akuzat e rreshtume kundër tij.
“Unë jam këtu, - u shpreh Preka - ndër të tjera, për me marrë pergjegjësin e luftës kundra partizanve, që u ba në Kelmend. Dhe të drejtë tjetër nuk keni pse më akuzoni. Kam luftue kundra shkjeve, kur deshten me na nda prej nanës Shqipni dhe kam mbrojt Atë çka asht e jona. Mundësi ma të madhe nuk kam pas. Vërtet jam malcor pa shkoll, por jam shqiptar. Ju më keni marrë në besë, e s’kam nevojë me ju kërkue falje. Unë as Mbretit si kam kerkue falje, kur m’ka dënue, se isha opozitar…” (Pikolini, f. 55)
Por këta, ndonëse përdoren barbarinë komuniste, nuk arritën me tutë (friksu) dhe mposhtë krenarinë e Malësisë. Malësori e pagoi, por kurrë nuk trathtoi truallin e shtëpisë së vet, duke mbrojtur lirinë nga ofensiva komuniste asokohe.
Me shumë urretje, se nuk mundën të kapnin luftëtarët nacionalistë të lirisë, forcat terroriste partizane: “… banë nji kërdi të zezë, tue torturue deri edhe gra e fëmi. Ata mashkuj apo luftëtar, që gjendeshin në shtëpi i arrestonin, u digjnin shtëpitë, u merrnin pasuninë, ndërsa familjet (e luftarëve në arrati) e tyne i internonin në krahinat e vendit…
Edhe Preka, me nji çetë luftarësh trima e besnikë, vendosi e u ngujua në nji shpellë, që ishte mjaft e ilzolueme e i përngjante nji fortese të vogël, me nji shpresë fare të vogël, se mund të bante si dikur Kelmendi me ushtrinë turke, të cilët, zinin vende në ndonji luginë ose bregore, duke mos i ndjekur kryengritësit nëpër male.
Nga ana e tjetër, Preka kishte disa djem të rinj (simbas tregimeve të Dom Tomë Lacaj, kujton, se ai, kishte me vete në shpellë, një djalë të ri adolishent në moshën 15 vjeç, të quajtur Maç Luca (1930) nga Vukli, që ishte djalë i vetëm (dëshire) në familje, dhe komunistët i kanë thanë atij, se do t’ia falim jetën djaloshit të ri. Por në fakt, kur janë dorëzuar, mbas gjyqit të zhvilluar në Shkodër, fëmija Maç Luca, dënohet 5 vjet me heqje lirie në burg…
Ai sot është gjallë. Prej vitit 1991, është Kryetar i Shoqatës së ish - Përndjekurve e të Denuarve Politikë të Shqipërisë, për katundin e Vuklit (Kelmend) në Malësi të Madhe, shënimi im K. K.), që nuk donte të rrezikohen, sikur ky të bante rezistencë me armë. Prandaj, u kërkoj partizanëve, nëpërmjet Fratit disa kushte:
- Meqë udhëtimi do të bahej me ecje në kambë nëpër Kelmend, të lejohen të kalojnë të armatosun;
- Të mos i cënojnë (keqtrajtoj) askush me dorë;
- Gjykata të bajnë punën e saj.
Këto kushte komunistët ia premtuen, por si zakonisht nuk i mbajtën. Ata porsa kaluen nji copë rrugë të shoqnuem e të rrethuem me partizanë, i çarmatosën, u lidhën duart, i ulën drejt e në Koplik. Ne e nesre, nadje herët, i nisën në qytetin e Shkodrës, në të ashtequjtunin “Burgu Gjerman”…
Prenka asokohe 73 vjeç, i burgosun në nji dhomë më vete. Kur të burgosunit ndryheshin në dhoma, atë e nxirrnin dhe shëtiste i vetëm në oborrin e burgut. Ai kishte nji tjetër trajtim prej të burgosurve të tjerë.” (Mali, f. 341)
Prenka, ka qenë i bindur se do ta vrasin, por është prerë në besë nga komunistët, të cilët, i kanë premtuar në fillim, se do t’ia falin jetën fëmijës Maç Lucës. Mbas burgut, i riu kelmendas është martuar. Familja e tij tashmë nuk është e shuar... Gjithashtu Prenka, kishte mbas vedit edhe të riun hotian martirin e pushkatuar Palokë Ucin (1925 - 1945), i cili, ishte 20 vjeç, i pamatuar. Ai kishte një motër Marien (e matuar në Koplik) dhe vëllanë Prekë Ucin, i cili, jetoi tmerrin e diktaturës komuniste dhe në një moment deshpërimi vret vetën, duke u hedhur nga kati i spatalit civil të Shkodrës…
Më 25 mars 1945, rreth orës 5 të mëngjesit, burri i Kelmendit Prekë Cali, i lidhur bërryl në bërryl me brezat e belit të Malësisë, dhe me duart mbrapa të mbërthyer ndër vargoj në drunj, u ndodh para brigadës së pushkatimit në Zall të Kirit, që ishte kthyer prej kohësh në poligon qitje.[24] Ai nuk u tremb nga vdekja e nuk pranoi që të kthehej me shpinë nga pushka, por me zë të fortë britti. Ai u dha zemër djemve të rinj, që po jepnin jetën për te e për Liri. Me gjoks përpara, ky vigan i pamposhtur, u tregoi komunistëve sesi vdes shqiptari.
Ndoshta kjo nuk do të dihej kurrë, por për fAtë aty është ndodhur prifti Dom Tomë Laca, i cili, u ka bërë shartet (sakramentet) e fundit mbas pushkatimit… I vetmi, që mungonte nga kufomAtë e të vrarëve atë ditë ishte poeti Dom Ndre Zadeja, i cili, u bajt menjëherë nga Dom Tomë Laca (1898 - 1962) dhe tre seminaristë (martiri Mark Ndoc Çuni (1920 - 1946) etj.), që e përcollën në varrezat katolike të qytetit në Rrëmaj.
Mbas këtij akti nga komunistët (që kryenin masakrime me pushkatime), nuk u dhanë më asnjë kufomë e të vrarëve dhe as nuk lejuan më që të shkoj prifti aty, për t’i bërë shartet e fundit...
Atë ditë dhimbjeje, shumë qytetarë shkodranë i kishin mbështetur mbas murit të vorreze, ku, binin në sy trimat malësorë me çakçirë. Prekë Cali, ishte i copëtuar në fytyrë nga breshërija e mitralozave. Ai ishte me kësulë në njërin sy dhe me cigare në gojë. Edhe pse të vdekur, komunistët gjakatarë, nuk ngopeshin me veprën e tyre të poshtër e trathtare. Vetë pjesëtarët e togave të pushkatimit, kanë filluar të flasin e shkruajnë në media me ose pa pendesë…
Po atë ditë, më 25 mars 1945, hafijet kasnecë komunistë, në muret e Shkodrës ngjitën afishe të mëdha, të cilat, kishin titullin: “Pushkatohen kriminelAtë e Luftës dhe Armiqtë e Popullit”, ku, më mbas vijojnë emrat:
Prek Cali
Dom Ndre Zadeja
Luigj Gjeto Kastrati
Ndok Nik Bardhoku
Ndrek Loka
Arif Selim Hyseni
Ded Lulash Smajli
Gjok Nikaj
Dul Bajrami
Mark Luc Gjoni
Tom Lek Daka
Maliq Bajrami
Gjok Nikoll Voci
Pjetër Ded Gjedashi.
Studiuesi e publicisti Ing. Mërgim Korça, gjatë hulumtimeve për përgatitjen e dorëshkrimit: “Në përkujtim të Kryengritjes Armatosur të Malësisë Madhe”, shkruan:
“Si sot e kam parasysh, kur e pruene duer lidhë n’shehët t’Shkodrës kreshnikun Prek Calin! Ecte kryenaltë, me mjekër t’dendun aj, si me kenë fitues. Por shkjau, brateja e partizanve ngjallnjyes, ia kish n’vesh t’vjerrun trimit inadin. E ndalne mjedis Fushës Çelë, e ulne n’gjuj e nji partizane e ekzaltueme ia rroi mjekrrën pa lagë atij. Mjes gishtave t’duerve t’mija me t’cillAtë kishem mlue ftyrën, kureshtja m’bate me e pa si i shkojshin lotët kreshnikut qi za nuk xirrte dhimbet!
Kjo pamje e mbrame qi kam e prijsit maleve qi pat thye shkjetë n’luftimet e 1911-ës e të 1913 – ës. Mbas kësaj veç kur ndjeva se e kishin denue me vdekje dhe me 25 mars njimij’ e nandëqind’ e katërdhet’ e pesë e kishin pushkatue Prek Calin. Ksisoji komunistët shqyptarë e vrane anmikun e betuem të shkjaut dhe e hapne rrugën m’u shkue uji n’mulli t’tyne!”
Por odiseja e të ngujuarve në shpellë, nuk do të përfundonte me dorëzimin e tyre. Të parët, që u pushkatuan, ishin:
Dedë Lulash Smajli dhe Dedë Gjon Deda, të cilëve, i kishin prerë me parë mishin dhe trupin me sopatë.
Fran Zef Bajraktarit, ia nxorrën sytë dhe e varrosën të gjallë me gurët e malit.
Luc Gjon Bajraktarin, e prenë në qafë me bajonetë dhe e hodhën në greminë.
Fran Zef Bajraktarin e groposën të gjallë, mbasi i dogjën kullën.
Marash Vat Lumajn, e pushkatuan para popullit të Vermoshit, si agjitator kundër bolshevizmit.
Dedë Prekë Nikën, e sollën nga kampi i Tepelenës dhe e pushkatuan pa gjyq, në mes të kelmendasve.
Ujk Mark Biku, u pushkatua në mes të katundit Brojë, për të ngjallur panik.
Nikë Mark Rexhaj, i cili, qëndroi 21 ditë i varur në burgun e Koplikut, u pushkatua përsëri pa gjyq.
Gjelosh Fran Pellumbi, vdiq në burgun e Kavajës nga torturat çnjerëzore, me fjalëte fundit: Poshtë komunizmi!
Mbas një gjyqi në Shkodër, u dënua me vdekje kreshniku i Vermoshit, plaku 73 vjeçarë Prekë Cali. Ky gjyq, do të dënonte plot 25 vetë, nga të cilët edhe 4 me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët kryesisht me 30 vjet burg. Kështu Kelmendi u përzhit dhe u ndeshkua përsëri. (Butka, f. 17 - 18)
Këto janë kelmendasit e Malësia, që kishin të ruajtur në gene prej gjeneratave virtytet më të mira, si mikpritës e bujarë, trima sypatrembur e atdhedashës, njerëz të besës e fetarë. Ata e donin meshtarin si antarë të familjes, duke i besuar fjalën e nderit…
Malësia, humbi 137 bijë të saj, trimAtë e devotshëm në kryengritje. U burgosën 345 burra e u internuan 41 familje të shpallura reaksionare. Malësia, u vesh me petkun e zisë. Malësorët trima, denbabaden të patundur në trojet e tyre, u shpërngulën në kampet e internimit të Tepelenës, të Kavajës, të Vloçishtit, në burgjet e kampet e punës, më çnjerëzore që ka njohur historia. (Butka, f. 21)
Në momentin, që do ta ekzekutonin heroin legjendar të kufijve shqiptarë toga e zezë e pushkatimit komunist, kërkojnë që të dënuarit me pushkatim të kthehen mbrapa (me shpinë) dhe t’ua mbyllin sytë. Por Prekë Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë fjalët:
“ - Nuk shkohet n’Parajs me shpin dhe me sy t’mbyllun” dhe siç ishte duarlidhur, ngrehi kryet lart, tregoi gjoksin, e zbuluar nga këmisha e grisur e u tha:
“ - Kështu vdes shqiptari”.
Para se të rrëzohej, ai trup si një lis, nga plumbAtë e shqiptarëve të armiqve të nacionit të vet, zëri i fuqishëm i malësorit të bjeshkëve, ushtroi si jehona e luginave:
“ - Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Heret a vonë Shqipnia do të fitojë.” (Lajçaj, f. 70)
Për meritat e mëdha të padiskutueshme Presidenti i Republikës së Shqipërisë Dr. Sali Berisha, më 25 qershor 1993, Prenkë Calin e dekoron me dekret #569 me medaljen “Martiri i Demokracisë”, duke nderuar dhe respektuar me veneracion të gjithë Malësinë e Madhe. Më 15 qershor 2000, në lagjen “Skanderbeg” të qytetit Shkodër, përurohet vendosja e monumentit të Prekë Calit. Projekti dhe realizmi i shtatores, u bë prej skulptorit të njohur shqiptar Muntaz Dhramit.
Do të pëlqente, që në shenjë nderimi dhe respekti, për gjakun e derdhur nga martirët nacionalistë në Shqipëri e Kosovë, të shënoj fragmente të poezisë “LIRIA” (1937) të personalitetit të shquar e poetit brilant të nacionit Dom Ndre Mjedja (1866 - 1937)[25]. E, mos i harroni këto vargje, …jo, kurrë mos i harroni!…
O Shqype, o zogjtë e malëvet, kallxoni
A shndritë rreze lirije mbi ato maje?
Mbi bjeshkë të thepisuna e nd’ograjë
Ku del gurra e gjimon përmallshëm kroni?
A keni ndie ndokund kah fluturoni
Nëpër shkrepa me ushtue kangën e saj…
U kputne hekrat, e lirim malcori,
Lirim deti kumbon e ja sjellë bregut;
Lirim përgjigjen qysh kah Labradori
E Virgjin’ja e New York – u, syni i tregut.
Të lumtë, o Ëashington! U zhvillAtë qielli…
E ndjeu toka njatë shend e u gëzue si fëmija
Që i qeshet lokes kur ja rreshë krahnorit;…
Lirin’ e keni ju! Na hekra kemi.
Na terr e niegull deri në ditt ma të vona;
Na pa emën kërkund, pa Atdhe; na jemi
Sherbtorët e të huejve nëpër vende tona.
Porsi berre qi bleu mishtari vemi
Mbas shkopit, të kalamenduna, ku s’dona…
Frymë të re tui shprazun për gjithkahna, hija
E Skanderbegut. Qe ndër djepa rrisin
NanAtë e Hotit djelmënin ushtore,
E idhnim n’anmikun nëpër gji ju qisin.
E nalt ndër maje, bukuri mbretnore,
Hapi flatrAtë e mnershme qi përshndrisin,
Me thoj t’harkuem Shqypja Arbënore.
[1] Pjetër Kola Lajçaj, “Kumtesë mbi monografinë e Prekë Calit”, Revista “Kuvendi”, Shkurt, 2005, Michigan, USA, f. 65 - 73.
[2] Dr.Luigj Martini, “Prek Cali, Kelmendi dhe kelmendasit”, Monografi, (Shkodër, 2005), f. 67.
[3] Memë Smajli, ishte një luftëtar trim. Sikurse të gjithë kryetrimat, u dallua për guximin e tij të spikatur, në luftrat e shumta kundër pushtuesve të Perandorisë Otomane Turke në Shqipëri dhe synimeve grabiqare të shovinistëve serbo - malazias. Serbët e kishin shumë frikë emrin e tij dhe për t’i bërë të heshtin fëmijët e tyre i përmendinin emrin duke u thënë: “Heshtini se po vjen Mema…” Prekë Cali, Memën e kishte kushëri (djalë axhet), nga i cili, mori dashurinë e veçantë për trojet shqiptare me barut e zemër trimi shqiptar.
[4] Rush Dragu, “Prekë Cali”, në librin “Kelmendi …dritë hije…”, Publicistikë, Enti Botues “Helena Kadare”, Shkodër, 2001, f. 38.
[5] Hasan Riza
Pashës (1871 - 1913), lindi në Irak, ku babai i tij Namik Pasha
kishte qenë vali, kurse nëna me origjinë shqiptare. Më 1892 mbaron studimet
ushtarake në Stamboll, ku gradohet nëntoger. 3 vjet më vonë kreu shkollën e
Shtatmadhorisë e u gradua kapiten. Mori pjesë në luftën Turko - Greke (1897) si
nënkokonel. Ai shkon në Gjermani (1899) në shkollën e luftës - Kriegsakademie
në
[6] Hortense von
Zambaur, “Die Belagerung von Skutari (
[7] Marash Kolë Mali (1921), lindur në Dedaj të Shkrelit Malësia e Madhe, vjen nga një familje e njohur “vojvodë” e mjaft e përmendur për burra të urtë dhe atdhetarë. Babai i tij, Kola, ishte një ndër krerët e grupuar me ata të qytetit Shkodër, si ishin asokohe: Rexhep Shala, Sylo Beg Bushati, Dan Hasani, Vas Kiri etj., në përpjekje për organizimin e mbrojtjes territoriale të krahinave në rrezik nga mësymjet malaziase. Si opozitar që ishte gjatë trazirave, u vra në vitin 1923. Marashi, shkollimin e fillores dhe të mesmen i kreu në qytetin e Shkodrës, sepse si jetim, iu dha një bursë për në Jetimoren e konviktit “Malet tona”. Ndërkohë shkon në Itali dhe kreu një shkollë specializimi, në degën e Pyjeve. Në prag të kapitullimit nazifashist në Shqipëri, bashkohet me 4 oficerë madhorë të Malësisë së Madhe, në “Besëlidhja e Malcis Madhe”, e me vullnetarët e kësaj treve kishte për qëllim mbrojtjën e Krahinës, pa u përfshirë në asnjë grupim politik. Mbas kësaj e në vijim të Besëlidhjes, kur u krijua për të njëjtin qëllim “Batalioni Shkreli”, me komandant major Gjon Gazullin, Marashi ishte kapiten i klasit të parë në këtë batalion. Mbas ardhjes së komunizmit në Shqipëri, ky bashkë me major Llesh Marashin etj., ka qenë njëri nga nismëtarët e rezistencës së së Malësisë së Madhe, që i sollën atij edhe burgim politik. Është shumë i dhënë mbas letërsisë, historisë dhe hulumtues i aftë e me pasion i zakoneve kanunore. Ai ka shkruar dramën historike “Gjaku i falur” (1958).
[8] Rush Dragu, “Prek Cali”, në librin “Kelmendi …dritë hije…”, f. 40.
[9] Nikolla Spathari, “Malësia e Madhe si e njoha unë”, Monografi, Shkodër, 2001, f. 93.
[10] Klajd
Kapinova, “Historitë e pavdekshme të bacës së Kelmendit-Prekë Pjetër Cali
(1872 - 1945)”, Kumtesë shkencore, mbajtur në 100 - vjetorin e
lindjes së Ing. Xhafer Xhevës dhe 58 - vjetorin e rënies së Kapidan Dr. Mark
Gjon Maku, organizuar nga Insituti i Historisë Prishtinë e Diaspora Shqiptare,
Prizren, 26 - 27 Nëntor 2004. Shih “
[11] Rush Dragu, “Prekë Cali”, në librin “Kelmendi …dritë hije…”, f. 43.
[12] Ndue Bacaj, Gazeta “Shqipëria etnike”, E përjavshme informative, kulturore, Shkodër, 2004, f. 4.
[13] Rush Dragu, “Prekë Cali”, në librin “Kelmendi …dritë hije…”, f. 44.
[14] Rush Dragu, “Prekë Cali”, në librin “Kelmendi …dritë hije…”, f. 46.
[15] Prof. Sami Repishti (1925), në librin “Nën hijen e Rozafës” Narrative e jetueme, Botime “Onufri”, Tiranë, 2004), f. 103 - 104.
[16] Kolonel Mul Deli Bajraktari (1898 - 1952), u lind në Kushe të Hotit. Mësimet e para nga françeskani martir Atë Mati Prendushi O.F.M (1887 - 1948). Në vitin 1916, internohet me të atin, Deli Meta në Austri. Më 1917 - 1918, shërben në Xhandarmëri, kurse dy vjet më pas në Luftën e Koplikut të vitit 1920, është luftëtar dhe gradohet Aspirant. Më 1920 - 1923, shërben në Armën e Këmbësorisë, vit në cilin vijon edhe shkollën ushtarake në Tiranë e gradohet Nëntoger. Më 1926, sërisht gradohet Toger e dekorohet me medaljen “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”. Gjatë vitit 1927, shërben si ushtarak në batalionin “Vjosa” në Shkodër, e në 1928 gradohet Kapiten. Viti 1929, do t’a gjej Mulin si zv/ Komandant i Rojes Mbretnore të Kufinit (R.M.K.) në Gjirokastër. Mbas 12 muajve në vitin 1930, dekorohet me medaljen “Kavalier”, kryen Kursin Instruksionit në Korçë dhe gradohet Kapiten I. Gjatë vitit 1937, ndjek Kursin e Perfeksionit në Tiranë. Në harkun kohor të viteve 1938-1939, është Komandant i R.M.K. në Durrës. Më 7 prill 1939, ishte organizator i Qendresës Kundërfashiste në Shijak (Durrës). Në vitet në vijim më 1939 - 1942, mbetet i papunë. Më 1942 - 1944, emërohet Komandant i Fuqive Vullnetare të Malësisë së Madhe dhe i Kufirit Verior. Maj 1944 - prill 1945, internohet në Prishtinë e në Vjenë të Austrisë, ndërsa në muajt prill – gusht 1945 refugjAtë në Itali, e më 1945 - 1948 jeton në Itali. Një nder amanetet e rëndësishme të Mul Bajraktarit, është veprimi bamirës tek i fal si dhuratë tokën e tij Kishës katolike, për ndërtimin e Shtepisë së Zotit, në Hot, amanet të cilin, e kreu i biri Kastriot Mul Bajraktari, pas përmbysjes ose vetëshkatërrimit së komunizmit. Sa herë çohet meshë në Kishën e Hotit, meshtarët, nuk harrojnë të përmedin shpirtin, emrin dhe veprën bamirëse të Bajraktarit të Hotit Mul Bajraktarit, titull, të cilin, e mbajti me nder e lavdi. Nga viti 1948 - 1952, jeton në Siri, deri sa ndërron jetë. Në Shkodër, djali i Mul Deli Bajraktarit, Kastriot Mul Bajraktari, u përkujdes, që kujtimet, fotografitë e korrespondencën e ruajtur, bashkë me ta edhe dorëzimin e amaneteve, që i kishte lënë baba, që ia dhuroj Z. Sheuqet Selejmani në vitin 1991, t’i përgatitë për botim, me titullin: “Besëlidhja e Malësisë së madhe” (Kujtime), Shkodër, 2004, f. 218.
[17] Marash Kolë
Mali, “Ngjarje historike dhe figura të shquara shqiptare”, Shtëpia
Botuese “Kuvendi”, Detroit (Michigan), USA, Shtypur
[18] Kolec Pikolini, “Rregjimi i hienave” Kujtime, Shtëpia Botuese “Camaj - Pipa”, Shkodër, 2001, f. 51.
[19] Ing. Xhafer
Deva (1904 - 1978) asokohe më 1943, kishte si qëllim si të
dëboheshin pushtuesit serbo-malazias nga Kosova e jo të vriste shqiptarë,
sikurse shpifën komunistët për masakrën e 4 shkurtit 1943, të cilën e bënë
vetë. Në vitin 1970 në shtëpinë e arkëtarit të Lidhjes së Prizrenit (1962) z.
Hysen Planës, jemi takuar me shumë nacionalistë shqiptarë, që jetonim në ShBA
dhe kemi zhvilluar debAtë për shumë çështje, por edhe për këtë rast, kujton
aktivisti i çështjes nacionale Mustafë Demalia me banim në
[20] Rush Dragu, “Prekë Cali”, në librin “Kelmendi …dritë hije…”, f. 48.
[21] Enver Hoxha,“Vitet e Vegjelisë”, Kujtime, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1983, f. 120
[22] Ndriçim Plasari, “Shpresë për popullin, tmerr për armikun”, Tiranë, 1971, f. 566 - 567.
[23] Franz Llesh
Grishaj, “Shkreli dhe roli i tij në Kryengritjen Antikomuniste e
Malësisë së Madhe të vitit 1945”, Revista “Kuvendi”, Shkurt, 2005,
[24] Bep Kuqani, “Homazh për kreshnikun e malëve Prenk Cali”, revista fetaro-kulturore-informative “Jeta Katolike”, Botues: Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, Hartsdale, New York, Tetor - Dhjetor 1999, Viti IV, #16, f. 17.
[25] Dom Ndre Mjedja, u lind e mbylli sytë në Shkodër. Vëllai i tij, Imzot Lazër Mjedjen, shërbeu në Ipeshkvinë Shkup - Prizren, me rezidencë në kryeqytetin historik të Shqipërisë Etnike - Prizren. Poeti Mjedja, si i ri me intelekt të zhvilluar, i talentuarv e studioz, tërhoqi vemendjen e Kuvendit të Jezuitve në qytetin e lindjes, të cilët e ndihmuan të bëhet meshtar. Ai vijoi studimet fetare e filozofike në Spanjë, Itali e Poloni. Që në periudhën e studimeve, Mjedja i ri shkroi vjershAtë e para. Poemthi “Vaji i bylbylit” (1881), poemtin “Liria” (1937), “Lissus”, “Scodra” (e papërfunduar). Ai e kaloi jetën e tij si famullitar në krahinAtë e Shkodrës, sidomos në katundin Kukël, ku u vendos më 1906 - 1907. Aty krijoi poemën “Abdrra e jetës”. Ai dallohet për lirizmin e tij, stilistikën e vargut dhe forcën përçuse të mesazhit. Për më shumë për jetën dhe veprën kolosale të përsonalitetit të madh shqiptar, shih ciklin e plotë të monografisë shumëplanëshe: Mjedja I - XI, nga studiuesi Dr. Mentor Quku.