Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Lotët e Partisë së Punës!

| E enjte, 13.03.2014, 07:47 PM |


Partia e Punës së Shqipërisë po derdh  lot  krokodili  për Rusinë, skandal i kombit!

Nga Asllan Dibrani

Tek shqiptarët  ma  nuk është për tu  çuditur  edhe me    deklaratën  e   fundit që  e bëri   "Partia  e Punës  së Shqipërisë". Me ketë emër    kosovarët një  kohë       jemi krenuar nga një verbëri politike    qe na hidhnin  hi syve qe na  u ka   sërvuar një  propagandë  e hekurt nga vet Enver Hoxha. Ta përkrahsh  një  politikë  bolshevike      Rusisë  në demin  e kombeve tjera ,  po  kësaj here  edhe të  popullit ukrainas   është  për t'u     hendikepuar nga një   qëndrim aq   brutal,  aq të vrazhdë       mendoj se të çdo   shqiptar ka krijuar një    indinjatë  dhe dyshim   shumë      të theksuar se   ç'po ndodh me popullin shqiptar  dhe kush  paska qenë "Partia e Punës se Shqipërisë"   qe    e la vendin ma të  izoluarin në Evropë  , ma te varfrin  në Evropë,  me të  përçarin  në Evropë   , ma te përdhunosurin në Evropë . Të dalësh me këto teza edhe  sot  e  kësaj   dite  lëne përshtypjen  e një skandal politik.    Këto  qëndrime mund të  jenë  pjellë     nga     armiqtë    apo tradhtarët  e vendit qe janë  radhitur    territorin e Shqipërisë  për krah   armiqve shekullor!!!???....

-E kaluara  e hidhur e   socializmit    komunist në Shqipëri,   po  e luan     avazin  e vet   edhe  tash        si në  kohën ma  famëkeqe, që   ky komb e pat  një regjim vet izolues  dhe vetëvrasës.   Tezat e tilla    e  përkrahin   një    regjim, një shtet  që historikisht    ka qenë    e  instaluar  kundër interesave    dhe vlerave tona kombëtare. Kjo parti   me këtë  politikë aq antikombëtare, ja si      u prononcuan  pranë  publikut shqiptare; "Partia e Punës e Riorganizuar n? Shqipëri dënon ashpër grushtin e shtetit në Ukrainë që rrëzoi presidentin e ligjshëm Janukoviç, të dalë nga zgjedhjet popullore në këtë vend. Njëkohësisht, komunistët shqiptarë thonë se janë tejet të shqetësuar për skenarin mbi bazën e të cilit në një vend sovran u rrëzua një qeveri që gëzonte mbështetjen popullore të  Putinit  ku i krahason    ngjarjet identike  ato      vitit 1990  në Shqipëri.  Vaji  i kësaj partie  shkon aq larg  sa që i dënon      shtetet demokratike      botërore        kërkojnë  dënimin e agresorit  rus mbi sovranitetin e Ukrainës .Kjo parti    edhe  sa ishte         krye të  shtetit socialist shqiptar ,  asnjëherë nuk e pa të rrugës t'i përzihet    Jugosllavisë në punët  e brendshme që   e      zhvillonte një   terror të pa parë   në vëllezërit e tyre në Kosovë. Bile kjo  parti   edhe    i ka   dënuar   ngjarjet tona  në Kosovë  ne vitin 1981 , kundër    regjimit të egër  që u dënuam me  mijëra  intelektual e student nga ai regjim brutal kundër Kosovës . Këta  me propagandën e  tyre       gjithmonë     i krijuan   plagë  të rënda  Kosovës  përmes   doktrinës "Marksizëm Leninizmit" që asgjë të përbashkët nuk kanë  shqiptarët  me ato rryma     antishqiptare. Këto koka të mykura   në Shqipëri të kësaj partie    e gjejnë veten        derdhjen e lotëve të krokodilit për     Rusinë  dhe për politikën  e saj      është  krah për krah  shteteve     për mosnjohjen  e Republikës se Kosovës.   Pastaj  citojmë     qëndrimin e tyre       sipas  mediave   këto ditë  theksuan ma tutje : “Interesat e fshehta ekonomike po bëjnë që të shkelen gjithë parimet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe po synojnë t’i shndërrojnë popujt e botës në skllevër të kapitalizmit modern. Ne mbështesim pa rezerva qëndrimin e qeverisë ruse dhe Presidentit Putin për mbrojtjen e bashkëkombësve të tyre që banojnë në territorin e Republikës së Ukrainës dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje, ashtu sikurse edhe shtete e tjera të Evropës apo SHBA janë të gatshëm të shkatërrojnë edhe kombe të tjerë për të mbrojtur qoftë edhe një qytetar apo bashkëkombës të tyre”, theksohet n? deklaratën e Sekretarit t? par? Marko Dajti.

Te  përkrahet    politika  ruse dhe të dënohet ajo amerikane      nuk mundet   njeriu i shendosh mentalisht të qëndroj indiferent pa reaguar.  Populli amerikan  po mbron  interesat  e  demokracisë     mbi të drejtat e njeriut . Amerika     për shkak    qëndrimeve    dhe parimeve      progresive    në rrafshin politik  ka shënua     hapa   edhe humanitar     në shumë vende të botës , po edhe    me rastin  e Kosovës   që ndërhyri në  konfliktin   me    gjithë      botën   antishqiptare  dhe  intervenoj ushtarakisht    mbi    terrorizmin   serb   mbi shqiptarët  e Kosovës.  Këto projekte  të bëra  nga  kuzhinat      e përbashkëta  në Moskë , Beograd  dhe në Athinë  janë    ato që    monitorohen  edhe  me këtë    klasë politike  . Si munden me qenë  aq naiv këta    shqipfolës    në shtetin shqiptar    dhe nuk e shohin   as pak    gjendjen   e mjerë   shekullore  qe  e ka kapluar     popullin shqiptar i ndare  pikërisht nga    padrejtësitë historike    qe ju gatuan   shqiptareve   sot në  6 vende  ballkanike,  po thuajse  gjithë kund të  diskriminuar dhe       eliminuar nga  liritë, që  as  simbolin  e vet nuk  guxojnë ta përdorin   në vendin  e vet.   Një politikë      e dobët       rrethon  Shqipërinë paqësore,    aty mbretëron  një gjendje  lufte   vëllavrasëse     dhe  e     dhimbeshe . Është e logjikshme që   skenarët  e kësaj të keqeje     janë  këta   zuzarë    me  synime  dhe me    një politikë   aq brutale kundër  popullit të vet të   menaxhuar nga Moska , Beogradi dhe Athina. A se shohin  qe pran syve të   botës , Anastas Janullatos greku antishqiptar,   një prifti grek, qe bënte propagandë antishqiptare në vitin 1994, solli reprezaljen me të tmerrshme greke kundër emigrantëve shqiptarë. Atëherë ma shumë se 210.000 mijë emigrantë shqiptarë u përzunë dhunshëm, u rrahën barbarisht dhe iu sekuestruan kursimet dhe iu grisen të gjitha dokumentet!?.

Këto forca     aleancë   me Akademinë  e   Shkencave të Serbisë , me  kishën    serbe  dhe  te asaj të Athinës      ditë për ditë  e cenojnë    sovranitetin  e Shqipërisë bile, bile dhe duke  ngrenë   e pire   dreka e darka më shumë politikaj aktual në Shqipëri.