| E enjte, 13.03.2014, 07:06 PM |
Dibran
Demaku
ME KËMBË TË MBARË
(Nismës…pas lindjes)
Me gëzim pa zhurmë e pa krisma
me nxitim seç na lindi-Nisma…
Thuhet se lindi për të mirën e Kosovës
gojëkëqinjtë thërrasin: Të fala Gjakovës!
Dy ish komandantë në luftë e në paqe
për PDK-në të merrnin gjak në faqe.
Kishin peshë të madhe në boqën e kandarit
gjithnjë renditeshin fill pas kryetarit.
Se si nisi hidhërimi se si shkoi
rrugës së nisur dikush dredhoi.
Në partinë e re të dy janë kryetar
njëri kryetar partie, tjetri i këshillit kombëtar!
Që asnjërit mos t`i ngeli hatri
gojëkqinjtë sërish thërrasin: Dy aktor teatri!
Partia nga ikën i përcjell me shpoti
-Janë konsumuar-thonë për të bërë parti!
-Edhe nëse formojnë parti zor të kenë suksese
Ne i njohim ata-të dy janë me vese!
-Nuk dine të nderojnë as mikun as mikën
në jetë mbi gjithçka-ata duan karrigën!
Kështu flasin e bërtasin ata më besnikët
të tjerët të lodhur nga gjumi mezi i luajnë qerpikët!
Partitë e vjetra i shohin me zili
me partinë e re duan të bëjnë krushqi.
Të lidhin krushqi, të pijnë bashkë nga një gotë
mbase në zgjedhje e shkëmbejnë ndonjë vote!
Në Prishtinën-kryeqytet pa ujë e pa lumë
të gjitha janë me pakicë,veç parti janë shumë!
Me këmbë të mbarë moj parti e re
mos e zhgënje veten-mos na zhgënje ne!...