ARABËT SERBISË 3.5 MILIARDA DOLLARË
INVESTIME E KREDI - NDËRSA KOSOVËS 320 XHAMIJA E NJI KUZHINË PËR FUKARE NË
MITROVICË ?!

Nga Xhevat Rexhaj
"A. Vucic v.Premier Serbiens:
Die Emirate werden Serbien einen günstigen Kredit von zwei oder drei Milliarden
Dollar gewähren. Vu?i?s Worten zufolge würde man einen Teil dieser Mittel für
die Rückzahlung von Krediten, die Serbien am meisten belasten, nutzen und der
andere Teil würde in die Wirtschaft platziert werden. Der Vizepremier sagte, er
sei davon überzeugt, dass Scheich Muhammad bin Zayid als großer Freund Serbiens
und großer Investor das auch tun werde."
"Në anën tjetër kryetari i
Mitrovicës, Agim Bahtiri, u shpreh shumë i lumtur që po realizohet një ide e
tillë të cilën e kishte menduar edhe më herët. Ai tha se ata që nuk kanë
mundësi për të pas ushqim të mjaftueshëm, do të kenë mundësi të ushqehen në
këtë kuzhinë.
Ndërsa, në fjalën e tij
përshëndetëse, zëvendëskryeministri, Behxhet Pacolli, tha se gjestet humane si
këto që mundësuan hapjen e kësaj kuzhine popullore, duhet përshëndetur dhe
përkrahur. Ai shprehu zotimin për të ndihmuar projektet që kanë të bëjnë me
zhvillimin ekonomik në Mitrovicë."
Dy citate
që flasin shumë .
Gjithnji
është e ndieshmë tema kur ndoshta edhe tërthorazi prekën religjionet, por ja që
edhe në këtë shekull fatkeqësisht aspekti për dhe rreth besimeve nume lnën pa e
prek edhe përditshmërinë kudo në botë, e kohëve të fundit mjerishtë me të madhe
dhe disi pakontrollueshëm edhe vet trojet shqiptare. Që pas përfndimit të
luftës në Kosovë u vërejtën disa lëvizje shumë të rrezikshme për dhe rreth
Kosovës dhe besa trojeve të tjera etnike, duke shfyrtëzuar varfërin,
shaktërrimet, gjendjen e keqe materiale, brengosjen për dindertime dhe
rigjallërime të shqiptarëve, disa matrapazë me petkun kinse fetar islamik iu
rrekën me shüejtësi marranmendëse futjës së një sekti të përçudnuem fetar me
prejardhje nga arabia, shkurt sekt i rrezikshëm dhe me faktime edhe terrosiste
kudo në botë. Poulli aso kohe ishte i hutuar nga katrahurat që ishin si pasoi e
gjenicidit serb dhe disi me pakujdesi aty ketu filloi të perkrahu keto grupe
mafioze të mbeshtjelluar me petkun fetar, e të tjerat prej atyre ditëve të
pasluftës e gjerë me sot po shifen në përditshmëri ku një pjese shqiptare ka
filluar edhe ta humbi identitetin e vet, ngase të tillët sot nuk thojnë se janë
shqiptarë të besimit mysliman, por thonë jemi islamik dhe vllazen me arabët e
turqit, shkurt ky është një dezorientim fatal për shoqërin shqiptare. Po të kaloj te tema e cila
fatkeqësuhtë edhe do e kthjelloi më shumë atë që u shkrua më lartë.
Dihet
mirëfilli se Kosovën e çliruan shtetet dhe kmbet mike të shqiptarëve, duke
filluar nga SHBA ja, Gjermania, Anglia e me radhë, të gjitha këto kombe janë me
besim të krishterë dhe ato kombe aspak nuk i pengoi religjioni i krishterë që
ta ndihmojnë popullin shqiptarë dhe duke bombarduar një shtet me popullsi të
krishtere orthodoxe me emrin Serbi, ta çlirojnë Kosovën me një popullsi me
shumicë të besimit tradicional mysliman. Kjo do mebtët e shënuar në histrori të
botës si një rast unik ku kombet demokartike ndihmuan kombin shqiptare, por
sigurisht se edhe këtu një rol të jashtëzakonshëm ka luajtur filozofia
largëpamse e ideatgorit të pavarësisë së Kosovës Presidentit Ibrahim Rugova i
cili me mundin dhe faktimet e tija kishte argumentuar kancelaritë e botës ne
rye me SHBA se populli shqiptarë ishte dhe mbetët djepi i civilizimit të lashtë
europian, duke ilustaruar edhe me shembuj e emra konrekt që nga koha e para dhe
pas krishtit. Me këtë vetëm desha të them se ne shqiptarëve shkurt e shul shqip
na çliruan kombet dhe shtetet euro.atlantike e jo ato arabe e islamike se sa
për to ne sot do ishim pa Kosovën!
Ka kohë
që ne menduam se pas luftës Kosova do të zhvillohej ashtu si e prisnim, me
demokraci dhe ekonomi, duke ditur se me regjistrim na doli që në Kosovë jetojnë
dikund 1.8m milion banor, andaj për këtë numër banorësh e edhe duke llogaritur
ndihmat e milion shqiptarëve në mërgatë do duhej që sot Kosova të ishte
shembull në Ballkan për zhvillim. Po kjo nuk ndodhi ngase mafia politike dhe qeveritare që
prej pasluftës, të veshur me patriotizëm e kinse " komandanta "
mahallësh e mjelën vet Kosovën, e vodhën e rjepën, e shitën dhe e shaktëruan
edhe atë pasuri që kishte Kosova. Hajna të veshur me petkun e deputetëve,
kryetarë komunash, qeveritar, ministra, profesora mjeranë të univerzitetit,
OJQ, agjenci të ndryshme e çka jo tjetër e uzurpuan cep e n`cep pasurinë e
shtetit, gjysmën e shitën dhe gjysmën e korruptuan me disa firma turke, kështu
që këta "patriotë " më shumë e shkatëruan Kosovën dhe shtetin e tyre
sesa komunistët e asaj kohe për 45 vite, kjo është më se e vërtet. Shumë
bandit, besa edhe kriminel, shantazhues, kërcnues, "biznismen" pa
punëtor e të tjerë duke shfrytëzuar kyqjet e tyre nepër parti të ndryshme që
pas lufte lindën si këpurdhat e ati kryetarit të ri të Mitrovicës, e gjetën
strehën dhe mburojën në parti dhe te liderët e tyre " çlirimtarë" si
dhe disa pacifista të asaj kohe. Derisa Serbia si e denuar dhe si e bombarduar
me hapa të shpejtë konsolidohej Kosova në të kundërttën kontaminohej nga
anomali të fëlliqta, dhe kështu sot shifet kjartë se Serbia po dikton edhe
stabilizimin e vet Kosovës, e kjo si dhuratë që Kosova ka një qeveri dhe
pushtet kriminal e të shantazhuar deri në fyt. Në gjithë këto katrahura dhe në
këtë terren të mirë për hajna dhe profiterë të caktuar u formuan edhe disa
partiza, disa të ju themi degë të ndonjë mafije religjize e besa edhe me qëllim
zhvatjën e pasurive dhe resurseve të Kosovës. Dy parti, e që pastaj do të pasoi
edhe me një parti tjetër u themeluan shkurt si dorë e zgjatur e qarqeve
arabo-sllave, PD e Ferid Aganit dhe AKR e B. Pacollit që nga themelimi i
tyre enigmatik filluan ta fusin Kosovën nëb sqetullat arabo-ruse ( a me dashje
apo pa dashje) këtu qëndron realiteti. Futja e Z. Pacolli në politike edhe si
shtytje nga klanet e H. Thaqit që Z. Pacolli atyre të ju shërbei si lavatriqe
për shpërlarje parashë, të ju ndihmoi në privatizime kinse në emër të Pacollit
e në hije ato janë të njerëzve të PDK-së ngase paraja aty derdhet, do të jetë
fatale edhe për shumë rrjedha të calktuara politike e ekonomike. Duke ditur se
edhe ato vite populli i Kosovës ende vuante fukarrallëkun, që u cek më lartë
Pacolli me gënjeshtra e shfrytëzoi rastin që inse si një shpëtues i popullit me
miliardat e tiaj do të jetë e ardhmja e Kosovës, dhe mjerishtë një pjesë e
popullit e besoi këtë karrem të klikave të caktuara që fshiheshin paqs Pacollit
dhe atij i japin edhe mundësin të jetë edhe në parlament, e dikur edhe të
zgjidhej President me votat e H. Thaqit dhe serbëve goranëve, romëve, turqëve e
të tjera minoritete. Ja pra nga ajo tragji-komedi e para 4 vitesh u vërtetua se
Pacolli është vegla dhe njeriu që është total i shantazhuar nga SHIK kur dihet
se dikur edhe këtu në Zvicër disa LPK ista, që sot janë PDK ista kryesor e
quanin tradhëtar B. Pacollin dhe e fusnin në lista likuidimesh.....Po pse
rrejti qytetarët e Kosovës Pacolli alias H. Thaqi, me qëllim të zhvatjës së
parasë publike, ai pra Pacolli gjerë më sot nuk ndërtoi as edhe një ndërmarrje
të vogël për punëtor, jo ngase ai ka privatuzuar shumë hotele, shumë toka
bujqësore, shumë ndërtesa dhe tani më qëllim kryesor e ka se si ta fus nën
sqetull Trepçën duke flirtuar me disa kompani nga disa shtete jo mike të
Koosvës, e në prapavi aty qëndrojnë edhe shumë miliona nga struktura të
caktuara të partisë motër të Pacollit PDK-së. Nëse e shofim sot firmën turke
KEDS, ajo sigurishtë se ka lidhje me klanet duo Pacoll-Hashim, nëse e shofim
firmën Limak që ka privatizue aeroportin si firmë turke edhe aty sigurisht se
janë paratë e duosë në fjal, pra dihet mirëfilli se shumicën e privatizimeve të
aseteve të mëdha të Kosovës i kanë fitue firmat turke-arabe asnjë nga Gjermania
apo shtetet demokratike europiane?! Arësyja dihet pra të gjitha këto janë
marrëveshje nën tepih të partnerëve të kalocionit të sotëm. Duke u nisur nga
premtimet e rreme edhe në zgjedhjet e fundit na doli edhe sihariqi i
këpurdhave-paçurkave mitrovicase, dhe ai një " biznismen" me emrin
Agim Bahtiri , jarani i Pacollit i cili permtoi mijëra vende pune, dhe populli
si populli shqiptarë ma i besoi! Po ja nuk vonoi shumë dhe këto ditë na doli në dritë
kryetari i këpurdhave, apo miku i ngusht i Sh. Krasniqit-mjekrrës myxhahidine,
duke përuruar së bashku me dostin e tij që ka postin e ZV Kryeministrit të
qeverisë hashemiane B. Pacollin një gjelltore publike-popullore me donacion nga
disa mjekrrosha arabo-talebanez nga arabia, poshtërsi e llojit të vet. E pra në
vend se të mbaj premtime për vende pune ai Bahtiri hap dhe e promovon varfërin
e Kosovës, apo konkret Mitrovicës. Derisa këto ndodhin në Kosovë duke na
ndihmuar " vllaznillëku" arabo-turk me gjelltore popullore dhe me
ndertime xhamijash ( që ne kishim mjaftë xhamija dhe i respektoi ato shumë
ngase edhe vet jam shqiptare me besim tradicional mysliman, pra mos të ketë
keqkuptime se jam kundër xhamijave), e me to duke e përqarë edhe më shumë
besimin mysliman ndër shqiptarë. Kjo ndodh ngase arabët e kanë gjetë terrenin
që përmes Pacollit, Hashimit, e Ferid Aganit me ate LISBA shin Fuad Ramiqin ta
shëndrrojnë Koosvën në një Afganistan apo Pakistan, e jo të lejojnë Kosovën
ecjen dfrejte vlerave demokratike euro-atlantike. Po tash të marrim shembullin tjetër,
armikun tonë Serbin, athua se çfarë po ndodh aty? Serbia ka disa vite që ka hapur veten
dhe ka thithur shumë investime miliardëshe, Serbia nuk ndërton kisha por e ndërton
shtetin ligjor dhe e zhvillon infrastrukturën e saj, dhe këtu shumë ndihma ajo
po merrë edhe nga shtetet arabo-islamike. Vitin e kaluar, e duke vazhduar edhe
këtë vit sheikët arab, dhe disa shtete arabe kanë dhënë kredi, dhe kanë ofrue
investime në vlerë prej 3.5 miliardë dollarësh. Me mjete të tilla Serbia
planifikon të bëjë investime kudo kanë nevoi qytetarët e saj, e kjo pra nuk
ndodh te ne në Kosovë, ngase në Kosovë me nji qeveri hajnash dhe korrupcionistë
nuk ka investime për shkolla, për spitale, për infrastrukturë sportive nga
arabët e turqit, jo jo ngasae arabët e turqit e Hashmim- Pacollit Koosvën e
ndohmojnë duke ja blerë pasuritë shtetërore dhe duke ndërtuar minare e
gjelltore, ja pra ku është dallimi në mes Kosovës dhe Serbisë sa u përket
inevestimeve apo ndihmave arabo-turke! Derisa Pacollët dhe Hashimat janë në
pushtet, Kosova do të ketë më shumë xhamija, më shumë shamija, më shumë
gjelltore publike, më shumë pshurrtore popullore dhe më pak zhvillim ekonomik.
Bahtiri do e zhvilloi Mitrovicën me paçurka, Pacolli do e blej gjysmën e
pasurve të Kosovës me firmat e Azerbejxhanit, Kazakistanit dhe St.
Petersburgut, ndërsa shumat milionshe fitimtare do derdhen dikund nepër keto
shtete me një përqindje të madhe për klanin e Hashimit.
Nji
popull mundë të jetë i varfër materialisht, por ka shumë raste si qështja e
dikurshme e hebrenjëve, por me vetëdije të fortë kombëtare dhe shtetërore, e
kjo fatkeqësishtë te ne sqiptarët nuk qëndron. Me përditshmërin tonë ne
shqiptarët po tregojmë se le që jemi materialishtë dhe ekonomikisht ende të
varfër , por e keqja është se edhe me mendë jemi të varfër....Derisa Mitrovica
dhe veriu i Koosvës flen mbi ari dhe argjend e zink me pasuri natyrore, Pacolli
hap kuzhina publike....kësaj i thonë shul shqip mutsihane!
Urime
Mitrovicës e Kosovës gjelltoret publike si ndihmë nga arabët e Pacollit, e
miliardat mjerishtë për zhvillim ekonomik shkojnë në Serbi, me këtë po del se
më vëllezër janë sllavo serbët orthodox dhe arabët islamista, sesa na
shqiptarët që po tentojmë të bëhemi më islamista se sa vet arabët. E une jam së
pari shqiptar dhe ruaj besimin tradicionbal që kishim si mysliman, dhe une të
gjithë shqiptarët e besimeve të tjera i kam vllazën dhe motra, e arabo turqit i
mendoi po si serbo-sllavët anmiq që na kanë katrahue mbi 500 vjet, kaq kësaj
radhe.