| E enjte, 13.03.2014, 09:05 PM |
LUFTA VAZHDON ME PENË
NGA KALOSH ÇELIKU
Krijuesi rebel shqiptar, nuk ka pasur fat në kohën e sistemit komunist të marri lirshëm frymë, shalojë lapsin tymemjegull mes faqeve në libër. Majemalit, në Çelëvjollcë ta përqafojë Diellin. Fatkeqësisht, nuk e ka as sot atë Liri hyjnore në mesin e librave. Individë të paktë kanë qenë ato, që i kanë përgëzuar këto “shpërblime” të Oborrit. Patjetër, është dashur të jesh i sojit të tyre, ose t’u biesh duarve shuplakë para këmbëve të politikanëve të shitur me pak pare. Nateditë t’u thurrësh himne prijësve të partisë “shpëtimtare” në pushtet. Ose, këndosh këngë patriotike me çifteli në stilin e Hashim Shalës: “Zogun e Tunës, ne ndryshe e kena pa”. Zëra të shumtë kryengritës shqiptar i kanë rrasur papritur në burg. Shumica kanë përfunduar edhe në mesin e varrezave kolektive, që nuk u dihet as nami e nishani edhe sot e kësaj dite.
Pak veta në atë kohë të egër komuniste kanë pasur fatin të studiojnë në Prishtinë dhe t’i kënë si mësuesë të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe: Anton Çetën, Latif Berishën, Fehmi Aganin, Hasan Mekulin, Enver Gjerqekun, Shefqet Pllanën, Hilmi Aganin, Gjyltekin Shehun e Gani Lubotenin. Dhe, miqtë e penës: Frederik Rreshpjen, Pano Taçin, Mehmadali Hoxhën. Abdylazis Islamin, Hida Halimin, Ymer Shkrelin, Musa Ramadanin, Teki Dërvishin, Beqir Musliun, Mirko Gashin, Qerim Arifin, Gani Xhafollin, Fadil Bekteshin e Shaqir Sadikun.
Mësuesë të penës që edhe sot nga ecin rrugës së tyre qiellore plot pusi partizane pas ferre, kokë më kokë bëjnë dritë matanë malit. Dje, i ndiqte hap pas hapi për së gjalli “shkau”, sot i ndjek edhe mes varreve “shqiptari”. Fati ynë krijues, që fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite i ke në arenën politike sorrakët e qytetit. Luftën për pushtet. Tjetër punë është ajo se, shqiptarët kurrë nuk kanë pasur pushtet, por kanë qenë brez pas brezi argatë historik të qeverive të huaja në Ballkan. Edhe, atë: argatë të tmerrshëm që për poste politike e kanë “hëngër” të gjallë edhe vëllain.
Populli
shqiptar edhe gjatë kohë do të ketë probleme me vetëveten si ngatërraçë nëpër
këmbë në Shtëpinë e Babait. Shkaku, se: edhe sot e kësaj dite është duke
plaçkitur artistët e gostitë rrufjanët dhe partizanët e partive politike.
Publikisht, nën shkrimet e tia publicistike t’i thonë Shkrimtarit, se shkruan:
“budallalliqe dhe gënjeshtra”. Gjithë këtë e bënë për “famë dhe lavdi”.
Halldupët, siç i ka pagëzuar publicisti, harrojnë se Shkrimtari ka edhe famë
edhe lavdi. Gjithë jetën e ka kaluar në mesin e librave në bibliotekë.
Salloneve aristokrate dhe nën Rrap me Miken me dy shtamba verë mbi tavolinë, që
i ka dhënë gji për luftë. Kokë më kokë me poetët që nuk ikin nga Atdheu. Kurrë,
nuk e ka arratisur veten mes “bardakeve” të çajit rusit. Tri Mike i kanë dhënë
gji për luftë nën Rrap. Njëra i ka pri para e Dy të tjerat e kanë mbajtur për
krahu rrugës për në Baba Tomor. Arusha me dajre, o dudumë Bit - Pazari nuk
fshihet në thes. E, as sëpata e Nuses me pashterkë të kuqe pas dere. Kotnasikoti e provokoni Shkrimtarin se, edhe
u ka dalë bashkëpuntor i sigurimit të shtetit – kodosh. Njëfarë Hilmije Hanmi i
porositë lexuesit: “Merni dosien e ketij dhe do shifni edhe emrin tim qe ka
spiunuar ky kodosh. A e dini se sa njerëz ka mare ne qafe. Dhe tani shitet
patriot. Urdhno le ta jap deklaraten ne kmision dhe do e shofim si do i
Arsyeja
dihet, për interesa të ngushta personale, familjare e politikë “madhore”.
Kurrë, nuk ka ndodhur që ky bërllok shqiptar t’i plaçkisi politikanët, po
gjithmonë artistët kryengritës, e ka ngulfatur e rrok për fyti fjalën e lirë.
Mos e dhashtë Zoti t’i djegi makinat e tyre të shtrenjta qeveritare, para
dritareve të banesave të Shtetit, zjarrin t’ua vë shtëpive të ndërtuara me
parat e popullit. Prandaj, ky popull është i nemur nga
Frika
historike: Popullit shqiptar në ballë po i pri byku e jo koka. Ofenduese është
për një popull, që Ditën e Re e
Populli, që vetë nuk e pastron bërllokun nga pragu i Shtëpisë, kurrë nuk mund ta pastrojë oborrin e kojshisë matanë gardhit. Përçudi, populli shqiptar me vite përpiqet ta pastrojë lëmën e kojshive duke e lënë të veten ta mbulojnë ferrat. Askund në botë nuk ndodhë një dukuri e këtillë e Shoqatave “humanitare”. Tjetrin ta duash më shumë se veten në Ditën e sotshme. Ose, pa qenë nacionalistë, nuk mund të bëhesh internacionalist. Ligje të Zotit Madh janë këto, dhe rregulla të Natyrës. Ferra nuk bënë kumbulla. Dardha – mollë. Ose, kërroca – rrush. Përfundimisht, siç thotë populli shqiptar: Ferra bënë ferra. kumbulla bie nën kumbull, molla nën mollë e dardha nën dardhë. Kurrë, nuk ka ndodhur që ferra të bëjë kumbulla, mollë, dardha ose rrush.
Rruga e vetme kjo, nga e cila duhet të eci populli shqiptar për në Baba Tomor: Patjetër, krah për krahu me Natyrën. Krijuesja e vetme e përkryer në vepra artistike para së cilës ka rënë në të dy gjunjtë Njeriu. Pse nuk e them me Zotin?! Shkaku se, Zotin e krijuan njerëzit njësoj si partitë politike për t’u ikur përgjegjësive. Mëkateve, që përditë i ngarkojnë në shpinë. Ndonjërin e krijoi të verbët me sytë në ballë, shurdhmemec, tjetrin trusakatë. Rebelët të flasin vetmevete rrugëve. Përpjekje të dështuara për ta imituar Natyrën. Përmëkeq, në emër të Zotit fshihen dhe veprojnë “misionarë” të shitur me pare e pa pare. Krah për krahu me lidershipët e partive politike të vetëshpallur “fitues” para e pas zgjedhjeve presidenciale e parlamentare, që nateditë bëjnë luftë për pushtet në emër të popullit shqiptar, ashtu si dy deshët mbi vigun e drurit mbi lumë te Abetarja.
Koha është, kokës t’i bieni me të dyja duart me grushta si shqiptarë, pasardhës të Skënderbeut dhe Rilindasëve. Herët në mëngjes t’i lani sytë me të dyja duart, krah më krah t’i hapni dritaret, mirë ta shkundëni veten nga ëndërrat e rrejshme. Premtimet e Dexhallit. Atëherë, do të arrini te Liria. Maja e Shenjtë, në Baba Tomor. Malin e Perëndive. Tyrben e Babashehut, ku pihet vera, lindë poezia. Dhe, bëhet dashuri.
Lufta vazhdon me penë…