| E merkure, 12.03.2014, 08:30 PM |
NJË KAFE ME AKADEMIKUN FADIL KEPI
Nga Kadri Tarelli
Edhe unë e kam njohur nëpërmjet shkrimeve nëpër gazeta, sidomos tek gazeta “Mësuesi”, (sot revisat “Mësuesi”), me të cilën ai ka bashkëpunim të gjatë, për mëse 45 vjet rresht. Njohja s`mbaron këtu, pasi ai është i pranishëm në jetën publike, nëpër debate dhe emisione televizive, ku me kopetencë si askush tjetër, ka argumentuar fjalën dhe ligjin. Më vjen mirë se, pavarësisht këtyre, ne përshëndetemi në korridoret e Ministrisë së Arsimit, kur unë shpesh shkoj në redaksinë e gazetes “Mësuesi”, por njohje direkte, apo siç i themi më shtruar, asnjë kafe nuk kishim pirë bashkë. “Rasti mbreti i jetës”, thotë populli. Në një të shtunë të këtij fundshkurti, ndodhem në Tiranë. Një telefonatë shkrimtarit dhe publicistit të njohur z. Viron Kona:
- Ndodhem në Tiranë. A je i ngeshëm për kafe?
- Jam tek biblioteka kombëtare me disa miq. Të pres.
U takuam tek shkallët e Pallatit të Madh të kulturës dhe u futëm në lokalin pranë. U drejtuam tek tavolina pranë banakut, ku ndodheshin dy miqtë e Vironit. Surprizë e mirëpritur, sepse njëri nga ata ishte z. Fadil Kepi, i cli po sqaronte të tretin e tavolinës, që po mbante në dorë një tufë me letra. Nuk ishte e vështirë të kuptohej; bashkëbiseduesi po interesohej të dinte, a ishte në rregull me afatet kohore dhe me dokumentacionin që kërkohet për të dalë në pension.
I dhamë dorën njëri-tjetrit dhe pas fjalëve të para të përshëndetjes e të njohjes, z. Fadil vazhdoi bisedën e ndërprerë duke i parë letrat që nga e para dhe dha porositë e nevojshme. Si psikollog i rregjur me kësi problemesh, profesori e kuptoi se nuk i kishte mbushur mendjen personit përballë. Ndaloi dhe me qetësinë që e karakterizon i tha duke qeshur:
-
Balzaku ka thënë: “Atë që duhet të dimë më shumë dhe e njohim më pak, janë
ligjet”. Këto letra që ke këtu, as mua nuk më bindin se janë pa gabime, sepse
paga vjetore e tre viteve të fundit nuk më rezulton të jetë e saktë, pasi shuma
vjetore e vitit 2011, është më e madhe se e vitit 2012 dhe 2013, në të njëjtën
kohë, ashtu siç më thua edhe vetë, nuk ke patur as raport shëndetsor dhe as
ndërprerje pune, për më tëpër që pagat janë rritur çdo vit.
-
Si ka mundësi, - më thotë, - që unë si drejtoreshë, të marr më pak pension se
Mimoza, puntorja jonë e shërbimit? Këjo pyetje më bëri të qesh, por
njëkohësisht të ndjej keqardhje, pasi kuptova se diçka ishte ngatërruar, kur ke
të bësh me persona me të njëtin emër. Ç`kishte bërë znj. Mimoza? Ajo sipas
rregullave kishte shkuar në llogari, kishte marrë tabelën me të ardhuart
vjetore. Ja kështu siç i ke marrë edhe ti, - i thotë duke qeshur mikut në
tavolinë. - Ajo pa i hedhur sytë fare se ç`shkruhej e thuhej në to, e firmos
dhe e dorëzon. Nëpunësi apo nëpunësja, e zhytur në grumbullin e dosjeve, kryen
llogaritë dhe nxjerr përfundimin aq e kaq. Janë raste të rralla këto, por
dikush e pëson.
- Zonjë e nderuar, ke punuar gjithë jetën me shkresa. Si nuk i hodhe një sy letrave zyrtare? Ato ishin të fundit që more në dorë. Më pa si e zënë në faj dhe më thotë:
-
Nuk i pashë.
-
Ja që
Miku në tavolinë u qesh në fytyrë. Na dha dorën të gjithëve dhe i kënaqur u largua duke falënderuar me mirësjellje. Ne qeshëm me historinë e dy Mimozave, duke uruar që të jetë e vetme dhe mos përsëritet më.
Biseda
vazhdoi e qetë dhe këndëshme, ashtu siç ndodh kur je me miq të vjetër e të
ditur.
Duke folur dhe gjykuar për librat, të mrekullon analiza dhe mendimi i tij i thellë, ndaj nuk u çuditëm kur na thotë: “Nuk mjaftohem me leximin. Kur libri më pëlqen, ngulem mbi të, e përjetoj dhe e studjoj”. Në këtë rast, kujtesa që s`e tradhëton kurrë e ndihmon të sjellë në bisedë, të dhëna që për ne ishin kuriozitete të këndëshme. Kështu kuvendimi u bë më e ngrohtë dhe më e bukur.
- Duke qënë se ke punuar gjatë në arsim, - m`u drejtua mua, - i pari shqiptar që ka lidhur pension për mësuesit, është Ali Pash Tepelena. Vlera e pensionit arrinte në 1200 grosh. Ky vendim i përket vitit 1821, rreth 62 vjet përpara se kancelari Bismak të nxirte ligjin e pensioneve në Gjermani. Me vjen keq, që pak thuhet e shkruhet, për këtë vendim e ligj të jashtëzakonshëm për kohën dhe kushtet në mesjetën feudale, në të cilën Ali Pashai vepronte. Edhe në këtë fushë, ne shqiptarët kemi me se të mburremi para vetes dhe para botës. Natyrisht nuk jemi të parët ne që e shpikëm pensionin, pasi krenaria u takon anglezëve, kur mbretëresha Elisabeta e I-rë, pavarësisht nga kundërshtimet e hapura të lordëve, i lidhi pension të madhit Shekspir, kur ai ishte në moshën 36 vjeç. Na duket si çudi, por ja që kështu ka ndodhur.
Profesor Fadili vazhdon: Tek ne, veç pensioneve që mund t`i quajmë të zakonshëm, janë bërë përpjekje për t`i diferencuar ato, duke dhënë “Pension të posaçëm”, për njerëzit që janë shquar në fusha të ndryshme të veprimtarisë. Në librin tim, shton z. Fadil: “JA Ç`DUHET TË DINI PËR:”, i cili ka pak dit që doli nga botimi, bëhet fjalë për të gjithë legjislacionin lidhur me pensionet. Mes të tjerave, aty ndalem tek “Pensioni i posaçëm”, ku ka disa të dhëna që kanë interes për njohje: “Në vendin tonë përfitojnë këtë pension rreth 400 vetë, të cilët i përkasin 38 profesioneve, si artistë, sportistë, shkencëtarë, shkrimtarë, mjekë, inxhinierë, përkthyes, mësues, pedagogë, profesorë, akademikë, juristë, ekonomistë, agronomë, ish të përndjekur politik, gazetarë, etj”. Më vjen mirë që, mes shumë emrave të nderuar që e kanë përfituar këtë pension, të parën e përmend këngëtaren e madhe Vaçe Zela, të pagëzuar nga populli “Mbretëresha e këngës” dhe e nderuar me titullin e lartë “Nderi i kombit”. Por më vjen shumë keq, që pas dy ditëve të daljes së librit, ajo ndërroi jetë.
Erdhi nga erdhi fjala, përëri z. Fadil e solli tek libri. Është tema që e tërheq dhe i pëlqen më shumë. Ndjehet me një herë në tonin e zërit, kur thotë: “Një intelektual nuk mund të rrijë pa blerë një libër”, dhe vazhdon: “Unë pasuri nuk kam, por bibliotekën në shtëpi e kam vendin më të shenjtë”.
Biseda kushedi sa do të kishte vazhduarr, sikur mikun tonë të nderuar të mos e thërrisnin në telefon. U ndamë si miq të vjetër.
Urime profesor Fadilit! Jetë të gjatë, energji në krijimtari dhe plot aktivitete në shërbim të shoqërisë!