| E merkure, 12.03.2014, 08:05 PM |
Dhjetë shqiptarët të cilët i kanë
shërbyer më shumë kombit në të gjitha kohërat
Nga Kastriot Myftaraj
1)TEUTA
Mbretëresha
ilire e shekullit
Teuta është pararendëse e asaj praktike të cilën do ta përdornin 20 shekuj më pas etërit e pavarësisë së SHBA, gjatë Revolucionit Amerikan, në shekullin XVIII. Krejt ashtu si drejtuesit e Luftës për Pavarësi të SHBA, të cilët bënë një pakt me piratët e Atlantikut Verior, që këta të msynin anijet britanike, e cila furnizonin ushtrinë britanike që luftonte në kolonitë amerikane, edhe Teuta nxiste piratët ilirë që të msynin në det anijet e kolonive greke të bregdetit ilir. Ky ishte një nga shembujt e parë në Histori të raison d’ etat, arsyes shtetërore. Meqënëse Roma doli në mbrojtje të qyteteve greke, duke dashur të shkelë në Iliri, nëpërmjet tyre, Teuta i inkurajoi piratët që të mos kursenin as anijet romane. Kjo e shkallëzoi konfliktin me Romën dhe kur ambasadorët romanë, të ardhur në Shkodër u sollën me arrogancë në takimin me Mbretëreshën, ajo urdhëroi që t’ i vrisnin ata. Ky ishte ndoshta shembulli i parë në histori i ndëshkimit në marrëdhëniet ndërshtetërore, të atij krimi që më pas do të njihej botërisht si laesa maiestas (lendim ndaj dinjitetit mbretëror). Me këtë gjest Teuta dha të kuptohej se shteti ilir ishte një shtet që kishte vetërespekt, çka duhet të jetë një shembull për shtetarët e sotëm shqiptarë. Teuta, e cila në atë kohë ishte duke i bashkuar të gjitha trojet ilire në një shtet të vetëm, ishte veçanërisht e ndjeshme ndaj dinjitetit të saj mbretëror. Vrasja e ambasadorëve të Romës, që tashmë ishte një fuqi e madhe në Mesdhe, ishte një nga ato lajme që përhapeshin gjerësisht dhe shpejt edhe në botën e asaj kohe dhe sigurisht që bëri bujë të madhe. 23 shekuj pas asaj që bëri Teuta, një shtet modern, anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Europian siç është Greqia, qartësisht toleronte një organizatë terroriste e cila vriste diplomatë të huaj dhe operatorë të shërbimeve sekrete të huaja, të cilët punonin në Greqi kundër interesave kombëtare greke. Mbretëresha Teutë mund të mburrej se kishte inicuar një traditë në Ballkan.
2)GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU
Skënderbeu është shqiptari i cili i ka bërë Nacionit (kombit) shërbimin më të madh nga të gjithë, në të gjitha kohërat. Flamuri kombëtar shqiptar i sotëm është flamuri i principatës së familjes së tij, që u bë më së shumti i njohur falë tij.
3)
Arkipeshkvi katolik i Durrësit dhe i Arbërisë, me origjinë nga Drishti, një qytet në zonën e Shkodrës që sot nuk ekziston më. Pal Engjelli ishte një nga këshilltarët më të afërt të Skënderbeut, për të cilin punoi edhe si i dërguar diplomatik. Me këshillën e Skënderbeut guxoi të bënte një revolucion të vërtetë në ritualet religjioze katolike duke përkthyer në gjuhën shqipe formulën e pagëzimit (baptezimit) për fëmijët e porsalindur, dhe për çdo njeri që dëshironte ta bënte këtë gjë. Ndonëse, si datë e formulës mbahet viti 1462, kur ajo është gjendur në një letër, këtë gjë duhet ta ketë bërë disa vite më parë. Selia e Shenjtë në Romë, në atë kohë ishte shumë e ndjeshme ndaj këtyre prekjeve te dogmave fetare, se kishin nisur shenjat e para te Reformës Kishtare në Europë, që do të sillte luftrat e mëdha religjioze europiane mes katolikëve dhe protestantëve, në dy shekujt e ardhshëm. Akti më konsistent i Reformës kishtare në Gjermani, i kryer nga Luteri disa dekada më pas do të ishte pikërisht përkthimi i librave të shenjtë nga latinishtja në gjermanisht. Vatikani, natyrisht se nuk e mirëpriti veprimin e Arkipeshkvit të Arbërisë dhe në rast se pas tij nuk do të qëndronte Skënderbeu, do ta kishte thirrur në Romë Arkipeshkvin dhe do ta kishte djegur në turrën e druve. Duket se veprimi i mësipërm i Pal Engjëllit ishte arsyeja që ai nuk e shoqëroi Skënderbeun në vizitën e vetme që ky bëri në Romë në dimrin e vitit 1466-1467 (duket se nuk ishte i mirëpritur atje), madje edhe arsyeja e pritjes padyshim të ftohtë që iu bë Skënderbeut në Romë.
Skënderbeu duhet të ketë nguruar shumë kur ka vendosur ta mbështesë Pal Engjëllin për të bërë reformën e ritualit kishtar, por duhet ta ketë parë këtë si një gjë të domosdoshme. Shqipëria në atë kohë ishte duke pësuar një kolaps demografik, si rezultat i humbjeve njerëzore në luftën me turqit osmanë. Prandaj Skënderbeu donte që t’ i nxiste familjet shqiptare që të lindnin sa më shumë fëmijë dhe prej këtej erdhi dhe formula e pagëzimit në gjuhën shqipe.
Arkipeshkvi Pal Engjëlli me aktin e tij është një nga reformatorët e mëdhenj europianë të Kishës, dhe një nga njerëzit e mëdhenj të Rilindjes Europiane.
4)
Në vitin 1798, kur emri dhe shteti shqiptar qenë zhdukur prej mëse tre shekujve nga Historia, Ali Pashë Tepelena, qeveritari otoman i Shqipërisë së Jugut, ndërmori një aksion ushtarak që bëri bujë të madhe në Europë, dhe për të cilin ishte e qartë se e kishte ndërmarrë si shqiptar irredentist dhe jo si shtetar otoman. Në kohën që Napoleon Bonaparti zbarkoi me një ushtri të madhe në Egjipt, i cili atëherë ishte zotërim otoman, dhe ushtria otomane nuk guxonte të luftonte kundër francezëve, përveçse kur kishte ndihmën e flotës dhe të ushtrisë britanike, Ali Pasha Tepelena guxoi që, pa kërkuar ndihmë ushtarake nga Sulltani, si dhe pa asnjë ndihmë britanike, të sulmonte me ushtrinë e tij të vogël shqiptare ushtrinë franceze që kishte zënë disa qytete të bregdetit shqiptar. Këto qytete shqiptare (Pargën, Prevezën, Igumenicën, Butrintin) Napoleoni ia kishte marrë Venecies (Venedikut). Veprimi i Ali Pashës dhe suksesi i tij i shpejtë bëri bujë në Europë, madje dhe i bëri përshtypje të madhe Admiralit Nelson, komandantit të famshëm të Flotës britanike. Ky veprim i pavarur i Ali Pashë Tepelenës fliste më tepër se qindra manifeste, për aspiratën e tij për të krijuar një shtet të pavarur shqiptar, gjë për të cilën punoi dhe luftoi deri në vdekje. Në kohën kur Ali Pashë Tepelena guxoi të hynte i vetëm në luftë me Francën, shihej si një guxim i marrë edhe nga vende të mëdha që ishin fuqi të rëndësishme ushtarake, që të luftoje kundër Francës e cila ishte fitimtare në të gjitha frontet. Aventura e Aliut ishte shumë e rrezikshme se Francezët zotëronin Italinë, nga ku në çdo moment mund të vinte një ushtri për ta ndëshkuar Aliun.
5)RIZA BEG KRYEZIU (JAKOVA)
Më tepër se qindra telegramet, peticionet, që iu shkuan fuqive të mëdha europiane para dhe pas Kongresit të Berlinit në 1878, nga krejt trojet shqiptare, me të cilat kërkohej që të bindej Europa se kombi shqiptar ekzistonte ende dhe nuk ishte zhbërë nga shekujt e sundimit osman, duke u njësuar me turqit, më tepër se elokuenca e të dërguarve shqiptarë-rilindas kombëtarë në kryeqytetet europiane, më tepër se fjalët e rilindasve tanë Abdyl Frashërit, Naim Frashërit, Pashko Vasës, Sami Frashërit, Jani Vretos etj., se shqiptarët, pavarësisht se në pjesën më të madhe të tyre qenë konvertuar në fenë islame, megjithatë ekzistonin si një komb më vete brenda Imperisë Osmane, ishte një gjë tjetër që e bindi Europën për këtë gjë.
Kjo ishte
vrasja e Marshallit otoman Mehmet Ali Pasha në Gjakovë, në shtator 1878. Vrasja
e Marshallit otoman, i cili pati qenë komandant i trupave otomane në Bullgari
gjatë luftës ruso-otomane të viteve 1877-1878, bëri bujë të madhe në Europë.
Kjo jo thjesht për faktin se u vra një mushir (
Identiteti
i Marshallit ishte një nga arsyet që Sulltani e dërgoi atë në Shqipëri pas
Kongresit të Berlinit, me një mision të vështirë diplomatiko-ushtarak, të bënte
të mundur dorëzimin e Plavës dhe Gucisë te
Marshall
Mehmet Aliu, përveçse ushtarak i zoti ishte edhe një diplomat dinak dhe ai u bë
aq i rrezikshëm me përçarjen që krijoi te prijësit shqiptarë, saqë drejtuesit e
Lidhjes së Prizrenit morën vendim që ta vrasin atë. Por tjetër gjë ishte që të
merrej një vendim i tillë dhe tjetër gjë ishte që të zbatohej ai. Mehmet Ali
Pasha kishte një eskortë prej trupash të zgjedhura otomane që arrinte në dy
batalione, dhe në ndihmë të tij ishin duke ardhur përforcime. Ai kishte bujtur
në sarajet e Abdullah Pashë Drenit në Gjakovë, që ishin një pozicion shumë i
fortifikuar dhe i lehtë për t’ u mbrojtur. Përveç trupave otomane qenë edhe
disa qindra sejmenë të Ali Pashës që sipas traditës ishin besnikë të tij deri
në vdekje. Zbatimit i vendimit për vrasjen e Marshallit otoman ishte një
ndërmarrje shumë e ndërlikuar, edhe për arsye të tjera. Duke qenë se Marshalli
ishte një europian i kthyer në fenë islame, ai shihej si një person i paprekshëm
nga fanatikët muslimanë. Gjithashtu, sipas praktikës ballkanase, atë që do të
ndodhte e merrte përsipër ai që do të shtinte i pari me armë. (“
Lajmi për
vrasjen e Marshallit otoman shkaktoi pështjellim në kancelaritë e fuqive të
mëdha europiane, se vrasja e Marshallit do të thoshte që mbi Europë të binte
përsëri hija e luftës mes fuqive të mëdha, të cilën e kishte shmangur Kongresi
i Berlinit. Bismarku, i cili e mori lajmin gjatë një parade ushtarake, u tha oficerëve
të rinj gjermanë që gjendeshin përreth tij: “Meine Herren, sapo mësova se atë
që duhet ta kishte bërë ndonjë prej jush kur ai renegati ynë guxoi të vinte në
Në 1912 Riza beg Kryeziu do të nënshkruante në Vlorë Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke finalizuar kështu në mënyrë të mrekullueshme atë që kishte nisur në Gjakovë 36 vite më parë.
6)ISMAIL QEMAL VLORA
Duke qenë inicuesi dhe prijësi i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Vlora është padyshim një personalitet historik për të cilin, ashtu si për Skënderbeun, nuk është e nevojshme që të bëhen shpjegime se përse gjendet në një listë të tillë.
7)FAN NOLI
Ndonëse nuk mori pjesë në Kuvendin për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, Fan Noli meriton të quhet megjithatë si një prej Etërve të Pavarësisë, për shkak se ai e përmbylli procesin e pavarësimit të Shqipërisë nga Imperia Otomane, në një rrafsh të rëndësishëm të tij që ishte pavarësia e Kishës Ortodokse Shqiptare. Sulltanët Otomanë i kishin njohur Kishës Greke (Patriarkanës së Stambollit) të drejtën që të kishte nën varësi të saj të krishterët ortodoksë të Imperisë Otomane, ndër ta edhe shqiptarët. Kjo përparësi përdorej për helenizimin e të krishterëve shqiptarë. Pasiqë Shqipëria u shkëput nga Imperia Otomane në 1912, Patriarkana e Stambollit vazhdoi ta ushtronte këtë rol në dobi të Kishës së Greqisë. Fan Noli u bë inicues i Kongresit që shpalli Autoqefalinë (Pavarësinë) e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, duke bërë kështu Shqipëria atë gjë të cilën e kishin bërë të gjithë vendet që ishin shkëputur nga Imperia Otomane.
8)ENVER HOXHA
Sado të këqija të ketë bërë një lider, me zhdukjen e pasojave të tyre ato do të harrohen nga gjeneratat që do të vijnë. Por nëse ai ka bërë një vepër të madhe, krejt të veçantë dhe unike, ajo do të mbahet mend, madje do të shkëlqejë më tepër me kalimin e kohës. Kështu duket se do të ndodhë edhe me Enver Hoxhën, dhe me atë bëmë të tij krejt unike që ishte ndalimi i religjioneve në Shqipëri. Duke qenë se të gjitha objektet religjioze në Shqipëri qenë në masën 70% islame, atëherë kjo do të thotë se Enver Hoxha praktikisht ndaloi Islamin në Shqipëri, duke finalizuar kështu atë që nisi nga Skënderbeu. Një lider duhet gjykuar nga pasojat e veprimeve të tij, jo nga qëllimet. Shpesh në historinë botërore ka ndodhur që veprimet e një lideri të madh të kenë pasoja të kundërta, nga qëllimet e tij, për mirë, apo për keq. Pasoja faktike e vendimit të Enver Hoxhës për ndalimin e religjioneve në Shqipëri ishte deislamizimi i Shqipërisë, një proces ky që fatkeqësisht u kthye mbrapsht pas vitit 1990. Deislamizimi i Shqipërisë në 1967, në prag të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, finalizonte çlirimin e Shqipërisë nga Imperia Otomane, e cila kishte kryer islamizimin e dhunshëm të trojeve shqiptare.
9)NËNA TEREZE
Duke qenë shumë e njohur në botë, ajo u bë shqiptarja më e njohur në botë, kur pohoi me gojën e saj identitetin e saj shqiptar, në kohën që iu dha Çmimi Nobel. Ndonëse veprimtaria e saj ka qenë kryesisht jashtë trojeve shqiptare, dhe kjo jo për fajin e saj, por të rrethanave politike në të cilat gjendeshin trojet shqiptare në atë kohë, ajo vetëm me këtë pohim i bëri një shërbim të madh nacionit (kombit) të saj, duke i lënë emrin e saj kombit si një pasuri të madhe.
10)LORIK
Ndërsa Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll, me lojtarë nga të gjitha trojet shqiptare, shumë prej të cilëve nga Kosova, është bërë pikënisja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, në një mënyrë shumë mbresëlënëse, me përjetime të fuqishme nga të gjithë shqiptarët, kapiteni i përfaqësueses Lorik Cana, nga Kosova, është bërë shpirti i kësaj përfaqësueseje, njeriu që më së shumti e shpreh atë çka përfaqëson kjo përfaqësuese për kombin e ndarë nga kufijtë shtetërorë. Në të ardhmen do të ketë sigurisht lojtarë më të talentuar se Cana që do të luajnë për përfaqësuesen shqiptare, por ai do të mbetet në historinë e përfaqësueses shqiptare të futbollit si kapiteni i dytë historik i Shqipërisë, pas Skënderbeut që në Kuvendin e Lezhës, u shpall Kapiteni i Lidhjes së Princave nga të gjithë trojet shqiptare.