| E marte, 11.03.2014, 07:23 PM |
Ullmar
Qvick
MËRGIMTARI IDEALIST
Erdhi në botë me një valixhe të madhe
sende kishte pak, por shumë letra me projekte
për të ndërtuar pallatin e ëndrrave
Shkuan vitet
u vodhën projektet
ëndrrat u shndërroheshin në zhgënjim
Më në fund mërgimtari u lodh
grisi letrat nga vendlindja
Bëri shtëpi të përhershme në mërgim
Dhe shan, shan, shan
Sepse vjedhësit dhe mashtruesit
dolën fitimtarë
Ai sikur nuk kupton
Se askush nuk mund të jetojë
në dy vende njëkohësisht
Nuk lëshohet shpirti nga trupi
për veprim
Veprimi kërkon të dy bashkë
1 mars 2014