Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: Kosova, interes kombëtar jo personal!

| E marte, 11.03.2014, 08:14 PM |


Shteti i Kosovës, interes kombëtar jo personal !

Nga Florim Zeqa

Këtë shkrim dëshiroj ta filloj më një thënje të pazakont të një shkrimtari të madhë;

"Mos besoni kur të ju thonë se kafshët dhe njerëzit kanë interesa të përbashkëta, se mirëqenia e njërit është mirëqenie edhe për tjetrin. Të gjitha këto janë mashtrime. Njeriu nuk i bënë shërbim asnjë lloj interesi, veç përfitimit të tij. Dhe le të mbretërojë midis nesh, kafshëve, një unitet i plotë mendimi e veprimi, një shoqëri e vërtetë në betejën e përbashkët. Të gjithë njerëzit janë armiq, të gjitha kafshët janë shokë ..." George Orwell

Akoma pa u caktuar data e zgjedhjeve, kanë filluar marveshjet dhe kalkulimet e subjekteve politike për zgjedhjet nacionale, duke mos përfillur vullnetin e elektoratit dhe dëshirën e qytetarëve të vendit.

Po ndodhë kështu sepse liderëve politik (partiak) ju mungon përgjegjësia morale, kultura politike e respekti ndaj qytetarëve. Janë shëndrruar në mashtrues e zhvatës të mëdhenjë, në shkelës dhe uzurpatorë të lirisë e demokracisë, në shkatrrues të së tashmës e se ardhmës së vendit të tyre. Korrupsioni i ka mbuluar të gjitha institucionet e shtetit dhe partitë politike. Liderët e korruptuar janë shkaktar për fundosjën e shpresave të dy gjeneratave të shoqërisë sonë.

Gjendja katastrofale e krijuar në vend si pasojë e një lidershipi të papërgjegjëshëm ka bërë që populli të mos ju besoj më. Si pasojë e kësaj, viteve të fundit kemi rënje drastike të numrit të votuesve në zgjedhje. Sepse qytetarët nuk kanë më për kend të votojnë.

Në mëndjen dhe vetëdijen e popullit është krijuar bindja së kush më pak e kush më shumë, të gjithë që merrën më poltikë janë mashtrues e intrigantë, janë hajna...të shëndrruar në kusarë politik.

Pas 15 viteve pritje,... shpresat e qytetareve u kthyen në iluzione, në vend të zhvillimit ekonomik, të prosperitetit e mirëqënjes,... popullit të Kosovës i erdhi zhgenjimi e thyerja e madhe shpirtërore nga denigrimi kulturor e social,...që shkaktoj humbjen e të gjitha shpresave tek popullata për një të ardhme në vendin e vet.

Ketë gjëndje të rëndë shpirtërore të qytetarëve të Kosovës duhet ndryshuar sa më parë. Por si të arrihet deri të kjo ?

Tani për tani duket se është e veshtirë por jo edhe e pa mundur!

Opozitës së ç'akorduar i duhet akoma shumë kohë për të arritur unitetin e nevojshëm, për të sjellur ndryshimin e shumëpritur. Përkundër dëshirave të popullatës dhe nevojës imediate për ndryshim, akoma jemi largë arritjes së qellimit të përbashkët.

Janë grupe të shumta interesi në Kosovë që ju shkon për shtati gjendja aktuale. Janë aferat korruptive, bizneset dhe interesat klanore që i bëjnë bashkë pozitën dhe opozitën në Kosovë.

Liderët e shantazhuar dhe te korruptuar, ditën në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe para mediave nuk e kursejnë njëri-tjetrin më sharje dhe fyerje sa për të mashtruar opinionin, përderisa natën bëjnë marveshje dhe pazare politike të fshehta për ndarjen e pushtetit dhe shtrirjen e sferave të interesit në Kosovën e lodhur dhe të rraskapitur nga varfëria dhe denigrimi social i vlerave njerëzore!

Kah do që shkonë sheh fytyra të thyera dhe te ngrysura nga humbja e të gjitha shpresave për të jetuar në këtë vend, më sëcilin që bisedon, një përgjigje e gjenë-zhgënjim dhe humbje shprese për të jetuar në këtë tokë dhe në këtë vend, një dëshirë dhe një synim të përbashkët-ikjën dhe largimin nga vendlindja e tyre e dashur !

Po ndodhë kështu si pasojë e një  klasë të pandëgjegjshme politike e cila ua ka fikë të gjitha dritat e shpresës popullatës shqiptare të këtij vendi.

E vetmja shpresë reale për ndryshime pozitive ka mbetë Diaspora. Një armatë intelektualësh dhe veprimtarësh të dëshmuar të viteve të '90-ta, të rinjë të specializuar në fusha të ndryshme,...munden dhe duhet të mobilizohen për çlirimin e vendit nga uzurpatorët e lirisë sonë!

Ndryshimin mund ta bejnë vetëm ata që janë të gatshëm në mënyrë vullnetare të vihen edhe një here në sherbim te popullit e atdheut te vet për ta shpëtuar Kosovën nga zbrazja e ç'kombtarizimi, nga krimi e korrupsioni të shkaktuara nga keq-qeverisja e kastës aktuale politike.

Vullneti i qytetarëve të Kosovës për kthesë pozitive jo vetëm që ekziston,...thërret si kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve, aktivistëve dhe veprimtarëve të devotshëm të çështjes kombëtare.

Mjafton vetëm iniciativa e shëndoshë e bazaur në vlera kombëtare, në atdhedashuri e moral njerëzor, për ta ndryshuar mentalitetin kancerogjen të keq-qeverisjës tash e sa vite ne Kosovë.

Secili mund të jepim diçka nga vetja jonë për Republikën e Kosovës, shtetin e së ardhmës për fëmijet tonë. Secili më takatin e më zanatin e vet, mund ta bejmë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, për kthimin e identitetit e shpirtit humanitar të shqiptarëve të trashëguar nëpër shekuj.

Diaspora më kapacitetët e saj mund të instaloj një formë të re të Demokracisë euro-përëndimore, që në qënder e ka qytetarin e jo liderin, që politikën ta vëjë në shërbim të qytetarëve  e jo të liderëve e grupeve të caktuara siq po ndodhë tani.

Kosovës i duhen lider të së ardhmës, që demokracinë e zhvillojnë nga poshtë-lartë. Qytetarët duhet të dijnë nga ju vijnë e nga ju shkojnë paratë e tyre. Çdo lëvizje financiare duhet të bëhet publike.

Më ndryshimin pozitiv që Kosovës do t'i sjellë Diaspora, qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë për programe dhe ide konkrete, e jo më për "ëmra"apo "fytyra" si deri më tani.

Diaspora së bashku më një lëvizje qytetare do të bëjnë që në ulëset e parlamentit të Republikës së Kosovës të ketë: intelektual,veprimtar, punëtor, ekspert të fushave të ndryshme, afarist e biznesmen,... më një fjalë do të ketë një përfshirje të gjërë pa dallime ideologjike, fetare apo rajonale.

Më ndyshimet e ardhëshme kushtetuese, Kosovës duhet t'i  kthehet Referendumi Popullor, që është shprehja më e lartë e demokracisë dhe lirisë së një vendi, dhe rregullimin e të drejtave më kushtetutë për të gjithë qytetarët, e jo për të drejtat e një grupi të caktuar siq është sot.