| E marte, 11.03.2014, 08:59 PM |
ATDHETARI VESEL MEHMET RACI NË SHËRBIM PËR SHQIPËRINË ETNIKE
EKSKLUZIVE NGA SELMAN ETEMI
Siçeva e Dukagjinit, Llapushës dhe e Drenicës ishte dhe mbeti Shqipëri në miniaturë. Kjo, lindi, rriti dhe krijoj burra me më zë dhe me emër; të dijes, borrërisë, trimërisë e të pushkës.
Siçeva ishte Log i shumë vendimeve me peshë kombëtare. Nga këtu grusht i fortë iu dha shumë të këqijave të sundimit otoman. Gjithmonë ishte dhe mbeti çark mbrojtës dhe kundërshtues ndaj pushtimit sllav, ku, cak sulmi qe në vazhdimësi nga hordhitë çetnike. Këtu u mbajten shumë Kuvende dhe u moren shumë vendime për luftë të mëtutjeshme. Këtu ishin Jatakët më të besueshëm që nga kohërat më të hershme e gjerë në luftën e fundit të UÇK-së. Këtu qe bujaria, mençuria dhe trimëria. Dëshmitarët rrëfejnë, por dhe dokumentet dëshmojnë, se Siçeva ishte cak sulmi barbarë sidomos në vitet 1912/13, 1916, 1919, 1924, 1944/45, e cila nuk ndeji duarkryq, edhe pse e djegur, e shkatërruar gjerë në themel. Trimat e saj rezistuan në vazhdimësi. Kjo u dëshmua edhe në luftën e fundit, të vitit 1998/99. Siçeva ishte dhe mbeti shtëpia e dytë e trimave më me zë, te Drenicës, Dukagjinit e më gjërë.
Djegie e pushkatime nga çetnikët sllavë
Edhe viti
1913 ishte vit i kobshëm për shqiptarët, e sidomos ndaj atyre që dalloheshin
për rezistencë kundër okupatorit (e quajtur
Po i njejti fat, ka përcjellur edhe Vesel Mehmet Racin, që, për të bëmat e veta dhe rezistencën e vazhdueshme që bënte ndaj okupuesit çetnik sllav, i cili ishte ndihmë dhënës i drejtpërdrejt për forcat nacionaliste që vepronin dhe luftonin në atë kohë, në shumë regjione etnike në mbarë Kosovën e më gjerë. Ky ishte viti 1918, dhe forcat okupuese udhëheqëshin nga kryeçetniku Miliq Kërrsta, sulmojnë fshatin Siçevë, me çrast djegin dhe shkatërrojnë deri në themel, sërish, si 5 vite më parë, më 1913. Tërë pasurinë dhe shtëpitë e ndërtuara i bënë çetnikët rrafsh, së pari duke i plaçkitur e pastaj duke i kallur në tërësi.
Prap koha për t’i ngjeshur armët
Në vitet e 40-ta, Dera e Vesel Mehmet Racit arriti në piedestalin e nacionalizmes shqiptare. Kjo u bë vatër burimore nacionalistësh. Nga kjo Derë u radhiten burrat më të mirë dhe meshkujt më trima të pushkës. Këta iu bënë krah luftëtarëve për rikrijim të Shqipërisë etnike. Këta mbrojten kufijtë veriorë të Kosovës e më gjerë, nga çetnikët serbë e malazezë, si në Kolashin, Rozhajë, Pazar të Ri dhe gjithandej. Luftëtarëve për mbrojtjen dhe çlirimin e tokave shqiptare iu bënë krah por që dhanë kontribut të veçantë, ishin edhe vëllai i Veselit, Sadria, bashkë me djalin e Veselit, Rrustemin (Rrustën). Nga ky preteks, brigadat sebo-çatnike, e që emërtim kishin, Partizan, rrethojnë dhe lypin Vesel Mehmet Racin, me qëllim pushkatimi, nën akuzën se, po ndihmon forcat kombëtare çlirimtare, dhe, se në to pjesëmarrës i ka vëllanë Sadriun dhe djalin Rrustemin. Nga mllefi për moskapjen e Veselit çetnikët ia bëjnë rrafsh me tokë krejt çka kishte krijuar dhe ndërtuar gjerë në atë ditë, qoftë pasuri por dhe shtëpitë. Kjo ishte hera e tretë qe u kall e u bë shkrumb deri në tokë Kulla me shtëpitë dhe pasuria e tërë që pati.
Me rastin e strukturimit dhe riorganizimit të forcave çlirimtare, e sidomos të Brigadave të Shaban Polluzhës, në to të kyçur dhe pjesëmarrës të drejtpërdrejt ishin, Vesel Mehmet Rraci me dy djemtë, Rrustemin dhe Shabanin. Pastaj kësaj force çlirimtare iu kishte bashkangjitur edhe nipi i Veselit, Azemi dhe me djalin e vëllait Sokolin. Këta luftuan dhe sakrifikuan për idealin e Kombit, për çlirimin dhe bashkimin e tokës së copëtuar të Shqipërisë etnike, luftuanë kundër dhunës sllavo-çetnike. Andaj, Brigadave çlirimtare të Shaban Polluzhës, me trimëri, sakrifikim dhe burrëri, nuk iu ndanë gjerë në përfundimin e luftës.
Për tërë atë që bëri Vesel Mehmeti, kundër pushtuesit sllav të Karpateve, Familja e tij u bastis, plaçkit e u djeg disa herë nga çetnikët, qoft edhe nga ata çetnikë lokalë. Familja e tij u detyrua të vendosej nëpër fshatra përreth, siç ndodhi në vitet 1912-1914. Ku kjo Kështjellë Kombi ishte cak sulmi gjatë luftës së Parë dhe të Dytë botërore. Por kjo nuk i shpëtoi as luftës se fundit, në vitin 1998/99, ku prap nipërit e tij i dulen zot Atdheut dhe Kombit të vet për çlirim total nga çizmja çetnike.
Kulla e Vesel Mehmetit vendqëndrim burrash e magje për luftëtarët
Poashtu, duhet veçuar kontributin e madh që dha Veseli drejtpërdrejt ndaj prijësve të forcave, si, Sadik Ramës, Ramadan Shabanit, Bajraktarit të Astrazubit etj., ku edhe për këtë, ky mes (Siçeva) ishte cak sulmi i shumëhershëm nga armiku shekullorë. Këtu, po në këto Kulla, edhe vetë Isa Boletini ristrukturonte dhe forconte radhët e veta dhe kishte përcaktuar dhe vendosur format e veprimit të mëtejmë me bashkëpunëtorët e vet për luftë të mëtejme kundër armikut.
Në këtë Kullë ushqeheshin shumë luftëtarë të lirisë, me çeta të tëra, dhe prap mësynin istikamet. Nga këtu iu dërgohej bukë edhe në male trimave të atdheut. Në te u lidhen dhe u sheruanë plagë trimash. Kjo u dëshmua në të gjitha luftërat që ndodhën në këtë anë, por dhe në luftën e Çelisë e zhvilluar në shtator 1945. Shumë qartë, këto dhe shumë të tjera, i rrëfen Zeqir Vesel Raci, djalë i Vesel Mahmetit, i cili shumë nga kjo dhunë edhe vet i përjetoi, por me krenari flet për luftën dhe trimërinë që bënë babagjysh e babë, vëlla e kusherinjë për ruajtjen dhe çlirimin e këtij vendi.
Ishte dhe mbeti simbol edhe i Odës shqiptare
Vesel Mehmeti, edhe Odën shqipatre e shfrytëzonte si një armë për nevoja në të mirë të çështjes kombëtare. Përmes saj kundërshtonte robërinë dhe tek të pranishmit zgjonte gadishmërinë e luftës për liri. Kundërshtonte copëtimin e tokave etnike shqiptare. Çdoherë iu kundërvu pushtimit të saj nga çfarëdo armik, qoftë ai serb, malazez, grek apo maqedon.
Kontribut të veçant kishte dhënë edhe në pengueshmërinë e shpërnguljes së shqipatrëve për në Turqi. Këtë e qortonte dhe ishte i pamëshirshëm ndaj këtij fenomeni, sa i dëmshem po aq edhe tinëzar, i armikut sllav posepo, po dhe atij turk. Edhe në të mirë të kësaj Veseli e shfrytëzoi Odën si mjet mundësie për pengim, sepse fjala e tij dëgjohej dhe respektohej me të madhe në pjesë të mëdha të Dukagjinit dhe më gjerë.
Vlenë për t’u veçuar edhe ndikimi tek të rinjët për arsimim dhe dituri shkencore. Këtu ai shifte jo vetëm ngritjen e dijës, qoftë edhe shkencore, por shtimin e vetëdijësimit kombëtar. Andaj sot mund të çmohet, se ndikimi i tij ka shtuar vlerat intelektuale në mesin ku Veseli kontroboi në atë kohë. Po ky vetë drejtpërdrejt dhe me angazhim konkret ndikoi në emancipimit e femrës shqiptare, e sidomos në rrethin e tij të ngushtë e pastaj edhe më gjër, edhe për këtë e shfrytëzonte Odën, që jo pak kishte kundërshti por ia dilte duke i bindur të tjerët, se edhe këto janë pjesë e kësaj toke dhe këtij kombi, andaj të arsimuara e më të ditura këto, ne ndaj armikut jemi më të fortë.
Vesel Mehmeti, me fjalëurtësinë që kishte, ndikoi edhe në pajtushmërinë e njerëzve në konflikt. Qëllim kishte çrrënjosjen e vëllavrasjes, e sidomos atë të hakmarrjes ndër shqiptarë. Prandaj mund të themi, se ky burrë kontribut të madh i dha Kombit dhe i shtoi vlerë atij, nga shumë të mira që pati, edhe përmes Odës shqiptare, në tubime të ndryshme, qofshin të rastit apo nergu (posaçme). Se mendimi dhe ideja e tij ishin të pranueshme dhe të arsyeshme. Respektohej dhe dëgjohej nga të gjithë.
Islihati si domosdoshmëri e kohës
Dhe kështu, me formomin dhe konstituimin e Gjyqeve Popullore ( 1941-1944 ) e që ndryshe quheshin Islihat apo Këshill i Pajtimeve, ku gati çdo Nënprefekturë e kishte, pati të njejtin qëllim Vesel Mehmeti dhe ishte faktor i rëndësishëm. Këtë Islihat e kishte formuar vetë populli në mungesë të ligjeve të mirëfillta, kohë kjo që vendi ishte nën sundim të huaj. Kjo nevojë për krijim u paraqit por dhe u bë e mundur sidomos në kohën e sundimit turk e më vonë atij italian. Islihati kishte rregullat e veta por dhe kritere të mbështetura më tepër në drejtësi natyrore, besë, komb, fjalë të dhënë, Kanun, traditë, be, etj. Për të qenë anëtar i një Këshilli të tillë apo Islihatit, duhej të kishe respekt, mençuri, i drejtë (jo anues), i dëshmuar për korrektësi, ideal të deshmuar dhe njeri i besës, me të kaluar të begatë në aspektin e mirëfilltë, të jetë mirdashës i çdo gjëje që pasuron të mirën dhe vlerën e Kombit shqiptar, të gjitha këto i kishte Vesel Mehmet Raci. Andaj, mund të themi, se Vesel Mehmeti ishte një burrë që derë të hapur kishte në çdo shtëpi të mirëfilltë shqipëtare, e sidomos në Llapushë, Lugdrinas, Pudgur e shumë pjesë të Drenicës e Dukagjinit.
Angazhimi dhe kontributi i Veselit ndërlidhej me shumë Nënprefektura, por mund të veçohet me atë te Istogut, e që në krye të çdo aktiviteti kombëtar, në atë kohë e në këtë anë, ishte Brahim Salih Shatri nga Tomoci i Istogut (Burimit), i shquar për trimëri, burrëri, mençuri por dhe i drejtë në vendime ndaj palëve në konflikt, por çdo herë duke u mbështetur në rregullat dhe parimet që kishte Islihati, për dëmet apo rastet e shkaktuara e që sanksionoheshin edhe në bazë të kanunit. Por duhet veçuar, se rol të madh kishte dhe luante vetë aftësia, mençuria dhe fjalëurtësia e këtyre anëtarëve të Islihatit, se sa vetë rregullat dhe parimet që parashiheshin në të, duhej përshtatur rrethanave, mesit, mentalitetit por dhe peshës së vet rastit, kuptohet, me qëndrime dhe orjentime paraprake, krijimin e rrethanave të përshtatshme dhe pastaj të hyhej në rast për zgjidhje.
Siç rrëfen Zeqir Vesel Raci ( djalë i Vesel Racit), : Në kullën tonë shpesh vinin burra, burra trima e dijëtarë të dalluar për të mirën e çështjes kombëtare, nga shumë të tjerë veçon: Brahim Salih Shatrin e Tomocit, Bardh Isufin, Sadik Ramën, Mulla Sadrinë nga Uça, Daut Loshin e Padalishtës e shumë të tjerë. Me këta burra Veseli kishte bashkëpunim dhe kontakte të shpeshta, e sidomos kur paraqitej nevoja. Diskutonin për shumë probleme të kohës, për kombin por edhe për çështje tjera, të cilat ndikonin keq e në dëm te kombëtares, çofshin ato konflikte ndërfamiljare apo dëme tjera të shkaktuara nga faktori njeri. Diskutonin për parandalimin e konflikteve, për shkeljen e nderit ndaj familjes por dhe kombit në përgjithësi. Probleme këto të cilat diskutoheshin vetëm atëherë kur fjala ishte për aktivitetin e Islihatit, e që vetë Veseli ishte anëtar në këtë Islihat, apo siç quhej ndryshe Këshill i Pajtimit, e që puna, mundi dhe sakrifica e tij kanë dhënë suksese shumë të mëdha.
Ishte thellë i mishëruar me këtë aktivitet, që punën e vet (me bashkëveprimtarë) e shtrinte edhe në Llapushë, Drenicë, Lugdrinas e më gjërë, që, në një shkrim simbolik është e pamundur të paraqiten e sidomos të përshkruhen.
Nga ky angazhim, e sidomos gjatë periudhës të quajtur, koha e Italisë, ishte aktual me të madhe fenomeni i Islihatit. U pajtuan shumë grupe dhe familje, u ruajt dhe u zhvillua pasuria tradicionale kombëtare. U kultivua, zgjërua e u forcua Besa shqipatre. Shumë dyrë u rihapen, shumë jetë u shpëtuan. Bile ndikoi edhe në mos shpërngulje të shqiptarëve për në Anadoll e gjetiu. Pra mund të thuhet, se vetë Veseli dha kontribut shumë të çmueshëm dhe me vlerë të madhe në këtë drejtim dhe çmohet lartë për suksesin që dha në shumë anë të Dukagjinit, e sidomos Drenicë e deri në Podgur. Për këtë dëshmojnë shumë bashkëveprimtarë por dhe të tjerë që e njohen dhe panë për se afërmi angazhimin dhe kontributin e këtij trimi luftëtar, dijetari të mirëfilltë, burri të kombit.
Gjithashtu, bashkëpunoi dhe bashkëveproi edhe me Këshillin për pajtimin e gjaqeve në Drenicë, më konkret, me burrat trima e dijëtarë, e që ishin strumbullari i çdo aktiviteti që ndërlidhej me të mirën e Kombit, sidomos në këtë pjesë të Llapushes e Drenicës, si: me Miftar Bajraktarin e Llaushës, Mulla Ilaz Brojën, Fejzë Bajramin e Klladernicës, Sherif Bajramin e Prekazit, Xhemë e Sadik Lutanin, e shumë burra tjerë të çmuar e të dëshmuar me idealin dhe veprën e tyre kombëtare, që popullit iu bënë pararojë në këto ditë dhe vite të vështira për Kombin dhe Atdheun në tërësi.
Nga e gjithë kjo, figura e Vesel Mehmetit, ishte dhe mbeti një ndër figurat më frytdhënëse, rezistuese, liridashëse, si për çlirim vendi nga sunduesi e pushtuesi, qe këtë e deshmoi edhe vet me pushkë në dorë, ashtu edhe popullit të vet t’i sjellë lumturi, paqë, begati por dhe tolerancë shpirtërore ndër shqiptarë, edhe përmes fjalës së urtë dhe të mençur në Odën shqiptare dhe Islihatit-faktor që çmohej me vlerë të veçantë tek shqiptarët, e arriti këtë.
Vesel Mehmet Raci vdiq më 30. 06. 1974, duke marrë me vete edhe dëshiren ende të parealizuer, tokat etnike ende të copëtuara e të paçliruara nga sllavët e të tjerët. Por të qarta la amanetet, që kjo rrugë dhe ky qëllim të realizohet nga nipa e stërnipa të tij, e nga ne të gjithë. La një vepër që ne sot krenohemi që e patëm. E urojmë, që luftoi dhe tërë jetën ia kushtoi çlirimit dhe bashkimit të kësaj Toke arbërore dhe për të mirën e Kombit tonë shqiptar.