| E shtune, 08.03.2014, 06:30 PM |
MIRADIJE
GASHI
URIME 7 MARSI
Sa e sa 7 Marsa
Erdhën edhe shkuan,
Sa e sa beteja
Ne tok i kaluam.
Sado t'jetë e vështirë
Puna me ditar,
Kur na vjen 7 Marsi
Ne ndihemi krenarë.
Krenarë jem' për dijen
Që u falim fëmijëve,
Ne gjasojmë në diej
Që dritë u japin yjeve.
Ndaj URIME 7 MARSI
Na qoftë o t'uruar!
FLAKËN E DIJES N'ZEMRA
TA MBAJMË TË PASHUAR.
P.S.
GËZUAR 7 MARSI
(këtë ditë të shenjtë, faleminderit të dashur nxënës për lulet).
07.03.2014, ( m.g. apo sysha...) keshtu quhet mesuesja ne disa rrethe tona.