Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Gjuha Bashkon Kombin!

| E shtune, 08.03.2014, 07:01 PM |


Gjuha Bashkon Kombin!

Nga Ramiz Dërmaku

Në Stuttgart të Gjermanisë, më 23.02.2014. u kremtua në mënyrë madhështore 6-vjetori i Pavarësisë së Kosovës,në praninë e qindra mërgimtarëve tanë, ku të pranishëm ishin Konsulli i Rep. së Kosovës në Stuttgart, zot. Faket Kajtazi si dhe Konsulli, Kadri Daka.

Shkollat Shqipe “Migjeni”,”Shpresa”,”Dituria” dhe “Shqiponja” të arsimtarëve Zejnije & Zeqir Asllani në Stuttgart me rrethinë në bashkëpunim me prindërit e nxënësve të këtyre shkollave,ishin ata të cilët begatuan këtë ditë feste me programin e tyre të pasur kulturo-artistikë. Pas hapjes së perdeve në skenë, fytyrat e buzëqeshura e më shumë se 100 nxënësve me kostumet kombëtare të cilët zbukuruan pamjen skenike, që rrallë herë shihen në Vendlindje e lëre më këtu në mërgim.

Në këto shkolla funksionin trekëndëshi arsimtar, nxënës dhe prindër!

Moderatoret: nxënëset e këtyre shkollave shqipe: Valesa, Saranda dhe Leonita, ishin ato të cilat ftuan të pranishmit në sallë,për t´a nderuar Flamurin Kombëtar dhe atë të Republikës së Kosovës, me një minutë heshtje u nderuan Dëshmorët e Lirisë. Më pastaj ato përshëndeten të pranishmit në sallë dhe ftuan arsimtarët e shkollave shqipe zonj. Zejnije & z. Zeqir Asllanin të bëjnë hapjen e kësaj mbrëmje festive,kulturore dhe familjare me rastin e 6-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Stuttgart. Fjala përshëndetëse e arsimtarit të shkollave shqipe zot.Zeqir Asllani. Përshëndeti të pranishmit në sallë,në veçanti përshëndeti Konsullin, Faket Kajtazin dhe Kadri Daka,Afërdita Shkreli,kryetare e shoqatës së gruas në BW. Vitor Spaqi, kryetar i QKSH. Ramiz Dermaku,veprimtar dhe gazetar,mësueset,Vjollca Islami dhe Sabrije Shaqiri,Muhamet Hoxhaj,Portali KosovariMedia, Zekë Lushaj, rapsod nga Kosova, Ismet Rexhepi me fam.nga zvicrra e shumë të tjerë që kishin ardhur për këtë mbrëmje festive në Stuttgart. zot. Asllani, njoftoi të pranishmit se sot në sallë këtu në mesin tonë kemi edhe RTK-në zot. Man Beqirin, nga “Zëri Ynë”. Dita e Pavarësisë është data më e shenjtë dhe më madhështore në historinë e një vendi. Rruga për të cilën kaloi populli i Kosovës, ishte mjaft e gjatë,por duke i´u falënderuar SHBA-së dhe  Bashkimit  Evropian në përkrahje të UÇK-së,më në fund ngadhënjeu populli Liridashës i Kosovës!

Marsi u bë Epopeja e Krenarisë sonë,u bë kurorë e lavdishme e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,në krye me Komandantin Adem Jasharin. Si rezultat i të gjitha këtyre me 17 shkurt të 2008, Kuvendi i Kosovës, në mënyrë Solemne,shpalli Shtet të Pavarur dhe Sovran,REPUBLIKËN E KOSOVËS.

Tani kjo datë historike,festohet në mënyrë madhështore në tërë botën aty ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Konsulli zot. Faket Kajtazi,i cili falënderoi arsimtarët,Zejnije & Zeqir Asllanin të shkollave shqipe, për organizimet e tilla si dhe rezultatet pozitive të këtyre nxënësve këtu në mërgim. zot. Kajtazi, foli në veçanti për rrugën të cilën kaloi populli ynë deri te Shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Për figurën e Komandantit Legjendar Adem Jasharit,luftën e drejtë të UÇK-së,si dhe për përkrahjen e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj Kosovës,kurse në veçanti theksoi për përkrahjen e Shtetit mik Gjerman,si para luftës,por edhe sot e kësaj dite.Programi i nxënësve ishte në vazhdim: paraqitja e nxënësve me vallen: “Moj e lindur e rritur në Kosovë” ,publiku i përcolli me duartrokitje gjatë gjithë kohës, më pastaj u ftuan të gjithë nxënësit e shkollave shqipe të paraqiteshin në skenë sipas skenarit të para përgatitur ku i kënduan,recituan: Atdheut, Flamurit Kombëtar, Gjuhës së ëmbël Shqipe, Rilindësve, Dëshmorëve të Lirisë,Dheut të Kosovës, Nënës, Krujës së Skënderbeut,Vlorës së Ismail Qemailit, Prekazit të Adem Jasharit, Tiranës, Prishtinës,Shkupit,Preshevës,Plavës e Gucisë,Çamërisë,Janinës,Dardanisë si dhe“Sofra Shqiptare” me bukë e krip e zemër bujare,ku për “Sofrën Shqiptare” arsimtarja e kësaj shkolle, Zejnije Asllani edhe përkundër angazhimit që kishte me nxënësit e saj në shkollë ajo prapë se prapë kishte gjetur kohë të lirë ,që të sjellë me vete edhe specialitete ushqimore nga kuzhina Shqiptare. Kjo mbrëmje ishte e veçantë dhe publiku i përcolli me një vëmendje të posaçme, gjithçka ishte e përkryer nga nxënësit e shkollave shqipe të cilët dita-ditës po shkëlqejnë. Vlen të theksohet se në përmbyllje të programit artistikë nxënësit më zërin e tyre melankolik ngjallën atmosferën në sallë me këngët e tyre të cilët i kënduan me një përkushtim të madh. Këngët “Thërret Prizreni mori Shkodër” si dhe “Shqipërinë e dua se jam Shqiptar”. Kjo atmosferë e cila ishte në atë mbrëmje festive- kulturore dhe familjare rrallë herë shihet edhe në vendlindje e lere më këtu në mërgim. Këto rezultate pozitive janë pikërisht meritë e arsimtarëve të këtyre shkollave shqipe Zejnije & Zeqir Asllani,të cilët po lënë gjurmë të pashlyeshme këtu në mërgatën Shqiptare,për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj që janë ardhmëria e Kombit. Ne si artikullshkrues nuk po mundën të gjejmë fjalë të cilat e përshkruajmë atë mbrëmje e cila ishte në nivelin më të lartë e kjo arrihet vetëm me punë, angazhim, sinqeritet, profesionalizëm,përkushtim, disiplinë, respekt dhe mbi të gjitha me Atdhedashuri.

Nxënësit e shkollave shqipe në bashkëpunim me arsimtarët e tyre Zejnije & Zeqir Asllani, në fund me dy dhurata modeste“Plisi i bardh” i´u ndanë: Konsullit të Republikës së Kosovës në Stuttgart, zot.Faket Kajtazit, si dhe poetit, atdhetarit dhe gazetarit  Ramiz Dërmaku. Kurse me mirënjohje u nderuan: Konsulli zot. Kadri Daka, zonj. Afërdita Shkreli, Kryetare e Shoqatës së Gruas për Landin e BW. Vjollca Islami-Koliqi, dhe Sabrije Shaqiri, arsimtare të shkollës shqipe. Në shenjë falënderimi për punën dhe sukseset e këtij çifti bashkëshortor dhe të nxënësve, gazetari, Ramiz Dërmaku në emër të Zemrës Shqiptare dhe në emrin tim personal u dhuroi nga një dhuratë modeste çiftit bashkëshortorë Zejnije & Zeqir Asllani dhe nxënësve më të mirë për punën e tyre të palodhshme të cilët nuk kursejnë mundin dhe dijen e tyre për t‘ua mësuar gjuhën e ëmbël shqipe. Nxënësit e shkollave shqipe për mësuesit tanë “Dy Pishtarët e Diturisë”,që neve na ndihmojnë në rrugëtimin tonë drejtë fitoreve të reja,i ftojmë të pranojnë dhuratat modeste nga ne nxënësit e shkollës shqipe. zonj. Zejnije Asllanit,i´u dha një Lule,për punën e saj të suksesshme në shkollën shqipe, kurse zot. Zeqir Asllanit i´u dhurua një Libër, e gjithë kjo u përcoll me duartrokitje nga të pranishmit, për organizim të shkëlqyeshëm. Përfundojmë me fjalën:Nderojmë të kaluarën-ndërtojmë të ardhmen!

Në këtë mbrëmje të gjithë u ndan të kënaqur me shpresë se do të takohemi sa më parë në takimin e radhës. Suksese të mëtejme! Në vazhdim për të pranishmit u përkujdesën këngëtarët e mirënjohur zot. Sabri Fejzullahu dhe zonja Syzana Jashanica,ku deri në orët e vona u argëtuan me këngët e tyre të preferuara.

Lumturia më e madhe për njeriun është  ? Të jesh i dobishëm për të tjerët.