| E premte, 07.03.2014, 08:30 PM |
Cikël për 7 Marsin
Nga Gjon Markokaj
MESUESITË E MI TË PARË
* -- Nana që më lindi
Mësimin e pare më ka dhanë
T'i thërras babait babë,
T’i thërras nanës nanë!
* --Baba shpesh më qortoi
Të më mësoi të vertetën
Edhe sot fjalët e tijë,
Më vlejnë si terë jetën
*-- Shaqe Zog Sokoli …,
Në njimijë e nëndëqinden
Senja katërdhjetë e shtatë
ABC-en e shkronjave m'a mësoi
Si një armë në rrugën e gjatë.
SHAQE SOKOLIT
U hap shkolla për here të parë
Bija e Thethit, Qarku i Shkodrës
Shaqe Zog-ja e Zog Sokolit
N' fshatin tim mësuese e Rajës
Ishte e shpejt, si gjeraqinë
Mëndje kthjelltë dhe e zgjuar
Goja e sajë nxirrte veç mjaltë
Duart e sajë si "krahë sokolit"
Kalonte shpejt, bankë n' bankë
Sikur thellënxa kur ecë pupthi
Na mësonte si nëna djalin...,
S'dinte lodhje as merzi!
Ishte mësuese e burrneshë
Me pasion i mesonte fmijtë,
Me ato kusht, të asajë kohe
Dieja e sajë i ka shëndritë...,
Si ujevarë e bukur Thethi,
Ti Jeton n’kujtesën time
Oj “Bukuroshja e Alpeve”!
Nëper breza e pa shlyeme
Ne nxënësit tuaj të parë
Me respekt të ri-kujtojmë!
Mësimet dhe porositë tuaja
Ne, kurrë s' mund ti harrojmë!
Mësuesi im i letersisë
-Kushtuar PETRO MARKOS-
I nderuari - Petro Marko
Ne pamundësi të luleve
Pranë varrit ku prehesh!
Nga "yrrneku" i zëmrës
Pak vargje po ua qindisi
Në “Altarin e pavdekësisë”
Me respekt, prej nxënësi.
O Burre i Dhermiut!
Ishe i Familjes ndritur:
- Dere Principate,
E Gjin Bua Shpatës
Me ne u solle:
- Si prind i nderuar!
Me gjakë e kockë
- Ishe: - shqiptar.
O Profesor i nderuar!
- Ishe njeri i lartë
Shumë i respektuar
Goja të nxirrte mjaltë.
Ishe njiri i ëmbel
Shumë i pasur me dije
Te kishte hije fjala
E urtia si pedagog.
Mësuesi im i letersisë
Në vitet: 1952 - 1956
Në Shkollën Pedagogjike
- " Ndrec Ndue GJoka"
Shëndritshe në mësimdhënje!
Në orën e mësimit sillje:
Shkëlqim si drita e diellit...,
Flisnje me ëmbelsi prej profesori
Zëmren kishe prej Atdhetari.
Jaka e këmishës sote,
Mbi seter e shpalosur
Si bardhësia e borës,
Gjithënjë e shëndritur.
Flokët e tua kacurrele
Dridheshin prej pasionit
Sëbashku me zërin e ëmbël
Kur shpjegojshe gjuhën shqipe.
Emocioni ta mbulonte fytyrën
Si bulzat e vesës së mëngjesit
Si pikat e shiut nëpër rrasa guri,
Të skuqnin mollzave të faqeve.
Kur na shpjegoje Bogdanin
Deradën e Zef Seremben
Naimin, Çajupin e Migjenin,
Geten, Hygoin e Shekspirin…
Fjala të nxirrte muzë frymëzimi
Në studim, të masditës....,
Ju në tavolinë përpara nesh
Kur sundonte qetësia
Lapsin e mrehje shpesh.
Mbas…, lexova dhe e kuptova:
Ishte Poet e shkrimtar i madh...,
Me veprat: "Hastalavista"
"Qyteti i Fundit", "Retë dhe Gurtë” …
Në "planetin e letrave"
Erdhe ndriçim yllësor…,
Shkrove në gjini të ndryshme
Udhërrëfyes si shkrimtar e poet .
Në letërsi ishe i "pa-arritshëm"
Gjatë - sundimit të monizmit
- Shkrine nji jetë të tërë…..,
Luftë me pikpamjet e regjimit.
Prej Luftës së Spanjës:
Erdhe me zërin poetik
Vetem se ishe krijues
Diktatura s'të la shtek!
-- Deri në kockë:
Të shtërnguen hekurat
Deri në palcë
I ndjeve dhimbjet.
E provove genocidin:
E "gjysëm shekullit"
Asnjiherë s' e humbe,
…Muzën e shkrimit!
Punove e “lundrove”,
N'dallkët e regjimit
I pa epur dhe i fortë
Në rrugën e ndriçimit.
"Te culahiten" pa deshirë
"Ideatorët" e Komunizmt...,
I pa harruar je gjithmonë
O shkrimtar, "yll karvani".
Veprimtaria e juaj nderohet
Në shoqëri e në letërsi shqipe
Në parajsë në mes të luleve
- "Trupi" të pushoftë në paqe.
- "Shpirti i yt”, u mëshiroftë
Në qiell, afër shëjtënve!
O Yll ndriçues i letrave
O i madhi, Petro Marko!
-Per ZemraShqiptare, nga Washington State USA, fillim-marsi 2014-