Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Myftaraj: Shkolla e parë dhe Myslim Shyri

| E premte, 07.03.2014, 07:32 PM |


Nga Kastriot Myftaraj

127 vite me pare ne Korce u hap shkolla e pare shqipe. E di qe shume miq katolike do te me kundershtojne duke me thene se shkolla shqipe ka pasur dy shekuj e gjysme para kesaj, p.sh. ne Mirdite. Ashtu eshte, por ato qene shkolla fetare, te ngritura prane Kishave. Asgje te keqe nuk ka, por me shkollen e Korces nis arsimi modern shqiptar, qe eshte arsimi laik. Disa fakte duhen pranuar nese nje njeri nuk do qe te jete sharlatan. Fjala vjen, ne kohen qe u hap shkolla e pare shqipe, ne shkollat katolike te Shqiperise dhe te botes, nuk pranohej qe planeti hyne rrotullohej rreth Diellit, per shkak se Galilei ishte denuar nga Papa dhe Keshilli i Kardinaleve per kete gje dhe ende nuk ishte korrigjuar ky gabim.

Shkolla e pare shqipe e Korces ishte shkolla e pare laike ne Shqiperi (trojet shqiptare) me nje program shkollor bashkekohor, te perparuar. Me te nis Rilindja Shqiptare ne rrafsh arsimor.

E te mendosh qe ne 1887 ne nje shkolle fillore si ajo kane qene mesues kater rilindas te ditur si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuci Naci, Thoma Avrami ndersa sot 127 vite me pas, me Rilindjen socialiste, kemi ministre te Arsimit njefare Lindita Nikolla, qe ne rastin me te mire eshte ne nivelin e nxenesit me te mire te kesaj shkolle.

Ne sot kemi qindra rruge ne Tirane, nder to edhe pjesa me e madhe e rrugeve kryesore, me emra te te ashtuquajturve deshmore komuniste te Luftes se Dyte Boterore, ne jeteshkrimet zyrtare te cileve thuhet se kur vdiqen thirren "Rrofte Stalini!". A nuk duhej qe njera prej tyre te quhej me emrin e z. Diamant Terpo, i cili dha shtepine e tij ne rrugen kryesore te Korces per kete shkolle dhe qe sot eshte muzeum? A nuk do te ishte me e drejte qe Rruga "Myslim Shyri", ne qender te Tiranes, te quhej "Diamant Terpo"? Myslim Shyri u vra ne vitin 1944, kur donte te hynte me Brigaden I partizane ne nje fshat te Dibres, ku nuk kishte gjermane. Fshataret, te cilet e njihnin Myslimin si hajdutin me te famshem te pazarit te Tiranes, qe ne kohen kur shkonin ne Tirane, ne treg, iu thane partizaneve dhe Myslimit qe erdhi ne krye te pararojes: "Myslim, ne fshatin tone gjermane nuk ka as edhe nje, qe te na clironi prej tyre. As nuk kane shkelur ketu ndonjehere. Nese doni, le te vije njeri prej jush dhe te shikoje ku te doje. Por jo ti Myslim se ty te njohim mire dhe na ke cliruar xhepat nga paret ne pazar te Tiranes. Per me teper qe juve me ato yje te kuq te Moskovit nuk iu njohim per clirimtare. Prandaj vazhdoni rrugen tuaj!"

Por Myslimi deshi te hyje ne katund dhe e vrane bashke me dymbedhjete partizane te tjere. Dhe sot nje nga rruget kryesore ne Tirane mban emrin e tij. Kjo eshte nje rruge plot me butike luksoze me veshje te modes, bizhuterish etj. Nese do te ishte gjalle Myslim Shyri do ta linte tregun dhe do te "punonte" vetem te kjo rruge. A nuk tingellon qesharake kur thuhet: Policia arrestoi nje person i cili ishte duke vjedhur nje butik ne Rrugen "Myslim Shyri"? A nuk eshte e padrejte per ate qe arrestohet. Ai pa rrugen me emrin e personit qe ende eshte mit ne kujtesen e vjedhesve te kryeqytetit dhe mendoi se ketu lejohet hajnia me ligj.